Connect with us

Lajme

Aktivitet e dyshimta të Festim Latos, personit që dëshiron ta shpallë pavarësinë e Çamërisë

Personi që një ditë më parë në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Festim Lato, paralajmëroi shpalljen e pavarësisë së Çamërisë ka paraparë aktivitetet që mendohet të jet i dyshimtë, edhe në Kosovë.

Published

on

 

Gazeta Fjala ka siguruar agjendën e tyre, të cilët planifikojnë të zhvillojnë aktivitet edhe në Kosovë, ne kohën kur në Holandë do të shpallet pavarësia.

Ky aktivitet vlerësohet se do ta përkeqësonte edhe më shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos që Lato në Shqipëri sipas informacioneve akuzohet edhe si agjent i shërbimeve sekrete greke.

Burime të gazetës thonë se Implementimi i kësaj agjende në Kosovë, do të kthente vendin në  lajm ndërkombëtar duke e shfaqur si faktor destabiliteti për rajonin, por në të njëjtën kohë kjo e dëmton edhe vetë kauzën çame, pikërisht tash kur ka filluar të përmendet edhe nga njerëz të rëndësishëm në Bashkimin Evropian.

Festim Lato, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Kjo organizatë kishte vendosur edhe disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë. Kurse, në vitin 2006, ajo kishte dalë edhe në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar, ku disa persona të maskuar mbanin në krahët e tyre automatikët kallashnikovë, prodhim shqiptar.

Në atë kohë ishte duke u diskutuar për pavarësinë e plotë të Kosovës.

Burime të Gazetës Fjala tregojnë se ishte viti 2006 dhe e gjithë diplomacia serbe dhe shërbimet sekrete të saj, të ndihmuara nga ato ruse, po bënin të pamundurën që të ndalonin pavarësinë e Kosovës dhe, me të gjitha mjetet, kërkonin një shkak që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe shoqëror.

“Lato ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1994, kurse edhe babai i tij dyshohet se kishte qenë në shërbim të agjenturës greke dhe ishte përcjellë për vite me radhë nga Sigurimi i Shtetit të Shqipërisë. Lato, kishte marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, por gjatë gjithë kohës ai kishte bërë fotografi dhe xhirime, për të cilat ata që e kanë njohur tregojnë se i raportonte dikujt jashtë vendit”, thonë burime të Gazetës Fjala.

Festim Lato, ai që mbrëmë paralajmëroi shpalljen e pavarësisë së Çamërisë, prej atëherë më nuk shkonte shpesh në Shqipëri.

Atje nuk do të ketë as aktivitet, sipas informacioneve që posedon Gazeta Fjala.

Shteti shqiptar ka ndaluar aktivitetin e tij atje dhe çdo aktivitet i njerëzve të afërt të tij monitorohet zyrtarisht.

Sipas raporteve të SHISH-it, një nga detyrat kryesore që i ishin ngarkuar atij ishte ajo e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Çamërisë për luftë kundër Greqisë, në një moment vendimtar për Kosovën, e cila prej asaj kohe është zhdukur tërësisht.

Burime të gazetës thonë se asokohe, Greqia në njërën anë synonte ta theksonte kinse provokimin shqiptar për Çamërinë dhe implikimin e Kosovës në çështjet greke, duke i dhënë një armë e fuqishme Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës./Gazeta Fjala/

 

1 2 3

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending