Connect with us

Lajme

Aktakuzë kundër 33 personave për ryshfet, kontrabandë dhe posedim të paautorizuar të armëve

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër 33 personave për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, kontrabandë me mallra dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit Z.S., B.N., M.M., A.M dhe A.H., që nga viti 2017 e deri në maj 2019, në bashkëkryerje me të pandehurin D.V., i cili gjendet në arrati, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat e përcaktuara me ligj me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose personin tjetër.

Të pandehurit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike, dhe mallra ushqimor nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kanë qenë në detyrë zyrtare, ashtu që ju kanë mundësuar përfitim pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore, me ç’rast i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm buxhetit të Kosovës.

Po ashtu, të pandehurit kanë pranuar para nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore.

Të pandehurit O.K., R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M dhe A.P. që nga viti 2017 e deri në maj 2019, në cilësinë e personave zyrtar, me dashje nuk kanë kryer detyrat të përcaktuara me ligj dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri O.K. në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, dhe të pandehurit R.M., D.S., D.K., J.D., Z.B., B.M., A.P., në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit ”B”, të SPMK në Zubin Potok, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet duke lejuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimor nga Serbia për në Kosovë dhe anasjelltas, ashtu që iu kanë mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave.

Që nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi, të pandehurit kanë pranuar para nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore.

Të pandehurit Z.R., K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M dhe B.L. që nga viti 2017 e deri në maj 2019, në cilësinë e personave zyrtar, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër në atë mënyrë që i pandehuri Z.R., në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, dhe të pandehurit K.S., R.K., V.T., B.T., L.V., B.M., B.L., në cilësinë e policëve patrullues në kuadër të ndërrimit ”C”, të stacionit të SPMK, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si kafshë, derivate, pije alkoolike dhe joalkoolike dhe mallra ushqimorë nga Serbia për në Kosovë dhe anasjelltas, ashtu që iu kanë mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe persona të tjerë si transportues të mallrave.

Që nga viti 2017 deri në maj 2019, të pandehurit në bashkëkryerje në cilësinë e personave zyrtar kanë marrë para nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore.

I pandehuri N.G., që nga viti 2017 e deri në maj 2019, në cilësinë e udhëheqësit të ndërrimit, në kuadër të ndërrimit ”D”, të stacionit të SPMK në Zubin Potok, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe autorizimet duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e kafshëve, derivateve, pijeve alkoolike dhe joalkoolike dhe mallrave ushqimor nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, ashtu që iu ka mundësuar përfitimin pasuror të kundërligjshëm të pandehurve D.I., B.R., D.D., M.R., M.R., Z.V. dhe persona të tjerë si transportues të mallrave duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave.

Që nga viti 2017 e deri në maj 2019, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka marrë para nga të pandehurit D.I., B.R., D.D., M.R., M. R., Z.V. dhe personave të tjerë si transportues të mallrave, për kalimin e automjeteve me mallra duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave.

Të pandehurit I.J., A.I., F.I., B.U., N.J., Xh.J., M.J., N.B., B.M., J.M. dhe S.I., që nga viti 2017 deri në maj 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I. dhe B.R. që gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit të mallrave, në atë mënyrë që të pandehurit M.J., N.B,, B.M., J.M., S.I., kanë udhëtuar në Serbi ku kanë blerë kafshët dhe më pas i kanë dorëzuar te të pandehurit D.I dhe B.R., të cilët i kanë kontrabanduar përmes rrugëve ilegale duke bashkëpunuar me tani të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë në Policinë të Kosovës në SPMK-Zubin Potok.

Më pas të pandehurit I.J., A.I., F.I., B.U., N.J., Xh.J, i marrin kafshët nga stallat e të pandehurve D.I., B.R dhe i dorëzojnë te pronarët e tyre në Pasomë dhe Akrashticë të Vushtrrisë, dhe Sankovc të Drenasit.

Më 28.05.2019, në Koshtovë të Mitrovicës, me rastin e urdhër kontrollit nga Policia e Kosovës, tek i pandehuri janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me numër serik A-33013, një pushkë M-48 me numër serik 61075, 12 fishekë të pushkës automatike, 30 fishekë të pushkës M-48, një pjesë vazhduese e pushkës automatike, e të cilat ditën kritike i ka poseduar pa autorizim dhe leje përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Po ashtu, më 28.05.2019, në Koshtovë të Mitrovicës, me rastin e urdhër kontrollit nga Policia e Kosovës, tek i pandehuri janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie “Zastava” me numër serik 19247 dhe dy fishekë të kalibrit 12 mm, e të cilat ditën kritike i ka poseduar pa autorizim dhe leje përkatëse dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending