Aksident i rëndë në Durrës, vdes i riu – plagoset një tjetër

Periskopi.com Lajme

Një aksident me një të viktimë ka ndodhur në periferi të Durrësit, mbrëmë. 

Viktima ka mbetur E.Xh. 25 vjeç dhe është plagosur Xh.B.23 vjec, të dy banues në Karec.

Aksindeti

Rreth orës 21:30, në Maminas, E. B., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, me drejtues shtetasin E.Xh. 25 vjec, dhe pasagjer Xh.B. 23 vjec.

Fatkeqësisht, drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndërsa pasagjeri i motorçiketës ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ndodhet në ambientet e Komisariatin e Durrësit, dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje në: