AKP bëri pagesë të kundërligjshme me 3.7 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Mbi 3.7 milionë euro ishte pagesa që Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë në mënyrë të kundërligjshme nga Fondi i Mirëbesimit për Ofruesit e Shërbimeve Profesionale (OSHP) gjatë vitit 2016.

Bazuar në ligjin për AKP-në, përkatësisht neni 16, kompensimi i ofruesve të shërbimeve profesionale kryhet nga mjetet që i janë ndarë Agjencisë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, ose nga mjetet e siguruara nga një donator, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është vetëm njëra nga parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Fondit të Mirëbesimit, i cili menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit si dhe pasqyrave financiare të kësaj agjencie.

Sipas dy raporteve të ndara për vitin 2016, të cilat janë publikuar këto ditë, parregullsi ka pasur edhe në menaxhimin e të hyrave nga qiratë, vonesa në procesin e likuidimit, vonesa në shpërndarjen e 20-për qindëshit tek punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të shitura, shkallë të ulët të arkëtimit të llogarive të arkëtueshme…

 

Shpërndaje në: