Ajeti largohet nga Serie A?

Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti pritet që të largohet nga Torino gjatë afatit kalimtar dimëror.

Periskopi.com Sporti

Shkak i largimit të Ajetit është minutazha e tij e ulët, teksa Empoli dhe Crotone janë duke e përcjellur situatën e yllit të Shqipërisë.

Megjithatë, Tuttosport shkruan se Ajeti mund të transferohet edhe jashtë Italisë, mirëpo ndonjë emër konkret ende nuk ka, transmeton Sportali.net

Dhe nëse nuk gjendet një klub i përshtatshëm, atëherë Ajeti edhe mund të qëndrojë në Torino, ku do të tentojë që t’a bindë trajnerin Sinisa Mihajlovic për një vend në formacionin bazë.

Shpërndaje në: