Ajax udhëton pa shumë yje në Danimarkë, vetëm 17 lojtarë për ndeshjen e Champions

Periskopi.com Sporti

Klubi holandez, Ajaxi nesër do të luaj ndaj Midtjylland në kuadër Champions League, por situata nuk është për t’u lakmuar shkaku i koronavirusit, transmeton Periskopi.

Klubi tulipan do të udhëtojnë për në Danimarkë me vëtëm 17 futbollistë pasi në shtëpi do të qëndrojnë Tadic, Klaassen, Onana, Gravenberch dhe Stekelenburg.

Komunikata e klubit dhe lista e konfirmojnë këtë.

“Do të ketë një konferencë për shtyp të hënën në 18:45 pasdite, ku Erik ten Hag dhe Perr Schuurs do të flasin për media. FC Midtjylland – Ajax luhet të martën në mbrëmje në orën 21:00.

lista: Scherpen, Schuurs, Mazraoui, Blind, Martínez, Tagliafico, Klaiber, Timber, Álvarez, Ekkelenkamp, Neres, Antony, Promes, Traoré, Huntelaar, Brobbey, Jensen

Shpërndaje në: