Ahmeti: Xhamia e Madhe do të ndërtohet, komuna do ta zbatojë ligjin

Periskopi.com Lajme

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se xhamia në lagjen ‘Dardania’ do të ndërtohet dhe se komuna do ta zbatojë ligjin, duke shtuar se ajo nuk bëhet as për inati dhe as për hatër të askujt.

Ai i ka kërkuar zërave të PDK-së që të kenë durim, sepse siç thotë ai tash e sa muaj shkojnë nëpër ambasada dhe i akuzojnë për islamofobi, ndërsa tani bëhen kinse po mërziten për xhaminë.

 

Ja reagimi i plotë i Shpend Ahmetit:

 

Per PDK dhe satelitet e saj:

Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si “islamista”. Tash boheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjedheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas nje konsistencë.

Ceshtja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frigohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ” islamista” e “islamofobë”.

Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta. Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it.

Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt./Periskopi/

 

Shpërndaje në: