Ahmeti: PDK-ja nuk më solli në pushtet, votuesit nuk janë pronë e askujt

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se PDK-ja nuk mund të thotë se ia siguroi fitoren në zgjedhjet e kaluara kur ai u zgjodh që të udhëheqë Prishtinën.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se votuesit nuk janë pronë e askujt dhe se shumica prej tyre kanë vendosur vet për kënd të votojnë, transmeton Periskopi.

“Është e vërtetë se në raundin e dytë unë jam votuar edhe nga ata që kanë votuar PDK-në. Votuesit nuk janë pronë e askujt. Disa prej tyre kanë dashur ta rrëzojnë LDK-në e disa prej tyre kanë pëlqyer idetë tona”, thotë Ahmeti në First Channel. /Periskopi/

Shpërndaje në: