Agron Mustafa e pranon: Telekomi nuk ka të ardhura si në të kaluarën

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa i ftuar në Zonën B, ka folur për dëmet eventuale që mund të ia ketë bërë PTK-së zhvillimi i teknologjisë, pra aplikacioneve si WhatsApp e Viber.

“Industria e telekomunikacionit ka pas një ndryshim rrënjësor këto vitet e fundit, konkretisht duke iu referuar dy programeve kryesore siç janë Viber dhe WhatsApp”. Telekomi nuk është ai që ka qenë para 5-6 viteve që ka shumë shumëprofitabile. Situata tani është shumë më ndryshe” ka thënë Msutafa.

Mustafa, ka thënë se drejtuesit e  institucionit para tij nuk kishin fokus zhvillimet teknologjike.

“I gjithë fokusi në të kaluarën ka qenë investime të drejtuara tek komponenta e telefonisë mobile. Por zhvillimet e fundit po tregojnë se Telekomi nuk është përgatitur për sfidat që e kanë pritur”.

Shpërndaje në: