Agjencsionet turistike me mashtrime ua prishin kosovarëve pushimet në Turqi

Periskopi.com Lajme

Turistët kosovarë vazhdojnë të kenë bregdetin turk si një nga destinacionet më të preferuara për pushime verore. Luksi dhe vendi i bukur që ofron Turqia vazhdimisht po prishë qejfin e kosovarëve nga agjensionet turistike kosovare të cilat janë bërë të njohura për mashtrimet që po i bëjnë.

Indeksonline ka dëshmi të sigurta për mashtrimet e vazhdueshme që shumë agjensi i kanë bërë edhe këtë verë turistëve nga Kosova.

A.H është nja nga turistët që së fundi kishte zgjedhur udhëtimin për pushim në Alanya. Pagesa e majma për 1 javë në Turqi doli të jetë zhgënjim jo nga bregdeti turk, por nga mashtrimet që i bëri agjensia kosovare.

Në marrëveshjen e bërë thuhej se arritja në hotel me datën 6 shtator do të bëhet në orën 12, maksimumi 12-30 por që ndodhi e kundërta. Arritja në hotel u bë vetëm në orën 17:50 të pasdites duke bërë që një ditë e plotë të humbet nga udhëtimi i pakoordinuar.

Më i bezdisshëm ishte rikthimi për në Kosovë. Në biletat e fluturimit thuhej se nisja do të bëhej në orën 5-45 të mëngjesit por që doli të ishte gënjeshtër.

“Hotelin jemi detyruar ta lëshojmë në orën 1 të natës. Më pas agjensioni na ka dërguar në aeroport ku me të arritur na u tha se fluturimi do të shtyhet për shkak të një gabimi. Nga ora 3 e mëngjesit deri në orën 8 të mëngjesit ne dhe qindra kosovarë kemi bredhur në aeroportin e Antalyas. Fëmijë dhe të rritur kishin humbur çdo durim nga lodhja dhe maltretimi që është bërë” ka thënë një nga turistët kosovarë që përjetuan mashtrimin e radhës.

“Qëllimi i tyre është vetëm me ti hup dy ditë pushimi, edhepse figurojnë si të paguara dhe që duhet ti shfrytëzojmë. Në vend se me arrit në mëngjes, në arritëm në kohën e pasdites. Edhe me fluturime për të dytin vit me radhë ne po mashtrohemi sepse nuk po na dalin në fjalë agjensionet” ka thënë L.K për Indeksonline.

Jo vetëm kaq, ankesa nga turistët ka edhe tek çmimet që zakonisht bëhen në rrjetet sociale. Ato duken shumë joshëse në paraqitjet në rrjetet sociale por që me të arritur në agjension dalin disa “shtesa” të tjera të cilat janë me çmime më të fryera.

 

 

Shpërndaje në: