Connect with us

Intervista

Agim Bahtiri: Shumë shpejt shqiptarët do të mund të kthehen te pronat e tyre në veri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin konsideron se problemet mes shqiptarëve dhe serbëve që kanë qenë prezent në këtë qytet pothuajse në vazhdimësi, tani nuk kanë shënuar një rënie drastike dhe tani Mitrovica konsiderohet njëri nga qytet me më së shumti stabilitet  në Kosovë.

Published

on

Në një intervistë për Periskopin, Bahtiri ka thënë se së shpejti pritet që qytetarët shqiptarë të kthehen në pronat e tyre në veri si dhe qytetarët serbë të kthehen në pronat që i kanë në jug të qytetit.

Ndërsa, sa i përket rivalëve politik Bahtiri ka thënë se i vetmi subjekt politik që i ka mashtruara qytetarët e Mitrovicës është PDK-ja.

Bahtiri është përgjigjur edhe në lidhje me raportet e tij më Lëvizjes Vetëvendosje, gjendjen aktuale në Mitrovicë, për transparencën e dialogut Kosovë – Serbi, gjatë të cilit është diskutuar për Mitrovicë, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet nëse në këtë qytet po zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel.

 

Intervista e plotë:

Periskopi: Si i komentoni deklaratat e degës së PDK-së në Mitrovicë me që jeni kritikuar për punën tuaj, duke thënë madje se edhe 50 nuk do të ketë mashtues më të madh se ju?

Bahtiri: PDK-ja ende nuk po mund të pajtohet me humbje, prandaj edhe po vazhdon të shpif e të njollos. Kjo nuk i bënë nder askujt. Nëse ndokush i ka gënjyer e mashtruar qytetarët e Mitrovicës, atëherë janë drejtuesit e PDK-së, ish udhëheqës të komunës në Mitrovicë.

Periskopi: A ndiheni i kërcënuar nga PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme?

Bahtiri: Nuk e kam të qartë se për çfarë kërcënimi e keni fjalën. Por sidoqoftë, askujt nuk i frikësohem dhe askush nuk mund të më kërcënoj mua. Nëse mendoni për zgjedhje, atëherë ju them se po qe se vendosi të kandidoj, sërish do fitoj.

Periskopi: Çfarë raporte mbani me Vetëvendosjen dhe a e shihni veten në subjekt politik në një të ardhme të afërt?

Bahtiri: Me Vetëvendosjen kam raporte sikur me të gjitha partitë tjera. Kam mendim të mirë për këtë subjekt politik dhe për udhëheqjen e saj, por nuk e shoh veten në Vetëvendosje. Jam mirë në AKR.

Periskopi: Sa mendoni se ka transparencë në dialogun Kosovë – Serbi, kur dihet se një temë e ndjeshme e dialogut është edhe Mitrovica?

Bahtiri: Se a ka transparencë në dialogun me Serbinë,  për këtë mund të pyesni në Prishtinë. Por, mund të ju them se për pjesën që ka të bëjë me Mitrovicën, ku edhe unë isha i inkuadruar në bisedime, transparenca ka qenë maksimale. Për çdo gjë lidhur me këtë e kam njoftuar opinionin e gjerë në mënyra të ndryshme dhe të detajuar.

Periskopi: Ditë më parë u larguan edhe dy bllokada në qytet. Duke u bazuar në këtë a mund të pritet normalitet në veri dhe qytetarët shqiptarë të kthehen në pronat e tyre?

Bahtiri: Heqja e barrikadës së fundit afër shkollës teknike në veri dhe e rrethrrotullimit në lagjen e Boshnjakëve, është treguesi më i mirë se gjendja në Mitrovicë pothuaj se është stabilizuar tërësisht. Ne po punojmë për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në veri. Atje tani ka siguri. Kemi ndihmuar rindërtimin dhe meremetimin e mbi 20 shtëpive në lagjet e ndryshme veriore. Por, për të bërë më shumë  po na mungojnë mjetet, prandaj edhe kemi kërkuar dhe ende kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndaj në fond të veçantë për këtë qëllim. Po ashtu, edhe serbët mund të kthehen në pjesën jugore të qytetit kur të duan, sidomos ata në Frashër ku Qeveria e Kosovës ua ka ndërtuar shtëpitë, të cilat tani janë të zbraztë.

Periskopi: Edhe sa kohë sipas jush duhet për ta quajtur Mitrovicën qytet të qetë dhe me raporte të normalizuara mes shqiptarëve dhe serbëve?

Bahtiri: Raportet midis shqiptarëve dhe serbëve janë relaksuar dukshëm. Mitrovica tanimë është njëri nga qytetet më të stabilizuara në vend. Krimi dhe incidentet kanë shënuar rënie drastike, duke bërë kështu që Mitrovica të qëndroj më mirë se pothuaj të gjitha komunat tjera në vend./Periskopi/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending