Connect with us

Lajme

Agim Bahtiri harxhon 75 mijë në fotokopje për tri vite

Published

on

Secilën herë që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, bënë kopje ndonjë dokument në zyrën e tij, një shumë të majme të parave ia dërgon një kompanie private. Komuna që ai udhëheq ka marr me qera fotokopje në vlerë 75 mijë euro për tri vitet e ardhshme nga kompania “NTSH Rikon”, të cilat duhet t’ia kthej me përfundimin e kontratës.

Gazeta Fjala ka gjetur se të njëjtat pajisje fotokopjuese dhe me të njëjtat specifika, do t’i kushtonin kësaj komune jo më shumë se 17 mijë euro dhe do t’i mbeteshin pronë e përhershme e saj, nëse ky institucion do ti blinte ato.

Por, është vepruar ndryshe.

Në tenderin e komunës për “marrja me qira e fotokopjeve për shërbimet e fotokopjimit”, të datës 9 qershor, kërkohen 6 fotokopje dhe një Plloter. Për sigurimin e të cilave komuna ka shpërblyer me kontratë kompaninë NTSH Rikon në vlerë prej 75 mijë eurove.

Në njoftimin për kontratë Komuna e Mitrovicës arsyetohet se me këtë “do të tentojë të kursejë mjete financiare sepse operatori fitues duhet të jap aparatet e fotokopjimit, t’i mbush me ngjyrë dhe kur ka defekte t’i mënjanojë ose ka për detyrë të mirëmbajë këta aparat për sa kohë ka kontratën valide, kurse komuna vetëm të sigurojë letrën”.

Por, për të njëjtat pajisje Gazeta Fjala ka siguruar ofertën në treg nga një kompani që shet pajisje të ngjashme. Sipas ofertës dhe çmimit në treg del se me gjithsej 17 mijë euro Komuna do t’i blinte të njëjtat pajisje.

Gazeta fjala ka pritur për një javë zyrtarët për informim nga Komuna e Mitrovicës për ta sqaruar se a e kanë hulumtuar në këtë rast tregun dhe si e arsyetojnë ata këtë tender, por nuk kanë dhënë përgjigje.

Çmimi i tregut për pajisjet fotokopjuese

Çmimi në treg për fotokopjen e parë me kapacitet 60-80 faqe për minutë B/Ë, është 5 mijë 936 euro, fotokopja e dytë me kapacitet 20-30 faqe për minutë ka çmim 2 mijë e 588 euro, kurse fotokopja e tretë me kapacitet 16-20 faqe për minutë me çmim prej 364 euro.

Për dy fotokopjet tjera kolor, njëra me kapacitet 25-35 faqe për minutë dhe tjetra 44 me kapacitet 25-36 faqe, çmimi në treg është mbi 6 mijë euro. Derisa pajisja Plloter të cilën komuna e ka kërkuar me qira në treg kushton mbi 2 mijë euro.

Në total çmimi i këtyre pajisjeve është 17, 474 euro. /Gazeta Fjala/

bahtiri 3bahtiri 2

bahtiri 4  bahtiri 1

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending