Connect with us

Botërori 2018

Afrikanët i gëzohen suksesit të Francës

Published

on

Interesimi i drejtpërdrejtë i Afrikës për kampionatin botëror “Rusia 2018” përfundoi herët dhe ishte zhgënjyes, pasi të gjitha ekipet afrikane u eliminuan në fazën e grupeve.

Por krahas tifozëve francezë, fitues të këtij botërori dolën edhe ata afrikanë, të cilët u rreshtuan me Përfaqësuesen e Francës që triumfoi në botëror, duke mposhtur 4:2 Kroacinë në finale, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Tifozët afrikanë pas eliminimit të ekipeve të tyre nuk kishin dyshime se nga do të rreshtoheshin, duke pasur parasysh se te Franca janë 14 futbollistë me rrënjë nga Afrika.

Shkëlqimi i Francës në botëror dhe në fund titulli i botës ka mbajtur gjallë interesimin e afrikanëve, pasi ekipi i Dider Deschampsit përfaqëson edhe diasporën afrikane, që konsiderohet si djep i talenteve të futbollit.

 

Botërori 2018

Batuta e ish-kreut të FIFA-s: Në fund, qielli po qante për Kroacinë dhe për VAR-in

Published

on

By

“Një Kupë Bote e shkëlqyer! Komplimente për organizimin dhe veçanërisht Rusisë! Në fund qielli po qante për Kroacinë dhe për vendimin e VAR-it”.

Është ky postimi në “Twitter” i ish-presidentit të FIFA-s, Jozef Blater, pas finales Francë-Kroaci.

Zvicerani i larguar nga kreu i qeverisë botërore të futbollit mes skandaleve, ishte një i ftuar i presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë muajit të turneut.

82-vjeçari ka qenë një nga kundërshtarët e përdorimit të VAR-it në Kupën e Botës me argumentin se teknologjia nuk duhej të eksperimentohej gjatë turneut.

“Një ndryshim kaq i rëndësishëm nuk mund të eksperimentohet në Botëror”, përsëriste njeriu që e drejtoi FIFA-n për 17 vite.

Continue Reading

Botërori 2018

Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Published

on

By

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.

Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.

‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.

Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/

Continue Reading

Botërori 2018

Ja ku mund ta votoni golin më të mirë të Botërorit, aty është edhe goli i Januzajt

Published

on

By

Kampionati Botëror Rusia 2018 tani cilësohet si njëri ndër më të mirët të mbajtur ndonjëherë. Ky Botëror ka dhuruar emocione, pasion dhe entuziazëm për adhuruesit e futbollit kudo në botë. Në këtë Botëror ka pasur mjaft momente dhe gola të bukur.

FIFA e ka dhënë një mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta votojnë golin më të bukur të këtij Botërori që përfundoi me Francën kampione, e cila e mposhti Kroacinë në finale me rezultatin 4-2, shkruan Express.

Votimi është shumë i thjeshtë, në postimin e FIFA-së në Twitter është linku për ta votuar golin më të mirë, në garë janë 18 gola prej tyre edhe goli i Adnan Januzajt, të cilin e shënoi në ndeshjen kundër Anglisë.

Afati për të votuar është deri më 23 korrik.

Më poshtë mund ta shihni linkun dhe mundësinë për të votuar:

Continue Reading

Trending