Abraham rrëfen frikën e tij të madhe: ‘Nëse kampionati rikthehet nuk e di se çfarë do të bëj, kam babain astmatik’

Periskopi.com Sporti

Premier League do të rikthehet të luhet, ndërsa pikëpyetjet janë të mëdha për sigurinë e lojtarëve. I radhës që ka shfaqur pasiguritë e tij është sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham. Lojtari ka rrëfyer frikën e tij të madhe.

“Babai im është astmatik… Nëse rikthehet Premier League dhe unë marr sëmundjen, dashtë Zoti jo, dhe e çoj në shtëpi, gjërat mund të shkojnë shumë keq. Nëse kampionati rikthehet nuk e di se çfarë do të bëj.

“Hoteli mund të jetë një opsion për të fjetur, do të izolohem larg familjes. Kam mbështetjen e plotë të babait për t’u rikthyer, ai është fansi im më i madh. Duhet të kemi durim dhe të presim vendimin e qeverisë”, – tha sulmuesi i Chelseas.

Shpërndaje në: