Lumir Abdixhiku gjatë një interviste dhënë Telegrafit potencoi se koalicioni PAN, nuk i ka numrat për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.
 Ai tha po ashtu se nuk do të ketë ndonjë lëvizje për koalicion të mundshëm me PDK-në.

“Do t’i bindim publikun në të ardhmen që po mbajmë konsistencë politike në qëndrimet tona, pasi nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë Abdixhiku për Telegrafin.

Gjatë intervistës ai po ashtu foli edhe për kontrabandimet që po i bëhen deputetëve në ‘blerjen’ e votës, e kjo sipas tij është jo morale.

“Këtu kemi të bëjmë me joshje dhe me një nivel amoral të blerjes së votës. Është bërë standarde në diskutim publik që është normale të kontrabandojnë një deputet dhe ta blejnë atë votë”, ka thënë Lumir Abdixhiku