Connect with us

Uncategorized

Abazi thotë se procesi i dialogut është i dështuar

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi, ka vlerësuar se procesi i dialogut tashmë është i dështuar. Ai në një prononcim për Zëri.info, ka thënë se pala e Kosovës është inkuadruar në dialog pa ndonjë strategji.

Published

on

“Procesi i dialogut është i dështuar dhe me konsekuenca shumë negative. Në njërën anë Kosova ka hyrë pa plan dhe strategji duke ia lidhur vetes duart për veprim dhe duke iu dhënë shkas vendeve që nuk e kanë pranuar për të mos marrë asnjë vendim në pritje të rezulttit të dialogut dhe marrëveshjeve të lidhura dhe në anën tjetër duke krijuar një krah poltik si Lista Srpska”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, taktikat e Serbisë kanë parandaluar realizimin e marrëveshjeve që ka nënshkruar Kosova.

“Në anën tjetër taktikat nga ana e Beogradit kanë parandaluar çdo lëvizje drejt realizimit të marrëveshjeve duke insistuar që në çdo hap të jetë vendimmarrës në Kosovë që praktikisht ka kthyer fuqinë e Beogradit mbi insitucinoent e Kosovës”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, sot qeveria e Kosovës shihet si impotente dhe partner jokredibil edhe në Ëashington edhe në Bruksel.

Abazi tutje, ka thënë se ndërkombëtarët tashmë e ka humbur durimin ndaj qeverisë.

“Bashkësisë ndërkombëtare i ka përfunduar durimi ndaj një qeverisje inerte dhe pa vizion dhe kjo është arsyeja që në një formë Kosova dhe qytetarët e saj po ballafaqohen me një embargo poltike të pashpallur”, është shprehur ai.

Sipas tij, Kosova është në qorrsokak pikërisht për shak të sabotimit të parnerëve në koalicion. /Zëri

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending