Connect with us

Lajme

AAK’ja sqaron deklaratën “kërcënuese” të Haradinajt për Serbinë

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka folur sqaruar deklaratën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie Daut Haradinaj, në të cilën ky i fundit ka thënë se do t’i përgjigjet Serbisë në rast se vëllai i tij dhe njëherit kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, ekstradohet në Serbi.

Sipas AAK-së, deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti dhe se nuk ka qenë thirrje për spastrim etnik.

AAK, poashtu kujton faktin se ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka mbrojtur popullatën serbe dhe në kohë paqe, ka krijuar programe për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Më poshtë ua pasqyrojmë komunikatën e plotë të AAK-së:

Boshti i problemit nuk janë deklaratat e politikanëve në Kos­ovë, por veprimet e Serbisë kundër Kosovës. Deklarata e deputetit Daut Haradinaj ësh­të nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka qenë thirrje për spastrim etnik, siç e kanë paraqitur disa media, por ngritje e alarmit për provokimet e Serbisë ndaj Kosovës, edhe përmes rastit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, të cilat do të mund të kishin pasoja të rënda për të gjithë! Edhe nëse në deklaratën e deputetit Haradinaj, ka pasur tone emocionale, ato duhet parë si të tilla.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, ju kujtojmë së Ramush Haradinaj e ka mbrojtur popullatën civile e fëmijët në Kosovë. Ra­mush Haradinaj i ka mbrojtur kishat serbe në Kosovë.

E ka mbrojtur popullatën serbe dhe në kohë paqe, ka krijuar programe për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. I pari ka dal hapur kundër ekstremizmit fetar. Dhe pikërisht tani, disa njerëz e disa qarqe, mbrenda dhe jashtë Kosovës, po duan që duke e izoluar Ramush Haradinajn ta provokojnë një si­tuate tjetër të rrezikshme në Kosovë!

AAK dhe deputetët e saj, pa përjashtim, janë të përcaktuar për shtet ligjorë e të drejtë, ku të gjit­hë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të kenë të drejta të barabarta. Por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë, nuk do te pajtohemi me provokimet që po na i bënë Serbia, edhe pë­rmes rastit të Ramush Haradinajt.Sot është koha e fundit që t’u thuhet stop këtyre provokimeve, për çka ne llogarisim seriozisht edhe në ndihmën e partnerëve tanë. Boshti i problemit nuk janë deklaratat e politikanëve në Kosovë, por veprimet konkrete të Serbisë, brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.”

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending