Connect with us

Lajme

A po provon PDK-ja ta bëj vlerë klientelizmin dhe korrupsionin?

Published

on

Përgjimet e publikuara nga Insajderi e shpërfaqën mënyrën nepotiste dhe klienteliste të funksionimit të partisë më të madhe në vend. Përtej moralizimeve e çmoralizimeve, këto përgjime e treguan në rend të parë vulgaritetin dhe injorancën e zyrtarëve të lartë të kësaj partie – duke përfshirë edhe ish-kryetarin e saj Hashim Thaçi dhe kryetarin e tashëm Kadri Veseli.

Pushteti i tyre shtrihej përmes një klientelizmi e nepotizmi të shfrenuar. Më shumë sesa Prokurorisë, këto përgjime duhet t’i shërbejnë shoqërisë tonë. Një shoqëri e vetdijshme politikisht nuk ka vetëm mend, por edhe fantazi dhe imagjinatë. Ajo që u fol vazhdimisht në përgjime mjafton për të treguar sesi ka funksionuar PDK-ja përgjatë 8 viteve të saj në pushtet.

Përgjimet përfshijnë vetëm 2 nga afër 100 muaj në pushtet të PDK-së. Është obligim qytetar për secilin që të imagjinojë se çfarë është bërë përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore që mbetet e fshehur për ta.

Mbrëmë në Interaktiv, Ganimete Musliu – deputete e PDK-së, deklaroi se as nuk i kishte dëgjuar përgjimet. Dhe, në vend se të dënonte funksionimin e asisojtë të Grabovcit dhe njerëzve tjerë të partisë, u mundua ta arsyetonte. “Ne jemi parti e hapur dhe demokratike” – përsëriste vazhdimisht ndërkohë që provonte të tregonte se “punësimi i njerëzve” është një gjë e mirë.

Pak më tej, ajo tha se në shoqërinë tonë ka ekzistuar që moti një percepsion qytetar se nuk punësohesh pa të “ngjofshëm”. Këtë e ka thënë më parë, edhe ish-shefi i saj Adem Grabovci. PDK-ja po përpiqet ta bëj vlerë këtë mënyrë punësimi. Ajo po përpiqet t’i hutojë qytetarët e Kosovës – sepse tashmë ka punësuar tepër shumë njerëz në mënyra të tilla vulgare dhe i gjithë pushteti i rrezikohet nëse klientela e saj prishet.

Është pra, e domosdoshme që një shoqëri e pjekur politikisht ta përdorë fantazinë. Të përfytyrojë pasojën katastrofike që vjen nga punësimi me ndërhyrje, pa profesionalizëm, pa kritere, pa konkurs. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë këtë pasojë do të mashtrohemi shumë lehtë nga diskursi i ri i Ganimete Musliut, Adem Grabovcit dhe në përgjithësi PDK-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending