Connect with us

Sporti

A është Chelsea favorit përballë Liverpoolit?

Published

on

Chelsea dhe Liverpool takohen sonte me fillim nga ora 21:00 për të zhvilluar kryendeshjen e javës së pestë në Premier Ligën angleze.

‘Blues’ renditen në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë pas katër javësh, ndërsa Liverpool gjendet në pozitën e gjashtë me shtatë pikë.

Të dyja skuadrat drejtohen nga trajnerë të njohur, londinezët nga Antonio Conte, ndërsa ‘The reds’ nga Jurgen Klopp.

 

Por, a është Chelsea favorit në këtë derbi?

Duke pasë parasysh formën e lartë nëpër të cilën po kalon kjo skuadër në ligë, mund të themi po. Përkundër faktit se edhe Liverpool ka nisur të këndellet të paktën në aspektin e lojës në këtë sezon. Loja e kësaj të fundit duket shumë më sulmuese në këto javët e para të këtij sezoni.

Por, Chelsean e bëjnë favorit edhe yjet që ka në skuadër. Yjet si Diego Costa, Eden Hazard, Willian apo edhe Cesc Fabregas, janë lojtarë që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Por, kjo nuk do të thotë aspak se skuadra nga Anfield Road nuk ka gjasa reale për fitore përballë të kaltërve nga Londra.

Loja e shpejtë e sulmit të Liverpoolit mund t’i shkaktojë shumë probleme vendësve. Treshja sulmuese Firmino-Sturridge-Mane mund të çajë mbrojtjen e skuadrës së Antoni Conte’s.

Megjithatë, gjithçka mbetet të shihet në këtë mbrëmje, në të cilën mund të shohim një përballje fantastike mes dy skuadrave të njohura angleze. /Periskopi.com

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending