Connect with us

Lajme

A do t’i pranojë Shqipëria plehrat italiane që i refuzoi Maroku?

Published

on

Dy muaj më parë, Maroku refuzoi, pas protestave popullore, importimin e një ngarkese prej rreth 2 500 ton mbetjesh nga Italia.
Qeveria marokene kishte vendosur në fillim të vitit lejimin e importit të mbetjeve në vend. Pas këtij vendimi, ajo arriti një marrëveshje me qeverinë italiane për të pranuar rreth 5,5 për qind të mbetjeve vjetore të Italisë, në total rreth 5 milionë tonë mbetje për një periudhë tre vjeçare.
Por këto vendime të qeverisë u pritën me zemërim nga qytetarët morokenë të cilët shprehën shqetësimin se mbetjet mund të përmbajnë elementë toksikë. Shqetësimet u rritën pas thirrjeve nga marokenë që jetojnë në Itali, të cilët pretenduan se plehrat kanë përmbatje të lartë kancerogjene.
Si rezultat, Maroku u përfshi nga protesta masive të qytetarëve të cilët kërkuan kthimin mbrapsht të një ngarkese prej 2 500 ton plehra që kishte mbërritur nga Italia në një nga portet e vendit dhe rindalimin e importit të plehrave.
Një peticion që u firmos nga mijra marokenë pohonte se mbetjet e mbërritura përmbanin “elementë toksikë” dhe bëri thirrje për të ndaluar planet për ta kthyer Marokun në një “qendër të grumbullimit të mbetjeve ndërkombëtare.”
Nje koalicion i quajtur Koalicionë për Drejtësi Klimaterike i kërkoi qeverisë që të bënte publike amrrëveshjen me Italinë.
Kundërshtarët ngritën gjithashtu edhe pikëpyetje mbi ligjshmërinë, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të dërgimit të mbetjeve me rrezikshmëri në vende që nuk kanë kushte për trajtimin e sigurtë të tyre.
Qeveria marokene u mundua ta qetësonte popullsinë duke theksuar se plehrat ishin të parrezikshme, por këto pretendime u hodhën poshtë nga mjedisorët dhe përfaqësusit e shoqërisë civile.
Një nga ekologjistët kryesorë në vend, Benata Mohamed, e përshkroi situatën për Maroccon Times se “si zakonisht, autoritetet e vendit mbajnë fjalime ‘shumë të gjelbërta’ në dukje, por faktikisht është krejtësisht e kundërta.”
Si pasojë trysnisë popullore, qeveria marokene u tërhoq nga marrëveshja me Italinë dhe rivendosi ndalimin e importimit të plehrave.
Tashmë qeveria italiane dhe kompanitë italiane janë duke kërkuar mundësi të tjera për dërgimin e mbetjeve që do t’i pranonte Maroku.
Me siguri, pas miratimit nga qeveria të importit të plehrave, Shqipëria do të jetë një destinacion i dëshiruar dhe i mundshëm i këtyre plehrave.
Në mënyrë të veçantë qeveria italiane ka premtuar çlirimin e plotë nga mbetjet të Taverna del Re di Giugliano, vend-grumbullimit të konsideruar të turpshëm në Terra dei Fuochi, pranë Napolit, ku në një sipërfaqe të barabartë me rreth 360 fusha futbolli janë depozituar rreth 500 mijë ton mbetje. Plehrat janë të paketuara për t’u asgjesuar përmes djegjes.
Operazioni i çlirimit ka filluar dhe qeveria italiane por ai po shkon ngadalë. Krahas dërgimit të një pjese në qendrat të djegies brenda Italisë, shumica e mbetjeve është e destinuar për në vende të tjera.
Prandaj, Qeveria italiane është në kërkim të mundësive për të çuar në vende të tjera këto mbetje dhe sikurse bëjnë të ditur mediat vendase mbetjet kanë filluar të ngarkohen në anije, por ende nuk kanë marrë autorizimin nga vendet pritëse. Disa nga këto vende mund të jenë Portugalia, Bullgaria dhe Spanja, por që të cilat ende nuk kanë autorizuar importin.
Deri tani, në rreth tre muaj që nga fillimi i operacionit të çlirimit të Terra dei Fuchi, janë hequr vetëm rreth 1 për qind të plehrave.
Marrëveshjet e siguruara me vendet të tjera janë të pamjaftueshme për çlirimin e plotë të vendgrumbullimit Taverna del Re dhe qeveria italiane është e dëshpëruar për të gjetur mundësi të reja
Historia e plehrave të Terra dei Fuchi është një histori ku përzjehen mafia, camorra, korrupsioni, politika, sikurse dëhmohet në këtë raport të vitit 2006 të bashkimit të hsoqateve mjedisore italiane dhe në këtë reportazh fotografik.
Problemi kryesor i mbetjeve të kësaj zone është opinioni i përhapur gjerësisht se mbetjet e atjeshme mund të kenë përmbëjtje toksike apo kancerogjene, sikurse pretendoeht ndër të tjera ne historinë e policit Roberto Mancini i cili bëri publik skandalin e plehrave, por që vdiq në vitin 2014 nga një lloj kanceri në gjak, pretenduar se është marrë nga kontakti me plehrat. /Exit

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending