Connect with us

Lajme

9 vjet me Kushtetutën që shkelet nga vet politikanët

Published

on

 

Sot janë bërë 9 vite që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

9 vjetori, e gjen Kosovën si një shtet joserioz e kjo pikërisht për shkak të dështimit të respektimit apo të mos respektimit të obligimeve të përcaktuara me kushtetutë nga vet Qeveria e Kosovës.

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve kushtuese, Riza Smaka, i cili thekson se Kushtetuta nuk është përfillur dhe zbatuar sa duhet, madje, sipas tij është neglizhuar dhe nëpërkëmbur.

Ai në një prononcim për Indeksonline, thotë se Qeveria ka dështuar t’i implementoi shumë ligje të miratuara në Kuvend.

“Pa u përfillë aktet ligjore në komformitet me kushtetutën nuk ka shtet të së drejtës. Ka shtet juridik por jo shtet të së drejtës. Prandaj, pak mund të flitet për shtet të se drejtës nëse nuk përfillet kushtetuta. Ka raste kur Kuvendi ka miratuar një ligj dhe Qeveria e ka shtyrë ekzekutimin, se nuk është e zonja për ta implementuar. Do të duhej të jepte dorëheqje, të shkarkohej sepse ajo e ka për detyrë për t’i ekzekutuar aktet ligjore të miratuara, e jo për t’i shtyrë sepse nuk ka asnjë autorizim. Në këto raste ajo e ka bërë në kundërshtim me kushtetutën. Gjithë këto ndikojnë bëjnë përshtypje negative, të zbehta për vendin tonë edhe për qytetarët e Kosovës edhe për faktorët e jashtë. Se na do të duhej të kishim shtet serioz e do e kishim sikur të përfillshim aktet ligjore në harmoni me kushtetutën”, ka thënë Smaka.

Ai ka përmendur disa obligime të përcaktuara me kushtetutë e të cilat nuk janë përfillur fare nga Qeveria, gjë që, sipas tij, për këtë shkak kjo qeveri do duhej të jepte dorëheqje shumë moti.

Kushtetuta nuk është përfillur edhe sa duhet. Madje shpesh herë është neglizhuar, është nëpërkëmbë. Qeveria do të ishte dashur që t’ia jepte Kuvendit parlamentin për diskutime dhe për miratim, këtë nuk e ka bërë

“Qeveria është dashur ta bëjë ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, dhe atë nuk e ka bërë, është fjala kërkesë kushtetuare sepse kushtetuta e ka përcaktuar kësi sojë. Konkretisht po them, për Prishtinën është dashur të bëhet ligji, të tregohet statusi i kryeqytetit me ligj. Sipas nenit 13 të kushtetutës nuk është plotësuar kjo kërkesë. Ose të marrim rastin e nenit 7, ku thuhet se vlerat dhe mundësitë e parapara për pjesëmarrjen e femrave në jetën politike dhe shoqërore ia përcakton kushtetuesja. Në ligjin e femrave i është dhënë prioritet që në bazë të gjinisë çdo e treta grua të jetë deputete. Që mund të ndodh që me 200 vota të jetë grua deputete, ndërsa burri mund të ketë 7 mijë vota dhe të mos jetë deputet. As kjo nuk është përmbushur. Ka edhe raste kur gjykata kushtetuese nuk ka dhënë shpjegimin se si do të duhej të veprohej kur është në pyetje zgjedhja e presidentit ose e Qeverisë”, ka shtuar Smakaj.

Ndryshe, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending