Disa statistika të derbit të Milanos

Ky do jetë derbi numër 165 në Serie A, Interi ka 61 fitore, ndërsa Milani 51. 52 herë skuadrat janë ndarë baras.

Periskopi.com Sporti

Në 6 ndeshjet e fundit në Serie A, të dyja skuadrat kanë nga 2 fitore dhe 2 barazime.

Para ndeshjes që Milani fitoi 3:0, skuadrat kishin dështuar të shënonin më shumë se 1 gol në 7 ndeshje, përcjell Sportali.Net

Milani ka fituar 7 ndeshje në 9 ndeshjet e fundit në Serie A.

Mosha mesatare e Milanit është më e reja në Serie A (25 vjet e 227 ditë).

Milani ka shënuar më së shumti gola jashtë zone këtë sezon (7).

Interi kanë fituar më së shumti pikë kur kanë qenë duke humbur këtë sezon (8), ndërsa Milani ka fituar çdo ndeshje kur ka qenë në avantazh në këtë sezon.

Interi ka përqindjen më të vogël të goditjeve në portë këtë sezon (35.5%).

Bonaventura ka shënuar 4 gola ndaj Interit dhe është viktima e preferuar e tij, por asnjë gol nuk e ka shënuar me fanelën e Milanit.

Bacca ka përqindjen më të lartë të realizimit të golave në Serie A këtë sezon (37.5%).

Icardi është pjesëmarrës në 81% të golave të Interit me 10 gola dhe 3 asiste. Interi ka shënuar 16 gola.

Icardi ka luajtur 7 ndeshje ndaj Milanit, por nuk ka arritur të shënojë asnjëherë.

Shpërndaje në: