Connect with us

Kulturë

Dhjetë filozofët e mëdhenj që kanë vuajtur nga sëmundje mendore

Ata që shtrojnë pyetje të vështira, si:”Pse gjendemi këtu?”, “Prej ku e nxjerrim moralin?” dhe “Çfarë do të thotë realisht, kur jemi përtokë?” i kanë dhënë njerëzimit njohuri të mahnitshme filozofike, si dhe udhëzime etike. Për fat të keq, reflektimi me tepri mbi këto çështje mund të çojë ndonjëherë në dalldi trurin e filozofëve – duke nxjerrë me shumë sesa duhet në pah presionin! Pastaj përsëri, ndoshta është paksa një çmenduri e vogël ajo që i çon filozofët e mëdhenj drejt përpjekjeve për të kërkuar përgjigje mbi këto çështje

Published

on

10. Uilliam Xhejms

Mjeku, psikologu dhe filozofi Uilliam Xhejms, është i mirënjohur për punën e tij mbi filozofinë e fesë dhe atë të pragmatizmit, duke kërkuar të zbulojë sesi duhet të veprojë dikush, kur nuk ka njohuri të së vërtetës përfundimtare. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij (njëri prej të cilëve ishte romancieri i madh Henri Xhejms), ai vuajti nga sëmundje të ndryshme në rininë e tij, si fizike ashtu edhe mendore. Sëmundja e tij mendore, e njohur në atë kohë si “krizë nervore”, përfshinte periudha të veçanta dhe të rënda depresive të cilat zgjasnin për muaj më rradhë, dhe gjatë të cilave ai mendonte të vetëvritej. Pavarësisht nga këto shqetësime, Xhejms botoi gjatë gjithë jetës së tij dhe vdiq nga një krizë në zemër në të gjashtëdhjetat e tij.

9. Xhon Stjuart Mill

Një nga figurat kyçe të rrymës së utilitarizmit, Xhon Stjuart Mill, qe një fëmijë i paracaktuar të bëhej dikushi, ndaj dhe babai i tij kërkoi qëllimisht ta edukonte që në moshë të re me filozofi. Mësimet intensive të babait të tij, shkaktuan në fund efektet e veta negative, dhe në moshën

20-vjeçare ai u godit nga një ezaurim nervor dhe depresioni, që sçi e shpjegoi më vonë i vinte për shkak të privimit nga një fëmijëri e vërtetë. Mill u shërua dhe vazhdoi studimet universitare përmes një burse, që përfshinte publikimin e librit të tij “Mbi lirinë” – një vepër thellësisht e rëndësishme filozofike, dhe një nga tekstet themelore të liberalizmit.

8. Soren Kierkegard

I konsideruar si gjyshi i ekzistencializmit, apo ndoshta ekzistencialisti i parë, Soren Kierkegard ishte thellësisht kritik ndaj filozofëve idealistë të kohës së tij si Hegelits dhe Shellingut. Ai kishte në fokus jetën si një “individ i vetëm”, duke vënë theksin tek zgjedhjet personale dhe realitetin njerëzor. Ai e cilësoi depresionin si një dështim, duke u shprehur se personi në depresion ka patur gjithmonë “një mundësi të barabartë ose ndoshta më të madhe të gjendjes së kundërt”. Kjo pikëpamje është edhe më prekëse, kur e kupton se vetë Kierkegardi, dhe shumë prej anëtarëve të familjes së tij, vuanin nga simptomat e depresionit të thellë. Kierkegard citohet të ketë thënë:”depresioni im është mësuesi më besnik që kam njohur…”

7. Mishel Fuko

Mishel Fuko, u angazhua në studime kritike mbi institucione të tilla sociale si psikiatria dhe burgjet, ndërsa shkrimet e tij mbi diskursin dhe pushtetin, qenë thellësisht me ndikim gjatë pjesës së dytë të shekullit të XX-të dhe më gjerë. Rëndësia e tij në filozofi dhe nëpër një shumëllojshmëri disiplinash akademike, është shenjuar nga fakti se ai është një nga dijetarët që citohen më shpesh në shkencat humane. Autori i teksteve të tilla si “Çmenduria dhe Qytetërimi”, ndikimi i tij i shquar në lëvizjen anti-psikiatrike është i dukshëm – sidomos duke pasur parasysh faktin se ai mori një diplomë në psikologji dhe ndoshta më e rëndësishmja, vuajti mundimet e depresionit akut, që madje e çuan në përpjekje për vrarë veten.

6. Pol Fejerbend

Pol Fejerbend punoi mbi 30 vjet në Universitetit të Kalifornisë, Berkli, duke punuar në fushën e filozofisë së shkencës. Ai pati një qasje anarkike ndaj shkencës, duke hedhur poshtë urtësinë e përbashkët se mund të ketë rregulla universale metodologjike. Vepra e tij më e famshme “Kundër metodës”, provokoi reagime të forta, dhe ai u mor me polemika, duke u përballur njëkohësisht edhe me depresionin e tij të madh, që i detyrohej kryesisht intensitetit të madh të punës të tij. Në fakt, në autobiografinë e tij ai i referua atij si “depresioni besnik”, duke e krahasuar sëmundjen e tij me një kafshë shtëpiake.

5. Sokrati

I njohur zakonisht si themeluesi i traditës filozofike perëndimore, Sokrati nuk ishte i rezervuar të fliste në lidhje me atë që sot ne tani mund ta përshkruajmë si sëmundja e tij mendore. Ky sinqeritet vinte pa dyshim nga bindja e tij e hapur se çmenduria, kur frymëzohet nga perënditë, mund t’i japë njeriut bekimet e tij më të mëdha – si dashuria, poezia dhe vetë filozofia. Sokrati u mbështet në “shenjën e tij demoniake” ose zërin e pavarur në kokën e tij, për ta paralajmëruar kur qe duke bërë një gabim. Ishte ky zë që e mbajti atë larg hyrjes në politikë.

4. Dejvid Hjum

Dejvid Hjum ishte anëtar i rëndësishëm i Iluminizmit Skocez, duke kërkuar të themelojë një ”shkencë të njeriut” që heton natyrën njerëzore dhe motivimet. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të filozofisë perëndimore, i njohur për ndikimin e tij mbi Adam Smithin, Kantin dhe Uilliam Xhejmsin. Ndërsa qe ende një adoleshent dhe duke studiuar në Universitetin e Edinburgut, ai zbuloi “një Skenë të re të Mendimit” dhe kreu gjithësej 10 vjet studime të larta, ku ngarkesa e madhe e çoi atë buzë ezaurimit nervor. I ndjeshëm siç ishte, ai e kuptoi se vazhdimi në këtë rrugë do ta pengonte nga arritja e iluminimit që dëshironte të arrinte, ndaj dhe nisi një jetë aktive për të ruajtur shëndetin e tij mendor.

3. Martin Hajdeger

Martin Hajdeger e përqendroi filozofinë e tij mbi konceptin e “qënies” me librin e tij “Qënia dhe Koha”, që konsiderohet si një nga veprat filozofike më me ndikim të shekullit të XX-të. Anëtarësimi i tij i Partisë Naziste dhe mbështetja për Hitlerin, e bën veprën dhe jetën e tij të diskutueshme. Ai u ndalua ta japë mësim pas një seance denazifikimi të vitit 1945. Ai pësoi një ezaurim nervor, dhe ndërsa mund të jetë e sjellshme të besohet se kjo ndodhi për shkak të fajit të tij për bashkëpunimin me nazistët, por është më e mundur që turbullimi i tij i brendshëm, të jetë ushqyer nga perspektiva e humbjes së karrierës universitare që ai kishte munduar të ndërtonte.

2. Adam Smith

Autor i “Pasuria e Kombeve”, vepra e parë e ekonomisë moderne, Adam Smith qe një figurë e rëndësishme në Iluminizmit Skocez, dhe njihet si babai i kapitalizmit. Megjithatë, ekzistenca e tij nuk përbëhet vetëm nga përkushtimi ndaj punës shkencore. Ai filloi të vuajë nga çregullime mendore kur ishte duke studiuar në Oksford, dhe që tanimë mendohet të ishin simptomat e një ezaurimi nervor. Gjatë jetës së tij ai njihej se flite me vete dhe vuante nga sëmundje imagjinare, si dhe mungesa kronike e vëmendjes, që shkaktoi incidente të tilla si ecja për 15 milje jashtë qytetit, i veshur vetëm me këmishën e natës.

1. Fridrih Niçe

Siç e deklaroi vetë dikur, nëse ia ngulni sytë për një kohë të gjatë humnerës, kjo e fundit do t’iu ngulë vështrimin e vet. Shqëtësimi që Fridrih Niçe kishte me vullnetin për pushtet dhe vdekjen e Zotit, mund të kenë qenë ato që e çuan drejt çmendurisë. Një histori e përsëritur shpesh, tregon gjunjëzimin e tij përballë një kali që ishte duke u fshikulluar me kamxhik nga i zoti, dhe në fund të shekullit të XIX-të, ai filloi të dërgojë letra të çuditshme ku detajonte vuajtjet imagjinare. Ndërsa ideja e një mendje kureshtare të shkatërruar nga vetë studimet e tij është tërheqëse, mjekët e diagnostikuan asokohe me sifilis terciar, dhe diagnozat e mëvonshme përfshinin sëmundje maniako-depresive me psikozë periodike dhe çmenduri frontotemporale. Ndikimi i tij është ende i fortë shkollën postmoderniste nihiliste dhe ekzistencialiste të filozofisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kulturë

Mediat e huaja shkruajnë për filmin “Zgjoi”: Është një perlë

Published

on

Suksesi i filmit ka marrë vëmendjen e mediave të huaja.

Festivali i Filmit “Sundance” është vetëm disa javë larg nga fillimi me 28 janar, dhe këtë vit po vjen me një edicion virtual të këtij lloji.

Një nga filmat me të kërkuar në seksionin e Kinemasë Botërore të konkursit Dramatik është “Zgjoi”, filmi debutues nga Blerta Basholli, shkruan Level K.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” është një vështrim fuqizues i një gruaje që ka probleme, por mbijeton pas zhdukjes së burrit të saj. Portreti feminist, i cili aktualisht po kërkon shpërndarjen, shfaq premierën në festival në 31 janar.

Në një fshat në Kosovë, familjet përpiqen të sigurojnë jetesën ndërsa presin me padurim lajmet për burrat, baballarët dhe djemtë që u rrënuan nga lufta. Kur bletët e Fahrije ndalojnë prodhimin e mjaltit, ajo merr licencën e saj të shoferit dhe sipërmarrjet në qytet për të shitur ajvar shtëpiak në një dyqan ushqimesh lokale.

Zgjuarsia dhe ambicia e Fahrijes sfidojnë banorët e qytetit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave për të qenë të pavarur dhe të pavarur në mënyrë që të mbijetojnë së bashku.

E ankoruar nga shfaqja e nënshtruar e ende e fortë e emocionuese e Yllka Gashit, debutimi magjepsës i shkrimtares / regjisores Blerta Basholli është stresuar me ndershmëri dhe vërtetësi.

Kamera e saj natyraliste përqendrohet në ndërmarrjen e aksioneve të larta që Fahrije merr përsipër ndërsa vajton zhdukjen e burrit të saj, duke lundruar në një botë të re dhe duke befasuar veten dhe ata përreth saj. Bazuar në një histori të vërtetë, “Zgjoi” është një perlë e qetë, ngritëse që nxjerr në pah forcën në personazhet e saj pasi nuk provon se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision.

Në kast përfshihen gjithashtu Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi dhe Kaona Sylejmani, Valire Zeneli. Prodhuesit janë Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka.

Continue Reading

Kulturë

Yllka Gashi e lumtur për suksesin e filmit “Zgjoi”, thotë se për të punuan gati një dekadë

Published

on

Aktorja kosovare Yllka Gashi, ka thënë se tre çmimet e fituara të filmit “Zgjoi” në festivalin më të madh të filmit në Amerikë “Sundance”, janë një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Ajo për herë të parë pas këtyre çmimeve ka folur në Orën e Pasdites në Klan Kosova, duke deklaruar se ky film ka dhjetë vjet që është duke u punuar.

“Në kohë reale e kam marrë lajmin kur Blerta Basholli e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë. Ky ka qenë një lajm shumë i mirë dhe fenomenal. Për ne ishte një gzëim dhe shok që kemi arritur ta marrim atë shpërblim. Ndërsa, të nesërmen e kam kuptuar që i kemi fituar edhe dy çmimet tjera. Më mori pak kohë derisa e absorbova atë lajm, atë gëzim”.

“Këto çmime nuk është se kanë rëndësi personalisht vetëm për neve që jemi pjesë e tij. Ky film ka peshë për kinematografinë tonë, për kulturën dhe për Kosovën si shtet. Me aq sa kam informacione, unë nuk e di sa janë të sigurta, por në këtë festival nuk ka ndodhu asnjëherë t’i fitojë tre çmime ndonjë film i rajonit apo edhe i Evropës. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm, jam tepër e lumtur dhe jam krenare që jam pjesë e këtij sukses”.

Gashi ka theksuar se regjisorja e filmit Blerta Basholli nga viti i 2011 është duke punuar dhe e ka shkruar filmin “Zgjoi”.

“Unë pjesë e këtij filmi kam qenë nga viti 2011, prej kur Blerta kishte filluar të punonte për të. Gati një dekadë është kur është filluar të shkruhet dhe punohet për këtë film. Unë 10 vjet kam pritur për të luajtur në rolin e Fahrije Hoti, e cila është një gruar që të mahnit me energjinë e saj dhe forcën stoike të cilën e karakterizon atë grua”.

“Për historinë dhe përjetimet e kësaj grua, unë them se duhet një serial me dhjetë sezona dhe nga 20 episode brenda. Është shumë e vështirë të përmbledhjet krejt ajo çka ka përjetuar kjo zonjë. Fahrija është një heroinë, ajo është simbol i gruar se mençur dhe punëtore dhe ajo nuk dorëzohet para asnjë sfide”.

Aktorja kërkon nga institucionet dhe politikanët në Kosovë që të mos falënderojnë kur ka suksese të tilla në kinematografi, por të punojnë sa më shumë që vendi të vendoset në hartë me gjëra të tilla.

“Mos falënderoni, veproni konkretisht nëse doni me vendos Kosovën në hartë për të mirë. Duhet të rritet buxheti si në kinematografi edhe në Kulturë. Duhet të merren seriozisht me kërkesat e artistëve dhe nevojat që i kanë”, ka thënë Gashi.

Continue Reading

Kulturë

Novela e ndaluar e Tolstoit që nxiti revolucion seksual në Rusi

Published

on

By

Nga fundi i jetës, prind i 13 fëmijëve, shkrimtari pësoi një shndërrim shpirtëror: rishikoi qëndrimin ndaj martesës dhe marrëdhënieve midis burrave dhe grave në përgjithësi.

Në novelën që shkakoit skandal: “Sonata Kreutzer”, Tolstoi propozon të hiqej dorë plotësisht nga dashuria fizike! Libri pati një ndikim jashtëzakonisht të madh tek rinia, në fund të shekullit të 19-të. Disa e konsideruan novelën e Tolstoit: “Sonata Kreutzer”, si punën e tij më të mirë, të tjerët, përkundrazi, i hodhën poshtë pikëpamjet e Tolstoit, ndërsa Teodor Ruzvelt shkoi deri atje, sa e quajti një “zvetënues të moralit seksual”. Përse krijoi një bujë të atillë në publik, kjo novelë e shkurtër? Dhe çfarë përçon në të, Tolstoi?

Vrarë nga xhelozia

Protagonisti, Vasili Pozdnishev, historinë e jetës ia tregon një bashkudhëtari treni. Ai vrau bashkëshorten, kur, teksa kthehet nga një udhëtim në orët e vona, e gjen të shoqen duke luajtur muzikë me një burrë tjetër. Gjykata vendosi që vrasja ishte provokuar nga tradhtia bashkëshortore dhe e liroi, kështu që Pozdnishevi u lejua të shëtiste i lirë. Pas episodit të tmerrshëm, Pozdnishevi pësoi një rilindje shpirtërore, me pretendimin se tashmë e kuptonte gjendjen e ligë të shoqërisë: “Unë nuk e vrava gruan atëherë, por shumë më herët. Ashtu siç po vrasin tani, gjithkush, gjithsecilin…”. Libri nuk e qartëson nëse e shoqja e Pozdnishevit ishte e pabesë, apo jo: Tolstoi është shumë më i shqetësuar për ndjenjat, sesa për veprimet. Në epigrafin e “Sonata Kreutzer”, autori citon nga Ungjilli: “Unë po ju them, se të gjithë që shikojnë një grua me epshin për ta pasur, në zemër ka kryer tradhti bashkëshortore me të”.  “Tolstoi ishte i bindur se fatkeqësia që i ngjau familjes së personazheve të tij buronte nga shthurja seksuale paramartesore, që i mësoi të shpresonin nga jeta familjare, para së gjithash, kënaqësinë e dëshirës trupore. Zhgënjimi e çon Pozdnishevin të urrejë të shoqen dhe të ndihet xheloz i çmendur”, – shkruan Andrei Zorin në librin: “Jeta e Lev Tolstoit. Përvoja e leximit”.

Rrethi vicioz

Duke diskutuar edukimin seksual të djemve dhe vajzave, Pozdnishevi vëren me hidhërim, sesa me ç’moral të korruptuar është shoqëria në modë. 

Në rrethin shoqëror konsiderohej normale, madje e shëndetshme që burrat “të kënaqen në shthurje” para martesës. “Më kujtohet që befas ndjeva një trishtim kaq të thellë, saqë doja të qaja, të qaja për humbjen njëherë e përgjithmonë të pafajësisë sime, të marrëdhënieve me gratë. Po, marrëdhëniet e mia me gratë ishin mbyllur njëherë e mirë”. Vlen të përmendet se ky episod është autobiografik: Tolstoi kishte përvojë shumë të ngjashme, duke e përshkruar edhe në ditarët.

Në të njëjtën kohë, gratë privoheshin nga “e drejta” për të pasur marrëdhënie seksuale para martesës. Sidoqoftë, sipas Pozdnishevit,  gratë e sapomartuara nuk janë më të mira se prostitutat. Qëllimi i vetëm i hobeve të tyre, qoftë shthurje apo muzikë, ishte të bënte përshtypje tek burri i ardhshëm. Sa u përket veshjeve të grave, Pozdnishevi rendit një varg të gjatë, duke thënë se miliona njerëz punojnë në fabrika vetëm për të kënaqur tekat e grave, duke krijuar veshje që mund të tërheqin hëpërhë një anëtar të seksit të kundërt. Madje, ai e konsideron të tmerrshëm faktin që gratë ua marrin mendjen burrave me sensualitetin e tyre. “Sapo ajo e posedon me mënyrat e saj, fillon të abuzojë dhe fiton një epërsi të tmerrshme”.

Tolstoi i zhgënjyer nga institucioni i martesës

Për mendimet e guximshme në lidhje me martesën dhe për zhvlerësimin e vlerave të familjes, “Sonata Kreutzer” u censurua menjëherë pas botimit. Për më tepër, në SHBA, po ashtu u ndalua shtypi i gazetave që botuan novelën e përkthyer. Sidoqoftë, ishte grishja e frutit të ndaluar që e bëri librin tepër të popullarizuar. Tashmë Tolstoi ishte bërë i famshëm ndërkombëtar, por me “Sonata Kreutzer”, ai bëri për vete imagjinatën e gjithë shoqërisë së arsimuar dhe veçanërisht të rinjve. Novela kalonte nga një person tek tjetri në fshehtësi, në kopje të shkruara me dorë. Pozdnishevi përshkruan sesi ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, mirëpo shumë shpejt atë e pa vetëm si një bashkim në një udhëtim të këndshëm me varkë dhe për fustanin tërheqës që kishte veshur. Pas martesës, pason një muaj “i poshtër” mjalti, që nuk qe tjetër veçse vesi i ligjëruar. Më pas, burri nuk ia ka idenë se ç’person është bashkëshortja dhe habitet kur sheh zemërim, apo cilësi të tjera tek ajo. Pasojnë grindje dhe keqkuptime, ndaj e vetmja gjë që mund t’i pajtojë është lindja e fëmijës. Pikërisht në lindjen dhe rritjen e fëmijëve e sheh Pozdnishevi (njëlloj si Tolstoi), qëllimin e gruas. Kur mëson se pas lindjes së fëmijës së pestë, mjekët e këshillojnë gruan të mos bëjë më fëmijë, Pozdnishev e sheh këtë si shkelje të ligjit të natyrës. Për më tepër, sipas Tolstoit, një grua që nuk mund të krijojë, por vijon të bëjë seks me burrin, madje përdor kontraceptivë, është krejtësisht e pamoralshme. Këtë çështje shkrimtari e kishte për zemër, pasi edhe gruaja e tij u këshillua të mos lindte më, mirëpo ai kundërshtoi që ajo të merrte “masa” për të shmangur shtatzëninë. […] Pozdnishevi mendon, se mënyra më e mirë është abstenimi i seksit, mirëpo bashkudhëtari dhe dëgjuesi i historisë së jetës e pyet: Po atëherë, si do t’i vejë filli racës njerëzore? Unë pajtohem me budistët, se jeta njerëzore nuk ka qëllim dhe se gjithsesi një ditë do të mbarojë, njëlloj si raca njerëzore, si rrjedhojë nuk shoh ndonjë dëm nëse mbaron kur të gjithëve do t’u duhet të jetojnë moralisht. “Tolstoi padyshim që e hodhi poshtë kuptimin pozitiv të vetë martesës, duke e konsideruar si bashkimi i një burri dhe një gruaje shenjtëruar nga tradita e krishterë”, – shkruan studiuesi i Tolstoit, Pavel Basinsky.

Interpretimi i grave të emancipuara

Në vitet 1890, “Sonata Kreutzer” u bë objekt diskutimi. Basinsky, shkruan: “Ishte një nga çmenduritë kryesore të dekadës”. Fundi i shekullit të 19-të ishte epoka e përparimit galopant të emancipimit të grave, kësisoj nuk është për t’u habitur që lexuesit femra panë një tjetër problem etik në histori: përse një femër duhet të mbetet e virgjër para martesës, ndërsa një burrë ka të drejtë të fitojë përvojë paraprake seksuale, madje inkurajohet nga vetë shoqëria për ta bërë këtë?

Pasi doli novela e Tolstoit, çështja e moralit seksual filloi të diskutohej edhe në shtyp. Yelizaveta Dyakonova, një nga feministet e para ruse, shkroi në revista, duke shprehur indinjatën, se çdo burrë “do ta konsideronte turp për veten” të martohej me një grua që kishte marrëdhënie me burra të tjerë para tij, ndërsa ai vetë e konsideron normale të ketë përvoja seksuale para martese. “Dhe është kudo njëlloj, kudo! Si në Rusi, ashtu edhe jashtë Rusisë! O Zot, Zot i Madh!” – shkruante Dyakonova.

Nëse novela e Tolstoit e nxiti Dyakonovan, të kërkonte që burrat të ruajnë pafajësinë para martesës njëlloj si gratë, kjo i nxiti gratë e tjera të kuptojnë padrejtësinë e situatës së tyre dhe të kërkojnë lirinë. /konica

Continue Reading

Trending