Ukraina përballet me Kosovën në qytetin ku ka shumë huliganë proserbë

Periskopi.com Sporti

Fifa i ka dhënë leje Federatës së Futbollit të Ukrainës që të ogranizojë ndeshjen e 9 tetorit kundër Kosovës në Poloni.

Qyteti ku do të zhvillohet ndeshja, Krakowa, është një bazë e huliganëve të futbollit që kanë marrëdhënie të mira me huliganët serbë.

Panot me frazën “Kosova është Serbi” janë shpalosur jo rrallë nga huliganët polakë. Ndër të tjera kjo pano është shpalosur edhe në qytetin ku tash do të luajë Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova ka shpresuar që kjo ndeshje të luhet në Turqi, por edhe në Poloni pret përkrahjen e tifozëve. Ukraina nuk ka pranuar të presë Kosovën në territorin e vet, me arsyetimin se nuk ka njohur pavarësinë e saj.

Ukraina ka marrë leje që ndeshjen me Kosovën ta organizojë në terren neutral. Por ndeshja e vlefshme për kualifikimet e botërorit të futbollit “Rusia 2018” nuk do të luhet në Bullgari apo Turqi, që ishin opsione më herët. Ndeshja do të luhet në një shtet fqinj të Ukrainës dhe në një vend ku ka disa grupe huliganësh me prirje antishqiptare e anti-Kosovë.

Ndeshja ndërmjet Ukrainës dhe Kosovës do të luhet më 9 tetor, vetëm tri ditë pasi Kosova të përballet në Shkodër me Kroacinë. Ndeshja nuk do të luhet në Ukrainë, pasi ky shtet nuk e njeh Kosovën. Federata e Futbollit e Ukrainës të premten ka vendosur që ndeshjen ta organizojë në qytetin Krakow të Polonisë.

Shpërndaje në: