34 të tjerë të infektuar, 222 raste të konfirmuara në Serbi

Periskopi.com Lajme

34 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar në Serbi deri në orën 19:00 të mbrëmjes së të dielës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 222.

Sipas raportit të fundit nga atje, deri në orën 18:00 të datës 22 mars, mostrat janë testuar për 61 persona, 34 prej të cilëve ishin pozitivë dhe 27 negativë për virusin, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në: