Jennifer Lopez nuk e ka ndërmend të plaket, pozon me bikini

Periskopi.com Showbiz

Më 24 korrik, Jennifer Lopez i ka mbushur 52 vjet, mirëpo trupi i saj nuk e tregon këtë moshë.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, së fundmi është bërë kryetemë e faqeve rozë për shkak të lidhjes me Ben Affleck.

Çifti i popullarizuar hollivudian kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe ishin ndarë.

Asokohe madje edhe ishin fejuar, por nuk e çuan më larg lidhjen e tyre. Tani ata janë rikthyer bashkë dhe duke mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Dhe derisa po i shijojnë pushimet bashkë, J.Lo ka publikuar fotografi me bikini të verdha nga anija.

Pozat e saja atraktive vënë në plan të parë linjat e mrekullueshme trupore, ndërsa askush nuk mund të besojë se ajo është 52 vjeçare.

Gazetari i famshem britanik e quan Djokovicin kopil dhe patetik

Periskopi.com Sporti

Gazetari dhe prezantuesi i famshëm britanik, Piers Morgan e ka quajtur tenistin serb kopil dhe patetik.

Djokovic humbi sot në luftë për medaljen e bronztë nga spanjolli Pablo Carreno dhe mbeti pa medalje në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Sjellja patetike e kopilit nga Novak Gjokoviç në Lojërat Olimpike sot – duke thyer raketa, duke sharë dhe duke u tërbuar dhe duke u tërhequr nga dyshet duke i kushtuar kështu partneres së tij një medalje. Ai i la shokët e tij të skuadrës, fansat e tij poshtë dhe vendin e tij poshtë. Veprime të turpshme nga një kampion i supozuar” – tha Morgan

Djokovic, i pari në botë momentalisht mbeti pa asnjë medalje nga këto Lojëra, edhe pse kishte premtuar se do të bëhej kampion olimpik.

 

Përveç zhegut, Kosova do të zhytet me pluhurin saharian

Periskopi.com Lajme

Krahas të nxehtit afrikan që po depërton mbi rajon, ku ditën  e diel ngre sërish temperaturat në vendin tonë deri në 37 e 38C, mbi rajon do të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian, sidomos natën në mes së dielës dhe të hënës. 

Sipas Weather Prishtina ditën e hënë temperatura maksimale prekë edhe vlerat prej 45C përreth Egjeut, derisa nga dita e martë dhe mërkurë sërish kemi një shtrirje të re të pluhurit saharian mbi rajon dhe vend.

Kështu që këto ditë, krahas kësaj vape të jashtëzakonshme afrikane, do kemi edhe qiell më të turbullt, e herë herë, varësisht nga koncentrimet e pluhurit, edhe përkeqësim të cilësisë së ajrit.

“Në animacioni me vlera më të larta të thellësisë optike të aerosolove, nga ngjyra e kuqe, që korrespondon me kushte më të turbullta, vërehet tymi nga zjarret përgjatë bregdetit jugor të Turqisë si dhe drejtimi nga qarkullimit ajror”, njofton Weather Prishtina.

Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

Periskopi.com Lajme

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje të gjithë të pavaksinuarve që të imunizohen për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare.

Këto komente ajo i bëri gjatë një konference virtuale shtypi ku tha se infektimet me variantin Delta të COVID-19 po vazhdojnë të përhapen gjithandej në Shtetet e Bashkuara.

“Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara. Krahasuar me virusin që qarkullonte në ShBA në fillim të pandemisë, varianti Delta është shumë më i ashpër dhe më ngjitës”, tha ajo.

Zonja Walensky u bëri thirrje njerëzve të vaksinohen për të mbrojtur veten nga varianti dhe të frenojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

“Udhëzimi ynë është i qartë që kur e publikuam para disa muajsh. Nëse nuk jeni vaksinuar vazhdoni mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush. Dhe më e rëndësishmja, duhet të vaksinoheni për të mbrojtur më mirë veten”, tha ajo.

Në këtë takim nuk u bë e ditur nëse Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrton mundësinë e ndryshimit të udhëzimit për maskat. Në maj ata thanë se personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të përdorin maskat kur ndodhen në hapësira publike.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 34 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 610 mijë vdekje./VOA

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

Periskopi.com Lajme

Situata me zjarre në Shqipëri vijon të rëndohet. Në Përmet, dhjetëra kullota dhe hektarë tokë janë djegur në hyrje të fshatit Kutal.

Deri rreth orës 21:20 raportohet të jenë djegur rreth 15 hektarë kullota dhe 2 hektarë pisha në një zonë të mbrojtur në Kutal, ku zjarrfikësja e ka të pamundur të shkojë me mjete.

Për situatën e zjarreve në Shqipëri ministria e Mbrojtjes ka angazhuar disa grupe ushtarake, mirëpo deri më tani nuk ka raportime për përmirësim të situatës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi përmes një postimi në Facebook të shtunën se janë 8 vatra zjarri aktive ku po punohet intensivisht për neutralizimin e tyre, raporton  Eronews.al.

Në zonat më kritike si Karaburuni, Shijaku, Përmeti, Fieri etj, janë angazhuar mjetet dhe trupat e Forcave të Armatosura, njoftoi Peleshi.

Ai u ka bërë thirrje banorëve të komuniteteve përreth të denoncojnë çdo rast ku vihet re keqbërja e qëllimshme dhe të tregohen të kujdesshëm sepse siç ka paralajmëruar dhe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) temperaturat e larta dhe thatësira mund të shtojnë rastet e zjarreve në vend.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur kontrollet mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit, në të gjitha qytetet ku flakët po shkrumbojnë kullota dhe pyje.

Rrebeshe shiu në Vushtrri dhe Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Pas temperaturave të larta që kanë mbizotëruar në vendin tonë tash e disa ditë, pasditen e së premtes disa qytete janë freskuar nga reshjet e shiut.

Meteo Ballkan ka publikuar disa video ku shihet se reshje shiu ka pasur në Vushtrri dhe në Mitrovicë, gjithashtu në këto komuna ka pasur edhe vetëtima të shumta.

Ndryshe, masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike”, thuhej në njoftimin e bërë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Zjarret në Shqipëri, zv.ministrja e Mbrojtjes: Autorët do të vihen para përgjegjësisë

Periskopi.com Lajme

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Dallëndyshe Bici është shprehur se autorët e zjarreve të qëllimshme në Shqipëri do të vihen para përgjegjësisë.

Efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes janë angazhuar këto ditë për shuarjen e vatrave të zjarreve në zona të ndryshme të vendit.

Pas izolimit të vatrës në kodrat e Ksamilit, zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici deklaroi: “Unë do të kisha një thirrje për të gjithë banorët e Ksamilit, pushuesit, të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe siguroj që kushdo që me veprimet e tij rrezikon të shkatërrojë natyrën e bukur që na ka falur Zoti, do të vihet para përgjegjësisë penale. Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të gjitha strukturat e tjera përgjegjëse do të jenë në krye të detyrës për çdo situatë emergjente që mund të na paraqitet, duke pasur parasysh se jemi në stinën e verës dhe temperaturat e larta janë në disfavorin tonë”.

Agjencia e Mbrojtjes Civile bën me dije se puna për normalizimin e situatës po vijon edhe në Karaburun, ku paraqitet rasti më i vështirë, raporton A2.

Grupit të punës për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe 85 forca të tjera, ndër të cilët 40 janë efektivë të FA. Po ashtu puna po vijon edhe në qarkun Fier, ku po punohet me mjete te tonazhit të rëndë.

Vatra aktive mbeten në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë, ku zjarri ka djegur sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por edhe në fshatin Delvinë, bashkia Përmet, përcjell Klankosova.tv.

Puna po vijon për normalizimin e situatës edhe në fshatin Shikaj, bashkia Kukës, në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, ku janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pyll pishe.

Shoferi i Deva Tours vozit autobusin deri në 120 km/h në Austri, nuk sinjalizon për ndërrim të korsisë

Periskopi.com Lajme

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.

Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë ndërsa thotë se shpejtësia e autobusit në ato momente ishte 120 km/h.

Kjo ndonëse kushtet atmosferike shihen me shi, aspak të përshtatshme për një ngasje të tillë dhe se kjo gjendje shkakton edhe komunikacion të dendur.

Nuk dihet nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania. /Klankosova/

 

Të dielën temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë nesër do të mbajë mot kryesisht me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 36-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

 

Aksidenti në Kroaci, nuk ulë udhëtimin e mërgimtarëve me autobusë

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët edhe pas aksidentit në Kroaci përdorin autobusët për të udhëtuar për në Kosovë, madje pa panik.

Edhe pas aksidentit që ndodhi të dielën në Sllavonski Brod të Kroacisë, mërgimtarët kosovarë po vazhdojnë të udhëtojnë me autobusë.

Udhëtarët thonë së aksidente të tilla mund të ndodhin me cilin do mjet transporti. As kompanitë turistike nuk e kanë ndaluar punën dhe përkundrazi fluksi i udhëtarëve nga jashtë është rritur dukshëm.

Menaxheri i kompanisë turistike ‘Arditi Tours’, Ardit Sherifi, i cili ka rastisur ta shoh aksidentin në Kroaci beson se nuk ka asnjë linjë të autobusëve që niset për në rrugë të largëta pa qenë autobusët në rregull, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Kryetari i Shoqatës së Transportuesve në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë se linjat e autobusëve për në diasporë po vazhdojnë njësoj ndërsa shton se duhet të punohet në detyrimin e kompanive për respektim të ligjit.

Mehaj: Janë shuar zjarret në malet e Rugovës, qytetarët të mos shqetësohen

Periskopi.com Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka deklaruar se kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Mehaj ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarrit ata do të intervenojnë menjëherë, transmeton Telegrafi.

“Qytetarë të dashur, që nga dje dhe pa ndërprerë edhe gjatë natës dhe ditës së sotme, njësitet e FSK-së në koordinim dhe bashkëveprim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it, njësitet e zjarrëfikjes së komunave të Pejës, Deçanit, Gjakovës, Klinës, Istogut dhe Junikut si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, kanë realizuar me sukses operacionin për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve në zonën pyjore të Shtupeqit të Madh në rajonin e Rugovës.

Prandaj edhe njëherë, ftoj banorët e zonës përkatëse por edhe zonave e rajoneve tjera kudo në vend, që mos të shqetësohen, dhe në rast të ndonjë rishfaqje të zjarreve të njoftojnë menjëherë autoritetet lokale dhe mbështetja dhe reagimi ynë do të jetë I menjëhershëm me të gjitha kapacitetet në dispozicion”, ka thënë Mehaj.

Ndryshe, nga dita e premte e deri më sot rreth 50 hektarë janë përfshirë nga zjarri  një pjese të parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

Kujtojmë se si shkak i temperaturave të larta, është raportuar për zjarre edhe në Turqi e Shqipëri.

 

Drita publikon videon nga fjalimi motivues i Ardian Nuhiut: Dilni dhe tregoni kush jeni

Periskopi.com Sporti

Drita ka bërë një ndeshje të madhe ndaj Feyenoordit në Roterdam.

Fatkeqësisht gjiganti kosovar u mposhtë në fund md rezultat 3-2, por që fitoi simpatinë e gjithë futbolldashësve, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Tani Drira ka publikuar një video nga stërvitja e fundit para ndeshjes me Feyenoordin.

Aty shihet trajneri Ardian Nuhiu duke motivuar futbollistët e tij.

Fjalimi i plotë nga Ardian Nuhiu:

Fjalimi motivues i trenerit ARDIAN NUHIU para ndeshjes me gjigantin holandez Feyenoord!

“Të gjithë jemi krijuar njëlloj por më të suksesshem janë ata të cilët punojnë më shumë prandaj, dil dhe puno fort, vrapo dhe duaje suksesin dhe merre atë..!

Dilni dhe tregoni kush jeni!!!
Nëse ka futbollistë të cilët mund të kalojnë këtë kundërshtarë, ata jeni ju!
Luani me guxim dhe personalitet.
Keni ëndërruar të gjithë për një ndeshje të madhe si kjo, keni punuar dhe sot me plot meritë jeni në këtë ndeshje!
Tani është mundesia e juaj, urdhëroni dilni dhe shijojeni ndeshjen.
Këto janë ndeshje në të cilat karriera e gjithë secilit prej jush mundet me mar tjetër kahje!!!
Gjithqka varet nga ju, e ne momentin që varet nga ju atëherë dilni dhe mos lejoni që me ju ik kjo mundësi.. FORCA DJEMA”

FC DRITA

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që mërgimtarët të shmangin pikën kufitare në Merdare

Periskopi.com Lajme

Transporti rrugor, është një ndër format që po shfrytëzohen nga mërgimtarët, për të ardhur në Kosovë.

E kryesisht të njëjtit janë duke shfrytëzuar pikë kalimin kufitar në Merdare.

Kjo po ndikon që të krijohen kolona të gjata të pritjes.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë që për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtarëve, pritjet janë shumë të gjata.

Sipas të dhënave të Policisë, pritjet në hyrje-dalje, aktualisht janë 200 deri në 240 minuta.

Kësisoj Policia e Kosovës, gjatë së shtunës ka kërkuar që nga bashkatdhetarët të shfrytëzohen pika të tjera kufitare.

Nëpër këto pika kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurta, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Sipas tyre, te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë maksimalisht deri në 50 minuta.

Njësoj, periudhë e shkurtër e pritjes, është edhe nëpër pikë kalime të tjera.

Sojevë: Vendi ku u nderua fillimisht Beau Biden

Periskopi.com Lajme

Këtë të diel presidentja Osmani do të ndajë Medalje Presidenciale për Beau Biden, djalin e presidentit amerikan Joe Biden.

Flamuri i Kosovës së bashku me atë Amerikan valojnë pranë njëri tjetrit.

Ata ndodhen pranë memorialit në fshatin Sojevë, të cilin qytetarët e Ferizajit e ndërtuan për nder të djalit të tashmë presidentit amerikan Joe Biden.

Ata e nderuan Beau Biden për kontributin që ai tha për sundimin e ligjit në Kosovë.

Faton Haxhi Salihu ideator i këtij memoriali tregon se si i kishte ardhur kjo ide.

Por ky memorial, dhe emërtimi i një rruge në emër të djalit të nder të presidentit Biden, nuk janë nderimet e vetme që Kosovë i bën familjes mike Biden.

Këtë të diel edhe presidentja Osmani që do të ndajë medalje presidenciale për sundim të ligjit në nder të Beau Biden.

Këtë iniciativë  Haxhi Salihu e përkrahë këtë iniciativë dhe thotë se është ide e qëlluar

Jo vetëm në emër të djalit, një rrugë tjetër disa metra më tutje mban emrin e mbështetësit të Pavarësisë së Kosovë, të parit të shtetit amerikan, Joe Biden.

Madje  në një postier afër rrugës me emrin e tij  nuk mungon falënderimi për presidentin.

E gjithë kjo sipas shoqërisë civile në këtë qytet thonë se vjen si falënderim për Amerikën.

Gashi shton se kjo medalje nga presidentja vetëm sa rritë dhe shtynë Amerikën që Kosovën ta ndihmojë edhe më shumë në aspektin politik.

Në fshatin në të cilin gjendet edhe kampi Bonstill do të ndërtohet edhe një park ku do të vendoset statuja e Beau Biden.

Sipas projektuesve projekti do të kap vlerën e mbi 800 mijë euro.

 

Kolona të gjata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë

Periskopi.com Lajme

Në pikat kufitare në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë janë bërë kolona të gjata të mërgimtarëve të cilët janë nisur drejt vendlindjes.

Në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit Kufitar thuhet se pritjet për në hyrje në Merdare janë deri 50-60 minuta, daljet deri në pesë minuta.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje 50-70 minuta dhe në dalje deri në pesë minuta.

Pos, Kosovës pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare të vendeve të tjera të Ballkanit.

Bedri Hamza edhe zyrtarisht kandidat i PDK’së për kryetar të Mitrovicës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, e ka zyrtarizuar Bedri Hamzën si kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka postuar fotografi me Hamzën, ku ndër të tjera thotë “Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit”.

PDK’ja me Hamzën synon ta rikthejë Komunën e Mitrovicës, pasi që dy mandatet e fundit Mitrovicën e ka fituar Agim Bahtiri me AKR’në.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Krasniqit: 

Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!

“Për këtë punë mos u dok më këtu”, “Kam kajt si fëmija” – Çifti i vetmuar tash e pesë ditë s’kanë rrymë

Periskopi.com Lajme

78-vjeçarit Mursel Maliqit dhe bashkëshortes së tij Rrahimes, Zoti nuk u fali asnjëherë fëmijë.

Andaj ditët e pleqërisë po i kalojnë në vetmi brenda mureve të shtëpisë së vjetëruar në Prekaz të Epërm.

Që të dy kanë probleme shëndetësore andaj pensionet që i marrin i shfrytëzojnë për barna dhe në pamundësi, faturat e energjisë elektrike ka vite që nuk i kanë paguar.

Pikërisht për këtë arsye, KEDS para pesë ditësh atyre ua ndali rrymën gjë e cila çiftit të moshuar ia ka vështirësuar edhe më tej jetën.

“E kanë nalë rrymën bile gjynah m’ka ardhë prej tij. Jom kanë në KEK pardje, kom kajtë. M’erdh gjynah. Thashë mu ka rrëzu plaku. Vallahin tha loke s’kem çka me të ba, qe po e thirri Bekimin. Që ta lëshon Bekimi, mirë e Zot, që s’ta lëshon, s’di çka me të ba. Tani tha hajt shko te shpija, edhe ma për këtë punë mos na u dokë ma këtu. Qështu ma bani. E kur erdha qëtu, pasha Zotin kom kajtë si fmija”, rrëfen 76-vjeçarja Rrahime Maliqi.

Si pasojë e kësaj, e moshuara duhet ta ndezë zjarrin për ta përgatitur ushqimin të cilin e bën me vështirësi për shkak se dorën e ka të thyer.

Rritja e infektimeve në Evropë detyron autoritetet që të ashpërsojnë masat

Periskopi.com Lajme

Territori i Antileve të Francës, Martinique po përballet me një bllokim të ri dhe shkak janë bërë rritjet e të infektuarve me Covid-19.

Shërbimet e spitaleve janë të tejmbushura dhe disa pacientë do të transferohen në Paris.

Gjithashtu territori i oqeanit Indian të Francës, La Reunion do të hyjë në një bllokim të pjesshëm për shkak të një rritje të rasteve me koronavirus.

Ekziston një shqetësim në rritje midis zyrtarëve në Paris për këto rajone, ku marrja e vaksinimit është shumë më e ulët se mesatarja mbarëkombëtare.

Itali

Kur rastet e përditshme të COVID-19 që po rriten sërish, Italia së shpejti do të kërkojë që njerëzit të kenë marrë të paktën një dozë vaksine, të jenë shëruar nga sëmundja në gjashtë muajt e fundit ose të kenë dëshmi të një testi negativ të kryer në 48 orët e fundit, për të hyrë në shumë vende publike.

Çeki

Qeveria çeke njoftoi të premten se punonjësit e shtetit që kanë marrë vaksinën e tyre kundër COVID-19 do të kenë të drejtë për dy ditë pushime me pagesë.

Gjermani

Në Gjermani, kabineti federal ka publikuar rregullore më të rrepta të hyrjes për njerëzit që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 ose të konfirmuar se janë shëruar nga sëmundja.

Rregulloret hyjnë në fuqi këtë të diel. Të gjithë personave mbi 12-vjeç që hyjnë në Gjermani do t’u kërkohet të paraqesin një rezultat negativ të testit nëse nuk mund të vërtetojnë vaksinimin.

Sipas qeverisë federale, kjo do të zbatohet për hyrjen me të gjitha mjetet e transportit. Me forcimin e këtyre masave, autoritetet gjermane thonë se duan të zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve shtesë që vijnë nga udhëtarët.

Turqia evakuon turistët e tronditur nga zjarret në Bodrum

Periskopi.com Lajme

Në Turqi turistët e tronditur nxituan drejt brigjeve të detit të shtunën në pritje të varkave të shpëtimit pas urdhrave për evakuimin e disa hoteleve në vendpushimin e Bodrumit në Egje, ndërsa ajo zonë rrezikohet nga zjarret, njoftojnë mediat vendase.

Operacionet po drejtohen nga njësitë e rojës bregdetar ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve dhe jahteve private që të ndihmojnë në përpjekjet e evakuimit. Në atë rajon kanë shpërthyen zjarre të reja. Pamjet filmike tregojnë tymin dhe zjarrin që ka përfshirë një kodër afër bregut të detit.

Të shtunën numri i viktimave nga zjarret në qytetet mesdhetare të Turqisë shkoi në gjashtë vetë pasi humbën jetën dy punonjës të pyjeve, njoftoi ministri i shëndetësisë së atij vendi. Që nga e mërkura zjarret në Turqi kanë djegur pyje dhe disa vendbanime, duke rrënuar fshatra dhe destinacione turistike dhe detyruar evakuimin e njerëzve.

Ministri i bujqësisë dhe pyjeve, Bekir Pakdemirli, tha të shtunën se 91 nga 101 zjarret që shpërthyen mes erërave të forta dhe nxehtësisë përvëluese janë vënë nën kontroll. Autoritetet shpallën zona fatkeqësish lagjet e prekura nga zjarri në pesë provinca.

Presidenti Recep Tayip Erdogan vizitoi zonën të shtunën, duke inspektuar dëmtimet nga helikopteri.

Duke folur nga qyteti Manavgat,  Erdogan njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre. Ai tha se taksat, sigurimet shoqërore dhe pagesat e kredisë do të shtyheshin për të prekurit dhe bizneseve të vogla do t’u ofroheshin kredi me zero interes.

Malet e Rugovës vazhdojnë të digjen nga zjarri bubulak, pamje nga vendi i ngjarjes

Periskopi.com Lajme

Malet e Rugovës janë duke u djegur derisa autoritetet po tentojnë në vazhdimësi t’i shuajnë zjarret.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendngjarje janë zjarrfikësit, FSK’ja, Policia e Kosovës dhe KFOR’i.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin, ndërsa edhe KFOR’i ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga për në Shtupeq është e bllokuar për qytetarë dhe mund të kalojnë vetëm zyrtarët e institucioneve kompetente”, ka thënë Gashi.

Ai u ka bërë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse thotë se zjarret mund të ndizen shumë lehtë shkaku edhe i temperaturave të larta.

“Unë iu kisha bë apel qytetarëve që dalin në bjeshkët e Pejës dhe Istogut që të kenë kujdes maksimal, meqenëse edhe temperaturat janë të lartë dhe lehtë mund të ndizen zjarre”, ka thënë Gashi.

Edhe ministri i Brendshëm ka thënë se po punohet pa ndërprerë që të shuhen zjarret. Tutje, Svecla tha se qytetarët dhe pronat e tyre në fshatin Shtupeq janë të sigurt dhe nuk ka nevojë për asnjë shqetësim.

“Gjendja e vatrave të zjarrit është lokalizuar dhe po punohet pandërprerë në vënien nën kontroll dhe shuarjen e plotë të zjarrit si nga zjarrëfikësit, FSK-ja dhe KFOR-I, të cilët janë plotësisht të përkushtuar të përfundojnë me sukses këtë intervenim”.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se dje ka rënë zjarr në komunën e Pejës, në fshatin Shtupeq, rajoni i Rugovës. MPB menjëherë ka aktivizuar strukturat e saj dhe ka ndërmarrë veprime në monitorim, informim, si dhe koordinim të situatës emergjente. Njësitë e zjarrfikësve nga rajoni i Pejës dhe Gjakovës janë angazhuar me kapacitet të plotë në shuarje të zjarrit. Njëherit, në shuarje të zjarrit është angazhuar edhe Policia e Kosovës, me njësi të saj të veçanta si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës”.