Njerëzit e mëdhenj që i humbi bota më 2018

Periskopi.com Lajme

Këngëtarja Aretha Franklin, astrofizikanti Stephen Hawkin, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, Kofi Annan dhe shefi i kuzhinës, Joël Robuchon figurojnë në listen e personaliteteve të mëdhenj që humbën jetën gjatë vitit 2018:

       JANAR

7: FRANCE GALL, 70 vjeç, interpretuese e shumë hiteve nga vitet 60 deri në vitet 80, e njohur veçanërisht me hitin e saj “Poupee de cire poupee de son”.

15: DOLORES O’RIORDAN, 46 vjeç, këngëtarja e grupit irlandez “The Cranberries”.

20: PAUL BOCUSE, 91 vjeç, konsiderohet si “papa i gastronomisë franceze”.

20: INGVAR KAMPRAD, 91 vjeç, themeluesi i rrjetit të dyqaneve të mobiljeve suedeze IKEA.

  • SHKURT

13: HENRIK DE DANEMARK, 83 vjeç, bashkëshorti me origjinë franceze i mbretëreshës Margrethe II e Danimarkës.

18: IDRISSA OUEDRAOGO, 64 vjeç, regjisori nga Burkina Faso, fitoi çmimin e madh të jurisë në festivalin e Kanës në 1990 për “Tilai”.

21: BILLY GRAHAM, 99 vjeç, predikues evangjelist amerikan, bashkëbisedues i privilegjuar i presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për disa dekada.

24: SRIDEVI, 54 vjeç, konsiderohet si njëra nga aktoret më të mëdha të Bollywoodit.

  • MARS

10: HUBERT DE GIVENCHY, 91 vjeç, legjenda e modës franceze

14: STEPHEN HAWKING, 76 vjeç, astrofizikant brianik, i njohur për punimet e tij mbi universin. I prekur nga sëmundja Charcot, është shndërruar në ikonë pas publikimit në 1988 të  “Një histori e shkurtër e kohës”.

  • PRILL

2: WINNIE MANDELA, 81 vjeç, ikona e luftës antiapartheid gjatë 28 vitëve kur bashkëshorti i saj, Neslon Mandela, ishte i burgosur.

13: MILOS FORMAN, 86 vjeç, prodhues filmash çeko-amerikan. Ka fituar dy herë Oscarin e  regjisorit më të mirë, në 1976, për “One flew over the cuckoo’s nest” dhe në 1985 për “Amadeus”

17: BARBARA BUSH, 92 vjeç, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 1989 deri në 1993, është njëra nga dy gratë e vetme që dhe është martuar me një president amerikan (Georges H.W Bush) por që dhe që ka lindur një president amerikan (George W. Bush).

20: AVICII, 28 vjeç, superstar suedeze e skenës elektro, emri i tij i vërtetë është Tim Bergling.

  • MAJ

7: MAURANE, 57 vjeç, emri i saj i vërtetë është Claudine Leuypaerts, këngëtare belge.

14: TOM WOLFE, 88 vjeç, shkrimtar amerikan, shpikësi i gazetarisë së re dhe autor i bestsellerit ndërkombëtar “The bonfire of the Vanities”.

22: PHILIP ROTH, 85 vjeç, gjigant i letërsisë amerikane, autori i “Portnoy dhe kompleksi i tij”, “The Task” dhe “American pastoral”, shpesh i përmendur për çmimin Nobel, por asnjëherë s’e ka fituar.

  • QERSHOR

5: KATE SPADE, 55 vjeç, emër i madh i modës amerikane, e njohur për çantat e saj të krahut.

8: ANTHONY BOURDAIN, 61 vjeç, shef kuzhine, amerikan, i njohur për emisionin e tij televiziv “Parts Unknown” ku eksploronte specialitetet kulinare në të gjithë botën.

18: XXXTENTACION, 20 vjeç, repist amerikan, i vrarë në Florida.

20: ÉDOUARD-JEAN EMPAIN, 80 vjeç, baron e biznesmen belg. Rrëmbimi i tij në Francë ndodhi në 1978.

  • KORRIK

5 : CLAUDE LANZMANN, 92 vjeç, kineast, filozof dhe gazetar francez, autori i librit madhështor “Shoah” në 1985, transmeton atsh.

  • GUSHT

6: JOËL ROBUCHON, 73 vjeç, shef kuzhine që ka pasur numrin më të madh të yjeve në botë (32 yje në pikën më të lartë të karrierës së tij)

11: V.S. NAIPAUL (Vidiadhar Surajprasad Naipaul), 85 vjeç, shkrimtar britanik, fitoi çmimin Nobel për Letërsinë në 2001

16: ARETHA FRANKLIN, 76 vjeçe, këngëtare legjendare amerikane, e quajtur po ashtu “Mbretëresha e soulit”

18: KOFI ANNAN, 80 vjeç, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB, me origjinë nga Gana, çmim Nobel për Paqen në 2001.

25: JOHN McCAIN, 81 vjeç, senator rebublikan, i konsideruar si hero i luftës të Vietnamit, kandidat për zgjedhjet presidenciale në 2008.

  • SHTATOR

6: BURT REYNOLDS, 82 vjeç, yll i Hollywoodit nga vitet 1970 deri në vitet 1980.

12: RACHID TAHA, 59 vjeç, këngëtar algjerian, figure emblematike e rokut francez gjatë viteve 80.

27: TARA FARÈS, 22 vjeçe, modele dhe ndikuese e famshme në rrjetet sociale, e vrarë në Bagdad.

  • TETOR

1: CHARLES AZNAVOUR, 86 vjeç, një monument i këngës franceze dhe përfaqësues i diasporës armene në botë.

6: MONTSERRAT CABALLÉ, 85 vjeçe, soprano spanjolle e njohur për teknikën e saj “pianissimo”

12: PIK BOTHA, 86 vjeç, shef i diplomacisë i Afrikës të Jugut gjatë aparteidit.

15: PAUL ALLEN, 65 vjeç, bashkëthemeluesi i Microsoftit me Bill Gate në 1975 dhe vizionar i informatikës.

15: ARTO PAASILINNA, 76 vjeç, shkrimtar finlandez, i famshëm për librin e tijë “Lepuri i Vatanenit”.

22: GILBERTO BENETTON, 77 vjeç, njëri nga themeluesit e firmës italiane Benetton.

  • NENTOR

12: STAN LEE, 95 vjeç, legjendë e personazheve ikonike si Spider Mani, Hulki dhe X-Menat.

26: BERNARDO BERTOLUCCI, 77 vjeç, gjigant i kinemasë italiane, regjisori i “Tango e fundit në Paris” dhe “Perandori I fundit”.

30: GEORGE HERBERT WALKER BUSH, 94 vjeç, presidenti i 41-të amerikan (1989-1993).

  • DHJETOR  

3: ALBERT FRÈRE, 92 vjeç, sipërmarrës i njohur në Belgjikë, ish-drejtori i holding GBL.

8: LIOUDMILA ALEXEEVA, 91 vjeçe, ish-kundërshtare e regjimit sovjetik dhe militante për te drejtat e njeriut në Rusi.

28: AMOS OZ, 79 vjeç, shkrimtari i famshëm izraelit, mbrojtës i fuqishëm i paqes në romanin autobiografik “A Tale of Love and Darkness” (Një histori dashurie dhe errësire) që njohu një sukses botëror.

 

Pse optimistët kanë shëndet më të mirë?

Periskopi.com Zoya

Njerëzit optimistë është dëshmuar të kenë shëndet më të mirë. Qëndrimi në jetë do të thotë shumë, prandaj nëse nuk dëshironi sëmundje dhe probleme shëndetësore, mësoni ta shikoni jetën ndryshe. Dëshmitë që ju sjellim mund të jenë motivim i shkëlqyeshëm.

Disa njerëz lindin si optimistë, respektivisht disa njerëz kanë fatin të rriten në familjet e lumtura në të cilat jeta shikohet nga ana pozitive. Por, ka edhe prej atyre të cilët nuk janë rritur në familjet e tilla, por kjo nuk do të thotë që kanë ngecur përgjithmonë. Përkundrazi, tashmë disa herë është vërtetuar që optimizmi mund të ushtrohet. Pse është i rëndësishëm optimizmi? Sepse është parakusht për jetë kualitative dhe të shëndetshme. Çdo ditë gjithnjë e më shumë hulumtime tregojnë se sa i rëndësishëm është për shëndetin e mirë. Disa madje guxojnë të thonë që shikimi pozitiv për jetën është parakushti kryesor për shëndet, transmeton Koha.net.

Shëndet më i mirë fizik

Njerëzit optimistë kanë shëndet më të mirë. Këtë gjë e ka dëshmuar edhe hulumtimi i Harvardit në të cilin kanë marrë pjesë 99 studentë në të njëzetat e hershme. Pas shumë viteve të monitorimit, është vënë re që optimistët ishin dukshëm më të shëndetshëm kur kanë hyrë në vitet 40 dhe 50 të jetës. Pesimistët shumë herët kanë filluar të kenë probleme me zemër, infeksione dhe sëmundje të tjera të ndryshme.

Shëndeti emotiv

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë të sëmurët klinikisht depresivë ka treguar që mënyra pozitive e të menduarit ndihmon më shumë se ilaçet. Megjithatë, në vend të ilaçeve, me pacientët është përdorur terapia kognitive, synimi i së cilës është të ndryshohet mënyra e të menduarit tek personi i caktuar. Kjo është njëfarë lloj stërvitjeje e optimizmit, e cila në mënyrë të dëshmuar jep rezultate të shkëlqyeshme. Prandaj, optimizmi është i fuqishëm edhe në luftë kundër sëmundjeve serioze si depresioni.

Më pak stres

Njerëzit optimistë më mirë përballen me stresin sesa personat realistë dhe pesimistë. Më saktë, stresi ndikon më pak te ta, dhe kjo është gjë e madhe kur kihet parasysh që stresi është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme. Pavarësisht rrethanave të pafavorshme dhe stresuese, optimistët arrijnë të shikojnë gjërat pozitivisht, të ndërmarrin iniciativa dhe të presin ardhmëri më të mirë. Ky është qëndrim i cili refuzon sëmundjen.

Jetëgjatësia

Është dëshmuar që optimistët jetojnë më gjatë. Në hulumtimin retrospektiv brenda të cilit janë studiuar jetët e lojtarëve të njohur të bejsbollit të cilët ishin aktivë nga vitit 1900 deri në vitin 1950 është vënë re që lojtarët optimistë kanë jetuar në mënyrë të konsiderueshme më gjatë. Po ashtu, një hulumtim ka treguar që karcinomave të rrezikshme më shpesh u mbijetojnë pacientët pozitivë dhe pas sëmundjes kanë jetuar edhe shumë vite.

Forma e mirë trupore

Njerëzit optimist janë më të prirë ndaj ushtrimeve se pesimistët, ka treguar një hulumtim kanadez i kryer para dhjetë vitesh. Kjo është edhe një nga arsyet pse njerëzit optimistë janë më të shëndetshëm. Lëvizin më shumë, pëlqejnë të ushtrojnë, e shohin këtë gjë si aktivitet kualitativ, dhe jo si obligim të lodhshëm dhe janë të vetëdijshëm që me aktivitete të tilla i bëjnë mirë vetes./Koha. net

Këshilla për duar të bukura

Periskopi.com Zoya

Duart me lëkurë të thatë dhe të plasur nuk janë aspak të hijshme dhe tërheqëse.

Gjatë dimrit, për shkak të temperaturave dhe erës, por edhe për shkak të ngrohjes globale, lëkura e duarve thahet. Për këtë, është e rëndësishme që gjatë kësaj stine të përdorim më shumë kremra të yndyrshëm për duart.

Disa herë në javë duhet të përdorni krem natyral për duar apo edhe më mirë, vaj kokosi.  Mbrojtja më e thjeshtë dhe më e mirë gjatë dimrit, është mbajtja e dorezave.

Kur nuk ndiheni mirë me shëndet këto shenja s’duhet t’i injoroni

Periskopi.com Zoya

A ndiheni shpesh të lodhur dhe nuk i dini arsyet? Ekzistojnë disa shenja të pazakonta të cilat nuk duhet injoruar.

Trupi juaj dërgon shenja të qarta, dhe ju duhet t’i njihni ato. Këto janë disa shenja të pazakonta që nuk duhet t’i injoroni, pasi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga viti 1970 deri më 2000, numri i sëmundjeve të zemrës u rrit me 300 për qind.

Këmbët e fryra

Një përqindje e lartë e ushqimeve kalorike që keni marrë në darkë, pica apo hamburger nuk duhet të jeni e vetmja arsye që ju ndjeheni “si një tullumbace”. Këmbët e fryra dhe të rënduara mund të jenë një shenjë se diçka nuk është e gabuar me zemrën tuaj.

Mbajtja e lëngjeve është një simptomë e zakonshme kur zemra nuk pompon dhe nuk përpunon siç duhet gjakun. Kontaktoni një mjek nëse mendoni se kjo nuk është rezultat i ushqimit.

Dhimbje koke

Ka disa lloje dhimbje koke dhe jo çdo shenjë tregon për dobësimin e zemrës suaj. Por nëse këto dhimbje shoqërohet me disa simptoma të tjera, të tilla si marramendje, kjo mund të tregojë një problem me aneurizëm dhe kjo kërkon një ekzaminim urgjent mjekësor.

Dhimbje në stomak

në gjoks ose një ndjenjë e pakëndshme e dorës së majtë janë simptomat që janë më së shpeshti të lidhura me problemet e zemrës. Megjithatë, mjekët thonë se dhimbjet në stomak mund të jetë një tregues. Kushtojini vëmendje të veçantë nëse ndjeni dhimbjen që nuk keni pasur kurrë më parë. Gjithashtu, dhimbja e pazakonshme e sipërme e shpinës mund të tregojë problemet e zemrës, transmeton KosovaPress. Rraskapitje

Kjo është simptoma më e vështirë, pasi mund të tregojë probleme të ndryshme dhe mund të ndodhë që kjo të vijë edhe si pasojë e pagjumësisë. Sidomos te gratë, lodhja e pazakontë mund të shihet gjatë një sulmi në zemër, njësoj sikurse edhe disa ditë para sulmit. Shkoni te mjeku për shqyrtim, transmeton KosovaPress.

Pagjumësi dhe marramendje

Nëse keni zbehje të butë dhe frymëmarrje të shkurtra, konsideroni se është koha për të vizituar një mjek. Trupi juaj ju dërgon shenja se zemra juaj nuk po funksionon siç duhet. Mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes kardiake ose pulmonare.

Burra, mos e mbani telefonin në xhep – rrezikoni fertilitetin

Periskopi.com Zoya

Tashmë telefonat e mençur janë pjesë thuajse e pandashme e secilit.

Mirëpo, rrezatimi i tyre në fakt lë shumë pasoja, dhe është mirë të dihen anët negative të mbajtjes afër të telefonit, sidomos për ata që vazhdimisht e mbajnë në xhep.

Disa studime kanë treguar se rrezatimi i telefonit celular mund të ndërhyjë në fertilitetin mashkullor, duke ulur lëvizjen e spermës. Sado që kjo nuk është krejtësisht përfundimtare, sepse në cilësinë e spermës ndikojnë edhe faktorë të tjerë, megjithatë kjo është vetëm një nga rreziqet që u kanosen.

Këto janë zakonet e njerëzve të trishtuar

Periskopi.com Zoya

Kur gjërat shkojnë mirë dhe gjithçka është e balancuar në mënyrë të përkryer në jetën tonë, është e lehtë të jesh e lumtur. Por të marrësh më të mirën nga jeta kur kjo e fundit merr të tatëpjetën, atëherë është e vështirë.

Mbani mend, i vetmi person që me të vërtetë mund ta kontrollojë lumturinë tuaj jeni ju. Këtu janë tetë zakone të njerëzve që e kanë trishtimin kronik. Nëse identifikohesh me ndonjë nga këto pika, është koha për disa ndryshime pozitive:

Mbani mëri

Ndërkohë që mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë për të bërë përpara kur dikush ju lëndon ose ju tradhton, përpiqu të mos lejoni që përvoja juaj e keqe të ndikojë në të ardhmen tuaj. Lëreni të këqijat të kalojnë

Të qenët kritik

Kuptimi i vetëvlerësimit tuaj kontribuon shumë në lumturinë tuaj. Ky besim rrezaton te të tjerët. Në të njëjtën mënyrë, duke qenë tepër kritik ndaj të tjerëve, thotë më shumë për ju sesa për të tjerët. Është e rëndësishme të respektojmë që të gjithë janë të ndryshëm.

Varësia

Njerëzit e pakënaqur shpesh kërkojnë një prizë për t’i ndihmuar ata të harrojnë zemërimin ose brengat e tyre. Në varësi të alkoolit, drogës, bixhozit apo veseve të tjera për të mbuluar mënyrën se si ndiheni vërtetë, do t’ju zhysë më poshtë.

Ankesat e vazhdueshme

Njerëzit e lumtur e dinë se ankimi nuk do t’i bëjë ata të ndihen më mirë . Nëse duan që gjërat të ndryshojnë, ata duhet të veprojnë në vend që të mos ankohen për këtë.

Të jesh i “mbushur” me pendime

Hulumtimet tregojnë se mendimet negative për vendimet e marra në të kaluarën mund të çojnë në stres kronik dhe depresion.

Thashethemet

Kur dikush nuk është i kënaqur me jetën e tyre, ata përqendrohen në jetën e të tjerëve, duke u përpjekur të gjejnë gjërat më negative për të thënë për njerëzit! Kjo gjë i bën të ndihen më mirë për momentin, por në të vërtetë kjo gjë i gërryen nga brenda.

E bëjnë qimen tra

Dallimi midis një personi të lumtur dhe një personi të pakënaqur është se si ata trajtojnë një situatë të vështirë./mapo

Mblidhen mbi 21 mijë euro për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj

Periskopi.com Lajme

Vrasja në detyrë e policit Izet Demaj, ka prekur të gjithë shqiptarët, ndërsa akti i tij në mbrojtje të jetës së qytetarëve nga të gjithë po cilësohet si akt heroik.

Për të ndihmuar familjen e të ndjerit, gruan dhe dy vajzat e tij, është hapur një fondacion online i cili deri më tash ka grumbulluar mbi 21 mijë euro.

Sipas njoftimit, deri më tash janë grumbulluar 21 mijë e 140 euro dhe këto para do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra sa ishte në detyrë, të enjten që shkoi.

Ajri i ndotur shkakton lodhje dhe i bën njerëzit më budallenj

Periskopi.com Zoya

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndikimin e emetimeve të gazeve të dëmshme në aftësitë njohëse njerëzore dhe hulumtimet tregojnë se deri në vitin 2100 do të ketë katër ose pesë herë më shumë dyoksid karboni në ajër.

Ata kanë zbuluar se një nivel në rritje i gazrave të dëmshme që çon në efektet serë mund të ndikojë te njerëzit në mënyrë që ata të bëhen më të lodhur dhe më budallenj.

Lodhja pasdite që ndihet më mirë nga ata që punojnë në zyrat e mbyllura pa ventilim të mirë, mund të bëhet problem për të gjithë njerëzimin.

Në fakt, niveli i dyoksidit të karbonit rritet shpejt, ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe ku ventilimi është i dobët, kështu që ata që punojnë dhe qëndrojnë brenda mund të ndihen së pari një letargji, një rënie në energji dhe ngadalësim.

“Rritja e niveleve të dyoksidit të karbonit jo vetëm që do të ndikojë në punëtorët e zyrave, por do të ndikojë në të gjithë popullsinë njerëzore deri në fund të shekullit”, paralajmërojnë shkencëtarët nga Kolegji i Universitetit të Londrës.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët paralajmërojnë se çfarë ndikimi do të ketë në aftësitë tona njohëse rritja e nivelit të gazrave të dëmshme që përbëjnë efektin serë, për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Ata thonë se përdorimi i naftës, qymyrit dhe gazit natyror është arsyeja kryesore pse emetimet e dyoksidit të karbonit çojnë në një ndryshim kaq të madh klimatik në Tokë.

“Kapaciteti njohës i njeriut bie me rritjen e CO2”, shkruajnë shkencëtarët britanikë, duke shtuar se “ndikimi i drejtpërdrejtë i emetimeve të CO2 në funksionet kognitive të njerëzve mund të jetë e pashmangshme”.

 

 

Një pjatë me fasule në javë zvogëlon rrezikun nga këto sëmundje

Periskopi.com Zoya

Kohët e fundit, hulumtuesit në Qendrën Harvard për Shëndetësi kanë gjetur se një dietë e pasur me fasule mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe disa lloje kanceri.

Studimet kanë treguar se gratë që kanë konsumuar fasule një herë në javë kishin një shans 24 për qind më pak të prekjes nga kanceri i gjirit, sëmundje të zemrës, diabet tip 2, tension të lartë dhe kancerin në zorrën e trashë.

Hulumtimi i fundit është kryer në 120 pacientë që vuajnë nga diabeti tip 2 dhe ka treguar se marrja e rregullt e fasules është një zgjidhje e shkëlqyer për uljen e presionit të gjakut. Fasulet parandalojnë një rritje të shpejtë të glukozës në gjak pas një vakti.

Fasulet përmbajnë shumicën e aminoacideve esenciale, në kombinim me drithëra. Përveç proteinave, ato ofrojnë një përmbajtje të lartë të hekurit, kaliumit, kalciumit, magnezit dhe zinkut. Po ashtu, janë një burim i mirë i vitaminës B, transmeton KosovaPress.

Përmbajtja e lartë e fibrave është përgjegjës për tretje të mirë dhe ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Viti i Ri nëpër botë, cilat janë traditat dhe ritualet fatsjellëse

Periskopi.com Zoya

Traditat e lashta dhe moderne për të festuar Vitin e Ri në botë janë të shumta.

Nëse më datë 31 dhjetor ndodheni në një vend të huaj, përshtatuni me zakonet lokale dhe ritualet fatsjellëse.

Numra magjikë dhe ngjyra fatsjellëse

Sipas besëtytnive në shumë vende të botës, numri 12 është fatsjellës. Në Spanjë dhe në shumë vende të Amerikës Qendrore si në Venezuelë dhe në Kosta Rika, vendosen 12 kokrra rrushi në tavolinë, një për çdo muaj të vitit: është traditë të hash nga një kokërr çdo sekondë që paraprin mesnatën.

Në Caracas, kambanat e katedrales bien 12 herë në mesnatën e Vitit të Ri. Në Filipine sjell mbarësi të vësh në tavolinë 12 fruta të rrumbullakëta që përfaqësojnë monedhat, si simbol i prosperitetit. Në Japoni, në mesnatë, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë, për të larguar 108 elementet e bono, gjendje mendore që i bëjnë njerëzit të sillen keq.

Në Itali e në shumë vende europiane veshin të brendshme ngjyrë të kuqe në natën e Shën Silvestres, si ritual fatsjellës. Por nuk është kudo kështu: në shumë vende të Amerikës Qendrore, ngjyra fatsjellëse është e verdha. Nëse do të festoni në Meksikë, apo në Santiago, kryeqytetin e Kilit, do të shihni shumë dekorime dhe tullumbace të verdhë.

Në Brazil, ngjyra fatsjellëse është ajo që i përfshin të gjitha. Në plazhin Copacabana në Rio de Janeiro, më shumë se dy milionë njerëz mbërrijnë çdo vit të veshur në të bardha. Nëse ndodheni atje për të pritur Vitin e Ri, mund të hidheni shtatë herë mes valëve duke shprehur shtatë dëshira, të hani shtatë kokrra rrushi apo shtatë kokrra shege, si një dëshirë për mbarësi, siç e dikton tradita.

Image

Ritualet fatsjellëse për të lënë vitin e vjetër pas krahëve

Ka mjaft rituale interesante me të cilët popujt e së gjithë botës lënë metaforikisht pas krahëve vitin e vjetër. Në shumë vende të Italisë, për shembull, është traditë të hedhësh nga dritarja objekte të cilat doni t’i hiqni qafe, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj, pasi mund të vriten kalimtarë.

Në Irlandë, për të pasur mbarësi, trokasin në muret e shtëpive me bukë, ndërsa në Danimarkë hedhin pjata dhe gota të vjetra në derën e tyre ose atë të të afërmve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij. Gjithnjë në Danimarkë, sapo mbërrin mesnata, është traditë të hidhesh nga karrigia. Sipas besëtytnisë, kjo përfaqëson në mënyrë metaforike largimin e vitit të vjetër për të hyrë te viti i ri.

Ritualet janë nga më të ndryshmet në botë. Në Algjeri, për shembull, fëmijët u shkruajnë prindërve letra me qëllime të mira dhe dëshira për Vitin e Ri. Në Rusi, Ded Moroz (versioni sllav i Babagjyshit), sjell dhurata së bashku me të bijën. Në Bangladesh, dita më romantike e vitit nuk është 14 shkurti, por 31 dhjetori; shumë çifte martohen për vit të ri, me festime që fillojnë vitin e vjetër dhe përfundojnë në vitin e ri.

Në Greqi, për të pasur mbarësi, varin një qepë në derën e jashtme. Në Republikën Çeke, duhet të prisni një mollë në mes; nëse shfaqet një kryq, viti i ri do të ketë disa peripeci, nëse shfaqet një yll, viti do të jetë i mbarë. Në shumë kultura në vende të ndryshme të botës, nga Greqia në Meksikë e deri në Filipine, kush gjen monedhën e fshehur tek kulaçi, do të ketë shumë fat.

Image

Sfidat e Vitit të Ri, një zhytje aty ku uji është brrrr…

Një zhytje në mesin e ujërave të ftohta, është një ndër traditat e Vitit të Ri më të përhapura në gjithë botën.

Në Holandë është një traditë që ka lindur në vitin 1965 në Scheveningen dhe është përhapur në 200 qyteza të tjera në Holandë, ku mijëra persona, më 1 janar, bëjnë një zhytje në Oqean. Pas zhytjes në ujin e ftohtë, ata i pret në plazh një çokollatë e ngrohtë apo një supë me bizele.

Në Barcelonë, Primer Bany de l’Any (zhytja e parë e vitit) është një ritual i kohëve të fundit. I përuruar në vitin 1996, që prej atëherë zhvillohet çdo vit në plazhin e qytetit Sant Sebastiá. Në këtë periudhë të vitit, temperatura mesatare është 18 gradë Celsius, kurse ajo e ujit rreth 12-14 gradë.

Sigurisht, klima nuk i frikëson ata që marrin pjesë në këtë sfidë. Në Ystad, në Suedi, njerëzit zhyten duke mbajtur në kokë kapele kaubojsh; në Szigliet, në Hungari, notojnë në ujërat e liqenit Balaton; në Irlandën e Veriut, në ‘Scarborough beach’ në Yorkshire, Carnlough; në Francë, në plazhin e famshëm të Dunkirk./monitor/

Rrokulliset vetura në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në humnerë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Slivovë.

Kallxo.com ka siguruar fotografi ku shihet vetura që ka rënë poshtë rrugës ndërsa ekipet e policisë janë parë në vend të ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident

 

Ja çfarë duhet të mbani në shtëpi mbrëmjen e vitit të ri, që të bëheni milionerë vitin e ardhshëm

Periskopi.com Zoya

Të gjithë duam që fati të na buzëqeshë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Shumë besojnë se ky i fundit është i shkruar në yje e askush nuk mund të bëjë asgjë për ta ndryshuar, ashtu si shumë të tjerë bëjnë ç’është e mundur t’i hapin dyert fatit e ta “ftojnë” brenda në shtëpi.

Ne do ju tregojmë të gjitha mënyrat dhe sendet që do të ndjellin fatin e mirë në shtëpinë tuaj.

Një derë e kuqe

Nëse dera është e drejtuar nga jugu, e kuqja ose ngjyra portokalli do të ishin ngjyrat që do të ftonin fatin në shtëpinë tuaj.

Sipas feng shui, një praktikë shumë e njohur kineze e cila ndihmon në tërheqjen e energjisë pozitive, dera duhet lyer në ngjyra të ndryshme. Nëse dera është e drejtuar nga veriu, ngjyra fatsjellëse është bluja dhe e zeza. Perëndimi kërkon ngjyrën e bardhë dhe gri ndërsa lindja kafe dhe jeshile.

Elefanti lodër

Këto kafshë të zgjuara e besnike shihen në kultura të ndryshme si fatsjellëse.

Ndonëse në vendin tonë këto kafshë nuk janë simbol i fatit, një elefanti të vogël në shtëpi nuk do t’ju zinte vend, por vetëm do të përçonte energji pozitive.

Lule

Sipas feng shui kultura e lashtë kineze thekson rëndësinë e harmonisë dhe energjisë pozitive në dhomën e gjumit.

Prania e luleve pa gjemba do t’ju bëjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, por thuhet se do t’ju sjellë gjithashtu fat.

Nusepashkë

Të gjithë emocionohemi kur në dorën tonë vendosë të ulet një nusepashkë qoftë edhe për pak sekonda.

Arsyeja: ato janë fatsjellëse dhe të jesh i zgjedhuri i nusepashkës do të thotë që fati ju ka përkëdhelur. Sigurisht kjo gjë nuk ndodh rëndomë, ndaj ju sigurohuni që ta keni çdo ditë në shtëpi.

Patkua

Patkoi i kalit nuk është një simbol i panjohur për shqiptarët, pasi dhe në kulturën tonë ky objekt shihet i fatsjellës. Ndoshta ajo që nuk dini është patkoi duhet mbajtur në këtë mënyrë që fati të mos “rrjedhë”.

Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”

Periskopi.com Zoya

Thuhet se rreth 1/3 e të rriturve e vazhdojnë këtë zakon përgjatë jetës së tyre, por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë tregon kjo gjë nga aspekti psikologjik?

Shumë njerëz e mendojnë këtë akt si një shenjë nervozizmi dhe ankthi, dhe në të vërtet ashtu është sipas një studimi të ri me 24 pjesëmarrës që e kryenin këtë akt, u vu re se këta persona kishin një prirje për ta vënë në zbatim më tepër ngrënien e thonjve gjatë mërzitjes, stresit dhe presionit që ushtrohej mbi ta.

Mirëpo pasojat e këtij veprime janë të shumta, disa prej tyre janë dëmtimi i thonjve dhe lëkurës përreth, gjakderdhje dhe rrezik për infeksione të lëkurës etj.

Gabimet që bëjnë meshkujt gjatë flirtimit, takimeve dhe seksit

Periskopi.com Zoya

Mendojnë që nëse vajzat shikojnë në drejtim të tyre, janë seksualisht të interesuara për ata.

Mendojnë që fatura e natës që keni kaluar jashtë, u jep automatikisht akses për në shtratin tënd. Sikur vajzat të kishin ndër mend të paguheshin për seksin, ta dini do kushtonte më shumë sesa dy mojito, një xhiro e gjatë me makinë dhe një gjysmë pakete cigare light.

Ngatërrojnë një përvojë të pasigurt me një përvojë seksi. Të gjesh një vend jotradicional për seks kur ju merren mendtë të dyve nga pija, është shumë cool, por ndonjë mund të pësojë frakturë këmbe.

Imagjinojnë që një mbrëmje me të puthura dhe përqafime duhet të përfundojë me seks. Nuk e keni menduar mirë.

Mendojnë që vajzat me siguri do kenë dëshirë për seks pas një darke romantike me tre pjata dhe një shisheje verë të kuqe. Po, nëse mbledhur kruspull mbi krevat me një film të bukur në laptop ju duket pozicion seksi.

Përgatiten të mbrohen nga pretendimet për marrëdhënie serioze që vajzat do të kenë pas një nate. Mos u bëni mendjelehtë: Edhe vajzat eksitohen dhe praktikojnë seksin rastësor.

Shkojnë nga zero në seks pa një seancë ngrohjeje të atmosferës. A arrin një anije e NASA-s menjëherë nga toka në pjesën më të largët të stratosferës? Jo. Asaj  i duhet të ngrohet në fillim. Ju e kuptoni. Raketa ka nevojë të përgatitet.

Nuk të lënë të drejtosh lojën.

Shkojnë direkt te pozicioni i tyre i preferuar pa të lejuar nisjen e nevojshme.

Nuk zbresin poshtë te ty, para seksit, nëse ti nuk zbret poshtë tek ai. Pse seksi oral te meshkujt qenka një etapë paraprake dhe për femrat jo? Aaa, në rregull, për shkak të patriarkalizmit.

Ndërpresin pa takt punën me gjuhë, për ta vazhduar me gishta. Dhe nuk është që bëjnë figurë të mirë.

Kur provojnë disa lëvizje të çuditshme dhe të pakëndshme që i kanë parë në filma porno, pa të pyetur. Ou, edhe vajzat kanë qenë 12 vjeç dhe ëndërronin që një princ do shfaqej me kalë për t’i shpëtuar, por dëshirat kanë kufij.

Ndryshojnë destinacion penetrimi, pa të pyetur. Nuk ka rëndësi çfarë i kalon në mendje,  pyet, prit përgjigje.

Të kafshojnë gjoksin shumë fort. Askush nuk ka thënë që kjo gjë është eksituese.

Mendojnë që të gjitha duan stimulim klitoral, disa po, por për të tjera është shumë i ndjeshëm. Kështu që nuk është gjithmonë praktikë e mirë të vazhdosh sikur po shtyp butonin e ashensorit.

Injorojnë shenjat dhe tingujt e trupit tonë dhe vazhdojnë me lëvizjet që i pëlqenin ish-es së tyre. Jemi të gjitha unike me mënyra të ndryshme eksitimi dhe ti je dembel.

Mendojnë që nuk kanë nevojë për lubrifikim ekstra dhe seksi përfundon në një seancë aspak seksi. Nuk mund të besosh vetëm te forcat e natyrës.

Kujdesen për orgazmën tënde vetëm për të kënaqur egon e tyre, jo për të të dhënë kënaqësi. Zbresin të vendosur dhe pastaj shfryjnë si fëmijë kur nuk ndodh. Nuk është aspak seksi!

Janë shumë të qetë kur nuk ndodh asgjë për ty atë natë dhe i thua që nuk është faji i tij. Dhe ai thotë “E di! Është e komplikuar me ju vajza!” dhe pas pesë minutash është në gjumë.

Mendojnë që ne të gjitha duam që të flesh te ne dhe të jesh vërdallë të nesërmen për mëngjes. Jo. Rutina ime e mëngjesit me një dush dhe vendosjen e 70 kremrave në fytyrë është e shenjtë.

Këshilla të thjeshta për Vitin e Ri

Periskopi.com Zoya

Këshilla të thjeshta dhe njerëzore për gratë, burrat, e të rinjtë për Vitin e Ri sepse na mbyten shkrimet politiko-akademike, të mençurit dhe politikanët me urime e shkrime të “detajuara” ndaj jemi kaq mirë ne si komb që gjysma janë pa kafshatën e bukës këtë fundvit (Migjeni është shumë aktual).

1- Mos grumbulloni shumë gjëra në shtëpi se kjo sjell: lodhje, tejngopje, shpenzim pa bereqet dhe stres. Papa Françesko për Krishtlindje tha festat janë për ti ndarë ushqimet me të varfrit;

2-Mos bëni shumë gatime: sallatë, supë, pak gjel deti me bukë misri meqenëse ka mbetur tradita e Vitit të Ri, sepse lodheni, shtoni ca kilogramë që nuk ju duhen tashmë dhe pushime ka pak nga shteti dhe privati. Psikologjikisht dhe nga ana mjekësore ushqimi i tepërt ka efekte negative në një pjesë të qelizave trupore dhe nervore;

3- Mos u ankoni se keni pak para për fundvit. Shtresa e mesme e shoqërisë. Se larg qoftë të (pasurit nuk kanë kohë të dhurojnë) duhet medoemos të japin një gjë nga vetja e tyre qoftë para, ushqime, veshmbathje apo sende shtëpie të cilat mund ti hyjnë në punë atij që nuk ka fare se mbushni shtëpinë e një njeriu në nevojë dhe shpirtin tuaj me këtë rast;

4-Jepni vëmendje njëri-tjetrit dhe kujdes të veçantë në ditët e festave pasi kjo vlen më shumë se dhjetë pjata ushqim të gatuara nga gratë dhe të lodhura deri në palcë kur shtrojnë tavolinën e datës 31 dhjetor;

5- Ju të rinj lini njëherë në vit celularët me një anë, bashkohuni në biseda me familjarët, pyetini ata a lodhen, mërziten në punët e përditshme, a kanë shqetësime shëndetësore, puthini e përkëdhelini sepse kanë shumë nevojë për dashurinë tuaj pasi ata ua japin gjithnjë atë pa kushte.

75 vjet nga fillimi i Konferencës së Bujanit

Periskopi.com Lajme

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe përfundoi më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.

Konferenca e Bujanit është mbajtur si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.

Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.

Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar)ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).

Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkua me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.

Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për ta fituar lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).

Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz-Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.

“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.

“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.

 

Çfarë nuk guxoni t’i dhuroni të dashurës për Vitin e Ri

Periskopi.com Zoya

Shumica e meshkujve çdo vit ballafaqohen me vështirësinë e zgjedhjes së dhuratës së Vitit të Ri për të dashurën e tyre, e pothuajse që të gjithë kanë një qëllim – të shmangin katastrofën gjatë blerjes. Edhe pse dëshirat dallojnë, varësisht prej femrës, prapëseprapë ekzistojnë disa gjëra të caktuara që kurrsesi femra nuk guxon t’i gjejë nën bredh.

Aparate shtëpiake

Vetëm nëse partnerja juaj ka shprehur dëshirën e flaktë për një blender apo aparat për kafe, mos guxoni t’i blini diçka nga kuzhina apo enë. Në fakt, nëse ajo edhe kënaqet duke gatuar, me siguri se nuk dëshiron që nga ajo të prisni se brenda ditës do t’ju gatuajë me qindra receta.

Fotografitë tuaja

Pa marrë parasysh se sa e pazakontë tingëllon, kjo mund të jetë njëra nga dhuratat më të tmerrshme të mundshme. Para se të zgjidhni foton tuaj më të mirë dhe të zgjidhni kornizën më të lezetshme, para se ta mbështillni dhe ta zbukuroni bukur, mendojeni edhe njëherë.

Gjithçka që nuk mund të zëvendësohet

Nëse të dashurës tuaj i blini një dhuratë tejet të shtrenjtë, kontrolloni paraprakisht nëse në rast se nuk i pëlqen mundet ta ndërrojë, apo zëvendësojë me diçka tjetër.

Prodhime dietale

Nëse nuk dëshironi telashe, mos i blini asgjë që ka të bëjë me humbjen në peshë. Porosia, të cilën ajo e kupton porsa ta hapë dhuratën, është se ju nuk e pëlqeni ashtu si është dhe se duhet të humbasë në peshë. Edhe pse ndoshta nuk e keni menduar këtë, një reagim të tillë e keni të vështirë ta shmangni.

Pse ndodhin puthjet për Vitin e Ri?

Periskopi.com Zoya

Në Kolumbi, njerëzit marrin një valixhe dhe të vrapojnë kështu ata mendojnë se në vitin e ardhshëm do të kenë një udhëtim të rëndësishëm.

Në Danimarkë kanë një traditë që hedhin  karrigen për një fillim të ri.

Në Rusi është e zakonshme të shkruani një dëshirë për vitin e ri në një copë letre, ta digjni, përzieni hirin në shampanjë tuaj dhe të derdhni para mesnatës.

Por në disa shtete të ndryshme të botës ndodhë që të gjithë pasi bëhet momenti i ndërrimit të moteve të përqafojnë njëri-tjetrin.

Kështu tradita e puthjeve menjëherë pas ndërrimit të moteve sipas historianëve thuhet se ka prejardhjen e Romës së lashtë , ku ata mblidheshin pinin dhe hanin ushqime, dhe festonin fundin e sezonit të mbjelljes duke nderuar Saturnin, zotin e bujqësisë, çlirimin dhe kohën, me një festival njëjavor, kështu ata për këtë putheshin.

Kështu më vonë filloi të përdoret kjo edhe  në shumë vende të ndryshme të botës, po për arsye të ndryshme, disa thonë se i falënderojnë këta njerëz që janë pjesë e jetës së tyre, disa thonë se e bëjnë këtë nga gëzimi i ndërrimit të moteve.

Këshillat që duhet të ketë parasysh kjo shenjë e Horoskopit gjatë 2019-ës

Periskopi.com Zoya

Astrologët japin parashikime të ndryshme për shenjat e horoskopit.

Çdo shenjë e horoskopit ka karakteristikat e veta që e bën atë të veçantë.

Së fundmi astrologët kanë përcaktuar se personat që i përkasin shenjës së duhet të tregojnë kujdes me veten gjatë vitit që po vjen.

Kujdesuni për veten, në mënyrën se si kujdeseni për të tjerët.

Ju përkrahni çdokënd, por nuk është egoizëm nëse ju si fillim mendoni për mirëqenien tuaj e më pas për të tjerët.

Investoni në mirëqenien tuaj mendore, fizike, emocionale, shpirtërore, financiare, artistike, para se të filloni të kujdeseni për të tjerët.

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 31 Dhjetor

Periskopi.com Zoya

E hëna do të jetë dita e fundit be këtij viti për të gjithë ne, por jo më pak e rëndësishmja sa i përket surprizave dhe fatit.

Për ditën e hënë astrologët parashikojnë surpriza pafund për të gjitha shenjat e horoskopit, të cilat do të pësojnë ndryshime të mëdha dhe mjaft të rëndësishme.

Horoskopi i ditës së hënë, 31 Dhjetor:

Dashi-Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri.

Demi-Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar nga partneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik!

Binjakët-Gjatë kësaj dite Dielli do ju favorizojë tej mase, ndaj shumë gjëra do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe ju do të ndiheni të kënaqur, sidomos sa i takon punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të nxirrini “thonjtë” dhe të mos bini pre e kërkesave që shkojnë kundër vullnetit tuaj.

Gaforrja-Yjet këshillojnë që të jeni sa më korrekt dhe të përpiktë. Rrezikoni që të shkoni vonë në një takim pune dhe kjo gjë mund t’iu hapë probleme për të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, shihni mirë ndaj një miqësie të rremë, në mënyrë që të mos e pësoni. Këshillohet që të mos flisni shumë hapur për ndjenjat tuaja me këdo.

Luani-Gjatë kësaj të hëne, një gabim në përqendrim mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Duhet të tregoheni me mjaft vullnet dhe të siguroheni që nuk do të ndodhë asgjë e re. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do ju surprizojë me një mbrëmje speciale.

Virgjëresha-Duhet të jeni të fortë dhe të qetë në të njëjtën kohë, pasi mundësitë që do t’iu ofrohen në punë, janë vërtetë të rëndësishme. Sa i takon ndjenjave, nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj.

Peshorja-Në vendin e punës duhet të jeni më shumë të vendosur, pasi dikush do tentojë që t’iu dëmtojë dhe rrezikoni që të mos e vini re. Sa i takon ndjenjave, mund të nisni një histori premtuese dashurie. Lëreni veten të lirë!

Akrepi-Ndikimet e yjeve mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhurat tuaja. Sa i takon punës, do dini si të përfitoni nga çdo mundësi. Në fushën e ndjenjave, më në fund mund të ndaleni drejt një njohje të re.

Shigjetari-Gjatë kësaj dite yjet këshillojnë që të pranoni ftesën e një miku të cilin nuk e shihni prej kohësh, mund të kaloni një mbrëmje shumë të kënaqshme në shoqërinë e tij/saj. Sa i takon sferës profesionale, mos jini shumë anksioz dhe reagoni me qetësi. Në fushën e ndjenjave, do të keni stimuj të rinj në raport me partnerin/en.

Bricjapi-Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt, për të kuptuar rrugën që duhet të ndiqni në punë. Në fushën e ndjenjave, këshillohet që të mos e nënvlerësoni një raport i cili nuk funksionon më. Këshilla për ju, është që të jeni sa më të shoqërueshëm.

Ujori-Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për një hapësirë tuajën personale për tu relaksuar dhe mund të jeni disi konfliktualë me familjarët. Sa i takon ndjenjave, duhet të luftoni kundër tyre. Këshilla për ju, të jeni sa më të thjeshtë dhe të lirshëm.

Peshqit-Gjatë kësaj dite, do të bëni një gabim në punë, por ka shumë mundësi që askush të mos e kuptojë. Në fushën e ndjenjave duhet të bëni disa sqarime lidhur me veprimet tuaja të fundit. Këshilla për ju, mundohuni të jeni sa më bindës.