Veseli: Serbisë do t’i vije mallkimi nga fëmijët dhe nënat e të pagjeturve

Periskopi.com Lajme

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek përmendorja e të pagjeturëve para Kuvendit.

Ai ka thënë se këta të pagjetur janë mallkim për Serbinë dhe se Kosova do të vazhdojë procesin për të zbuluar fatin e tyre, njofton Klan Kosova.

“Ne shkojmë në dialog që Serbia ta njohë Kosovës dhe nuk ka alternativë tjetër për këtë të jeni të sigurt. Ne do të vazhdojmë procesin që të zbulohet fati i të pagjeturve për arsye se mallkimi i Serbisë do të vije pikërisht nga fëmijët tanë, vëllezërit tanë, motra, nënat baballarët të cilët ende nuk i kemi të gjetur, derisa ata të jenë të pagjetur do të jetë mallkim i përhershëm i Serbisë”.

“Ne jemi krenarë për të kaluarën tonë, nuk do të ndalemi në rrugën tonë të zhvillimit. Kemi partnerët tanë, SHBA-në dhe Perëndimin”.

Veseli shtoi se për këtë duhet që familjarët duhet të kenë durim për këtë proces.

“Familjet duhet me qenë të fortë dhe krenarë, Zotohemi para tyre që nuk do të ndalemi. E dimë se kanë dhimbje të madhe dhe kanë të drejtë që të jenë të pakënaqur edhe me ne. Serbia ka qenë ajo që i ka shkaktuar gjithë këto dëme Kosovës dhe duhet të paguajë për të.

Georgina uron nga Dubai

Periskopi.com Lajme

E fejuara e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo ka uruar në mënyrën më të “nxehtë” të mundshme 8.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram këtë fundvit.

Georgina Rodriguez ka publikuar një foto me bikini duke shijuar rrezet e diellit në një xhakuzi në Dubai.

“Faleminderit 2018 që më ke bërë kaq të lumtur. Urimet e mia më të mira për të gjithë ju,” shkruan bukuroshja spanjolle në postim.

187 persona në Kosovë lirohen nga burgu

Periskopi.com Lajme

Viti 2018 ka buzëqeshur edhe për shumë të burgosur të cilët kanë mundur të lirohen me kusht gjatë periudhave të ndryshme të vitit

Koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku, është shprehur se kanë shqyrtuar këtë vit 452 kërkesa nga të dënuarit.

“Nga 1 janari 2018 deri më 31 dhjetor 2018 ky panel ka pranuar gjithsej 452 raste për shqyrtim për lirim me kusht. Prej tyre janë shqyrtuar gjithsej 410 raste të personave të dënuar si në vijim: Me aktvendim lirues janë 187 raste; Me aktvendim refuzues janë 196 raste; Janë pushuar procedurat e shqyrtimit për 24 raste; Janë hedhur poshtë kërkesat si të papranueshme në 3 raste”, tha ai.

Sipas tij nuk ka pasur probleme gjatë këtij procesi ndërsa ka shtuar se në muajin janar do të shqyrtohen edhe 42 rastet që ngelën nga ky vit.

Ai më tej ka përmendur se pas hyrjes në fuqi të Kodit Penal ka pasur ndikime pozitive edhe në këtë Panel.

“Instituti i lirimit me kusht qe nga hyrja në fuçi e Kodit Penal dhe me pas edhe Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale është avancuar dukshëm, këtu vlen të përmendet fakti se personave të dënuar u është lejuar që të kenë qasje më të madhe në brendësi të kritereve të përdorura nga Paneli gjatë vendosjes në kërkesat e tyre. Paneli i Lirimit me Kusht është duke përdorur kriteret e përshtatshme ndaj personave të dënuar me qëllim të korrektimit dhe ri-socializimit të tyre si dhe është duke ndikuar pozitivisht në procesin e riintegrimit të personave të dënuar në familje dhe rrethin shoqëror”, thekson Duraku.

Sipas ligjeve të Kosovës një i dënuar për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me të paktën pesë vjet burgim, mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur dy të tretat e dënimit të shqiptuar. Për vepra tjera penale, personi i dënuar mund të lirohet me kusht pasi të ketë mbajtur gjysmën e dënimit të shqiptuar. /albeu.com

 

10 shtetet në të cilat nuk do të shënohet viti 2019

Periskopi.com Lajme

Çfarë viti është tani? Pyetja nuk është aq e thjeshtë sa mund të tingëllojë pasi gjithçka është relative. Njerëzit krijuan kalendarë për të matur rrjedhën e kohës, por koha është kalimtare, nuk mund të kapet dhe nuk mund të shënohet pika e numërimit. Këtu fillon kompleksiteti. Si ta gjejmë fillimin? Ku duhet të llogarisim dhe me çfarë hapash?

Ndoshta nuk e keni ditur por në botë ekzistojnë disa kalendarë të ndryshëm të cilët arrijnë ta tregojnë më së miri relative dhe epërsinë e kohës.

Tajlandë

Në Tajlandë viti 2019 do të shënojë vitin 2562. Zyrtarisht, Tajlanda jeton sipas kalendarit hënor budist, në të cilin kronologjia fillon nga momenti kur Buda arriti në Nirvana.
Megjithatë, ata përdorin edhe kalendarin Gregorian. Përjashtimet shpesh bëhen për të huajt, dhe datat për mallrat dhe dokumentet shkruhen sipas këtij kalendari.
Etiopi

Në Etiopi ky vit do të shënojë vitin 2012

Kalendari etiopian është 8 vjet prapa kalendarit “të rregullt”. Për më tepër,  ka 13 muaj në një vit. 12 muaj kanë 30 ditë, dhe i fundit është shumë i shkurtër, vetëm 5 ose 6 ditë në varësi të faktit nëse është një vit i brishtë apo jo. Gjithashtu, dita e tyre nuk fillon në mesnatë por në lindjen e diellit. Kalendari etiopian bazohet në kalendarin antik të Aleksandrisë

Izrael

Në Izrael ky vit do të shënojë vitin 5779

Kalendari hebre është përdorur zyrtarisht në Izrael së bashku me Gregorianin. Të gjitha festat hebraike, ditët e kujtesës dhe ditëlindjet e të afërmve festohet sipas të parit. Muaj fillon me hënën e re dhe dita e parë e vitit (Rosh Hashanah) mund të jetë vetëm të hënën, të martën, të enjten ose të shtunën. Prandaj, për të bërë këtë të funksionojë, viti i kaluar zgjatet për një ditë.

Pakistan

Në Pakistan ky vit do të shënojë vitin 1440

Kalendari islamik përdoret për përcaktimin e datave të festave fetare dhe si kalendar zyrtar në disa vende myslimane. Kronologjia fillon nga Hijra, data e Profetit Muhamed dhe emigrimi i parë i muslimanëve në Medinë (622 pas Krishtit).
Iran

Në Iran ky vit do të shënojë vitin 1397

Kalendari persian, ose kalendari Solar Hijri,është kalendari zyrtar në Iran dhe Afganistan. Ky kalendar astronomik diellor u krijua nga një grup astronomësh duke përfshirë poetin e mirënjohur Omar Khayyam. Kronologjia fillon nga hijra ashtu si kalendari islamik, por është gjithashtu i bazuar në një vit diellor, prandaj muajt qëndrojnë në të njëjtat stinë. Javët fillojnë të shtunën dhe përfundojnë të premten, dhe këto të fundit janë gjithmonë ditë pa punë.

Indi

Në Indi ky vit do të shënojë vitin 1940

Kalendari kombëtar i unifikuar i Indisë u krijua jo shumë kohë më parë dhe u prezantua në vitin 1957. Bazohet në llogaritjet e Era Saka, sistemi antik i kronologjisë që është i përhapur në Indi dhe Kamboxhia.

Ka edhe kalendarë të tjerë në Indi të përdorura nga kombe dhe fise të ndryshme. Disa fillojnë kronologjinë nga data e vdekjes së Krishna (3102 para Krishtit); të tjerë datojnë nga ardhjae Vikramit në pushtet në vitin 57; një grup i tretë, sipas kalendarit budist, fillon kronologjinë nga data e vdekjes së Buda Gautam (543 pas Krishtit).
Japoni

Në Japoni ky vit do të shënojë vitin 31

Në Japoni, ekzistojnë dy kronologji ekzistuese: një që fillon me lindjen e Krishtit dhe atë tradicional. Ky i fundit bazohet në vitet e mbretërimit të perandorëve japonez. Çdo perandor i jep periudhës së tij një emër: motoja e mbretërimit të tij.
Kinë

Në Kinë ky vit do të shënojë vitin 4717

Kalendari kinez përdoret në Kamboxhia, Mongoli, Vietnam dhe vende të tjera aziatike. Kronologjia fillon nga data e perandorit Huangdi filloi mbretërimin e tij në 2637 pes. Kalendari është ciklik dhe bazohet në ciklet astronomike të Jupiterit. Brenda 60 viteve, Jupiter shkon rreth Diellit 5 herë, dhe këto janë 5 elementët e kalendarit kinez. Një rreth i Jupiterit rreth Diellit merr 12 vjet, dhe këto vite morën emrat e tyre nga kafshët. 2018 (Gregorian) do të jetë Viti i Qenit.

Korea e Veriut

Në Korenë e Veriut ky vit do të shënojë vitin 108. Kalendari Juche është përdorur në Korenë e Veriut që nga data 8 korrik 1997, së bashku me kronologjinë e lindjes së Krishtit. Data e numërimit është 1912, viti i lindjes së Kim Il-sung, themeluesi i Koresë së Veriut dhe presidenti i përjetshëm i vendit. Viti i lindjes së tij është viti 1; nuk ka vit 0 në këtë kalendar. Kur shkruani datat, përdoren të dyja kalendarët. Viti kalendarik Gregorian është shkruar në kllapa pranë vitit sipas kalendarit Juche.

 

Njihuni me gruan nga Gjakova që u ‘martua’ me Zotin

Periskopi.com Lajme

Shtëpia ku qëndrojnë motrat e nderit i ngjan një shtëpie të zakonshme. Gazeta “Zëri” ka qëndruar në shtëpinë e motrave të nderit në qytetin e Prizrenit dhe ka parë nga afër jetën e tyre.

Zgjimi i tyre bëhet para orës 6:00 si një lloj përgatitjeje për lutje, 20 minutat përgatitore që ato i quajnë. Lutjet, të cilat i realizojnë në të ashtuquajturën “Kapelë”, bëhen për gjysmë ore duke iu drejtuar Zotit në heshtje për të gjetur një përgjigje nga “Ungjilli” për jetën e tyre, shkruan Gazeta “Zeri“.

Mëngjesi i motrave të nderit fillon në orën 7:00, ku mblidhen bashkë rreth tryezës së zakonshme që të tetë motrat që bashkëjetojnë. Ndërsa pas kësaj ore shpërndahen të gjitha në aktivitetet e tyre, qoftë në kopshte ose në shkolla. Përmbyllja e takimeve të tyre bëhet në orën 16:30 me lutjen e ofices, rozaren e meditimin. Pastaj aktiviteti vazhdon në kishë për ceremonitë e meshës, ku marrin Jezusin si ushqim shpirtëror.

Pas kthimit u shërbehet darkë nga ora 20:00 deri në orën 21:00. Pas kësaj kohe ato kanë momentin e lumtur kur mblidhen bashkë të gjitha dhe rrëfejnë ndodhitë e ditës. Lutja e tyre përfundimtare njihet si “Rrymim i ndërgjegjes” për pendesat gjatë ditës.

Ato paguhen për punën që bëjnë. Ndërsa për jetesë ndihmohen nga pensioni i motrave të tyre në Itali, që u ofrojnë nga veshmbathja, ushqimi e gjithçka. Paratë që fitojnë i mbajnë në një “Kasë komune” dhe për nevojat e tyre duhet t’i drejtohen motrës eprore, e cila nuk lejon t’u mungojë asgjë, shkruan Gazeta “Zeri”.

“Ne nuk e kemi një jetë luksoze, por të qetë dhe mund të flemë qetë”, përfundon rrëfimin Çeta, 50-vjeçare./

Reportazhi i plotë. 

 

Haradinaj: Do ta mbajmë sa më lartë flamurin gjerman

Periskopi.com Lajme

Gjermania është një mbështetëse e madhe e Kosovës dhe ajo jo vetëm që përkujdeset për Kosovën, por edhe për rajonin. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë pritëse në nderim të KFOR-it gjerman, me rastin e përmbylljes së misionit të tyre në kampin e Prizrenit, duke theksuar se vetëm kontigjenti i Prizrenit po largohet, por roli i KFOR-it gjerman do të vazhdojë edhe më tej.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sonte janë bërë së bashku për një arsye të veçantë, për t’iu thënë faleminderit Budeswehrit dhe Gjermanisë për shërbimin e tyre, paqen dhe stabilitetin e vendit tonë.

“Por jo vetëm për këtë, e kemi këtu GIZZ-in e shumë partnerë tjerë nga ana e Gjermanisë, nga agjencitë gjermane të bashkëpunimit, kështu që në emër të asaj se çfarë kemi në duar, është një infrastrukturë mbi 40 milionë euro në kampin e Prizrenit për ta shfrytëzuar për trajnime, inovacion, biznese, edukim si dhe të vazhdojmë që ta ngrisim sa më lartë siç keni bërë ju ushtarët gjermanë. Ju e keni mbajtur lart flamurin gjerman dhe ne do të dëshirojmë që ta mbajmë sa më lartë atë me projektin e  ri i cili është projekt ekonomik, por që të jemi së bashku”, tha ndër tjerash kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, duke shprehur mirënjohje për pritjen e sotme në shenjë falënderimi për shërbimin e ushtarëve gjermanë, tha se ky është një gjest shumë i veçantë, jo vetëm në emër  të Qeverisë së Kosovë, por edhe si gjest i qytetarëve të Kosovës, si dhe atyre nga qyteti i Prizrenit, për t’i thënë lamtumirë kontingjentit të Prizrenit. Ambasadori Heldt tha se ndihet krenar që Kosova dhe Gjermania ndajnë përpjekjen e përbashkët të vazhdimit për projekte të reja.

Një fjalë rasti patën edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ndërkaq të pranishëm ishin edhe ministra, zëvendësministra, dhe zyrtarë të tjerë  institucionalë.

 

Popoviq: Rusia është e gatshme të angazhohet në dialog

Periskopi.com Lajme

Nëse vjen deri tek dialogu i ri sapo Prishtina të tërheq vendimet e diskutueshme për formimin e ushtrisë dhe rritjen e tarifës, Rusia është gati për ftesën zyrtare nga Serbia për t`iu bashkuar dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës,  tha ministri i Inovacionit të Serbisë,  Nenad Popoviq

“Në atmosferën e presionit të imponuar nga vendet perëndimore, të kushtëzuar me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian duke hequr dorë nga Kosova, mbështetja e Rusisë për respektimin e Kushtetutës sonë do të thotë të forcojmë më tej pozicionin tonë. Jam i bindur se nëse forcat e tjera si Shtetet e Bashkuara hyjnë në dialog, Serbia do të ftojë Rusinë për t’u bashkuar, “tha ai në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”, transmeton Klan Kosova.

 

Dodik: S’ka zgjidhje për Kosovën pa zgjidhjen e Republikës Serbe

Periskopi.com Lajme

Milorad Dodik, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës ka thënë se nëse ndërkombëtarët mendojnë ta injorojnë Republikën Serbe, mashtrohen keq, transmeton Koha.net.

“Ndërkombëtarët po përpiqen të bëjnë kuazishtet në vendin ku shteti nuk ka ekzistuar kurrë, ndërsa, nga ana tjetër, dëshirojnë ta shkatërrojnë Repulbikën Serbe. Le ta dinë: Nuk ka zgjidhje të statusit të Kosovës pa zgjidhjen e statusit të RS-së. Nëse dikush mendon se mund ta ndërtojë shtetin Kosovës e Republikën Serbe ta injorojë vazhdimisht, mashtrohet keq”, ka deklaruar për gazetën e Beogardit “Veçernje Novosti” Milorad Dodik.

Ai ka shtuar se serbët nuk do të jenë paravan në institucionet e përbashkëta të BeH-së dhe as që do t’iu nënshtrohen shantazheve të NATO-s.

Të paktën 60 të vdekur nga stuhia e fuqishme në Filipine

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 60 persona kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme e përfshiu vendin ishullor të jug-lindjes së Azisë. Raportohet se fuqia e saj i ka befasuar dhe i ka zënë të papërgatitura autoritetet e shtetit. Stuhia e goditi më së shumti rajonin Bicol.

Përpos viktimave, të paktën shtatëmbëdhjetë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa numri i vdekjeve pritet të rritet. Një zyrtar deklaroi se njerëzit nuk janë përgatitur si duhet për t’u mbrojtur nga kjo stuhi sepse nuk është klasifikuar me rrezikshmëri të lartë nga sistemi qeveritar i alarmeve. “Njerëzit rrinin rehat sepse kanë qenë në pushime dhe nuk ka pasur paralajmërim për ciklon”, tha Claudio Yucot, drejtor i mbrojtjes civile.

Ndonëse stuhia nuk u përcoll me erëra të forta, ajo solli reshje të mëdha të shiut që shkaktuan rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Shtypja tropikale e ka shkatërruar infrastrukturën dhe i ka detyruar më shumë se 40 mijë persona të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Stuhitë tropikale i godasin shpesh Filipinet. Në shtator të këtij viti, vendi u godit nga cikloni më i fuqishëm vjetor, i cili solli erëra me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, shkruan “BBC.

 

 

‘Trump po ngadalëson tërheqjen e trupave nga Siria’

Periskopi.com Lajme

Republikani njëherësh senatori Lindsey Graham, ka thënë se Presidenti i SHBA Donald Trump mbetet i angazhuar për të mposhtur Shtetin Islamik në Siri, pavarësisht planit të tij për të tërhequr trupat amerikane.

Ai tha  tërheqja e trupave është duke u bërë në mënyrë të ngadaltë, dhe se për këtë është siguruar nga vet Presidenti Trump në një takim të mbajtur të dielën.

Plani i Trump për tërheqjen e trupave  u prit me kritika të ashpra nga aleatët kryesorë, dhe republikanë me ndikim, ndër ta edhe senatori Graham.

 

Vizitat e kryeministrit Haradinaj para ndërrimit të motmoteve

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e fundit të këtij viti do të bëj edhe disa vizita.

Kështu, para ndërrimit të motmoteve, Haradinaj do vizitojë Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. Pas kësaj, ai do vizitojë Qendrën Klinike Universitare, pastaj drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Më poshtë gjeni agjendën e plotë dhe kohën e këtyre vizitave:

1.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.

VENDI: Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës (Afër Stacionit të autobusëve të trafikut urban dhe Fakultetit të Bujqësisë)

KOHA: 14:00

2.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

VENDI: Klinika Obstetrike Gjinekologjike në QKUK
KOHA: 14:30

3.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

VENDI: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

KOHA: 15:00

4.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës.

VENDI: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

KOHA: 15:30

 

Pse BE shpërbleu më shumë Serbinë se sa Kosovën gjatë 2018’tës, sipas Bekim Jasharit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, në një shkrim autorial të botuar në numrin festiv të Epokës së Re, me titull “Kosova para vendimeve të mëdha”, shkruan për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ‘Kosova duhet të ketë kujdes në këtë pikë’. Jashari shkruan për kronologjinë vjetore që kaloi Kosova më 2018, duke e nisur shkrimin me letrën e presidentit Donald Trump.

Kur thotë se Kosova nuk duhet të nxitojë, ai shkruan edhe pse BE shpërbleu më shumë Serbinë karshi Kosovës.

Ja pjesa e shkrimit për këtë çështje, të cilin të plotë mund ta lexoni KËTU:

“Kosova, edhe ashtu e copëtuar ndër shekuj, ka kufijtë e saj me të cilët është njohur ndërkombëtarisht. Nuk guxoj të mendoj se presidenti i vendit, apo edhe bartësit e institucioneve të larta shtetërore, do të bënin ndonjë gabim të pafalshëm kur është në pyetje marrëveshja përfundimtare në mes të dy shteteve.
Vendimi përfundimtar për arritjen e marrëveshjes me Serbinë do të jetë i vështirë. Në këtë rrafsh, i gjithë spektri politik në Kosovë dhe populli i saj duhet të jenë unikë më shumë se kurrë, përballë Serbisë, si lojtare dominuese në rajon, të cilën Bashkimi Evropian (BE), mbase për shkak përpjekjeve për të mos lënë hapësirë për ndikim të Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit, e ka shpërblyer më shumë karshi Kosovës”./Periskopi/

Kosova mbushet me mjete piroteknike për Vit të Ri

Periskopi.com Lajme

31 dhjetori i këtij viti do të shënohet me më shumë krisma se sa vitin e kaluar. Kjo pasi që në Kosovë deri më tani kanë hyrë rreth 110 mijë kilogramë mjete piroteknike, në vlerë prej 111 mijë euro.

Në anën tjetër vendosja e akcizës ndaj këtyre produkteve ka ndikuar që të rritet edhe kontrabanda, ku deri në këtë periudhë janë konfiskuar mbi 10 tonë barut. Kështu të paktën bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Shifrën për sasinë e fishekzjarrëve të importuara në Kosovë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, Kina është vendi i origjinës së mjeteve piroteknike që hyjnë në Kosovë. Duke folur për cilësinë e tyre, Stavileci thotë se baruti që importohet në Kosovë është i kontrolluar.

“Origjina e këtyre fishekzjarrëve kryesisht është nga Kina…Ky produkt realisht është një produkt mjaftë i kontrolluar gjatë procedurave të importit për arsye se kompania që dëshiron të importoj një produkt të tillë fillimisht duhet të marrë leje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, pastaj edhe përcjellja prej momentit të përfundimit të procedurave doganore deri në depon e kompanisë bëhet prapë me Policinë. Është një produkt i cili kontrollohet mjaftë mirë dhe nuk besoj që kemi pasur as incidente brenda në Kosovë me këtë produkt në aspektin e zhdoganimit”, u shpreh ai.

Ndërsa, shefi i divizionit për armë dhe municion, Destan Mustafa u shpreh se fishekzjarrët që përdoren në Kosovë u takojnë standardeve evropiane, përkatësisht markës CE.

Për deponim dhe mbrojtje të sigurt të mjeteve piroteknike, Ministria e Punëve të Brendshme i ka licencuar katër kompani të cilat edhe bëjnë importimin e tyre.

Mustafa ka theksuar se si pasojë e akcizës prej 2 euro për kilogram, është rritur edhe kontrabanda me këto produkte.

Sipas tij, deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 10 tonë fishekzjarrë, kryesisht në pikën doganore në veri të Kosovës dhe në pikën doganore me Shqipërinë.

“Edhe këtë vit ne do të bashkëpunojmë me inspektoratet lokale të komunave, kryesisht për shitjet e pakontrolluara siç ndodh nëpër rrugë, nëpër sheshe….Më herët ka pasur shumë interesi edhe ka ende por edhe ka pasur shumë import më herët, por me rastin e aplikimit të një akcize nga Qeveria e Kosovës që është diku 2 euro në kilogram për fishekzjarrë, tani qe tri vite ka rënë importi shumë, mirëpo me këtë rast po na ndodh edhe një gjë tjetër në anën tjetër është rritur kontrabanda, ne sidomos muajin e fundit kemi vërejtur që ka një kontrabandë të shkuar të mjeteve piroteknike, dhe ka qe dy javë Policia e Kosovës, Doganat kanë konfiskuar mbi 10 tonë mjetet piroteknike të kontrabanduara …Me sa kam informata ka nga veriu , por ka më duket edhe në pikën me Shqipërinë“, ka shtuar ai.

Edhe në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se ka pasur tentime për kontrabandim, prandaj edhe policia kufitare kanë marrë detyra specifike për fundvit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani po ashtu ka thënë se për festat e fundvitit do të ketë shtim të prezencës policore në lokacione ku do të festohet.

“Policia e Kosovës sikurse çdo fund vit edhe këtë fund vit do përgatis me kohë planin operacional policor, i cili do të ketë qëllim primar ruajtjen e rendi dhe sigurisë publike, shtimin e prezencës policore për ambientet e ndryshme, në lokacionet ku pritet të ketë manifestime për festat e fund vitit në mënyrë që qytetarët të ndihen më të sigurt, dhe në mënyrë që Policia të veproj aty ku ka nevojë veprimi…Deri në këto momente ka pasur tentime të kontrabandimit të mallrave të ndryshme duke përfshirë edhe pjesën e kontrabandimit të fishekzjarrëve, dhe për këtë arsye njësit e policisë kufitare kanë marrë si detyrë specifike në pjesën e fund vitit, sepse e dimë që mund të ketë tentime të kontrabandimit”, ka shtuar ai.

Nga ky institucion i sigurisë bëjnë apel tek prindërit që të jenë më të kujdesshëm dhe më vigjilentë në parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike nga fëmijët, me qëllim të shmangies së rrezikut që mund të shkaktojnë mjetet plasëse.

Ndryshe, me qëllim të rritjes së sigurisë në qytet, komuna e Rahovecit, Suharekës, Drenasit, Vushtrrisë e kanë ndaluar përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike.

Me urdhëresë për ndalimi për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe ka dal edhe komuna e Prishtinës. Madje shkelësit e kësaj urdhërese sipas njoftimit të kësaj komune do të gjobiten 100 euro.

Kujtojmë se me ligj lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, por që gjatë viti duhet të merret leje paraprake, kurse nga data 26 dhjetor deri më 2 janar, qytetarët nuk ka nevojë të aplikojnë për të marrë leje për përdorim të mjeteve piroteknike.

KosovaPress ka tentuar të marrë deklarata edhe nga shitësit e fishekzjarrëve se sa janë të interesuar qytetarët të blejnë mjete piroteknike, por që ata kanë refuzuar të flasin.

 

Goli i Rashicës, goli më i mirë në vitin 2018

Periskopi.com Sporti

UEFA i ka dhënë një lajm shumë të mirë Milot Rashicës.

Shtëpia e futbollit evropian e ka zgjedhur golin e lojtarit kosovar si më e mira në Ligën e Kombeve.

Rashica shënoi gol fantastik në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, ndërsa UEFA e ka zgjedhur atë si më i miri në Ligën e Kombeve.

 

Ja si uronte Ibrahim Rugova për Vitin e Ri 1995

Periskopi.com Lajme

Kanë mbetur edhe disa orë deri tek ndërrimi i motmoteve. Politikanë e qytetarë të rëndomtë kanë nisur me urimet e tyre për Vitin e Ri, por edhe përshkrimin e punëve dhe kujtimeve të vitit që po lëmë pas.

Por a e keni dëgjuar ndonjëherë urimin për Vitin e Ri të 1995’s nga presidenti i  ndjerë Ibrahim Rugova.

Bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Adnan Merovci në Facebook ka shpërndarë një video teksa Rugova shprehte urimet e tij në atë kohë./Periskopi/

Ndiqeni videon e plotë:

Kështu uroi Presidenti RUGOVA para një çerek shekulli (Vitin e Ri 1995)!Nga video arkivi im!

Posted by Adnan Merovci on Monday, 31 December 2018

 

Serbia ‘e gatshme’ për çdo skenar në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se Serbia po i përcjell me vëmendje ngjarjet në Kosovë dhe se ajo i ka të gatshme përgjigjet për çdo skenar në të, transmeton Koha.net.

Lidhur me deklaratën e zyrtarëve të KFOR-it se njësit speciale ROSU mund të hyjnë në veri të Kosovës pas leje, Stefanoviq, ka thënë se “ky është turp jo vetëm për Kosovën por edhe për BE-në e cila ka qenë garantuese e këtyre marrëveshjeve.

“Personat me tyta të gjata, me autoblinda nuk guxojnë të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it dhe të bashkësisë lokale të serbëve. Kjo është marrëveshja, të gjitha sqarimet tjera, sikur ai se ROSU guxon e të tjerët nuk guxojnë janë të pakuptimta”, citon novosti të ketë thënë ai.

 

Shpëtohet gjermani që humbi në Brezovicë, rrezikonte të vdiste nga të ftohtit

Periskopi.com Lajme

Për më shumë se katër orë një shtetas gjerman ka qëndruar i zhdukur në Brezovicë. Bëhet fjalë për një gjerman të quajtur Patrik i cili ka ardhur i vetëm në Kosovë dhe ka shpëtuar i gjallë vetëm falë mobilizimit dhe pajisjeve adekuate që kishte me vete.

Dje rreth orës 17:00 u dha lajmi se shtetasi gjerman që po qëndron për pushime në Brezovicë kishte humbur. Atë kohë pati një mobilizim të Klubit Alpin “Dardani” e Klubit Alpin “Prishtina” që nën menaxhimin e shoqatës “Skijimi” kërkuan për disa orë për personin e humbur.

Sipas informacioneve, personi ka humbur shkaku i mjegullës.

“Pasi e ka kap mjegulla ka mbetur aty në ftoftë dhe aty nuk ka mundur të lëvizë. Ka qenë i pajisur me pajisje adekuate përndryshe nuk do të mund të i mbijetonte të ftohtit deri në mëngjes”, thanë nga Klubi Alpin “Dardania” për Express.

Patriku është gjetur mbrëmë rreth orës 21:00.

Momentalisht mësohet se ai është mirë me shëndet vetëm pak i tronditur nga rasti dhe po vazhdon të qëndrojë në Brezovicë.

Lajmi për humbjen e tij u bë nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

 

Zhduket një shtetas gjerman në malet e Sharrit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme në Malet e Sharrit ka humbur një person, i njëjti mësohet që është shtetas i Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur nga Klubi Albin ‘Dardania’ të cilët përmes disa imazheve kanë bërë të ditur se ekipi i tyre është duke marrë pjesë në aksionin për gjetjen e shtetasit gjerman.

Në imazhe shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Ekipi i kerkim shpetimit te Klubit Alpin Dardania merr pjese ne aksionin per gjetjen e shtetasit Gjerman i cili u humb ne Malet e Sharrit ne diten e sotme.
Urojme qe raste te tilla te kete sa me pak!”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Ja pse seksi është i domosdoshëm për shëndetin tuaj

Periskopi.com Zoya

Të gjithë e dimë se çfarë ndodh në shtrat mbetet në shtrat. Por, a keni menduar ndonjëherë se si seksi ndikon në trurin dhe trupin tonë?

Disa studime kanë treguar se seksi ndihmon shumë mirëqenien tonë, duke filluar nga ndikimi për të mirë në zemër e deri tek shëndeti i eshtrave.

Kështu, këto janë 4 arsyet pse seksi është i domosdoshëm për mirëqenien tuaj:

1. Seksi ju mbron nga sëmundjet koronare 
Seksi mund të jetë shumë i dobishëm për shëndetin tuaj, sidomos zemrën. Një studim i Universitetit Queens gjeti se të bësh seks tri herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në zemër.

2. Seksi është ilaçi juaj i lumturisë 
Paul Thompson, një neurolog në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon se ekziston një pikë në tru e cila lidhet me ndjenjën e lumturisë. Kjo pikë quhet “regjioni limbik”, që ndodhet thellë në tru dhe është super-aktiv kur bëni seks.

3. I ndihmon eshtrat 
Është gjetur nga hulumtuesit amerikanë se gratë menopauzale të cilat bëjnë seks një herë në javë, kanë nivele më të fuqishme të estrogjenit. Ky hormon ndihmon në forcimin e eshtrave. Ndryshe, sa më shumë që të bëni seks, aq më mirë do të ndiheni fizikisht.

4. Seksi përmirëson gjumin 
Nëse nuk mund të flini, seksi është më i mirë se ilaçet qetësuese që ju ndihmojnë të bini më lehtë në gjumë, thotë Dr. Ghosh. Bile, është më mirë të bëni seks në mbrëmje se sa në mëngjes, pasi që pas punës trupi ka nevojë për këto përfitime që sjellë seksi.

Kini kujdes! Këto gjëra nuk duhet t’i bëni pas ndarjes

Periskopi.com Zoya

Kur ndahemi nga dikush që e kemi pasur shumë përzemër, në mendje na vijnë ide nga më të ndryshmet dhe kemi një miks ndjenjash që fillojnë nga hakmarrja te dëshpërimi.

Nëse ka disa gjëra që nuk duhet të bëni pas ndarjes, janë ato që dëmtojnë jetën tuaj pas këti kapitulli të mbyllur dhe që mund t’i lexoni më poshtë:

1.Mos u hakmerrni dhe lëreni ta kuptojë se çka ka humbur.
2.Ndryshojeni rutinën, ndryshoni vendet në të cilat shkoni dhe të krijoni kujtime të reja, në të cilat nuk përfshihet ai.
3.Mos flisni me shumë njerëz për ndarjen, pasi nesër mund të pendoheni për atë që keni thënë.
4.Mos e ndiqni në rrjetet sociale, kështu nuk do ta keni të lehtë ta harroni.
5.Mos bini në grackën “dua që prapë të jemi miq”, është e rëndësishme t’i qëndroni larg.
6.Kujdes me lidhjet e reja. Mundohuni ta harroni krejtësisht ishin, para se të filloni diçka të re.