Gent Cakaj nuk ka CV për të qenë ministër? Rama – gazetarëve: Ka lexuar më shumë libra se ç’keni thënë ju fjalë

Periskopi.com Lajme

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me emërimin e Ministrit të Jashtëm, Genti Caka.

Njëri prej reporterëve i ka thënë Ramës se Ministri i ri i Jashtëm shqiptar nuk ka një CV publike, një konstatim të cilit Rama i është përgjigjur me një ton ofendues duke thënë se Genti Caka ka lexuar libra më shumë sesa të gjitha fjalët që kanë thënë të gjithë gazetarët që ndodheshin përballë tij.

“Më falni për krahasimin, por e Caka ka lexuar libra më shumë se ju të gjithë keni thënë fjalë në jetën tuaj, CV e tij do ta keni në dispozicion kur të bëhet ministër, nëse nuk është atje është gjëja më e thjeshtë në botë, të jeni të sigurt se zgjedhja e tij është e një shqiptari si unë e si ti, unë e neveris cdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar zgjedhjen. Sa i takon insinuatës në fjalë ca të them unë, nuk e përsëris fjalën se pyetjen e ke bërë pa tendencë negative dhe është e pafajshme. Nuk ka lidhje fare fare, Caka është vendosur ministër për atë që ai përfaqëson, i përkushtuar ndaj një pune shumë të vështirë si puna që ka bërë për integrimin. Kam vlerësuar kapacitetin edhe si drejtues, edhe si një djalë që është shumë pranë vizionit, programit, mënyrës së të parit të gjërave dhe familjes sonë politike. Cfarë mbetet, mosha? Unë nuk mendoj që ky është një moment ku duhet të paragjykojmë, sepse nuk bëj krahasime por ka pasur raste ministrash në fusha të tjera në vende me shumë më tepër peshë dhe kanë pasur sukses, ose jo, po jo për shkak të moshës. Aman, ky vend ka pasur ministër të jashtëm Aldo Bumcin, dhe nuk ka pasur asnjë debat”- tha Rama.

Rrëfimi i Edita Tahirit: Nëna më vdiq pa e parë familjen, babai m’u torturua në burgjet e Rankoviqit

Periskopi.com Lajme

Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë e përfshirë pothuajse në të gjitha proceset e shtetëndërtimit. Edita ka lindur në Prizren, në një familje patriotike dhe arsimdashëse.

Babai i saj ishte aktivist për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa nëna e saj ishte nga Kukësi.

Ajo ka rrëfyer gjëra të padëgjuara më parë për familjen e saj  në RTV Dukagjini.

Ish-politikania rrëfen se nëna e saj nuk e kishte parë më asnjëherë familjen pas mbylljes së kufirit. “Prindërit e mi janë martuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova dhe Shqipëria nuk kanë pasur kufijtë. Më pas kufijtë janë mbyllur dhe nëna ime ka ndërruar jetë pa i parë më familjarët e saj”.

Tahiri tregon se një jetë të vështirë kishte pasur edhe babai i saj, pasi ishte burgosur nga pushteti i Rankoviqit.

“Babai im është burgosur në kohën e Rankoviqit, kur politikanë e patriotë janë marrë në burgje dhe janë torturuar me mënyra çnjerëzore. Babai im është torturuar deri edhe me kurora elektrike në burgun e Mitrovicës së Sremit. Ai ishte i sëmurë psiqikisht dhe në shtëpi për rreth dhjetë vite rrinte i vetmuar, por më vonë pas disa trajtimeve u rehabilitua dhe kthyem harmoninë e familjes”.

Politikanja thotë se megjithatë babai i saj nuk arriti të shoh angazhimin e saj në politikë. Por thotë se u kishte lënë amanet që asnjëri të mos anëtarësohej në Partinë Komuniste.

‘Goditi shuplakë vajzën 11-muajshe, e kapa armën dhe e vrava’ – rrëfimi i kosovares në Burgun e Lipjanit

Periskopi.com Lajme

Ky Vit i Ri po e zë për të shtatën herë ‘Beshin’ në burgun e grave në Lipjan. Periskopi ka qëndruar në Qendrën Korrektuese të Femrave, e vetmja në Kosovë, për të dëgjuar rrëfimet e disa të burgosurave atje. Veprat për të cilat vuajnë dënimin aty, janë të ndryshme. Dikush kreu vrasje, dikush tjetër u zu me drogë, apo edhe falsifikoi dokumente.

‘Beshi’ siç e quajnë 25-vjeçaren brenda, është dënuar me 13 vite burg për veprën për të cilën tashmë është penduar shumë. I kanë mbetur edhe shtatë vite të tjera për të kryer dënimin e plotë.

‘Ka qenë ajo një vrasje pa dëshirë. Qaty një keqkuptim ka qenë. Unë për vete jam penduar shumë. Se arsyeja që jam pendu është që s’kam dashtë me ndodh se e kam edhe vajzën, goxha e vogël edhe s’kam dashtë deri sot me e ditë vajza që për çka jam unë këtu. Por herëdo kurdo ajo ka me marrë vesh. Unë dihem fajtore shumë dhe e penduar tepër që vajza ka mbetur pa përkrahjen e prindit, që s’e ka pa babain e vetë. Edhe nënën jo.’’, ka thënë ajo në një rrëfim për Periskopin.

Ajo ka folur edhe për vajzën e saj tashmë 6-vjeçe, e cila është nën përkujdesjen e nënës së ‘Beshit’.

‘’Jeton veç me gjyshen. Me mamin tem edhe me dy motrat. Ajo ka  qenë tek punëtorët social njëherë, e tani me ankesa që kam bërë,  e kam çu te mami. Inshalla nuk i ndodh askujt, por është që jo burgu, jo sene. Po ka shumë problem. S’do të thotë që i vetmi fëmijë unë që kam rënë në burg. D.m.th sa m’u vra babai, unë përfundova në burg. Nuk ështe që ajo vrasja u bë me vetëdije, por ka ndodhur pa vetëdije. Edhe kam qenë shumë e re kur kam ardhë këtu. I kam pasë 19 vjet. Shumë axhami kam qenë, por shpresoj që inshalla askënd nuk  e provon Zoti me burg, siç më ka provuar mua.

‘Beshi’ ka rrëfyer fije e për pe ngjarjen se si e kishte vrarë burrin e saj sa ishin duke pirë kafe.

‘’Ka qenë… çikën  e kam pasë 11-muajshe dhe në gjumë ka qenë vajza. Kemi qenë duke pirë kafe me bashkëshortin, tani të ndjerin Muhametin, edhe u çu çika si fëmijë, si çdo fëmijë u çu . Ma si fëmija që çohen. Edhe kemi qenë t’u pi kafe, edhe e ka derdhë në atë moment kafenë. Edhe tash bashkëshorti m’i ka rënë çikës shuplakë, vajzës… që tani e ndjej edhe për atë që i ka ndodh, e ndjej veten fajtore. Se çika veç kur m’u ka pakë edhe ka qenë e paktë e më ka ra në gjyks. Edhe i kam thënë burrit. Më kabull e kisha bë me m’pasë rënë mua se sa vajzës. Dhe në atë moment, për fat të keq ka qenë arma aty, e tij… Edhe unë veç kam dashtë për me e tutë burrin, mos me i ra çikës, por nuk e kam prit që vjen puna deri tek vrasja. Edhe une përfundoj në burg, se po e lë keq vajzën. Për mua ka qenë tmerr kur kam ardhë këtu, se e kam lënë çikën 11 muajshe. Qaty tmerri më i madh ka qenë. Ka ndodh edhe vetë, në atë moment e kam thirrë policinë. Jo me ikë apo diçka, por vetë i kam thirrë. ‘’, kështu rrëfehet me plot emocione ‘Beshi’.

Kjo e dënuar pohon se brenda burgut, oficeret përdorin edhe dhunë ndaj tyre.

‘’Dhunë kanë ushtruar ndaj meje. Nuk  e di, ka 2 muaj a 3. Nuk e di, se kanë qenë në pyetje disa bilanca.

Kanë qenë këtu disa çika për një bilanc, se zakonisht ne e kemi që me na i dhënë balancet dhe me i kqyrë vetë. Por ato shoqet janë përla pak me këtë shoqen që jam në dhomë. Qe 6 vjet me Ibadeten. E kështu që, aty e di që më patën rrahë stafi.  As tek mjeku nuk më kanë çu. Këto që i fotografojnë sene vene të dënuarat. Mua nuk më kanë ofruar atë ditë ndihmë hiq. Pas tre dite. Është  hera e parë më ka ndodh dhe më kanë rrahë tri oficere. As nuk kam pasë mundësi me çu letrën në Gjykatë, as askund. Sepse unë gjithë sa herë që shkoj nëpër puna, sene vene, mua ma përmendin vetminë. A unë për vete kam traumë, tutë kam ndaj stafit, por mundohem me qenë e qetë gjithçka.’’

Si shumica e të burgosurave në Qendrën Korrektuese në Lipjan, edhe ‘Beshi’ i bën thirrje Presidentit Hashim Thaçi për amnisti (falje).

‘’Bile kishim pasë dëshirë, ne me na falë bile Hashim Thaçi, ne që jemi me dënim me shumë vite. Se na pret dikush. Fëmija na pret, apo nëna, apo vëllai. Pa marrë parasysh, na presin.  Unë kisha pasë një dëshirë, që nëse  ka pak mëshirë Hashim Thaçi, do të na falë neve çka jemi në burg brenda insititucionit. Se meshkujt, zakonisht ata janë meshkuj dhe mund të përballojnë. E ne si femra, nuk mundemi me përballu. Pos një femër që e ka falë nalt. Dy në fakt i ka falë Presidenti. Më për neve falje s’ka pasë.

Gratë në burg do të kenë disa mundësi të organizimit për festën e Vitit të Ri.

‘Beshi ka edhe një urim’.

‘’Veç ua kisha uru krejtve festën e Vitit të Ri. Inshalla shëndet edhe lumturi’.

Aktualisht në këtë Qendër janë të akomoduara 41 femra, përfshirë edhe 2 të mitura./Periskopi/

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Jeta e grave brenda burgut të Lipjanit. Si e kalojnë kohën të burgosurat. Çfarë përgatitje kanë bërë për natën e Vitit të Ri – Periskopi përmes një reportazhi ju sjell rrëfimet e tyre ekskluzive nga qelia

Posted by Periskopi on Sunday, 30 December 2018

 

 

Fshati në Kosovë ku të gjithë banorët e kanë mbiemrin Gashi

Periskopi.com Lajme

Fshati Brus afër Janjevës, që i takon Komunës së Lipjanit, me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të kësaj komune. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës. Në gjysmën e rrugës Prishtinë – Gjilan, me të lëshuar asfaltin në të djathtë, një udhë e gjatë tri kilometra, gjysma e saj e rregulluar kohën e fundit me mjetet e KFOR-it.

Mirëpo, tash kjo rrugë është e rregulluar. Sidoqoftë, po të rastisë të takohen dy vetura përballë, njëra duhet shmangur deri në shkallë rreziku për t’i lëshuar udhën tjetrës. Ky është përshkrimi i parë që mund t’i bëhet rrugëtimit tonë deri në këtë fshat me karakteristika shumë interesante. Prandaj, me të përfunduar të kësaj rruge të ngushtë duken shtëpitë e para në fshat të cilat kanë dallime të mëdha njëra me tjetrën për nga vjetërsia. Banorët thonë se këtu ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, sa mezi mbahen në këmbë, por që në to jetojnë brusasit. Për ta luftuar sadopak varfërinë e skajshme, prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është zanati i vetëm i shumicës së banorëve.

Kështu, në fshat ka 32 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill skare. “Furrat duhen të mbikëqyren 24 orë rresht, në mënyrë që të mos depërtojë në to oksigjeni, ndryshe ka rrezik që i gjithë mundi të kthehet në hi”, ka thënë në fillim të bisedës Shyqeri Gashi, shitës i thëngjillit. Ai, po ashtu, thotë se një metër dru mund të prodhojë 5-6 qeska me thëngjill skare, të cilin e plasojnë në tregun e Prishtinës dhe Gjilanit, ndërsa bartja bëhet kryesisht me gomarë. Po ashtu, Brusi është fshati i vetëm i Komunës së Lipjanit i banuar me shqiptarë të besimit katolik dhe myslimanë. Të gjithë banorët e Brusit kanë mbiemrin Gashi dhe rreth gjysma e tyre janë të besimit katolik. Ka raste kur brenda familjes anëtarët i takojnë dy besimeve të ndryshme.

Ruzhdi Gashi një herë në muaj shkon në varrezat e fshatit dhe përkulet para një varri të shembur fare, përskaj rrugës që shpie për në kishën e Shën Shmasjanit dhe me dy qirinj të ndezur në dorë bën bekimin e varrit të babait të vet. Pas përfundimit të ritualit, ai çdoherë para se të ngrihet në këmbë bën kryq. Ruzhdiu është i besimit katolik, ndërsa babai i vdiq si mysliman dhe u varros me hoxhë. “Në të gjitha dokumentet emri më shkruan Ruzhdi, ndërsa nga ana fetare emrin e kam Lazë dhe jam i besimit katolik”, tregon Ruzhdi-Lazë Gashi.

Babai i Ruzhdiut, Limi, ishte i besimit mysliman dhe kishte edhe tre vëllezër të tjerë, të gjithë me emra myslimanësh, por dy prej tyre ishin të besimit katolik. Nga dymbëdhjetë vëllezër dhe motra sa ka Ruzhdiu, vetëm njëra motër ka mbetur e besimit mysliman. Askush në fshat nuk e thotë saktësisht se si ka ndodhur që brenda një familje, anëtarët e saj të kenë besime të ndryshme. Vetëm thonë se fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para 10 vjetësh janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Por, edhe pse u takojnë dy konfesioneve, fshatarët thonë se toleranca ndërfetare është në maksimum. “Kur kemi Bajram, fqinjët e besimit katolik vijnë dhe na urojnë për festat, por edhe myslimanët i vizitojnë fqinjët e tyre katolikë për Krishtlindje”, na tha Nazim Gashi, hoxhë nga ky fshat.

Ndërsa Ivan Gashi, mësues, tash i pensionuar, thotë se në shenjë respekti për fqinjët myslimanë, ka 32 vjet që për festat e Bajramit nuk punon asgjë, madje edhe dyqanin e mbyll. Një pjesë të rrugës kohë më parë na e ka shtruar KFOR-i. Po ashtu, ushtarët e KFOR-it irlandez kanë bërë investime të duhura në shkollën tonë duke i përmirësuar dukshëm kushtet e punës në të. Ka raste të rralla kur fëmijët, pas mbarimit të nëntëvjeçares, vijojnë shkollimin e mëtutjeshëm në mungesë të kushteve, sepse shumica e tyre orientohen për shitje të thëngjillit”, ka pohuar ai.

Storiet më bizare 2018| E para: Vret të dashurin dhe pastaj e gatuan

Periskopi.com Lajme

Sikur edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit që po mëmë pas ndodhën shumë gjëra nga më të çuditshme.

Gruaja vret të dashurin dhe pastaj e gatuan

Kur machaboos (ushqim tradicional me oriz dhe mish)  iu ofrua punëtorëve pakistanezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ata as nuk mund të thoshin se përbërësi unik i kësaj pjate është mishi i njeriut.

Në fakt, një grua 30-vjeçare më vonë pranoi se kishte vrarë të dashurin e saj, trupin e të cilit më pas e kishte prerë për ta bërë ushqim për punëtorët e ndërtimit.

Rrokaqielli kinez që ngjason në organet gjenitale të mashkullit

Qendra e medias e vendosur në Kinën juglindore është përqeshur me ditë të tëra në rrjetet sociale, pasi iu ngjasonte gjenitaleve mashkullore. Dy vjet ishin të nevojshme për të ndërtuar këtë ndërtesë, megjithatë, publiku e përqeshi menjëherë pas përfundimit të punimeve.

Birra nga bakteret vagjinale

Kompania polake ka prodhuar një pije të re. Kjo birrë është bërë nga bakteret vagjinale të modeleve të bukura çeke.

Projekti filloi në 2016, dhe birra në raftet e dyqaneve u shfaq vetëm në 2018.

Burri kërkoi divorcin për shkak të mungesës së seksit gjatë muajit të mjaltit

Edhe pse besohet se muajt e parë të martesës janë më të vështirat, ka nga ata që ishin aq të padurueshëm sa që divorci u kërkua menjëherë pas muajit të mjaltit. Një burrë nga Emiratet e Bashkuara Arabe prishi muajin e mjaltit dhe u kthye në shtëpi për të kërkuar divorc për shkak të mungesës së seksit.

Martesa e bretkosave

Shumë media kanë shkruar për martesën e dy bretkosave në Indi.

Në fakt, sipas besimit, martesa e dy bretkosave përmbush shirat e perëndive, dhe për këtë arsye do të ketë më shumë reshje shiu, transmeton KosovaPress.

Kufoma e gjallë

Kinezja Chen, pa një konsultim paraprak me mjeku,n dërgoi trupin e bashkëshortit të saj, i cili vuante nga kanceri i stomakut, në morg. Vetëm pasi patologu filloi të përgatisë trupin për ceremoninë e funeralit, njeriu me emrin Hung nisi të lëvizë buzët dhe gishtat.

Prezervativët kinezë janë shumë të vegjël për meshkujt nga Zimbabveja

Mallrat kineze shiten në tregjet në mbarë botën. Pikërisht, për shkak të këtij prodhimi masiv në publik, është krijuar mos besim kur bëhet fjalë për cilësinë e tyre. Megjithatë, nuk është cilësia e vetme që shqetëson njerëzit e Zimbabvesë. Në fakt, prezervativët e prodhuar nga kinezët janë thjesht shumë të vegjël dhe po kërkojnë t’i rrisin ata.

Dehen në muajin e mjaltit dhe blenë hotelin

Një çift i ri kishte pirë aq shumë në muajin e mjaltit dhe vendosën të blinin një hotel në Shri Lanka, ku edhe po qëndronin.

Mjekët nxjerrin çakmakun nga trupi i një burri pas 20 vjetësh

Gjëja më e çuditshme që ndodhi këtë vit në fushën e mjekësisë është kur mjekët nxorën një çakmak pas 20 vjetësh nga stomaku i një burri. Pasi e nxorën jashtë, mjekët thanë se burri kishte fat që çakmaku nuk kishte arritur në zorrën e trashë, pasi do ta vriste.

 

Zbuluesi i fisit ‘kalash’, Adem Salihaj e sheh shumë të keq për Kosovën vitin 2018

Periskopi.com Lajme

Ish zyrtari i LDK-së, Adem Salihaj, në një intervistë për Botën Sot ka folur për gjendjen politike aktuale në Kosovë, ku ka vlerësuar se viti që shkoi ishte i vështirë dhe me shumë sfida të mëdha nga ankthi që krijoi Thaçi.

“Të gjitha ato që kishte arritur Kosova për dhjetë vite të pavarësisë humbën brenda një viti, krejt këto për shkak të Thaçit”, ka thënë Salihaj.

Ai ka kritikuar edhe diplomacinë kosovare, në krye me Behgjet Pacollin, duke e vlerësuar si ‘diplomaci sharlatane’.

Ndryshe, Salihaj do të mbahet mend përgjithmonë për zbulimin e tij historic për fisin me prjardhje ilire, që ai thoshte se është fisi ‘kalash’.

Sipas e kishte shokuar opinionin kosovar me zbulimin e tij para dy vitesh duke thënë se ky fis jeton mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Daçiq: Të mos thotë askush se në vitin 2019 do të arrihet zgjidhje për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se askush nuk mund të thotë me siguri se çështja e Kosovës do të zgjidhet në vitin 2019.

Po ashtu, ai ka theksuar se nuk do të thotë se nuk mund të arrihet një marrëveshje për Kosovën për faktin se dialogu në Bruksel nuk po vazhdon, shkruan Periskopi.

“Unë jam i pari që dëshiron një zgjidhje, por sot askush nuk mund të thotë se atë zgjidhje mund ta kemi në vitin që po vjen. Dialogu i Brukselit ka ngecur qe disa muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk po kërkohet një zgjidhje, që nuk ka komunikim”, i ka thënë Daçiq Vecernje Novosti-t.

Ai ka thënë se për Serbinë është e rëndësishme që të jetë plotësisht e përfshirë në të gjitha detyrat dhe që asgjë nuk mund të definohet pa pajtimin e saj, duke shtuar se Beogradi nuk e kishte këtë pozicion “pesë ose gjashtë vjet më herët”.

“Nëse flasim për hyrjen në fazën finale dhe atë që do të ndodh në vitin e ardhshëm, mund të them me siguri se Serbia do ta thotë fjalën e vet rreth çdo zgjidhjeje dhe se do të luftoj për interesat e veta”, ka thënë Daçiq.

Kreu i diplomacisë serbe ka shtuar se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndryshimin e formatit të negociatave midis Prishtinës e Beogradit në Bruksel, apo të pjesëmarrësve në proces.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka asgjë kundër përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por se do të dëshironte të shihte edhe pjesëmarrjen e fuqive të tjera në proces, siç është Rusia dhe Kina. /Periskopi/

Dikur akuzonte VV’në për bashkëpunim me Veselin, tash Driton Selmanaj do koalicion LDK –VV

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj në një intervistë për ‘Bota sot’  ka thënë se një koalicion LDK – VV do ta shpëtonte Kosovën.

Megjithëse në shumë paraqitje të tij publike, Selmanaj akuzonte VV’në se hidhte gaz në Kuvend me miratimin e Kadri Veselit, duket se Selmanaj tash ka harruar këto deklarata.

Tash ai deklaron kështu:

“Duke i parë të gjitha këto situate, zgjidhja për Kosovën është një koalicon pas zgjedhor mes LDK’së dhe Vetëvendosjes dhe normalisht kur LDK-ja të udhëhiqte me Qeverinë e dalë pas atyre zgjedhjeve, jam i sigurt se Kosova do të mund të ecte drejt rrugës së mbarë të saj për ktë konsoliduar shtetin e së drejtës.  Kosova ka aq shumë problem të mëdha saqë  një përkushtim i dy forcave politike sic është LDK dhe VV mund t’u dilet në ballë”, thotë Selmanaj./Bota sot/Periskopi/

 

Politikani francez: Kosova, koloni amerikane – jam kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Themeluesi i partisë “Front National” (Fronti Popullor) Jean Mari le Pen, tash në konflikt dhe në kontest gjyqësor me të bijën Marine le Pen rreth trashëgimisë së kësaj partie, ka thënë se Kosova është bërë koloni strategjike amerikane dhe se SHBA-ja aty ka bazën më të madhe ushtarake në Evropë.

“Kjo ua mundëson autoriteteve në Kosovë që të bëhen të rëndësishme. Deri kur, do ta shohim”, citon “srbijadanas” të ketë thënë Le Pen pa treguar se ku ka thënë ai kështu.

Le Pen, sipas këtij portali serb ka thënë se është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës, ndërkohë që Franca zyrtare ka përkrahur themelimin e saj.

Sipa Le Penit, shqiptarët me demografi dhe me ndihmën e Perëndimit, e kanë larguar Serbinë nga Kosova.

“Sikur Putini të kishte qenë atëhërë në pushtet në Rusi, SHBA-ja nuk do ta kishte bombarduar Serbinë dhe Kosova nuk do të ishte e pavarur”, ka thënë ai.

Serbisë mund t’i mbetet taksa 100% përgjithmonë, thotë kryeministri

Periskopi.com Lajme

Pas punës intensive 15 mujore që ka kryer Qeveria e Kosovës, më në fund ka ardhur mundësia që e gjithë vëmendja të kthehet kah zhvillimi i ekonomisë në vend.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, në konferencën e fundvitit me gazetarë.

Duke folur për takën 100 %, kryeministri u shpreh i vendosur se nëse Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, taksa do të mbetet në fuqi përgjithmonë.

“Masa pos që është politike është edhe në mbrojtje të sigurisë të Kosovës. Nëse Serbia nuk ndryshon, një mini Rusi në Ballkan, atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë, përjetësisht. Nëse Serbia dëshiron njohje reciproke do e hiqnim menjëherë. Kur mundemi me u tërheqë? Sa më shpejtë që bimë dakord për njohjen reciproke”, tha Haradinaj.

Kurse për marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë,  Haradinaj tha se delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e Qeverisë, derisa theksoi se negocimi bëhet prej delegacionit, jo prej dy njerëzve.

“Unë kam kërkuar që edhe Presidenti të ua dërgojë delegacionit krejt çka posedon”, u shpreh ai.

I pyetur  për ngjarjet në fushën e sigurisë, konkretisht për rastet e grabitjeve  të cilat janë shpeshtuar në vend, Haradinaj  beson se mekanizmat shtetëror të sigurisë e kanë në fokus këtë dukuri.

Haradinaj paralajmëroi se vitin që  vjen, Kosovën e presin shumë sfida. Ai u shpreh se çështje me më urgjencë për të është futja e Kosovës në agjendë për liberalizimin e vizave.

 

Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë për vitin 2019

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e fundit për këtë vit, ka thënë se vitin që vjen Qeveria do t’ia kushtojë ekonomisë.

“Energjia jonë, vëmendja jonë do t’i kushtohet ekonomisë. Tashmë i kemi përpara programet që do t’i fillojmë vitin tjetër”, tha Haradinaj.

Për taksën ndaj produkteve serbe kryeministri ka deklaruar se masa është ekonomike dhe nën mbrojtjen ekonomike të Kosovës.

“Ne duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm i kemi dhënë disa qindra milionë me ble armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshirën të merremi vesh për njohjen reciproke dhe me të punojë me logjikën evropiane, amerikane në Ballkan, do ta largonim taksën që nga sot. Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket dialogut, kryeministri Haradinaj tha se votimi i delegacionit shtetëror e ka gjet përkrahjen e të gjithëve, edhe timen. “Kemi mbërri në një kornizim të dialogut, por nuk kemi arritur ta finalizojmë”, shtoi ai.

Në pyetjes se a ka hequr dorë presidenti nga korrigjimi i kufijve, Haradinaj është shprehur: “Mendoj se është njëfarë konfirmimi se i jepet rol delegacionit. Ne nuk e kemi lehtë. Kemi sfida. Fokusimin do t’ia jepi ekonomisë”.

 

Ambasadori që udhëton me autobus – Fëmija i dytë i lindi në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Jean Louis Servais është ambassador i Belgjikës në Kosovë, i cili shpesh shmang eskortën e tij dhe shfrytëzon transportin publik të Prishtinës.

Në një intervistë për Zërin, ai ka thënë se autobusët e rinj në Prishtinë i ofrojnë rehati, megjithëse thotë se infrastruktura ka ende nevojë të modernizohet.

Ai, ka fjalë të mira për sistemin shëndetësor (çuditërisht – vlerësim i Periskopit).

“Ndoshta infrastruktura duhet të modernizohet, por mjekët dhe infermierët tuaj njihen si njerëz të kualifikuar dhe kjo përputhet me përvojën tonë. Pikërisht kjo është arsyeja pse gruaja ime vendosi të lindë vajzën tonë të dytë në Kosovë”, ka thënë ai.

Në cilën moshë gratë e përjetojnë seksin më të mirë të jetës së tyre?

Periskopi.com Zoya

Ju falet nëse mendoni se jeta seksuale është më së miri gjatë viteve tuaja të 20’ta. Pas së gjithash, këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta.

Megjithatë, sipas hulumtimeve të reja, femrat e përjetojnë seksin më të mirë kur i mbushin 36 vjet, transmeton Telegrafi.

Të pyetura nga ‘Natural Cycles’, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre me orgazëm, ndjenjave të joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre pastaj janë ndarë dhe analizuar në bazë të moshës: vajzat e reja (nën 23 vjeçe), ato të moshës mesatare (23-35 vjet) dhe gratë e vjetra (mbi 36 vjet).

Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjet kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku çdo e 2-ta ka thënë se ka një trup seksi.

Ndërsa vetëm çdo e 6-ta nga grupi i mesëm kanë thënë se janë të kënaqura me pamjen fizike, përderisa çdo e 3-ta nën 23 vjet e ka thënë të njëjtën gjë.

6 nga 10 gra të grupmoshës së vjetër kishin raportuar se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.

Njëkohësisht, 86 për qind e grave të grupmoshës së vjetër kishin thënë se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë katër javëve të fundit, krahasuar me 76 për qind të grupmoshës së mesme dhe vetëm 56 për qind të vajzave të reja që e kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks dy herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks tri herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë.

Vera e kuqe i rritë shanset e grave për të mbetur shtatzënë

Periskopi.com Zoya

Ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se vera e kuqe (kur konsumohet në sasi modeste, normalisht) mund të sjell efekte pozitive në shëndetin tonë. Si p.sh., vera e kuqe i zvogëlon nivelet e kolsterolit, e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në memorie kur futemi në vitet e pleqërisë.

Por, përveç këtyre, tani një studim i ri bën të ditur se vera e kuqe e përmirëson edhe pjellorinë te gratë, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e Universitetit të Uashingtonit në St. Louis, Missouri, kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë të paktën një gotë verë në javë kanë mndësi më të mira të mbesin shtatzënë sesa ato të cilat nuk konsumojnë.

Kjo mund të jetë për shkak të prezencës së resveratrolit – antioksidant i cili gjendet në rrushin e kuq dhe që njëkohësisht vepron si përbërës i fuqishëm për anti-plakje.

Autorët e këtij studimi kanë anketuar 135 gra të moshave mes 18 dhe 44 vjet, duke u kërkuar atyre të mbajnë shënime se sa alkool konsumojnë çdo muaj.

Gjatë së njëjtës periudhë, gratë u ishin nënshtruar skanimeve të rregullta të ultrazërit për të parë sa vezë të shëndetshme i kishin pasur.

Gratë të cilat kishin konsumuar pesë gota verë përgjatë një muaji kishin pasur tendenca të kenë më shumë vezë të shëndetshme, pavarësisht faktorëve tjerë si mosha dhe të ardhurat.

Megjithatë është e rëndësishme që këto zbulime të trajtohen me kujdes, sepse për këtë konstatim janë studiuar vetëm pak njerëz.

Çfarë u bë u bë! Këto janë 4 gjërat që duhet t’i lini pas në 2018-ën

Periskopi.com Zoya

Na ndan vetëm një ditë nga 2019-a.

Është një periudhë e bukur festash, por edhe reflektimi. 365 ditë kanë kaluar shumë shpejt dhe me po të njëjtin ritëm do të vijë dhe do të largohet edhe 2019-a.

Vitet ikin pa na pyetur ne, por është e rëndësishme që ne të marrim më të mirën prej tyre. Për shumë prej jush viti 2018 mund të ketë qenë i suksesshëm, ndërsa për të tjerë ky mund të ketë qenë një vit jo fort i mirë.

Çdo ditë e jetës sonë nuk është njësoj, prandaj me siguri keni derdhur edhe lot në vitin që po lëmë pas. Një vit i ri është një mundësi e re, prandaj ne do t’ju sugjerojmë se çfarë të lini pas në vitin 2018. Merrni me vete vetëm gjërat pozitive:

Ish-in që ju la

Nëse jeni ndarë në 2018-ën dhe ky vit i ri, po ju gjen beqar/e, lëreni pas trishtimin së bashku me ish-in në vitin e “vjetër”. Keni kohë mjaftueshëm në 2019-ën për të gjetur të duhurin. Mos e ktheni më kokën pas, qoftë edhe për të parë, pasi një shprehje thotë “Nëse rikthehesh me ish-in është njësoj si të lahesh dhe të veshësh sërish rrobat e pista”.

Punën që ju streson

Nëse në vitin 2018 jeni stresuar pafund me punën që keni, në vitin 2019 është koha për të gjetur një punë të re. Nuk është e lehtë, por vendosjani qëllim vetes që ta bëni këtë ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj.

Miqtë që ju braktisën

Përveç familjes, në jetë kemi edhe miq të mirë. Mirëpo, ka edhe nga ata miq që në momente të vështira nuk na janë gjendur pranë. Miq të tillë nuk ju duhen në vitin 2019. Është koha për t’i lënë pas në vitin 2018.

Thashethemet

Një vit i ri pa shumë fjalë dhe me shumë vepra, duhet të jetë 2019-a. Lërini fjalët e tepërta në vitin 2018.

Rama në adresimin e fundvitit: Shqiptarët sot jetojnë më mirë se sa dje

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur konferencën e fundvitit me dy lajme të mira sipas tij për ekonominë, ndërsa foli edhe për oligarkët, duke theksuar se fitimet e tyre janë ulur pavarësisht se derdhin më shumë taksa në shtet.

Rama për “oligarkët”

Rama: Tamtamat kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt. Fakt janë krejt tjetër. Nëse analizojmë të mëdhenjtë, 10 kompanitë e mëdha, fitimet janë në rënie me 10 për qind në krahasim të vitit 2013 dhe 20 për qind në krahasim me vitin 2017. Janë fakte të verifikueshme. 100 të mëdhenjtë paguajnë më shumë taksa se sa paguanin 5 vjet më parë, ndërkohë që fitimi i tyre është më i ulët se 5 vjet më parë. Atëherë ku janë këta të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar që po grumbullojnë pasuri?

Rama për ekonominë

Rama: Rritja ekonomike në tremujorin e tretë ishte 4.5 për qind, më e larta e një tremujori qysh prej vitit 2011. Po ashtu është rritur konsumi final i popullatës, i cili prej vitit 2013 ka një rritje mesatare 3.5 për qind. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje, por pa dyshim nuk jetojnë sot më mirë se sa duhet. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur nga një rritje e balancuar e zhvillimit dhe konsumit, raporton Tch.

 

Studimi: Muzika zhvillon shëndetin mendor dhe inteligjencën tek fëmijët

Periskopi.com Zoya

Muzika zhvillon inteligjencën tek fëmijët.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti për Shkencat e të Mësuarit dhe Mendjes, tek Universiteti i Uashingtonit, muzika zhvillon të folurin tek foshnjat dhe i bën ata më inteligjentë.

Shkencëtarët amerikanë shpjegojnë se ashtu si muzika, edhe të folurit ka modele të zhvilluara ritmike, dhe mundësia për të identifikuar tinguj të ndryshëm i ndihmon fëmijët të zhvillojnë procesin e të folurit

Haradinaj: Serbia, një Rusi e vogël në Ballkan

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë përmbyllëse të vitit ka folur sërish për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

Ai ka qenë i vendosur se Kosova nuk e heq taksën nëse Serbia nuk ndryshon qasjen e saj ndaj Kosovës.

“Nëse Serbia nuk ndryshon dhe nëse është e njëtja ajo që e paraqet një mini-Rusi në Ballkan, taksa do të mbetet përgjithmonë, përjetësisht. Por nëse bëhet një marrëveshje për njohje reciproke atëherë taksa do të hiqet”.

Ai tha se ne i kemi dhënë miliona Serbisë për të blerë armatim në Rusi.

“Janë 20 vjet dhe Serbia është ende një mini-Rusi në Ballkan. Ajo nuk është evropiane. Kur mundim të tërheqim? Sa më shpejtë që të vien marrëveshja, ne e heqim. Taksa nuk është vetëm e imja është e marrëveshjes së koalicionit. Dora ime nuk e heq taksën në këto rrethana”.

Haradinaj tha se malli që ka hyrë para vendimit, nuk do t’i nënshtrohet ky sepse do të jetë dëm për të gjithë ata që e kanë blerë atë.

 

Drejtori i Policisë mbledh stafin shkaku i shtimit të grabitjeve në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Numri i grabitjeve gjatë muajve të fundit në vendin tonë ka shënuar rritje.

Si pasojë e një grabitje e cila ndodhi në një bankë në Istog, u vra edhe polici Izet Demaj, i cili u vra në detyrë duke ndjekur grabitësit.

Për të shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të grabitjeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka mbajtur sot takim me stafin menaxherial dhe komandantët e stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërmarrja shtesë e masave të menjëhershme, me qëllim të parandalimit të veprave të ndryshme kriminale, me theks të veçantë të grabitjeve, si dhe arrestimit të kryesve të veprave penale.

Në këtë takim, Qalaj ka ngritur çështjet kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarit, bashkëpunimin dhe takimet me komunitetin, sigurinë në trafik, parandalimin e veprave kriminale si grabitjet, vjedhjet, drogat, duke kërkuar që të punohet dhe angazhohen edhe më shumë që të  krijohet një klimë edhe më e qetë dhe më e sigurt për qytetarët, e që kontribuon edhe në sigurinë e përgjithshme të vendit.

Përveç hartimit të urdhrit operativ, u kërkua nga Drejtoria Rajonale, që të implementohen planet konkrete për parandalim të grabitjeve, të sigurohen lokacionet e rëndësisë së veçantë, lokacionet sensitive, duke angazhuar njësite të ndryshme policore, togje policore, njësite për reagim të shpejte dhe njësitet speciale operative.

Në komunikatën e policisë thuhet se për festën e Vitit të Ri, Policia e Kosovës ka përgatitur urdhrin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë festës së fundvitit, që ka për qëllim parandalimin e çfarëdo rreziku për sigurinë, rendin dhe qetësinë publike, si dhe jetën apo pasurinë publike e private.

 

Dy anëtarët e familjes Ajvazi, të sëmurë dhe në varfëri ekstreme

Periskopi.com Lajme

Verë e dimër, jeta për ta është mjerim. Tash e sa kohë po jetojnë të vetëm nënë e bir. Dy anëtarët e familjes Ajvazi, çdo ditë po bëjnë një jetë të tillë, atë të varfërisë ekstreme. E të ardhurat e vetme i kanë nga ndihma sociale prej 75 eurosh, me të cilat nuk arrijnë t’i mbulojnë as gjysmën e nevojave mujore.

Çdo centimetër e kësaj shtëpie është e mbuluar nga myku. Kurse, dyert prej druri pothuajse janë të rrëzuara.

Nënë e bir po jetojnë në një dhomë, e shpesh herë gjumi i zë edhe të uritur.

Tash e pesë vjet, i zoti i kësaj shtëpie ka ndërruar jetë. E atë, edhe pse i ri në moshë po e zëvendëson 20 vjeçari, Egzon Ajvazi nga Prishtina.

Si i ri, puna e vetme që mund të bëjë është mbledhja e hekurave dhe kanaqeve. E me pak fitim që ka, kthehet në mbrëmje në shtëpi.

“I kisha lut të gjithë kush na përcjell, me na ndihmu për një shtëpi. E kom kryer shkollën deri në klasën e nëntë, nuk kemi pasur para për të blerë libra. Qe pesë vjet më ka vdekur baba……Libra nuk patë me ble, fletore nuk patë me ble, çka me bo me 75 euro. Unë sëmurë prej sheqerit, me kon me shku te mjeku. Unë vetëm me djalë duhet me shku te mjeku”.

Ushqimin që po e sigurojnë me ndihmën sociale mujore,   mund të jetë edhe i dëmshëm për ta, pasi që në një dhomë flenë, përgatisin ushqimin dhe ushqehen.

Xhevahirja është munduar të tregoi për KosovaPress, problemet e saj shëndetësore dhe jetën e vështirë që po bëjnë nënë e bir.

“Qe 9 vjet në këto baraka, qe pesë vjet më ka vdekur burri, më ka mbet djali 16 vjeçar. Unë asgjë nuk po dua veç një shtëpi. 75 euro i marrim, çka me bo me to. Këto kanaqet nga njëherë një euro, nga njëherë dy euro, asgjë nuk ka”, tha ajo.

E edhe në këtë pak metra katrorë që jetojnë dy anëtarët e familjes Ajvazi, thonë se janë në rrezik. Anëtarë të përhershëm të kësaj shtëpie janë edhe gjarpërinjtë dhe minjtë.

“Unë qitu flej, djali qitu, kur u ardhë një mi, duhet me afru me diçka me mëshel derën. Kaq ka qenë miu. Pasha Zotin shumë vështirë, as nuk kom motra, as nuk kom vëllëzer as kërkon, veç këtë djalë. Ku u kon me u heq më shpejt prej ktuhit”, ka shtuar ajo.

Derisa 20 vjeçari Egzon Ajvazi është detyruar të ndërpres edhe shkollimin për shkak të gjendjes së tyre të vështirë, nëna e tij bënë lutje për të gjithë që kanë mundësi t’u ndihmojnë për ndërtimin e shtëpisë.