Njëri qesh e tjetri qan, ja si i zë alkooli 12 shenjat e horoskopit

Periskopi.com Zoya

Efektet e alkoolit janë të ndryshme te të gjithë.

Kryesisht, thonë se, ndikues kryesor në ‘pasojat’ e tij është humori i mirë apo i keq por, në këtë rast, kemi zbuluar se edhe yjet paskan ‘dorë’….

Dashi: argëtim i shfrenuar

I njohur për karakterin e tij miqësor, një dash, nën efektet e alkoolit, do të shkoj sa te njëri te tjetri, për t’u siguruar që të gjithë po argëtohen. Nëse nuk i rezulton kështu, do të japë të pish po aq sa ka pirë vetë. Nëse je me humor të keq, është shenja e duhur për të pirë aperitivin.

Demi: besnik por i ashpër

Demi është ekstremisht besnik dhe nëse i kërkon për të dalë, nuk të thotë kurrë jo. Ama, nëse ai është në humor të keq, harroje që do pranoj të bëjë diçka që nuk i pëlqen, mos u ngatërro me kokëfortësinë e tij.

Binjakët: kujdes me ndryshimin e humorit

Binjakët, për shkak të personalitetit të ‘shumfishtë’, janë njerëz me të cilët nuk është aq e thjeshtë të dalësh. Mund të ndryshojnë humor nga çasti në çast. Nga ana tjetër, i urrejnë njerëzit e pavendosur dhe mërziten shpejtë.

Gaforrja: të ndjeshëm edhe të pirë

Bëhet fjalë për njerëz shumë të ndjeshëm që, mund të shpërthejnë në të qara sa herë që diçka nuk shkon si duhet (sipas tyre). Çdo situatë e mbushin me emocione të tepruara dhe të pish alkool me ta, nuk se është gjëja më argëtuese. Mjafon një gotë!

Luani: muhabete të kota

Një luan, nën efektin e alkoolit, nuk e mbyll më gojën. Madje, as që po mendon fare se çfarë është duke thënë. Të përpiqesh ta pushosh, është pothuajse e kotë.

Virgjëresha: elegant dhe i vetmuar

Janë perfeksionistë deri në atë pikë sa, edhe gotën e verës duan ta shijojnë në vetmi, për të bërë analiza dhe përmirësime të vetes. Nuk janë shoqëruesit e duhur për t’u dehur.

Peshorja: shkujdesje dhe ekuilibër

Një peshore është një njeri i shkujdesur ama, shqetësohet gjithmonë nëse të tjerët po argëtohen apo jo. Janë njerëz të ekuilibruar por, nëse del me ta me mendimin për të pirë e për t’u argëtuar, do të jetë gjithmonë dikush që do të nxjerrë probleme.

Akrepi: dehje e sigurtë

Një akrep i dehur do të të falë gjithçka nga vetja. Është njeriu që nuk do tërhiqet asnjëherë përpara propozimit për një të dalë të shfrenuar.

Shigjetari: agresiv dhe flirtues

Të dalësh me ta mund të rezultojë ide mjaft e keqe. Alkooli, po të përzihet me nervat e tyre, mund të shpërthejë prandaj, bëni kujdes.

Bricjapi: fleksibël

Të lindurit në shenjën e bricjapit përshtaten me çdo lloj situate. Qëllimi i tyre i vetëm është të argëtohen, nuk ka rëndësi se ku dhe me kë.

Ujori: nga qielli në tokë

Me një ujor, situata mund të ndryshoj nga një moment në tjetrin. Nuk duhet t’i lejosh vetes asnjë gabim. Të pish o të dehesh me ta, është një përvojë më vete.

Peshqit: emocione ekstreme

Një ‘peshk’ do të tregojë përherë emocione ekstreme: është interesante të dehesh me ta. Ama, kujdes! Edhe një kokteil më shumë, mund të ndryshojë krejt situatën.

Tortat e vitit të ri: Torta nga mbretëria e akullit

Periskopi.com Zoya

Receta e ëmbëlsirës kërkon kohë për përgatitjen por është mjaft e shijshme dhe delikate

Miqtë, familjarët dhe fëmijët tuaj do ta pëlqejnë dhe do ta shijojnë së tepërmi

Përbërësit:

– 200 g gjalpë,

– 250 g sheqer të kafenjtë,

– 3 vezë,

– 225 g miell,

– 2 lugë pluhur për ëmbëlsira,

– 50 g ajkë neutrale,

– 100 g çokollatë për zierje,

– 3 lugë xhem dredhëzash.

Për fill:

– 500g sheqer,

– 1 lugë ekstrakt vaniljeje,

– 1 lugë glukozë të lëngshme,

– 300 g sheqer pluhur.

Përgatitja:

Tundeni gjalpin dhe sheqerin e kafenjtë, shtoni një nga një vezët dhe përzieni me miell, pluhur ëmbëlsirash dhe me pak kripë.

Në fund përzieni çokollatën e shkrirë, 50 g ajkë neutrale dhe 100 ml ujë të valuar.

Ndani brumin në dy pjesë dhe piqeni secilën pjesë në tepsi rreth gjysmë ore.

Lini në që të ftohen dhjetë minuta pastaj ngadalë hiqeni nga letra e pjekjes. Koret le të ftohen tërësisht para se t’i qitni fillin.

Për fill, nxehni sheqerin, vaniljen dhe glukozën derisa të shndërrohen në shurup të tejdukshëm (kujdes me sheqerin e nxehtë!). Hiqeni nga zjarri. Tundni të bardhët e vezëve deri sa të bëhen sikur borë e fortë dhe shtoni ngadalë në shurupin e vluar.

Përzieni pa ndërprerë derisa të bëhet një masë e dendur, ndërsa në fund shtoni duke e tundur edhe sheqerin pluhur.

Lyeni të dy koret me xhem dhe bashkoni duke u kujdesur që korja e sipërme të jetë e pastër.

Lyeni ëmbëlsirën me fill dhe zbukurojeni sipas dëshirës. /Telegrafi

Vetëm mbrëmë në Kosovë tri grabitje me armë dhe një tjetër në tentativë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri grabitje në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa një tjetër grabitje ka mbetur në tentativë.

Policia e Kosovës njofton se ditën e djeshme në orët e mbrëmjes se  dy punëtore-arkëtare  në një market,  në rrugën ‘Isa Kastrati” në Prishtinë, kanë  njoftuar se pesë  persona të dyshuar e të maskuar (katër të armatosur me thika, kurse një me armë-revole) nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, shuma nuk dihet dhe janë larguar në këmbë në drejtim të pa njohur ndërsa viktimat si pasoj eë shqetësimit kanë marrë tretman mjekësor.

Rasti i dytë ka ndodhur  po mbrëmë në rrugën ”Dardania” në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar e të maskuar, të armatosur me armë të shkurta, nën kërcënimin e armës kanë grabitur të hollat nga arka e marketit, dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

Ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku një , punëtor-kamerier në një fast food, ka njoftuar se derisa po kthehej nga puna në shtëpi, një person i dyshuar dhe i pa njohur në kokë mbante një kapelë dhe një shall mbështjell për fytyrë  e kishte sulmuar duke e futur në një rrugë të pa ndriçuar me ç’rast kishte arritur ti grabis  para të gatshme të pazarit ditor, dhe të largohet në këmbë në drejtim të pa njohur.

E një tentim grabitje ka ndodhur në Rahovec, ku sipas dy punëtorëve të sigurimit në objektin  e një marketi, katër persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armëve të gjata, kanë depërtuar brenda me forcë përmes dyerve kryesore të marketit por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur  me një automjet me tabela huaja. Nuk raportohet për të lënduar.

 

 

Nëse e mban telefonin poshtë jastëkut, këtë duhet ta lexosh patjetër këtë

Periskopi.com Zoya

Pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar tashmë ta mbajnë në shtrat ose poshtë jastëkut telefonin celular. Kjo jo vetëm si një mënyrë për ta pasur më pranë gjatë përdorimit, por edhe për t’u zgjuar në mëngjes me zilen e alarmit. Megjithatë, mjekët këshillojnë vazhdimisht se mbajtja e telefonit poshtë jastëkut është e rrezikshme për shëndetin. Dhe dy janë arsyet e forta.

Së pari, mbajtja e telefonit poshtë jastëkut ose në cep të krevatit rrezikon të të mbajë zgjuar për një kohë të gjatë. Telefonat celularë lëshojnë një dritë blu, e cila nëpërmjet neuroneve sinjalizon trurin se është koha për t’u zgjuar. Ndaj, këshillohet që të paktën dy orë para gjumit, nuk duhet ta mbash afër celelarin e ndezur ose duhet ta kesh off dritën e tij.

Arsyeja tjetër dhe më e rëndësishmja është një provë shkencore, e cila ka treguar se telefonat celularë shkaktojnë kancer, për shkak të rrezeve që shpërndajnë, të cilat janë konsederuar si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC, Agency for Research on Cancer). Për këtë arsye, shumë ekspertë të shëndetësisë rekomandojnë mbajtjen e telefonit sa më larg kokës.

Po ashtu, ata këshillojnë edhe që zakonisht të mbash kufje në vesh, në mënyrë që veshi të mos jetë i lidhur drejtpërdrejt me telefonin.

Kështu, sa më larg kokës telefonin gjatë natës. Largoje nga jastëku. Pavarësisht studimeve dhe rezultateve të tyre për efektet që mund të ketë pas një kohe të gjatë mbajtja e telefonit afër kokës, mjekët këshillojnë t’i parandalosh rreziqet.

Nëse nuk ke asnjë vend tjetër për ta mbajtur telefonin gjatë natës, një komodinë pranë apo një raft, lëre në dysheme, pranë shtratit, me volum të lartë, në mënyrë që ta dëgjosh zilen.

Hoxha uron qytetarët për Vitin e ri: Qoftë vit i sukeseve, paqes dhe shëndetit

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar të gjithë qytetarët për vitin e Ri 2019, me urimin që të jetë vit i sukseseve, paqes dhe shëndetit.

Ja urimi i Ministres Hoxha, për vitin 2019:

“Të gjithë qytetarëve të vendit tonë, kudo që jetojnë, miqve tanë ndërkombëtarë dhe miqve të Republikës së Kosovës, urime dhe gëzuar Viti i Ri 2019!

Uroj që viti 2019 të jetë vit i sukseseve, paqes dhe shëndetit për Juve dhe familjet Tuaja!

Gjithsesi, falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët për përkushtim gjatë vitit që lamë pas, duke Ju uruar vit edhe më të suksesshëm dhe më të begatë në vitin vijues.

Urime dhe gëzuar Viti i Ri 2019!”

Përse foshnjat shqelmojnë në bark

Periskopi.com Zoya

Kur një grua shtatzënë ndjen një goditje nga foshnja e saj e palindur, i riu mund të jetë duke markuar zonën e veprimit në trupin e saj dhe të eksplorojë mjedisin, sugjeron hulumtimi.

Një studim i Universitetit të Londrës analizoi valët e trurit të 19 foshnjave dy ditore, disa prej të cilëve ishin të parakohshmedhe për këtë arsye supozohej të vepronin sikur të ishin ende në mitër, transmeton lajmi net.

Kur një grua shtatzënë ndjen një goditje nga foshnja e saj e palindur, i riu mund të jetë duke markuar zonën e veprimit në trupin e saj dhe të eksplorojë mjedisin, sugjeron hulumtimi.

Një studim i Universitetit të Londrës analizoi valët e trurit të 19 foshnjave dy ditore, disa prej të cilëve ishin të parakohshmedhe për këtë arsye supozohej të vepronin sikur të ishin ende në mitër, transmeton lajmi net.

Kur fillonin të goditnin, foshnjave iu aktivizua një rajon të trurit të tyre që është i lidhur me inputin ndijor dhe mendohet të jetë kritik për t’i ndihmuar ata që ‘të mësohen’ me trupat e tyre.

Sidoqoftë, studimi u botua në revistën shkencore Raportet dhe u drejtua nga fiziologu hulumtues klinik Kimberley Whitehead.

 

 

Kjo i ndodh trupit tuaj kur e teproni me ngrënien e ëmbëlsirave

Periskopi.com Zoya

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ngrënia e tepërt si e kripës po ashtu dhe e sheqerit .

Por asnjëherë nuk keni menduar apo lexuar me tej se kush janë në të vërtetë këto efekte negative dhe çfarë sjellin ato si për pamjen e jashtme po ashtu dhe për shëndetin tonë.

Edhe pse fruktoza ka përfitime për disa pjesë të trurit, nëse konsumohet shpesh, mund të shkaktojë vështirësi me kujtesën dhe të mësuarit. Përveç se ndikon në kujtesë, sheqeri na bën të hamë edhe më shumë dhe të na shtohet nevoja për ëmbëlsira.

Sheqeri gjithashtu ndikon në plakjen e lëkurës, duke shkaktuar formimin e shpejtë të rrudhave dhe ndalimin e aktivitetit të kolagjenit.

Sheqeri i tepërt reduktohet në lëkurë të tepërt, e cila prodhon yndyrë dhe ka më shumë gjasa të zhvillojë diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e rënda kardiovaskulare. Shumë njerëz janë të bindur se stresi zvogëlohet nëse hamë ëmbëlsira, por mënyra më e mirë për të luftuar stresin janë ushtrimet.

Varane synon ta mbyll karrierën te Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi francez është shumë i lumtur te skuadra madrilene.

Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi, shkruan KosovaPress.

Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, Don Balon raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.

Gjithnjë sipas Don Balon, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Sergio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me Los Blancos.

Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojtësin.

Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ku ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.

 

Meshkujt duhet ta provojnë: Kjo është ajo që i “ndez” më së shumti femrat

Periskopi.com Zoya

Eksplorimi i fantazive tuaja është një mënyrë e duhur për të ndriçuar jetën tuaj

Ndërsa disa përpiqen për pozicione dhe teknika të reja, të tjerët eksperimentojnë me lodra të çuditshme

Por në një postim të fundit online, një nga përdorueset e “Reddit” zbuloi një mënyrë tjetër të lehtë për ta “ndezur” partneren tuaj.

Përdoruesit e Reddit gjithashtu treguan edhe mënyrat më të mira për të filluar bisedat e pista

“Bëjeni atë deri sa të filloni të ndjeni senzacione. Lëshoni zëra të butë gjatë gjithë kohës”, deklaroi njëra prej tyre.

“Sapo zërat fillojnë të bëhen të natyrshme, gradualisht filloni të përforconi atë – kjo gjë iu bën që të ndihmoni partneren tuaj të arrijë orgazëm”, tha një tjetër përdoruese.

Gjendet i vdekur në traktor

Periskopi.com Lajme

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllavicë të Lipjanit.

Sipas policisë, personi është gjetur dje në ora 15.20, në traktorin e tij në arat e fshatit. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po hetohet nga policia.

 

Si do të jetë DASHURIA në 2019, zbulojeni shenjë për shenjë

Periskopi.com Zoya

Viti i Ri po vjen dhe parashikimet astrologjike nuk mund të mos na japin informacion të çmuar mbi dashurinë: dikush nuk mund pret orën që të mbyllet viti i vuajtjeve të brendshme dhe pritjeve të pafundme, dikush tjetër rri me idenë se më në fund do të vijë një pikë kthese në fushën sentimentale. Për çdo shenjë zodiakale do të ketë aventura të reja dhe përvoja të reja që do të përjetohen nga dita në ditë.

Mbani zemrat tuaja lart: Horoskopi na ndihmon të pajtohemi me energjinë e yjeve të vitit 2019.

DASHI – Të zënë me angazhimet tuaja të punës, a do të gjeni kohën për dashuri në vitin 2019? Jupiteri me siguri do të favorizojë udhëtimet dhe zhvendosjet dhe do të jenë pikërisht këto raste, ku do të keni mundësi të mëdha për të bërë njohje interesante të reja.

Planeti i Dashurisë do t’ju bëjë të ndieni nevojën për përkëdhelje dhe butësi në muajt janar, në fund të prillit, në gjysmën e parë të muajit maj dhe në nëntor. Do të ndiheni të tërhequr kryesisht nga njerëz paqësorë, të cilët nuk sjellin stres të mëtejshëm në jetën tuaj.

DEMI – Pasi keni kaluar një vit mjaft jobindës nga pikëpamja relacionale, jeni pothuajse të sigurt se 2019 nuk mund të keqësohet. Dhe me të vërtetë, zhgënjimi më në fund do të lërë hapësirë për shpresa të reja, të cilat do të gjejnë mundësi konkrete me tranzitin e favorshëm të Venusit në muajt maj, shtator dhe dhjetor.

Ju nuk do të jeni të kënaqur nga flirtimet e një mbrëmjeje apo histori pa një garanci për të ardhmen. Në të vërtetë, me Uranin në anën tuaj, do të ndjeheni mirë edhe në vetminë tuaj.

BINJAKËT – Jupiteri në opozitë në vitin 2019 ju fton në kujdes maksimal në marrëdhënie. Ju në fakt mund të idealizoni njerëzit që keni pranë jush, pastaj hapni befas sytë dhe kuptoni se gjithçka që keni imagjinuar nuk ekziston. Gjithashtu,

Neptuni do t’ju bëjë të ndiheni të tërhequr nga tema problematike dhe jo shumë të kristalta. Problemi i vërtetë është se nuk jeni mësuar me njerëz që ju vënë në lojë, sepse ajo është pjesë e kompetencës suaj. Venusi do t’ju ndihmojë në shkurt dhe korrik.

GAFORRJA – Gjatë gjithë vitit 2019 Saturni do të kalojë në kundërshtim me shenjën tuaj, duke ndikuar mbi të gjithë të lindurit e dekadës së dytë. Do t’ju kërkojë angazhime, refuzim dhe sakrifica. Vetëm historitë më të forta do të kenë sukses dhe do të duhet shumë fleksibilitet si nga ana juaj, ashtu edhe nga partneri/ja juaj.

Venusi do të favorizojë takime të reja në muajt prill, korrik dhe tetor, por, nëse jeni single, nuk do të jetë e lehtë t’ju kënaqësh. Plutoni, gjithashtu në opozitë, do t’ju vërë në optikën e të dashurit së gjithçkaje ose asgjëje.

LUANI – Nëse nuk i afroheni ju asaj, do të jetë dashuria që do t’ju afrohet ju në vitin 2019: Jupiteri premton një vit pasionesh dërrmuese dhe do t’ju bëjë të përjetoni histori intensive dhe të paharrueshme. Sfera seksuale do të përfitojë shumë nga transiti i saj dhe ju mund të rizbuloni një marrëveshje të nxehtë me partnerët tuaj nën çarçafë.

Nëse jeni një çift, dëshira për të bërë një fëmijë gjithashtu mund të lindë. Kush është single, nuk do të qëndrojë gjatë, pasi Venusi do të favorizojë takime të reja në janar, prill dhe nëntor.

VIRGJËRESHA – Me Saturnin dhe Plutonin që kalojnë fushën e dashurisë, viti 2019 nuk do të kalojë pa lënë asnjë shenjë në jetën tuaj të dashurisë. Do të ndiheni të tërhequr nga njerëzit magnetikë, shpesh më të rritur dhe më të pjekur se ju. Do të jetë viti ideal për të formalizuar marrëdhëniet që kanë nisur prej kohësh dhe meritojnë një rol më të rëndësishëm në jetën tuaj.

Vendimi i bashkëjetesës, megjithatë, do të jetë shumë i dhimbshëm. Për ata që janë single, fundi i verës do të jetë periudha më e favorshme për takimet romantike.

PESHORJA – Në 2019 ndoshta jeta sentimentale nuk do të jetë përparësia juaj, por, duke filluar nga marsi, do të jeni të lumtur të jeni në gjendje të lironi veten nga kundërshtimi i Uranit. Më në fund do të ndiheni të aftë t’u jepni më shumë siguri partnerëve tuaj, ose ndoshta do të jenë ata që t’ju japin ju.

Nëse jeni single, do të ndiheni shumë të ndikuar nga gjykimi i anëtarëve të familjes suaj, të cilët në disa raste do t’ju bëjnë pyetje të padrejta dhe të mërzitshme. Muajt më të mirë për të takuar dashurinë do të jenë marsi, qershori dhe shtatori.

AKREPI – Me Uranin në opozitë që nga marsi, viti 2019 renditet si një vit shumë i zënë për jetët tuaja të çifteve. Opsionet do të jenë si më poshtë: do të fejoheni me njerëz të qetë dhe të relaksuar, por të papriturat do të jenë rendi i ditës dhe nuk do t’ju lejojnë të shijoni kënaqësitë e të qenit bashkë.

Ose do të takoni njerëz të çmendur që do të shqetësojnë jetën tuaj dhe do t’ju kujtojnë se pa njëfarë çmendurie dashuria e humb shijen e saj. Tetori do të jetë muaji më i mirë për të zgjedhur!

SHIGJETARI – Jupiteri me siguri do të jetë aleati juaj kryesor gjatë gjithë vitit 2019 dhe, për shkak se zgjeron atë që gjen, do të rrisë ndjenjat tuaja ndaj partnerëve ekzistues ose atyre që do të keni fatin të takoni në muajt e ardhshëm. Venusi do t’i bëjë ditët veçanërisht romantike në janar, maj dhe nëntor.

Nëse dikush nuk ua kthen dashurinë tuaj, e konsideroni atë një mesazh fati: do të ketë takime të reja, më emocionuese dhe të lumtura për ju.

BRICJAPI – Me Saturnin në anën tuaj nuk do të shqetësoheni aq shumë sa të qëndroni vetëm, por në 2019 Urani ka plane të tjera për ju. Dashuria do të vijë papritmas në jetën tuaj dhe, edhe nëse ju e gjeni në mënyrë racionale vështirë ta besoni atë, mund të jeni protagonistët e dashurisë me shikim të parë! Por do të jetë e nevojshme të mënjanohet vetëqëndrimi dhe të transportohet nga fati.

Në dhjetor ju gjithashtu do të keni Jupiterin në anën tuaj, i cili do t’ju përmbushë ëndrrat tuaja. Shkurti, shtatori dhe dhjetori do të jenë muajt më fatlum!

UJORI – Në vitin 2019 Jupiteri do të konfirmojë prirjen tuaj për miqësi, të cilën shumë nuk do ta kuptojnë. Për ju nuk ka asgjë të gabuar në dashurimin e një personi pa seks ose marrëdhënie seksuale pa një përfshirje të nevojshme sentimentale. Ju do të ndiheni të lirë për të bërë atë që zemra juaj ju thotë.

Duhet të siguroheni që partnerët tuaj të mos vuajnë për shkak të këtyre marrëdhënieve të paqarta dhe të padefinuara. Venusi në shenjën tuaj në mars dhe në fund të dhjetorit, megjithatë, mund t’ju bëjë të bini me të vërtetë në dashuri!

PESHQIT – Me Neptunin në anën tuaj gjatë gjithë vitit, edhe në vitin 2019 ju mund të bini në dashuri me një person të ndryshëm çdo ditë. A nuk është koha që të bini në dashuri me veten? Jupiteri do të sjellë keqkuptime në jetën në çift, të lindur nga fakti se ju nuk do të jeni në gjendje të gjeni një kompromis të drejtë midis karrierës dhe jetës emocionale.

Miqtë e tu do t’ju japin këshilla më të mira. Venusi do t’ju japë mundësinë të takoni njerëz të rinj në muajt prill, korrik dhe tetor.

Dorëhiqen dy figura të larta në Vatikan

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke dhe zëvendësja e tij, Paloma Garcia Ovejero, paraqitën dorëheqje të papritura, të cilat Papa Françesku i pranoi sot.

Në llogarinë e tij në Tëitter, Burke shkroi se ai dhe zëvendësja e tij dorëzuan dorëheqjet që do të hynë në fuqi më 1 janar, njoftoi AP.

“Në kohën e tranzicionit në komunikimet e Vatikanit, ne mendojmë se është mirë që Papa të krijojë lirshëm një ekip të ri “, shkroi Burke.

Papa ka emëruar një anëtar të Zyrës së Komunikimit të Vatikanit Alessandro Gisotti si një zëvendësim të përkohshëm.

Ai kohët e fundit shkarkoi redaktorin e gazetave të Vatikanit dhe caktoi një drejtor për të gjitha botimet.

 

Ish-mjeku i UÇK’së pyet Veselin: Për çka i ke këshilltarët, pse po flet me gjuhën e prifit e të hoxhës?

Periskopi.com Lajme

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili ka thënë se “Serbisë do t’i vijë mallkimi nga fëmijët dhe nënat e të pagjeturve”.

Loshi përmes një postimi në Facebook, thotë se, Kadri Veseli duhet të përdorë gjuhën e politikës dhe jo të priftit apo hoxhës.

Ai e pyet Veseli se për çka i ke këshilltarët të cilët nuk po e mësojnë asgjë të hajrit.

Loshi tutje shprehet se, Kadri Veseli dhe shokët e tij nuk kishin kohë e as energji që të merreshin me fatin e personave të pagjetur, pasi ishin të fokusuar drejt karriges, majave të pushtetit dhe luksit për vete dhe familjarët e tyre.

Në fund Loshi e pyet se ishim apo nuk ishim luftëtarë?

Ja shkrimi i plotë i Liri Loshit:

Politikani duhet ta përdorë gjuhën e politikës e jo të priftit, apo hoxhës. “Serbisë do t’i vijë mallkimi…” Po të mos ishte Amerika do ta kishe parë ti se si do t’i vinte mallkimi! Serbisë i vijë mallkimi vetëm nga zori dhe i vie mallkimi nga zhvillimi i Kosovës, të cilën politika aktuale është e paaftë ta bëjë. Duhet të jesh tepër naiv të mendosh se armiku i përbetuar mposhtet përmes mallkimit. Për çka dreqi i ke të gjithë ata këshilltarë përderisa nuk arrijnë të të mësojnë një gjë të hajrit?! Ti dhe “xhemati” yt mendoni se mua më bëhet qejfi kur ti gabon?! Unë shkruaj këtu pikërisht pse më vjen rëndë kur ti gabon dhe meqë ke hyrë në punët e mëdha të cilave nuk ua ke anën, dëshiroj që të gabosh më pak. Apo, të ju lëshosh rrugën bashkëpartiakëve tu që dijnë më mirë. Po ç’iu hyn në punë familjarëve të të pagjeturve njohja e Kosovës nga Serbia përderisa ata kanë brengën e tyre të thellë, të bartur ndër vite për të dashurit e tyre që dikur shpresonin se i kishin gjallë e tash nuk ua gjejnë as eshtrat. Pse nuk iu thua se ti dhe shokët e tu nuk kishit kohë as energji për këto njëzet vite të merreshit me fatin e tyre, sepse mendja, energjia dhe koha juaj ishte e fokusuar drejt karrikës, drejt majave të pushtetit dhe luksit për vete dhe familjarët e juaj dhe se në dialog me Serbinë vetëm “lepe peqe” i bëtë asaj dhe ndërmjetësuesve evropianë?! Nëse vetë nuk je njëri nga ata, caktoje përgjegjësinë dhe jepe premtimin për ndryshimin që (s)ke në plan ta bësh. Trego se je një lider i politikës dhe jo i kishës as xhamisë. Mallkimi është shfryerja e njeriut të pazot, e të dështuarit, e njeriut që nuk i ka mbetur asnjë mundësi tjetër në jetë dhe jo e politikanit dhe luftëtarit. Luftëtari i vërtetë nuk flet me gjuhën e qyqeve asnjëherë! Ishim apo nuk ishim luftëtarë?!

 

Kryeministri: Në mars të vitit 2019 kemi gjasa të na heqen vizat

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se në mars të vitit 2019 kosovarët do ta marrin liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka thënë se evropianët na kanë paralajmëruar që mos të caktojmë data mirëpo kryeministri ka thënë se kjo çështje është në interes të kosovarëve.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s. E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për “Epoka e Re”.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për ftesat  e ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Ai ka thënë se kjo është një mënyrë e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolin.

“Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë Haradinaj.

 

Ja na erdhi Viti i Ri – shtetet që sapo shënuan 1 janarin 2019

Periskopi.com Lajme

Viti i ri trokiti së pari në Samoa dhe Kiribati.

Prej vitesh tashmë ishulli i vogël i Samoas, me më pak se 200 mijë banorë, është i pari që çel festimet dhe kjo që në kohen kur zgjodhi që ta kapercente kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar 24 orë përpara.

Menjëherë pas tij, fishekzjarrët shpërthyen në një spektakël magjik në Auckland të Zelandës së Re. Por më madhështori nga të gjithë si  spektakli piroteknik, mbetet ai i Sidneit, në Australi.

Qielli i pastër lejoi vjet shijimin maksimalisht të ujvarës së dritave dhe ngjyrave të atij që konsiderohet si spektakli më i avancuar teknologjikisht. Por këtë radhë, qielli i ka tradhëtuar kremtuesit; një rrebesh shiu u përplas mbi mijëra njerezit e grumbulluar në Gjirin e Sidneit, i shoqëruar edhe nga vetëtima e rrufe, duke detyruar anulimin e një spektakli ajror në zonë.

Në Rusi, disa nuk kanë pritur mbërritjen e vitit të ri, por i kanë nisur kremtimet me zhytje në ujërat e akullta në një plazh të Vladivostokut.

Në Londër, turma të mëdha njerëzish do ta presin ndërrimin e viteve në brigjet e lumit Tamiz; ndër vendet e fundit të globit që presin trokitjen e vitit të ri do të jenë ishujt amerikane Baker dhe Hauland Island, ku 2019-ta mbërrin mesditën  e 1 janarit me orën evropiane.

Njihuni me shkrimtaren më të paguar në botë gjatë vitit 2018

Periskopi.com Lajme

Shkrimtarja më e paguar në botë në fund të vitit 2018 është Joanne Roëling, pasuria e së cilës llogaritet në 1 miliardë dollarë.

Sipas Yahoo, kjo nuk është një surprizë, pasi Roëling nuk është vetëm shkrimtarja më e paguar, por ka gjithashtu një ndjenjë biznesi.

Krijimi i një serie për magjinë e djalit Harry Potter, Roëling ka fituar miliona lexues anembanë botës, por ka krijuar gjithashtu një perandori të vërtetë tregtare, transmeton KosovaPress.

Përveç skenarit të Harry Potter, i cili është shfaqur dhe dramatizuar, shkrimtarja 53-vjeçare ka fituar para të mëdha duke shitur mallra të ndryshëm nga lodrat në veshje me karaktere të saj dhe ka themeluar parqet tematike ku vizitorët mund të “takohen” me heronjtë e tyre të preferuar nga librat.

Vetëm gjatë viteve të kaluara, Roëling fitoi 54 milionë dollarë.

 

Çështja e të pagjeturve, prioritet në fazën përfundimtare të dialogut , thotë Thaçi

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë me dije se në fazën përfundimtare të dialogut, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare.

Thaçi sot gjatë homazheve tek “Përmendorja dedikuar personave të pagjetur”, tha se kjo temë është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, bëmë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. Kjo është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartim me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit.

Në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare. Familjet e të pagjeturve meritojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, prandaj si institucione do të bëjmë të pamundurën që ta zbardhim fatin e tyre.

Mrika dhe Arianit Nikqi kthehen në Kosovë, kishin mbetur të bllokuar në majën Vinson

Periskopi.com Lajme

Dy kosovarët që ishin bllokuar në majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktidës, sot janë kthyer në vendlindje. Mrika dhe Arianit Nikqi nga Peja sot kanë arritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë

Pas 11 ditësh ku kanë qëndruar të bllokuar në kampin e majës Vinson, ata janë kthyer tashmë në vendlindje, ku janë pritur nga familjarët dhe shoqëria.

Lajmin për kthimin e Mrikës dhe Arianitit, e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Gjeravica” në Pejë, pjesë e së cilës janë edhe babë e bijë.

Kryetari i kësaj shoqate, Raif Gjikolli, ka thënë se babë e bijë nga Peja janë shëndosh e mirë dhe janë të lumtur që janë kthyer.

“Tash sapo kanë arritur në aeroport, me shëndet janë mirë dhe janë të lumtur që janë kthyer”, ka thënë Gjikolli.

Mrika 17 vjeçe, dhe babai i saj, Arianiti, janë dy shqiptarët e parë në botë që kanë ngjitur majën më të lartë të Antarktidës, ku si pasojë e mjegullës dhe motit të keq, kanë mbetur të bllokuar në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë celsius.

 

Si u shkatërrua Sodoma  – qyteti biblik i mëkateve

Periskopi.com Lajme

Historia e shkatërrimit të qytetit biblik me plot mëkate, Sodoma, është një nga ato tregime të shkatërrimit që vazhdon të rrisë ndërgjegjësimin publik sot.

Teologu Phillip Silvia nga Universiteti Neë Mexico kohët e fundit zbuloi teorinë e tij se qyteti i lashtë ishte shkatërruar nga një meteor i madh, transmeton KosovaPress.

Sodoma ka qenë e njohur që nga kohët e lashta si një qytet ku mëkati dhe paligjshmëria mbizotëronin, në atë masë që nuk mund të krahasohet me qytetet e sotme. Sipas Librit të Zanafillës, pasi Perëndia nuk mundi të gjente dhjetë njerëz të pafajshëm në qytet, ai dërgoi engjëjt e tij që e shkatërruan atë, shkruan The Vintage Neës.

Më 15 shkurt 2013, një meteor shpërtheu në rajonin Chelyabinsk, një qytet me një milion banorë në lindje të maleve të Uralit në Rusi. Për një moment, meteori u ndez më shumë se dielli dhe arriti shpejtësinë 64.373 km/h në atmosferë.

Megjithëse dukej se shpërtheu shumë më ulët, meteori ishte në një lartësi prej 30 km, dhe retë e gazit fluturuan edhe më tej në ajër. Shumë meteoritë mbijetuan shpërthimin dhe qëlluan në Tokë.

Njerëzit kujtojnë një valë të madhe shpërthimi që prodhoi një sasi të madhe të tingujve dhe vibracioneve që shpërtheu dritaret në rreth 7,000 ndërtesa në rajon, dhe më shumë se 1,000 njerëz kërkonin ndihmë mjekësore për dëmtimet nga xhamat e thyer.

Shkencëtarët vlerësojnë se energjia e lëshuar është 26 deri 33 herë më e madhe se ajo e prodhuar nga bomba atomike në Hiroshima. Meteoriti shtrihej në 17 metra dhe kishte rreth 10,000 tonë para shpërthimit.

Një tjetër ngjarje e famshme, ku rolin kryesor e kishte një meteor rreth gjashtë herë më i madh se ai në Chelyabinsk, u regjistrua në zonën e Siberisë. Shpërthimi i Tunguska në vitin 1908 ishte një shpërthim i pashpjeguar që ndodhi pranë lumit Tunguska. Nganjëherë quhet Shpërthimi i Madh Siberian. Supozohet se asteroid ra dhe u dogj mbi sipërfaqe.

Edhe pse nuk ka informata se a ka apo jo ndonjë viktimë në këtë zonë të  populluar pak, por për shembull, sikur të godiste Nju Jorkun, për fat të keq, qyteti do të ndjejë fuqinë e 1000 bomba shkatërruese të përdorura në sulmin e Hiroshimës.

Është ky skenar që Silvia beson se kjo ndodhi në Sodomë. Ai beson se meteori shpërtheu mbi Lindjen e Mesme dhe krijoi një rreth të madh në skajin verilindor të Detit të Vdekur, në Jordaninë e sotme.

Sipas tij, zona e Maleve të Mesme ishte e banuar rreth 2500 vjet para Epokës së Bronzit. Gërmimet e kryera në këtë zonë në pesë vende të ndryshme ilustrojnë këtë, dhe 120 vende të tjera në zonë janë shqyrtuar. Ai dhe pjesa tjetër e ekipit të tij besojnë se ky rajon ishte shtëpia e qytetit të lashtë Sodoma.

Zbulimet më të rëndësishme arkeologjike në këtë zonë janë rrënojat e qytetit Tall el-Hammam, dhe studiuesit kanë kryer gërmime në këtë pjesë për 13 vjet. Zbulimet e tyre, thonë ata, tregojnë për një meteor të madh të ngjashëm me atë të Chelyabinsk dhe Tunguska.

Prova që vërteton se bëhet fjalë për qytetin Sodoma është një fragment qeramike që tregon marrëdhënie seksuale midis burrave dhe djemve. Është qyteti më i madh në rajon dhe në Bibël Sodoma përmendet si një nga “rrafshinat e qytetit”.

Ka edhe ngjashmëri të tjera me qytetin e lashtë. Kështu ata thonë se Sodoma kishte një mur të madh mbrojtës dhe Tall el-Hammam përbëhej prej 60 deri 90 milionë tulla, një trashësi prej tetë metra në krye dhe dyzet në fund.

Përshkrimet gjeologjike dhe fjalët në Bibël korrespondojnë me një qytet të braktisur 700 vjet më parë, në qendër të qytetërimit të asaj kohe dhe një rajoni pjellor. Silva thotë se njerëzit janë të habitur nga ajo që ndodhi në qytet dhe e kanë shmangur atë me shekuj.

Ata e konsiderojnë atë si vorbullën e zjarrtë, meteor, ajo çfarë mund ta kenë  frikësuar edhe gruan e Lot, siç qëndron në Bibël, për ta shndërruar në kolona  të kripës. Lot dhe vajzat e tij jetuan pas shkatërrimit të Sodoma në vetmi. Ata morën udhëzime nga engjëjt e Perëndisë për të mos shikuar prapa në qytet nëse nuk duan të shndërrohen në “kolona të kripës”.

Muret e qytetit u zhdukën papritur 3700 vjet më parë, sipas të dhënave nga themelet e tyre, të cilat janë mbetjet e vetme.

Duket logjike që një shpërthim i një meteori mbi Detin e Vdekur mund të çonte në mbivendosje me ujë të kripur ose gaz, kështu që kripa do të mbulonte të gjithë peizazhin. Kështu, ai do të bëhej i pabanuar. Hulumtimet tregojnë se shtresa e sipërme e tokës ishte e çrregulluar dhe se nëntoka ishte nën kripë të kontaminuar, dhe kjo mund të kishte qenë një arsye e mirë pse njerëzit po shmangnin rajonin.

Ekipi hulumtues i Silvia beson se një ngjarje e quajtur “3.7KYrBP Kikkar” ishte e madhe, por jo si ajo në Tunguska, më 1908.

Ndërsa historia tregon se diçka e tillë ka ndodhur, supozohet se edhe mund të përsëritet. Kjo është arsyeja pse qeveria amerikane dhe shumë të tjerë po investojnë miliarda dollarë në zhvillimin e programeve që mund të parashikojnë dhe ndoshta të shkatërrojnë të gjitha objektet e rrezikshme që lëvizin drejt Tokës nga Universi.

 

Stefanoviq: Këtë këshillë ia dhashë Vuçiqit për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se në vitin 2019 vështirë se do të ndodhë zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka shtuar se do ta këshillonte kryetarin e Serbisë Aleksnadar Vuçiq që lidhur me Kosovën të mos bëjë asgjë, por që atë problem t’ua lerë të tjerëve.

Stefanoviq, në gazetën e Beogardit “novosti” ka thënë se “këtë këshillë Vuçiqit ia bën si mik i kahershëm i tij , pasi nuk ka zgjidhje për Kosovën që do të kënaqte njerëzit në Serbi”