Këto familje do të përfitojnë shtesa për fëmijët

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar miratoi një rezolutë për ndarjen e shtesave të gjithë fëmijëve në Kosovë nga mosha 0 deri në 16 vjet. Sipas kësaj rezolute shtesa për fëmijët do të jetë në vlerën prej 10 euro.

Me këtë rast, politikanë dhe ata që e propozuan këtë rezolutë, thanë se shtesa do të marrin të gjithë fëmijët që e plotësojnë këtë kusht.

Por një dokument i brendshëm i Ministrisë së Punës mbi sistemin pensional në Kosovë zbardh në detaje mënyrën sesi kjo skemë sociale do të integrohet brenda sistemit pensional, shkruan Buletini Ekonomik. Aty parashihen dy mënyra sesi do të zbatohet kjo skemë sociale, mirëpo për të dyjat parashihen kritere të ashpra rreth asaj se kush do të jenë përfituesit.

Në bazë të këtij dokumenti i cili quhet “Koncept-dokumenti për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve”, jo të gjithë fëmijët deri në 16 vjet do të përfitojnë nga kjo skemë sociale.

Sipas modelit të parë të propozuar, nëse një familje ka më shumë se një fëmijë, atëherë vlera e shtesës për fëmijën e dytë është 50 për qind, për të tretin dhe gjithë të tjerët 25 për qind.

Ndërsa nëse aplikohet metoda e dytë, atëherë përfitues do të jenë vetëm fëmijët e familjeve që kanë së paku një person në punë dhe marrin nën 60 për qind të mesatares së të ardhurave familjare në Kosovë. Edhe në këtë rast shtesën të plotë do ta marr vetëm një fëmijë në një familje, ndërsa fëmija i dytë, nëse ka, 50 për qind të vlerës kurse i treti dhe të tjerët, do të marrin 25 për qind të vlerës. /Buletini Ekonomik/

Princesha e Luksemburgut ia theu hundën një ushtarit në Kosovë që tentoi ta dhunonte

Periskopi.com Lajme

Tessy Antony, Princesha e Lukesmburgut, në një intervistë për Daily Mail, ka rrëfyer sesi ia ka thyer hundën një ushtari paqeruajtës që tentoi ta dhunonte seksualisht gjatë shërbimit në Kosovë.

Ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15 dhe gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe incidenti mes saj dhe ushtarit.

“Ishte gjatë një mbrëmje, unë shkova në dhomë dhe dikush me nxitim trokiti në derën time. Unë e mbajta derën të mbyllur dhe bërtita: ‘Çfarë po ndodh?’”, ka treguar ajo, transmeton Koha.net.

“E hapa derën sepse e njihja personin. Ai më shtyu në krevat. Unë e shtyva menjëherë dhe ia theva hundën”, ka thënë Antony.

“Nuk i tregova askujt për këtë sepse për mua ishte çështje e mbyllur. Por të nesërmen të gjithë e dinin. Kur shkova për kafjall të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën”, ka treguar Princesha e Luksemburgut.

“Fillimisht nuk e kuptoja, por mbikëqyrësi im erdhi dhe më tha: E dija se nuk do të kisha probleme me ty. E dija se do të ishe mirë. Kjo ishte fantastike. E mora vesh se mund ta mbroja veten në situata të tmerrshme.

Princesha e Luksemburgut ka shërbyer në ushtrinë e këtij shteti, duke përcjell hapat e motrës së saj dhe vëllezërve.

Taksat e larta, pas Parisit i vihet flaka policisë edhe në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Në Bruksel policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të frymëzuar nga lëvizja kundër taksave që përfshiu Francën, e quajtur ‘jelekët e verdhë’, të cilët hodhën gurë në drejtim të zyrës së kryeministrit.

Policia kreu me dhjetëra arrestime. Protestuesit shkatërruan së paku dy furgona policie. Ajo që nisi si një protestë paqësore, por e paautorizuar, e pa udhëhequr nga askush, por e reklamuar gjerësisht në mediat sociale u shndërrua në dhunë kur njerëz të maskuar apo me kapuç, u përpoqën të kalojnë kordonin e policisë.

Për tre orë, turma njerëzisht të cilët ankoheshin për çmimin e karburantit dhe uljen e standardeve të jetesës, ndërprenë trafikun e automjeteve duke ecur në rrugë.

Policia njoftoi se kishte arrestuar rreth 60 vetë përpara se të shpërthente dhuna, kryesisht për bllokimin e rrugëve apo pasi mbanin me vetë fishekzjarrë të mëdhenj.

Shumë prej personave të maskuar, hodhën gurë, fishekzjarrë si dhe tabelat e sinjalistikës rrugore në drejtim të policisë që reagoi duke hedhur ujë e gaz lotsjellës.

Trazirat zgjatën rreth një orë përpara se policia të arrestonte disa demonstrues, ndërsa pjesa tjetër e turmës u shpërnda. Policia tha se numri i përgjithshëm i protestuesve ishte rreth 500 vetë.

 

​Libri i Michelle Obama, më i shituri i vitit 2018

Periskopi.com Lajme

Libri “Becoming” i Michelle Obama në muajin e parë të publikimit është bërë libri më i shitur i vitit 2018.

Në këtë libër ajo diskuton gjithçka duke filluar nga presidenti Donald Trump deri te abortet e saj, si dhe dashuria për ish-presidentin Barack Obama, përcjell KosovaPress.

Libri “Becoming”, i botuar nga Crown, do të përkthehet në 24 gjuhë.

Me një tirazh prej 1.8 milion kopjesh të shpërndara në SHBA dhe në Kanada botuesi Penguin Random House ka urdhëruar tashmë që të shtypen edhe 800.000 kopje të tjera. Kompania përgjegjëse për librin deklaroi se kishte shitur 725.000 kopje në 24 orët e para të shitjes dhe se me këtë rekord ky ishte bërë libri me shitjen më të madhe brenda ditës për vitin 2018.

“Becoming” po kalon ritmin e biografive të mëhershme nga zonjat e para. Në vitin 2003, “Living History” e Hillary Clinton shiti rreth 600,000 kopje gjatë javës së parë.

​Tërmet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Lëkundjet e fuqishme janë ndjerë rreth orës 04.54 në jug të vendit dhe më konkretisht në Tepelenë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë në Memaliaj të Tepelenës, ku pjesa më e madhe e banorëve nuk e kanë ndjerë pasi kanë qenë në gjumë.

Ndërkohë paraprakisht nuk flitet për të lënduar në njerëz, ndërsa sa i takon dëmeve, pritet të kryhen verifikimet e rastit.

Kate flet për shtatzëninë e Meghanit, pasi raportimeve se nuk kanë raporte të mira

Periskopi.com Showbiz

Kohëve të fundit po spekulohet se Kate dhe Meghan nuk janë në marrëdhënie të mira dhe madje se intoleranca e tyre i bëri të kapen princat William dhe Harry.

Kate dhe Meghan ishin aq të përleshura sa që Meghan dhe Harry u larguan nga pallati Kensington. Arsyeja është përmendur shpesh si pasoj e temperamenti i Meghan Markle, si dhe paragjykimet para se Meghan të vinte në oborrin mbretërorë. Por duket se të gjitha spekulimet janë të pasakta, transmeton metro.

Gjatë një vizite në Lechester, Kate, e cila ishte atje për t’i nderuar viktimat e rrëzimit të helikopterit, iu përgjigj gazetarëve për disa pyetje, madje edhe për shtatzëninë e Meghanit.

E pyetur nëse ishte e ngazëllyer për anëtarin e ri të familjes mbretërore, Kate tha se ishte shumë e ngazëllyer dhe mezi priste që fëmijët e saj të luanin me kushërinjtë e tyre.

Zbulohet mesazhi që 79 vjeçari ia kishte dërguar vajzës së tij para se të vetëvritej

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme në Gjakovë është gjetur një trup i pajetë tek Ura e Fshejtë.​ Ndërsa prokuroria, ka bërë të ditur se aty ka ndodhur një vetëvrasje.

Viktima H.A, para se të hidhej nga ura, i ka dërguar një mesazh vajzës së tij për ta njoftuar atë se do t’i jepte fund jetës së tij.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Yllka Shehu, dyshohet se viktima ka kërkuar nga vajza e tij që të shkojë tek ura për ta marrë automjetin e tij.

Bëhet e ditur tashmë se viktima është personi H.A, i lindur në vitin 1939, të cilin zyrtarët policor e kishin gjetur në sipërfaqen e ujit, raporton kallxo.com.

Trupi i të njëjtit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është kthyer familjarëve të tij.

Video e rrallë nga takimi i Bushit me Sali Berishën, ku u vendosen edhe vijat e kuqe për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Në takimin e vitit 1992 mes Presidentit Xhorxh Bush dhe Sali Berishës në Washington, i pari me një president amerikan dhe atij shqiptar, u vendos “Vija e Kuqe” për Sllobodan Millosjevic, që të tërhiqej nga Kosova.

Kështu dëshmon Sali Berisha, e këtë dëshmi e provon edhe Xhorxh W Bush në vitin 2007 kur bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Tiranën, nga ku deklaron:

“Tani është koha, është vendimi im, Kosova do të jetë shtet i pavarur”.

Edhe Presidenti W. Bush një lloj si babai i tij, zgjedh që vendimin për Kosovën ta bëjë publik në krah të Sali Berishës.

Mjerimi i varrezave të Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Bari dhe shkurret kanë mbuluar varrezat e qytetit të Prishtinës. Përveç kësaj, varret thuajse janë të ngjitura njëra me tjetrën, ku për vizitorët është e pamundur të lëvizin pa shkelur mbi ndonjë varr.

Për mos mirëmbajtjen e varrezave të qytetit ankesa të shumta kanë qytetarët, por një kritikë të tillë e ka edhe Avokati i Popullit, sipas të cilit gjendja e varrezave në kryeqytet është dëshpëruese.

Mirëmbajtja e varrezave sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale u takon komunave, e kritikat për gjendjen e varrezave në kryeqytet i pranon edhe i pari i kësaj komune Shpend Ahmeti. Ai thotë se në vitin 2019 do ta bëjnë një plan më konkret për investime apo riorganizim të varrezave të qytetit.

Qytetari Idriz Islami, i cili jeton në afërsi të varrezave të qytetit, thotë se ato nuk po mirëmbahen siç duhet.

Ai ka kritika edhe sa i përket hapësirës nga një varr tek varri tjetër, i cili thotë se kur merr pjesë në ceremoni varrimi është e pamundur të lëvizësh në varreza pa shkelur në varre.

Të njëjtën kritikë e ka edhe Izet Saraqi, i cili thotë se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur.

Edhe  Ismet Saraqi, është shprehur se varrezat në Prishtinë nuk po mirëmbahen ashtu siç do të duhej.

Megjithatë, ka të tjerë që mendojnë ndryshe. Për qytetarin Zymer Rushiti, gjendja e varrezave është shumë e mirë.

Kritika të shumta për gjendjen e varrezave në kryeqytet ka edhe avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili thotë se gjendja e varrezave nuk është e mirë.

Lidhur me këtë temë, ditë më parë Institucioni i Avokatit të Popullit ka nxjerrë edhe një raport me rekomandime, ku jepen kritika të shumta.

Sipas avokatit Jashari, mirëmbajtja e varrezave tregon një respekt për të vdekurit dhe familjarët e tyre, të cilët për raste të ndryshme mund të shkojnë tek varret e familjarëve.

Sipas Jasharit, komuna e Prishtinës me shumë pak buxhet do të mund të rregullonte gjendjen e varrezave, e për këtë ai thotë se komuna e ka detyrë sipas ligjit.

Për mirëmbajtjen e varrezave në kryeqytet aktualisht kujdeset ndërmarrja “Hortikultura”, ku sipas drejtorit Isak Rakovica, mungesa e financimit shkakton telashet e veta në mirëmbajtjen e varrezave.

Ai thotë se në mënyrë që të ketë një mirëmbajtje më të mirë, do të duhej që kjo ndërmarrje të kishte financim.

Për të gjithë këto kritika, një përgjigje ka kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se janë duke punuar që në vitin 2019 të bëjnë një plan konkret rreth investimeve apo riorganizimit të varrezave.

Për këtë, ai thotë se duhet të ketë një diskutim me bashkësitë fetare në Kosovë.

I pari i Prishtinës, thotë se duhet të gjendet një mënyrë për organizimin e varrezave, pasi sipas tij nuk mund të vazhdohet me zgjerim të varrezave gjatë gjithë kohës.

Institucioni i Avokatit të Popullit, përveç Prishtinës, ka nxjerrë raporte me rekomandime thuajse për të gjitha komunat e Kosovës, që sipas raporteve gjendja e varrezave nuk është e mirë, shkruan KP.

Mesazhi i Trumpit për vdekjen e një presidenti amerikan

Periskopi.com Lajme

Donald Trump ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, që ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Trump bëri një deklaratë, duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë do të ulte flamurin amerikan në gjysmë shtizë.

“Melania dhe unë i bashkohemi kombit që po vuan sot humbjen e ish-Presidentit. Me një origjinalitet thelbësor, dhe devotshmëri për vendin e familjen e tij, Presidenti Bush ka frymëzuar breza të tërë,” tha Trump.

Edhe Haradinaj kujton Bushin me porosinë për Kosovën që ia kishte dërguar Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e ShBA-të një patriot të devotshëm. Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit tutje ka thënë se presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë.

“Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë”, ka shkruar ai.

“Prehu në paqe, njeriu i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë”, përfundoi Haradinaj.

Mësohet shkaku kryesor i mbipeshës te shqiptarët

Periskopi.com Shëndeti

Raporti Global i Ushqyerjes 2018 nxjerr në pah disa të dhëna mjaft alarmante për shqiptarët. 

Po të shohim tabelën e dietës dhe nevojave që plotësojmë ose jo, ka mjaft hapësira për alarm. Jemi të tejngopur me produktet e mishit të përpunuar, por edhe me mish, ndërkohë që vuajmë për fruta, qumësht, fruta të thata, si dhe ushqime që përmbajnë “Omega 3”.

Edhe me legume apo kalcium jemi poshtë kufirit të riskut, ç`ka sinjalizon një nivel më të lartë vdekshmërie të lidhur me këto grupe ushqimi. Por, ajo që duket më shqetësuese është tejkalimi i nivelit të dietës optimale.

Shqiptarët rezulton ta tejkalojnë dietën e tyre në kategoritë që kanë impaktin me të dëmshëm te shëndeti i njeriut. Këto tre kategori janë: kripa, pijet me sheqer, si dhe mishi i përpunuar. Tejkalim ka edhe me yndyrnat, raporton “scan”.

E vetmja kategori ushqimore në normë për shqiptarët duket të jetë ajo e perimeve, ku dozat ditore të marra janë optimale për një jetë të shëndetshme. Një e dhënë tjetër mjaft alarmante e raportit është fakti se Shqipëria është një prej katër vendeve me nivelin më të lartë të obezitetit te fëmijët, së bashku me Libinë, Ukrainën dhe Malin e Zi.

Rezulton se në vendin tonë, 30% e fëmijëve meshkuj dhe 20% e fëmijëve femra janë mbipeshë. Për të rriturit ndërkohë, kjo normë fiksohet në 65% për meshkujt dhe 51% për femrat, ç`ka do të thotë se më shumë se gjysma e popullsisë në vendin tonë është mbi peshë, gjë që shkakton edhe pasoja të rënda te shëndeti dhe cilësia e jetesës.

Hoti: T’i ruajmë vijat e kuqe që Bushi i vjetër ia pati vendosur Serbisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit George H.Ë. Bush.

“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës për  vijën e kuqe qe i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Ndërkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “Mjaft është mjaft, Kosova duhet të jetë e pavarur”, ka shkruar Hoti.

Hoti tutje ka thënë se është e përjetshme miqësia e Kosovës me popullin amerikan. “T’i ruajmë këto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen”, përfundoi ai.

Për vdekjen e Bushit të vjetër ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e ish-presidentit amerikan, George H.Ë Bush. Qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë me popullin amerikan për vdekjen e presidentit Bush. Bota nga sot humbi një burrështetas me vlera të mëdha. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë kontributin e familjes Bush dhe do t’i jenë përherë mirënjohes për ndihmën dhënë Kosovës në etapa të ndryshme. Ngushëllime popullit amerikan dhe familjes së presidentit Bush!”, shkroi ai.

​Mijëra protestues gjatë Samitit të G20, policia blindon zonën (Foto)

Periskopi.com Lajme

Mijëra demonstrues u mblodhën në Buenos Aires të premten për të marshuar kundër politikave ekonomike të G20, ndërsa vendet kryesore të industrializuara në botë hapën samitin e tyre vjetor në kryeqytetin argjentinas.

Por protestuesit nuk patën shanse të mbërrinin afër udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës dhe fuqive të tjera botërore, që u mblodhën për një takim, agjenda e të cilit pritej të dominohet nga lufta tregtare SHBA-Kinë.

Policia, Roja Bregdetare dhe patrullat kufitare rrethuan një zonë prej 12 kilometrash katrorë (5-sheshin-milje) në qendrën Costa Salguero, ku samiti është duke u mbajtur, ndërsa trafiku i mallrave në lumin La Plata, u mbyll për këtë event.

Marshimi, i organizuar nga një koalicion i sindikatave të punës dhe grupeve të të drejtave, u mbajt rreth 5 kilometra larg samitit. Buenos Aires u mbyll kryesisht në shumë zona. Transporti publik u pezullua dhe pati qindra ndërprerje linjash transporti, për të bllokuar dhe kontrolluar trafikun dhe turmat, transmeton tch.

E premtja u shpall festë e Bankës Kombëtare dhe qeveria e qendrës së djathtë të Argjentinës sugjeroi që njerëzit të largohen nga qyteti gjatë samitit. Këto masa e bënë të vështirë për aktivistët, që të marshonin pranë zonës ku po mbahet takimi.

Protestat janë të zakonshme në tubime të tilla të mëdha globale, me grupe të ndryshëm të demonstruesve që shpesh kanë gjetur terren të përbashkët për të protestuar kundër asaj që ata e shohin si të lënë pas dore, margjinalizimin e të varfërve, për botën e pasur

Thaçi: Bush ia bëri të qartë regjimit të Millosheviqit se Kosova është vijë e kuqe për SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan, në emër të qytetarëve të Kosovës për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

“SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Mbi 30 persona të prekur nga HIV AIDS në Kosovë

Periskopi.com Shëndeti

Dita botërore kundër HIV AIDS-it është shënuar edhe në Kosovë.

Drejtuesit e shëndetësisë kanë bërë me dije se në Kosovë 37 persona janë të prekur nga HIV AIDS.

Madje thanë se shteti ka synimi që të rreshtohet për krah botës për t’i dhënë fund kësaj epidemie deri më 2030.

Letra që Bush ia kishte dërguar Millosheviqit më 1992: Ushtrinë e kemi gati, do të të ndalim në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti amerikan George H.W. Bush, që vdiq sot në moshën 94 vjeçare, do të mbahet mend për mbështetjen e madhe që ia dha Kosovës në rrugën e saj për liri, raporton Periskopi.

Në njërën nga letrat e tij që ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 1992, Bush shkruante:

“Në kuadër të konfliktit në Kosovë, i shkaktuar nga aksionet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme me ushtrinë e saj që të veprojnë kundër këtij agresioni”. Kështu thuhej në letrën që presidenti George Bush ia kishte dërguar Slobodan Millosheviqit më 25 dhjetor 1992, shkruante NY Times, përcjell Periskopi.

E më vonë, do të pasonin edhe deklaratat dhe aksionet që ishin zbatim i mbështetjes së Bushit për Kosovën. Nga Bush deri te Clinton, deri te ndërhyrja në Kosovë.

“Politika amerikane nuk ka ndryshuar”, thoshte Robert Gelbard, i dërguari special për Ballkanin më 4 mars 1998, kur ishte pyetur nëse letra e njohur e Bushit si ‘Paralajmërimi i Krishtlindjes’ ishte ende në fuqi.

Artikulli i publikuar në prestigjiozen amerikane NEW YORK TIMES 

“Koha për t’i ndalur vrasjet ka ardhur, para se të ketë shumë gjakderdhje”, thoshte më vonë Madline Albright.

Ndërkaq, më vonë, Bill Clinton do të merrte vendimin:

“Jam i detyruar të bëj gjithçka që mundem për të ndalur përsëritjen e asaj që ndodhi në Bosnjë dhe spastrimin etnik. Dhe jam i autorizuar që ta mbështes një proces për ndërhyrjen e NATO’s, thotë Bill Clinton më 1998. /Periskopi/

Artikulli i publikuar në presitigjiozen THE INDEPENDENT

Rritet shitja e produkteve vendore pas taksës ndaj Serbisë

Periskopi.com Lajme

Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka rritur taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës nga 10% në 100%. Kjo masë erdhi si pasojë e lobimit të vazhdueshëm të Serbisë kundër Kosovës, e sidomos pas mosanëtarësimit në Interpol. Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve Astrit Panxha, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se me vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve Serbe dhe atyre të Bosnjës janë krijuar kushte të reja në tregun kosovar të cilat në fokus kanë prodhimet vendëse.

“Klubi Prodhuesve të Kosovës e ka përkrah masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj Bosnjës dhe Serbisë dhe ne besojmë që ka pas edhe arsye ekonomike përveç atyre politike të ndërmerren këto masa sepse prodhuesit e Kosovës nuk janë trajtuar njëjtë si trajtohen prodhuesit e Bosnjës apo Serbisë në Kosovë. Ne kemi tentuar të eksportojmë në ato dy vende, kemi pas shumë vështirësi, tash ne besojmë që në tregun e Kosovës janë krijuar kushte të reja ku vakum i krijuar nga mungesa e produkteve serbe mund të mbulohet nga prodhimet vendore. Nuk mund ta mbulojmë më grurë, por me produkte tjera mund ta bëjmë. Besojmë që do të shtohen ndërrimi i dytë edhe i tretë nëpër fabrika tona. Por gjithmonë duhet të shikojmë edhe për alternativa tjera”, tha ai.

Panxha tha se efekti i kësaj takse mund të ndihet në festat e fundvitit pasiqë ende në treg ka rezerva të produkteve nga këto dy vende.

“Efekti nuk mundë të vërehet sepse ka pasur shumë rezerva të produkteve nga Serbia të cilat ende janë duke u konsumuar, besoj qe nëse masa vazhdon sidomos gjatë festave ku konsumi i produkteve është shumë i lartë atëherë do të kemi edhe efektet e para”, shtoi Panxha.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi tha se me vendosjen e masës 100% nga Qeveria është rritë konsumi i produkteve vendore gjithashtu edhe vetëdija e konsumatorëve për të konsumuar produkte vendore.

“Masa e fundit e marr nga Qeveria për taksë për produktet nga Serbia ka pas impakt pozitiv sepse është rrit konsumi i produkteve të prodhuara në Kosovë dhe unë mendoj që është rrit edhe kultura dhe vetëdija e konsumatorëve për rëndësinë dhe peshën e prodhimeve të prodhuara në Kosovë. Për produktet tona nuk ka qenë shumë konkurrent produktet e ardhura nga Serbia, por prapë se prapë ka ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për konsum të prodhimeve të prodhuara në Kosovë është rrit shitja e prodhimeve dhe ne presim qe ditët dhe muajt në vijim të ketë rritje të vazhdueshme natyrisht presim rritje më të madhe në eksport. Mendoj që importi kaq i madh i Serbisë nga një vend i cili ka bë aq shumë dhe vazhdon të bëjë kundër Kosovës mendoj që e meriton një masë të tillë sepse në vazhdimësi ka lobuar dhe ka ndikuar negativisht në çështjen e Kosovës”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Astrit Berisha pronar i kompanisë “Plastika” tha se do të jap rezultate pozitive në favor të prodhimit vendor ndërkaq bëri thirrje që prodhuesit që të mos ngritin çmimet.

“Kjo masë është vendos para pak ditësh nuk është se ka ndonjë histori sigurisht në të ardhmen do të reflektohet dhe do të jep rezultate pozitive në favor të prodhimit vendor. Kjo mendoj që është një masë e duhur, por masa më e mirë do të ishin konsumatorët, ata duhet ta japin vulën duhet ta përkrahin prodhimin vendor edhe të përkrahin prodhimet e miqve tanë. Ka filluar me u ndi efekti i masës së 100%. Mos të frikohet askush që Kosova do të pësoj kolaps prej kësaj takse, unë bëj thirrje që çmimet të mos ngritën dhe kjo do të jetë apeli jonë qe kemi bë dhe ka qenë edhe deklaratë e jona. Sa i përket zbrastirave që do të shfaqen ne sa të stabilizohemi sigurisht që ka edhe rrugë tjera ku ne vet si kompani kemi filluar të gjejmë burime tjera, për disa lëndë të cilat i marrim edhe në Serbi. Serbia ka qenë pak si më afër më lirë, tash jemi duke i marr diku tjetër. Na vjen keq që tregu i Serbisë për neve ka qenë gjithmonë i ndaluar me vështirësi kemi depërtuar, ne kemi pas treg në Serbi me produktet tona mirëpo ai treg nuk është i sigurt, tha ai.

Edhe përkundër reagimeve nga Beogradi, madje duke kërcënuar edhe me ndërprerje të dialogut, Ramush Haradinaj vazhdon të përsërisë se kjo taksë do të zgjasë deri sa Serbia ta njoh Kosovën.

Te Kosova shpresojnë të bien në një grup me Shqipërinë e Zvicrën

Periskopi.com Sporti

Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk kanë bërë ndonjë analizë dhe as nuk do të bëjnë para hedhjes së shortit për eliminatoret e “Euro 2020”, të dielën në Dublin të Irlandës.

Por dëshira e drejtuesve të përfaqësueses është që të bien në një grup me Shqipërinë, ku barrën kryesore e bartin lojtarët shqiptarë nga Kosova dhe Zvicra, ku yjtë kryesorë janë po ashtu shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është dëshira e seleksionuesit të Kosovës, Bernard Challandes, që është zviceran, por edhe e ndihmësit të tij, Muharrem Sahiti.

Ata të dy, bashkë me zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndodhen në Dublin, në pritje të hedhjes së shortit për eliminatoret e para për Evropian.

Derisa shumëkush beson se një përballje Kosovë – Shqipëri do të nxiste ndarje e përçarje të tifozërisë shqiptare, Challandes ka dëshirë të vijë deri te kjo përballje. Kur e thotë këtë ai ka mendjen vetëm te ana sportive.

Ai do të dëshironte edhe Zvicrën në grup, për shkak të shqiptarëve që luajnë aty, por edhe për shkak se vjen nga ky vend, mirëpo do të donte të evitonte Gjermaninë nga vazoja e dytë.

Meteorologët japin alarmin: Po vjen dimri i egër, të ftoftit që do të mbahet mend

Periskopi.com Lajme

Meteorologët japin alarmin, për sa i përket uljes drastike të temperaturave përgjatë ditëve të ardhshme në Europë.

Ata parashikojnë që në Britaninë e Madhe do të bëjë dimri më i egër që ka bërë në 70 vitet e fundit.

Sipas tyre, në Britaninë e Madhe rryma e ajrit që vjen nga Arktiku pritet të kalojë përgjatë shtetit dhe të zgjasë me javë të tëra. Kjo do të shkaktojë reshje të shumta të borës e stuhi të panumërta.

Periudha e borës së madhe pritet të fillojë nga java tjetër e deri në mesin e dhjetorit.