Para se të sëmurej, ish-presidenti Bush i shkroi Trumpit: Nëse vij në inaugurimin tënd shkoi në varr

Periskopi.com Lajme

Disa ditë para se të hospitalizohej, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, i kishte dërguar një letër presidentit të zgjedhur amerikan, Donald J. Trump, për ta njoftuar për mospjesëmarrjen e tij në inaugurimin e tij.

I ndjeri, George H.W. Bush, babai i ish-presidentit tjetër, George W. Bush, i kishte thënë Trumpit se do të mungojë në inaugurimin e tij si president për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

 

 

Kjo është letra:

I dashur Donald,

Barbaras dhe mua na vjen shumë keq që s’mund të marrim pjesë në inaugurimin tënd më 20 janar. Mjeku më ka thënë se qëndrimi jashtë në janar me siguri më çon në varr. Njëjtë i ka thënë edhe Barbaras. Prandaj, ne do të rrimë në Teksas.

Por, ti dhe vendi do të jeni në mendjen tonë. Unë dua të dish se të dëshiroj shumë sukses teksa nis këtë rrugë të mrekullueshme të udhëheqjes së vendit tonë madhështor. Nëse ke nevojë për ndihmën time ndonjëherë, të lutem më trego.

Çdo të mirë,

George

FFK tregon nëse FIFA i ka dhënë leje superyllit që luan në Turqi

Periskopi.com Sporti

Dje është raportuar se FIFA ia ka dhënë lejen Loret Sadikut për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, mirëpo sot Federata e Futbollit të Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë për Gazetën Express.

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se çështja e futbollistit Loret Sadiku, pjesë e skuadrës turke Kasimpasa, ende është në proces dhe ende nuk ka një vendim zyrtar nëse do t’i lejohet paraqitja me Kosovën në të ardhmen.

FIFA deri më tash ka refuzuar ta lejojë Sadikun të luajë për Kosovën, me arsyetimin se ka humbur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses kur ka bërë kërkesë që nga Suedia të kalojë te Shqipëria, mirëpo futbollisti në fjalë në fakt nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren shqiptare.

Sadiku ka vetëm tri paraqitje me Kombëtaren e Suedisë U-23, dhe ka refuzuar që të luajë për Kombëtaren e Shipërisë pasi dëshiron të jetë pjesë e skaudrës së “Dardanëve”

 

Alma Lama reagon pas shkarkimit nga presidenti Thaçi

Periskopi.com Lajme

Hashim Thaci e shkarkoi Alma Lamën nga posti i ambasadores dy vjet pasi e kishte emëruar. Ministria e Punëve të Jashtme, i ka thënë Expressit se ajo u shkarkua pasi e ka paraqitur Kosovën si vend islamik. Lama si kundërpërgjgije ndaj kësaj, ka publikuar një intervistë në italisht, ku ajo ka treguar se Kosova është shtet sekular dhe e ka luftuar ekstremizmin fetar, dhe nuk është fetar

Alma Lama, ambasadore e Kosovës në Itali, e cila është shkarkuar nga presidenti Hashim Thaçi në fillim të kësaj jave, nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth heqjen e saj nga misioni diplomatik.

“Mendoj që paraqitja e imazhit të Kosovës si vend i radikalizuar, sic e prezantojnë disa medie joprofesionale ose sic e paraqet propaganda e Beogradit, është e dëmshme dhe larg nga e vërteta”, thoshte Lama në një intervistë të saj në qershor të këtij viti.

Ajo ka thënë se Kosova është vend sekular, e jo islamik, në pyetjet e gazetarit që i drejtohej Kosovës ‘si shtet islamik në zemër të Evropës’, transmeton Gazeta Express.

“Fillimisht, Kosova nuk është shtet islamik, por  një shtet sekular në të cilin respektohet liria e feve si në cdo shtet tjetër demokratik. Kosova ka kushtetutën më moderne në Evropë kur bëhet fjalë për lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe për kujdesin ndaj minoriteteve”.

“Shumica e popullsisë i takojnë një islami modern, por si shtetet e tjera evropiane, edhe Kosova është sekulare. Secili etiketim si ‘shtet islamik’ është gabim”, kishte shtuar tutje ambasadorja e shkarkuar e Kosovës në Itali.

Lama në këtë intervistë ishte pyetur për ekstremizmin fetar në Kosovë. Në përgjigjen e saj, ajo pranon se ky fenomen është  prezent në vend. Por thotë se ky është si rezultat i vendit që ka dalë jo shumë moti nga lufta.

“Ky është një fenomen i pasluftës kur organizatat e ashtuquajtura humanitare hynë në Kosovë dhe disa prej tyre kishin agjenda religjioze. Është e rëndësishme të theksohet se ka reaguar fuqishëm ndaj eksponentëve të rrezikshme. Disa janë arrestuar”, kishte thënë Lamaj.

Ndërsa Lama ka mohuar që në Kosovë të ketë pasur qendra të trajnimit të xhihadistëve, duke thënë vetëm se ka pasur disa individë që kanë shkuar në Siri në fillim të luftës atje.

Ndryshe, Gazeta Express ka publikuar dje një artikull ku flet për emërimin e Lamës ambasadore, dy vjet më parë. Lama akuzua nga opozita dhe nga çdokush tjetër që përcillte ngjarjet poltiiek, se ka dhënë votën për ta zgjedhur Thacin president në këmbim të postit.

Pasi ishte zgjedhur Thaci president, në shkurt të 2016’ës, ish deputetja e LDK’së disa muaj më vonë ishte akomoduar në Romë ku filloi detyrën e re si ambasadore.

Të martën Presidenca njoftoi se Thaci ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Lamës, e tash ambasadore në Itali do të jetë Bukurie Gjonabalaj, e cila edhe më parë kishte shërbyer të këtë shtet si ambasador.

 

Ky është i vetmi ekip i pa mposhtur si mysafir këtë vit

Periskopi.com Lajme

I vetmi ekipi që është i pamposhtur këtë vit në top ligat evropiane si mysafirë është Juventus.

“Zonja e Vjetër” ende nuk ka humbur asnjë lojë si mysafirë këtë vit në të gjitha garat.

 

 

Ata kanë fituar 18 ndeshje  dhe kanë barazuar tre herë në Serie A, Ligë të Kampionëve dhe Coppa Italia.

Nëse Juventus arrin që të mos mposhtet deri në fund të këtij viti, do të bëhej ekipi i vetëm që ka arritur të përfundoj një vit pa humbje si mysafirë.

Sonte “Zonja e Vjetër”  luan kundër Fiorentinës, ku do të jetë mysafirë.

Demanton Haradinaj: Nuk e kemi ndaluar asnjë donacion për serbët e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është shprehur i prerë se vendimi i taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës nuk do të tërhiqet derisa të plotësohet kushti që ai ia kë vënë Beogradit, pra, njohjen e shtetit të Kosovës.

Megjithatë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nëpër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi.

 

 

Postimi i plotë:

I vetëdijshëm për fushatën kundër vendimit sovran të Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe BeH dhe i vendosur në mbrojtje të te drejtave të qytetarëve pa dallim, dua të ritheksoj se tarifa prej 100% nuk është e drejtuar ndaj asnjë qytetari të vendit, ndaj asnjë komuniteti të caktuar e assesi ndaj mbijetesës së komunitetit serb.

Mirënjohës Doganës së Kosoves për rikonfirmimin publik, se të gjitha donacionet me mallra që sillen në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarët sipas te drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe janë liruar nga tarifa konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera ne fuqi.

Për më tepër, hyrja e mallrave komerciale vazhdon normalisht, nepër të gjitha vendkalimet kufitare, sipas ligjeve dhe vendimeve në fuqi.

Mustafa: Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Me rastin e vdekjes së Presidentit të 41-të të SHBA-ve George H.W. Bush, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, k thënë se “Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të popullit të Kosovës, Presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush. Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën.

Bush ishte një prej figurave më të njohura në arenën ndërkombëtare dhe politike i cili dha kontribut të madh që popujt e botës të jetojnë në paqe.

Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”, ka shkruar Mustafa.

“Bush do të përkujtohet gjithmonë nga Kosova dhe qytetarët e saj, veçanërisht për paralajmërimin e tij ndaj Serbisë në vitin 1992 se ‘në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë e Serbi.’

Këtë dashuri ndaj Kosovës e trashëgoi edhe te Presidenti i 43-të i SHBA-ve George W. Bush, gjatë mandatit të së cilit edhe u shpall pavarësia e Kosovës.

Zoti e bekoftë shpirtin e Presidentit George H.W. Bush”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e ngushëllimit.

 

Arrestohen dy persona në Pejë për ‘vjedhje të rëndë’

Periskopi.com Lajme

Policia e rajonit të Pejës ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë 2 persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ .

Personat e dyshuar të arrestuar lidhur me këtë rast janë:  XH. TH, i lindur me 1975 dhe  A.P i lindur me 1993.

Në lidhje me rastet është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Sipas policisë,  këto vepra penale kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të Deçanit me rrethinë.

Të dyshuarit janë duke u hetuar nga Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës lidhur me disa raste të grabitjeve të cilat kanë ndodhur në Rajonin e Pejës.

Policia e Kosovës ka falenderuar  falënderon të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike pasi që pas publikimit të fotografive të personit të dyshuar kanë ndihmuar shume në identifikimin e tij.

Zbulohet që për librin e Thaçit u dhanë 65 mijë euro të Shtetit

Periskopi.com Lajme

Të paktën 65 mijë dollarë amerikanë janë dokumentuar se janë dhënë për librin biografik “New State, Modern Stateman” të Presidentit Hashim Thaçi. Kjo është njëra prej gjetjeve të shumta në raportin e Komisionit Hetimor për Shpenzimet e Lobimit, i cili është përfunduar dhe javën e ardhshme shkon në Parlament.

Gazeta Express ka siguruar një pjesë të raportit, i cili argumenton se Shteti i Kosovës ka dhënë para për librin personal të Presidentit.

Sipas këtij dokumenti bëhet e ditur se 65 mijë dollarë janë paguar vetëm për fjalën hyrëse të librit të Thaçit.

“Senatori Dole” ka redaktuar dhe reviduar fjalën e tij hyrëse në librin e ardhshëm të Presidentit Thaçi”, thuhet në një pjesë të dokumenit të komisionit hetimor në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë, siguruar nga një deputet i koalicionit qeverisës.

Më 18 korrik të vitit 2017, kompania “Alston and Bird” kishte dërguar në MPJ faturën e titulluar “Strategic Advice and Counsel” që ngarkonte Kosovën me pagesë prej 65 mijë dollarëve.

Komisioni Hetimor për Shpenzime të Lobimit deri tash e ka ftuar presidentin Thaçi gjashtë herë për të raportuar, por ky i fundit i ka injoruar të gjitha ftesat.

Javë më parë, pas një mbledhjeje të këtij emisioni, kryetari Dardan Sejdiu tregoi se presidenti Thaci nuk është përgjigjur, ndërsa para komisionit kanë raportuar njerëz të afërt me të.

Ndër personat që janë intervistuar deri më tani nga komisioni janë ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentin Thaci.

Po ashtu komisioni ka kontaktuar edhe avokatin britanik Nice, i cili me disa letra që i ka dërguar qeverisë së tanishme, ka shpjeguar se si atij dhe koleges së tij, Nevonka Tromp, Thaci i kishte mbetur borxh rreth gjysmë milion euro.

Në librin e Thaçit, Nice thotë të ketë ‘kontribuuar’ duke i ndihmuar autores, Suzi Jagger, që të shkruaj për pjesën ku flitet për akuzat ndaj Thaçit se ka trafikuar organe gjatë luftës së vitit 1999. Kjo sipas avokatit ka qenë dakordim mes tij dhe ish-qeverisë e tani kërkon që të paguhet.

 

Marrëveshja e Komunës së Ferizajt me “Caritasin” e kundërligjshme

Periskopi.com Lajme

Ministria e Financave nëpërmjet një shkrese e ka njoftuar ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal se marrëveshja ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe “Caritas Kosova” për projektin “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt” është në kundërshtim me ligjin derisa nuk është zbatuar Rregullorja MF-Nr – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve.

Në këtë shkresë të cilën e ka siguruar “Koha Ditore”, midis të tjerash thuhet se në pajtim me Rregulloren e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave kanë pranuar një shkresë më datën 14.11.2018 të vendimit për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit ndërmjet dy palësh në mes të Komunës së Ferizajt – Agim Aliu dhe “Caritas Kosova” – Viktor Sopi, e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ferizajt dhe e nënshkruar nga kryesuesja e Kuvendit për vlerësim të ligjshmërisë.

“Komisioni pas vlerësimit të përshtatshmërisë në bazë të nenit 7 të Rregullores (QRK) Nr 01-2016 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka shqyrtuar vendimin dhe vlerëson se me këtë marrëveshje të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit nuk është zbatuar rregullorja MF- MF-Nr – 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve. Zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore është obligim i të gjitha organizatave buxhetore për zbatimin e drejtë dhe efikas të parasë publike. Ky vendim duhet të shfuqizohet sepse është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.

Trajneri Challandes shpreson që Kosova të jetë në grup me Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk kanë bërë ndonjë analizë dhe as nuk do të bëjnë para hedhjes së shortit për eliminatoret e “Euro 2020”, të dielën në Dublin të Irlandës.

Por dëshira e drejtuesve të përfaqësueses është që të bien në një grup me Shqipërinë, ku barrën kryesore e bartin lojtarët shqiptarë nga Kosova dhe Zvicra, ku yjtë kryesorë janë po ashtu shqiptarët, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është dëshira e seleksionuesit të Kosovës, Bernard Challandes, që është zviceran, por edhe e ndihmësit të tij, Muharrem Sahiti.

Ata të dy, bashkë me zyrtarë të tjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ndodhen në Dublin, në pritje të hedhjes së shortit për eliminatoret e para për Evropian.

Derisa shumëkush beson se një përballje Kosovë – Shqipëri do të nxiste ndarje e përçarje të tifozërisë shqiptare, Challandes ka dëshirë të vijë deri te kjo përballje. Kur e thotë këtë ai ka mendjen vetëm te ana sportive.

Ai do të dëshironte edhe Zvicrën në grup, për shkak të shqiptarëve që luajnë aty, por edhe për shkak se vjen nga ky vend, mirëpo do të donte të evitonte Gjermaninë nga vazoja e dytë

Sot është 100 vjetori i themelimit të Jugosllavisë – Historiani flet për pushtimin e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Historiani i njohur Jahja Drançolli, ka kujtuar se sot është dita e 100 vjetorit të themelimit të Jugosllavisë, që në të njëjtën kohë shënon një okupim të ri të Kosovës.

“100-vjet më parë, më 1 dhjetor 1918 është themeluar Jugosllavia: Ky përvjetor shënon njëkohësisht dhe 100-vjetorin e riokupimit të Kosovës i shoqëruar me krime, pastrime etnike e grabitje ushqimi sidomos në trevën e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit e Ferizajt”, ka shkruar Drancholli.


Artikullin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Në fillimet e veta, më 1/XII/1918, ky shtet është quajtur Mbretëria Serbe, Kroate, Sllovene, ndërsa nga viti 1929 zuri të quhet Mbretëria e Jugosllavisë; pas Luftës së Dytë Botërore, shteti komunist i Jugosllavisë është quajtur Republika Federative Popullore e Jugosllavisë, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, dhe pas zhbërjes së Jugosllavisë komuniste më 1992, zuri të quhet Republika e Serbisë dhe Malit të Zi për të mbijetuar deri në vitin 2003, vit ky që shënon dhe fundin e Jugosllavisë. Në të gjitha këto etapa të zhvillimit të shtetit është shprehur sundimi serb në institucionet shtetërore i mbështetur në rregullimin centrist dhe interpretimin e bashkimit të sllavëve të jugut si vazhdimësi e shtetit serb.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare mbretëria jugosllave është mbështetur në Francë dhe Britani të Madhe, ndërsa shteti komunist është mbështetur në shtete komuniste. Nga mesi i viteve 1950-ta, Jugosllavia konsiderohet për njërin ndër themeluesit e lëvizjes së painkuadruarve, e cila kundërshtonte dominimin e fuqive të mëdha në marrëdhënie ndërkombëtare. Si e tillë, në një Europë të ndarë në blloqe, neutraliteti jugosllav ishte një faktor joshës sigurie dhe kishte mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare.

Në aspektin demografik, nëse u besohet të dhënave statistikore të vitit 1918, numri i popullatës shqiptare kapte shifrën (3,6%, kjo përqindje duhet dyfishuar, meqë një pjesë e shqiptarëve janë regjistruar si muslimanë dhe turqë), ndërsa në vitin 1981, 7,7%, në krahasim me serbët 36,3%, kroatët 19,8%, muslimanët 8,9%, sllovenët 7,8%, maqedonasit 6%, malazezët 2,6%, dhe hugarezët 1,9%. Pas demarkacionit përfunduar të shtetit komunist jugosllav nga kapërcyelli i viteve 1950-ta, Krahina Autonome e Kosovës (dhe Metohisë), zotëronte një territor prej 10.887 km².

Burimet historike të kohës provojnë se pas Luftës së Parë Botërore është realizuar riokupimi klasik i Kosovës nga Serbia për ta inkuadruar më pastaj në mbretërinë e porsaformuar të SKS, e cila për të shpronësuar shqiptarët kishte praktikuar reformën agrare, duke sjellë kolonistë serbë e malazezë nga viset e ndryshme të mbretërisë së atëhershme. Kolonizimi qe shoqëruar dhe më serbizimin e popullatës vendore, e cila kishte reaguar me kryengritje të mëdha të shoqëruara dhe me migrime drejtë Turqisë dhe vende të tjera (për këtë duhet parë Programin e shpërnguljes të V. Çubriloviç – 1937, dhe elaboratin e nobelistit Ivo Andriç – 1939). Me kapitullimin e mbretërisë jugosllave më 1941, pjesa më e madhe e Kosovës i përkiste sferës okupuese italiane, më pastaj gjermane dhe bullgare. Në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it 29/XI/1943), Kosova mori atributet e një formacioni shoqëror politik të pavarur, respektivisht qe pranuar për provincë të pavarur në shtetin socialist në formim e sipër. Këto atribute do të afirmohen dhe më shumë në Konferencën e Bujanit më 31/XII/1943-2 janar 1944. Me themelimin e Jugosllavisë komuniste jemi dëshmitar të aneksimit të Kosovës nga Republika e Serbisë. Pas ashpërsimit të marrëdhënieve ndërmjet të Jugosllavisë dhe Shqipërisë më 1948, represioni madh mbi shqiptarët ishte shoqëruar me shpërnguljen e madhe të shqiptarëve përseri në Turqi. Gjatë kësaj periudhe janë dënuar një numër i madh i shqiptarëve në procese të montuara politike.

Me Kushtetutën e vitit 1963, zuri të zë fill vetëqeverisja shoqërore, që spikati reformat ekonomike dhe politike, dhe në këtë kuadër konfliktet qeveritare të evidentuara në Plenumin e Brioneve (1966), çuan në zëvendësimin e nënkryetarit jugosllav, A. Rankoviç. Gjatë këtyre viteve, si pasojë e ndarjeve historike shqiptaro-serbe, si dhe të ndarjeve kombëtare kanë vështirësuar stabilizimin e marrëdhënieve në mes të dy popujve. Aq më shumë kur dihet se mbizotërimi politik i serbëve dhe malazezëve ishte mjaft i dukshëm, pavarësisht përfaqësimit të tyre numerik më të ulët.

Dy vite pas Plenumit të Brioneve (1968), i gjithë shteti do të përfshihet me demonstrata të fuqishme të Nëntorit në Kosovë dhe më gjerësisht në treva të tjera shqiptare të Jugosllavisë, ngjarje këto që sollën një sërë ndryshimesh në të gjitha fushat e jetës duke kulmuar me shpalljen e Kushtetutës së vitit 1974, sipas të cilës Kosova mori pavarësi më të madhe autonome, pothuajse të përafërt me atë të republikës. E gjithë kjo ishte shoqëruar me reagime të ashpra nga opinioni politik e popullata serbe, cila gjatë viteve 1945-1991 në Kosovë numëronte rreth 200.000-260.000 banorë.

Vdekja e Titos (1980), solli ndryshime të mëdha, të cilat u shprehën sidomos në funksionimin kolektiv të Kryesisë së shtetit në përbërje nga një përfaqësues prej çdo republike dhe province autonome. Ndryshimet në fjalë, u shoqëruan me krizë ekonomike dhe politike të shprehura në gjithë vendin por me theks të veçantë në Kosovës, kur dihet se vendi në fjalë ishte më i njohuri prodhues i plumbit, cinkut dhe metaleve të tjera fisnike në gjithë Europën, kishte mbetur shumë më i prapambetur në Jugosllavi (sipas statistikave të vitit 1979. në Kosovë GDP për kokë banori ishte 795 $, ndërsa në nivel jugosllav 2635 $). Pra, këto shkaqe kishin ndikuar që Kosova të përfshihet në demonstrata të marsit dhe të prillit 1981. Në demonstrata të përmendura kishin rënë më shumë se 100 demonstrues. Vendosja e masave të dhunshme u shoqëruan më burgosjen e së paku 7000 demonstruesve.

Në anë tjetër në Serbi ishin fuqizuar kërkesat nacionaliste dhe unitariste, të cilat kulmuan më 1989, pas Momorandumit të SANU (1986) dhe ngritjes së S. Milosheviç në krye të partisë komuniste serbe (1987). Viti 1989 shënon suprimimin e autonomisë së provincës së Kosovës dhe të Vojvodinës, të shoqëruar me demonstrata të shumta në të cilat kishin mbetur disa dhjetëra të vrarë. Vitet 1989-90 u bën të njohura edhe me fillimet e sistemit pluralist të cilat do të japin grushtin përfundimtar LKJ-së (janar 1990), si dhe Jugosllavisë komuniste.

Në këtë kuadër në Kosovë është themeluar LDK në dhjetor 1989 dhe është vendosur sistemi i pushtetit paralel në arsim, mjekësi, dhe në institucione të tjera shoqërore; në Kaçanik, më 7/IX/1990 do të shpallet Republika e Kosovës të cilën Serbia e konsideronte për shtet ilegal. Ndërsa më rënien e Jugosllavisë, miratohet Vendimi për Pavarësinë dhe Sovranitetin e Kosovës (22 shkurt 1991), dhe së këtejmi, do të shpallet më 19/X/1991 Republika e Pavarur e Kosovës.

Atëbotë, Serbia dhe Mali Zi më 27/IV/1992 do të shpallin unionin e tyre në një shtet të quajtur Republika Federale e Jugosllavisë (SRJ), e cila nëse i besohet regjistrimit të vitit 1991, përfshinte një territor prej 102 173 km², më 10,4 milion banorë. Prej tyre 62%, serbë, rreth 17% shqiptarë të cilët bojkotuar regjistrimin, 5%, malazezë, 3%, muslimanë dhe 3% hungarezë. Ç’prej gjysmës së dytë të vitit 1990 konflikti shqiptaro-serb do të merrë përmasa më të mëdha. Ngritja e konfliktit kulmon me daljen e UÇK më 28 nëntor 1997. Atëbotë, forcat serbe kishin kryer vrasje enorme mbi popullatën civile shqiptare, andaj deri në tetor të vitit 1998 Kosovën e kishin braktisur më se 98.000, të shoqëruar më rreth 200,000 të zhvendosur. Me ardhjen e S. Milosheviç-it në krye të shtetit më 1997, dhe ngritjes së masave të dhunës dhe të pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Forcat e NATO-s ç’prej 24/III/1999, do të bombardojnë pikat strategjike të federatës serbo-malazeze, dhe do të pushojnë së bombarduari vetëm më 12/VI/1999 me vendosjen e administratës së përkohshme të OKB. Është e njohur se vetëm gjatë marsit dhe qershorit 1999 janë përndjekur rreth 960.000-1.500.000 të popullatës shqiptare. Ndërsa, numri i shqiptarëve të vrarë kryesisht civilë sillet rreth 12.000.

Në anë tjetër, Kroacia dhe Sllovenia do të shpallin pavarësinë e tyre (më 25/VI/1991), e cila qe kontestuar me intervenimin e armatës jugosllave. Në shtator të vitit 1991 sipas një referendumi do të shpallet shteti i pavarur i Maqedonisë, ndërsa në tetor të po këtij viti, pas referendumit shpallet dhe memorandimi i pavarësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës. Më 16/XII/1991, shtetet anëtare të BE kishin vendosur pranimin e pavarësisë së republikave jugosllave, dhe së këtejmi qe pranuar më 15/I/1992, pavarësia e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa më 7/IV/1992 pavarësia e Bosnjës dhe Hercegovinës, shtete këto, të cilat më 22/V/1992 do të bëhen dhe pjesë e OKB-së!

Prishtina nuk ka fituar qe 5 ndeshje, të fundit e luan kundër kampionit Dritës

Periskopi.com Sporti

Te Prishtina janë të bindur se seria prej pesë ndeshjeve rresht pa fitore përballë Dritës do të marrë fund të dielën.

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, beson në forcën e skuadrës së tij, megjithëse përballë do ta ketë kampionen në fuqi, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshja derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, të dielën prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 17-të, të fundit për pjesën vjeshtore.

Në rast të triumfit, Prishtina do të konfirmohet kampione e vjeshtës, gjë që, sipas Dallkut, është edhe synimi.

Prishtina është lidere në Superligë me 37 pikë të tubuara, një më shumë se Feronikeli që është i dyti, derisa Llapi renditet i treti me 32 pikë.

Drita është e pesta me 23 pikë të tubuara. Si Prishtina ashtu edhe Drita në këtë derbi futen pas barazimeve që i patën në xhiron e shkuar.

Prishtina luajti pa gola në udhëtim ndaj Ferizajt, derisa Drita në shtëpi barazoi 1:1 me Feronikelin. Barazimi me Ferizajn për Prishtinën erdhi pas tetë fitoreve rresht, që do të thotë se bardhekaltrit nuk dinë për humbje në nëntë ndeshjet e fundit

Zyrtare: Astriti largohet nga gjiganti grek

Periskopi.com Sporti

Astrit Ajdarevic nuk do të jetë më pjesë e skuadrës të famshme greke AEK.

Mesfushori shqiptar nuk luante shumë këtë edicion me klubin grek, ndërsa së fundmi kishte disa përplasje me presidentin e AEK-ut.

Tanimë ka qenë vetë lojtari që ka zyrtarizuar largimin nga kryeqyteti grek.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, Ajdarevic ka zyrtarizuar largimin nga AEK-u.

“Jam i lumtur dhe mirënjohës që kam marrë kaq shumë dashuri në kohë të mira dhe të këqija. Emri im do të lidhet gjithmonë si një kampion me AEK dhe ky klub do të jetë përgjithmonë pjesë e jetës time”.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që janë përfshirë në jetët tona në dy vitet e fundit. Unë jam munduar gjithmonë të jap më të mirën time në fushë dhe jashtë saj. Familja Ajdareviç i falënderon të gjithë”-shprehet Ajdareviç”, ka shkruar Ajdarevic.

E ardhmja e mesfushorit nuk është e qartë, por besohet se ai do të rikthehet në futbollin suedez.

Mehmet Prishtina: Liqeni i Ujmanit ishte pronë e Hasan Prishtinës, iu takon vajzës dhe djalit të adaptuar

Periskopi.com Lajme

Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës, kryeminstri i tetë i shtetit shqiptar, ministër i Brendshëm në Qeverinë e Ismail Qemalit, ministër i Telegrafëve në qeverinë e Turhan Pashës, deputet në parlamentin shqiptar, tri herë deputet në parlamentin osman, ka dhënë një intervistë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roalnd Qafoku.

Në këtë intervistë Mehmet Prishtina flet për pasurinë që ka lënë Hasan Prishtina, për familjen dhe pasardhësit e Hasan Prishtinës, si dhe tregon arsyen pse Hasan Prishtina nuk ishte më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Na tregoni për familjen dhe pasardhësit e Hasan Prishtinës?

Mehmet Prishtina: Hasan Prishtina ishte djali i xhaxhit të gjyshit tim. Unë që në 9 vjeç dhe familja ime kemi emrigruar në Gjermani shumë herët dhe që i vogël jam rritur me tregimet që më bënte im atë për Hasan Prishtinën. Im atë dhe xhaxhi im u vranë në luftë më 5 prill 1999 kundër serbëve dhe dy javë përpara se të vritej im atë më la një amanet sipas të cilit e gjitha jeta ime duhet të vihej në dispozicion të ndriçimit të figurës së Hasan Prishtinës. Hasani ishte martuar me Ikbale Prishtinën, një çerkeze famija e të cilës jetonte në Kosovë. Edhe ajo vinte nga një familje e pasur dhe Ikbalja ishte e arsimuar dhe e kulturuar. Edhe Hasani dhe Ikbalja flisnin 9 gjuhë të huaja. Bashkë janë njohur në Prishtinë, Selanik dhe Stamboll ku kanë patur shtëpitë e tyre. Ata nuk patën fëmijë. Ikbalja vdiq në Nisë të Francës nga një incident që sot duket habi. Ajo preu gishtin duke gatuar një gjel por plaga iu infektua dhe në atë kohë nuk kishte mundur të kishte ilaçin e duhur antibiotik kundër infeskionit dhe vdiq. Vdekjen e saj Hasani e ka përjetuar shumë keq dhe e ka lënë një letër dërguar familjes së Fridrich Urba. Hasan Prishtina ka pasur një vëlla por sipas dokumentacioneve rezulton që ka pasur edhe tri motra. Ka një tendencë kohët e fundit që disa personazhe duan të futen dhe bëhen pjesë e familjes së Hasan Prishtinës. Hasani kishte tre mbiemra Prishtina, Berisha dhe Polaci. Në vitin 1908 pas mexhlisit osman ai mori mbiemrin Prishtina. Më parë kishte mbiemrin Berisha dhe më parë akoma Hasan Polaci me emrin e lagjes së familjes në Vuçiternë. Zoti Qafoku, unë e konfirmoj atë që në emisionin tuaj e ka thënë Sali Berisha që ai, Ahtifete Jahjaga dhe Hasan Prishtina kanë qenë me prejardhje jo vetëm nga një zonë por që të tre janë Berishë. Ata kanë qenë nën trungun familjar të mbiemrit dhe fisit Berisha. Kjo është thënë shpesh në familjen tonë. Madje nga kjo zonë ka qenë me orgjinë edhe Ramiz Alia, por ai nuk ka qenë Berishë. Në këtë që ka thënë Sali Berisha është shumë e vërtetë. Zona është Mërturi dhe Hasani, Saliu dhe Ahtieftja rrjedhin nga ky trung. Ata janë Berishë. Hasani birësoi një vajzë me ermin Sadaka dhe një djalë. Rexhep Dervina  është djali i Musli Dervinës . Musli Dervina ka qenë i birësuar si në rastin e Sadakasë e cila ka pesë pasardhës , dy djem dhe tri vajza. Jetojnë të gjthë në Tiranë , kam lidhje miqësore me ta nga familja Kastrati. Në 2014 kur presidenti Nishani dekoroi figurën e Hasan Prishtinës ata qenë të ftuar. Rexep Dervina jeton nëKanada dhe ka qenë djali i Musli Dervinës,  djalit që Hasani ka birësuar. Rexhepi me familjen e tij kanë trashëguar pasurinë e Hasan Prishtinës.  Kam komunikim me të gjithë.

Sa ka vlerë pasuria e Hasan Prishtinës?

Mehmet Prishtina: Është shumë e vështirë të vlerësohet pasuria e Hasan Prishtinës. Unë po e  them për herë të parë këtu që i gjithë shtrati i lumit të Ujmanit, të Gazividoës, pra e gjithë hapësira e shtratit të lumit ishte pasuri dhe pronë e Hasan Prishtinës. Janë më mijëra hektarë sipërfaqe që rezultojnë me dokumente sipas studiuesëve që ishin pronë e tij. Është pikërisht kjo zonë për të cilën tashmë ka një debat mes Serbinë dhe për mua pa këtë pasuri Kosova nuk ka jetë. Gjithashtu Hasani kishte shtëpi në Kosovë, në Stamboll, në Tiranë dhe Selanik. Në Selanik është një vilë e madhe në të cilën unë kam shkuar dhe e kam vizituar dhe habia është se gjatë gjithë kësaj vizite kam qenë i mbikëqyrur nga policia. Vilën e ka shtetëzuar shteti grek dhe e ka bërë institut të të verbërve. Janë disa hektarë oborr dhe pjesa e prapme ka pamje dhe është në bregdet. Por Hasani e shkroi pasurinë e vet të madhe për Shqiëprinë, shtetin shqiptar që sipas tij ishte një shtet me të gjitha trojet. Pasurinë e shkroie dhe për arsimimin dhe dijen e shqiptarëve. Për të vënë në shërbim të kryengritjes për çlirimine Shqipërisë nga osmanët, serbët, grekët ai shiti shumë nga pasuria e tij dhe e përdori në shërbim të kryengritjes. Ndërkohë, Hasani ndau një buxhet të caktuar nga të ardhurat dhe pasuria e vet dhe financoi shkollimin e shumë djemve nga Kosova për të studiuar në shkollën Normale të  Elbasanit. Një profesor i kësaj shkolle u thoshte që ju djemtë e Kosovë duhet të mësoni tre fish për shkak se ua mundëson arsimin Hasan Prishtina. Lidhur me trashëgiminë e pronave të tij, po e thyem publikisht se unë si pasardhës gjaku i Hasan Prishtinës, nuk më takon dhe as nuk synoj të marr pasuritë e tarshëguara prej tij. Ato nëse merren, i takojnë vetëm vajzës dhe djalit të birësuar të Hasanit. Edhe vilën në Selanik ata duhet ta marrin. Nuk ka të drejtë asnjë nga familja jonë e trungut të Hasan Prishtinës të kërkojë dhe të marrë pronat e tij.

Përse Hasan Prishtina nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor 1912?

Mehmet Prishtina: Si kryevepër të tij Hasan Prishtina ka projektin e tij për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Këtë ai e proklamoi duke hartuar 14 pika që për mua edhe sot kanë vlerë. Në janar 1912 ai mbajti një fjalim në parlamentin osman sipas të cilit në rast se nuk pëfilleshin kërkëesat e tij tha: unë do ngre dhe oprganizoj kryengritje në malet e Kosovës. Sulltani u përlot nga fjalimi, jo nga emocioni për fjalët e Hasanit por për shkak se me këtë fjalim ai kupti se Perandoria Omsane po merrte fund. Pikërisht për këtë fjalim Hasani u akuza për grusht shteti dhë u kërua dënimi i tij me vdekje. Pas fjalimit Hasani u mbëshetet fort nga deputetët e tjerë shqiptarë në parlamentin osman mes të cilëve edhe Ismail Qemal Vlora. Duhet theksuar se pas fjalës së tij në parlament, u ngrit një deputet turko arab i cili debatoi ashpër me Isamail Qemalin dhe sipas dokumenteve e ka sulmuar Ismail beun edhe fizikisht. Në këtë momen ka ndërhyrë Hasan Prishtina për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e Ismail Qemalit. Hasani i kerkoi deputetit turkoarab duluftim, një duel me armë. Por Ismail Qemali nuk e lejoi të bënte këtë duel duke i thënë; Hasan, biri im, ti na duhesh për punë madhore, jo për këto. Këtë e rregullojmë ndryshe. Hasan Prishtina fatkqeësishjt nuk ishte në Vlorë më 28 nëntor sepse u arrestua nga forcat e ushtrisë serbo malazeze dhe u burgos në Beograd. Përpara kësaj Hasani ishte në krye të kryengritjes që solli çlirimin e Shkupit më 12 gusht 1912. Sipas konsullit anglez  shqitarët shëtitën në Shkup me armë në krah si anglezët me çaëdr anë Londër. Ata u futën si fitimtar por pikërisht pas kësaj ndodhi arrestimi I tij. Pas gjashtë muajsh ai u lirua dhe u vu në shërbim të Ismail Qemalit. Duhet thënë se në 1919 ai I dërgoi letër presidentit të SHBA Woodrow Wilson duke i renditur 14 pikat që ishin doktrinë e vetëvendosjes, asaj që edhe presidenti kishte si parim. Ishte kjo doktronë që udhëhoqi Wilson pikërisht mbi bazën e kësaj doktrine. Hasani nuk e ka pirë asnjë kafre me serbët. Domethënë me shtetin dhe me kombin ai nuk ka bërë kompromis

Na flisni për marrëdhëniet me Ahmet Zogun vrasjen e Hasan Prishtinës.

Mehmet Prishtina: Unë e quaj fatkeqësi që Hasan Prishtian dhe Ahmet Zogu nuk kanë shkuar mirë. Nëse ata të dy do kishin shkruar mirë në interes të përgjithshëm nuk do kishim ato zhvilime. E keqja ka qenë dhe është brenda neve. Ata kishin rivalitet politik që kaloi në planin personal. Gjatë qeverisjes si kryeministër i 8-të i Shqipërisë dhe këtu gjej rastin t’ju falenderoj juve zoti Qafoku për botimin e librit me 33 kryeministrat, Hasan Prishtina ka marrë vendime. Një prej tyre ishte ajo që ju zoti Qafoku keni zbuluar në arkiv shkarkimin e Ahmet Zogut si komandant i ushtrisë për veriun. Pra Hasani është i pari dhe i vetmi që ka shkarkuar Ahmet Zogun nga një detyrë ose post. Ahmet beu nuk mund ta kalonte lehtë këtë. Dokumenti tjetër që ju paraqitët këtu e sqaron këtë më së miri. Pas 5 ditësh largimi nga detyra e kryeministrit Ahmet Zogu si ministër i Brendshëm nxori urdhrin e parë sipas të cilit të gjitha vendimet e Hasan Prishtinës si kryeministër nuk njiheshin. Pas largimit të Hasanit si kryeministër Zogu urdhëroi rrethimin e shtëpisë së tij në Tiranë për ta arrestuar. Në shtëpi këtu në Tiranë ishte Hasani dhe bashëkshortja Ikbalja. Ajo doli e para në dritare dhe u tha xhandarëve mos u afroni se do vriten dhe se nuk dorëzoheshin. Vetë ajo ka luftuar si burrë kundër xhandarëve. Në këto moment a e dini se çbënte Hasan Prishtina? Ikbalja luftonte dhe ai shkruante testamentin. Kam mundur ta lexojë dhe ta kem këtë tenstament dhe aty shkruante që gjithë pasurinë e vet ia linte shkollave shqipe. Unë e disponoj dhe do ta bëj publik shumë shpejt në një libër. Vrasja e Hasanit ishte e pabesë. Ibrahim Çelo e vrau dhe sipas të dhënave dhe studiuesëve ishte  pjesë e një komploti dhe po sipas studiuesëve ishte i përdorur nga Ahmet Zogu. Unë nuk jam marrë dhe nuk dua të merrem me këtë çështje në aspektin personal. Por jemi duke hulumtuar se çfarë u bë me Ibrahim Çelon. Pasi u dënua me burguim të përjetshëm ai bëri vetëm 7 vjet burg dhe u lirua nga Greqia u pushtua nga gjermanët. Më pas ai zhduket. Ne jemi duke e hulmtur thjesht vetëm për për të ditur se çfarë ishte ky njeri që vrau Hasanin. Përsa i përket Ahmet Zogut këtë çështje une e kam sqaruar. Kam takuar princin Leka në vitin 2012 në një rotje. Madje më kanë pytur nëse ia kasha falur gjakun. Unë nuk merrem me Kanunin si një çështje e vjetër. Unë jetoj në vitet 2000 dhe shiko përpara. Për mua takimi im me Lekën dhe shkrurja ime në pritje ishte e rëndësishme. Ajo mori një rëndësi edhe më të madhe kur Leka erdhi në përurimin e shtatores së Hasan Prishtinë në Shkup. Këtu unë e quaj të mbyllur këtë histori. Natyrisht që historianët dhe studiuesit si dhe ju zoti Qafoku që keni shkruar për vrasjen e tij në librin 100 vrasjet më të bujshme mund të zbuloni se çndodhi. Por unë edhe pse dua të jem shumë i qartë se çka ndodhur shikoj përpara dhe nuk e bëj këtë se dua të hakmerrem.

Dhe për varrin e Hasan Prishtinës.

Mehmet Prishtina: Në 1977 eshtrat e Hasanit u sollën në Shiqpëri dhe u varrosen në Kukës. Unë e vlerësoj vendimin e Enver Hoxha dhe sistemi i Partisë Komuniste  i solli eshtrat e Hasan Prishtinës në Shqipëri. Sot në vend të varrezave në Greqi,  ka ndërtesa. Në homazh kanë marrë pjesë 25 mijë veta.  E varrosnë në Kukës, në kufi me Kosvën që të jetë simbol i rezistencës .  Një pjesë e madhe e familjes kanë qenë të ftuar në atë ceremoni.  Ideja ka qenë të qëndrojë aty si simbol i unitetit , bashkimit  dhe rezistencës  që ti mbrojëshqiptarët e asaj ane por në 2014 pas realizimit të 3 shtatoreve  në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë  i kam bërë një kërkesë zyrtare presidentit Nishani , kryeministrit Edi Rama , kryetarit të Kuvendit Ilir Meta  që Hasan Prishtina të rivarroset në Tiranë , por fatkeqësisht as Shqipëria nuk ka varreza të Panteonëve. Dëgjova se është bërë një marrëveshje me takimin e dy qeverive që të ngrihen varrezat e panteonëve në Vlorë, por nuk e kuptoj, do i zhvarrosin të gjitha këto figura sic ëstë niveli i Frashërllinjve , Faik Konicës, do shkojnë andej?  Sepse unë mendoj që Hasan Prishtina e ka vendin pranë Faik Konicës. Nëse këto varre rrinë aty ku janë , Hasan Prishtina e ka vendin te ky lloj mini Panteoni. Shqipëria dhe shqiptarët ja kanë borxh Hasan Prishtinës riatdhesimin e tij pranë  atyre që dhanë maksimumin në jetën e vet për Shqipërinë.

Dështimi i diplomacisë kosovare, tetë shtete pa ambasadorë

Periskopi.com Lajme

Diplomacia kosovare, përveç dështimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, po përballet edhe me mungesë të ambasadorëve në shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën.

Përveç kësaj, problem po shihet edhe politizimi  i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/ 50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.

Në tetë shtete, Kosova nuk ka fare ambasadorë, ndërsa zyra ndërlidhëse në Beograd është pa shef.

Vendet në të cilat Kosova nuk ka ambasadorë janë në Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe ,Turqi si dhe në Itali.

Ndërsa fakti që të gjitha këto ambasada kanë mbetur pa “zot shtëpie”, po shihet shumë shqetësues si për anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ashtu edhe për organizatat që i monitorojnë këto procese.

Përveç kësaj problem po shihet edhe politizimi  i shërbimit diplomatik dhe shkelja e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm për respektimin e kuotës 50/ 50 për emërimin e ambasadorëve të karrierës dhe ambasadorëve politik.

Fatmir Haxholli nga Ministria e Punëve të Jashtëm, për Kallxo.com,  ka arsyetuar vonesat për emërimin e ambasadorëve.

“Pjesa dominante e përfaqësive tona diplomatike përfaqësohen në nivel ambasadorësh, përderisa ato pak misione ku për momentin nuk kemi këtë nivel lidhen me procesin e transferit dhe rotacionit. Për momentin është duke u punuar që çelsi ligjor i përfaqësimit 50% me 50% të përmbushet, dhe kjo kërkon një proces konsultativ brenda MPJ-së dhe ndër-institucional”, ka thënë ai.

Osmani: MPJ ka pranuar se po shkelë dispozita ligjore

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se me rastin e emërimit të ambasadorëve vazhdojnë të shkelen ligjet.

“Neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe për Shërbimin Diplomatik vazhdon të shkelet dhe emërimet politike tani janë mbi 2/3, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të ministrisë se Jashtme se do ta respektojnë kuotën 50/50. Faktin se kjo dispozite po shkelet e ka pranuar edhe vet MPJ gjate raportimeve te ministrit ne Komision” ka thënë ajo.

Sipas saj është e pafalshme që diplomacia e Kosovës ‘ka fjetur’ në kohën kur po bëhej lufta për INTERPOL.

“ Për aq sa jemi informuar si komision, për momentin Ambasadore nuk ka ne Australi, Shqipëri, Suedi, Mbretëri e Bashkuar, Arabi Saudite, EBA, Turqi si dhe ne zyrën ndërlidhëse ne Serbi. Politizimi i skajshëm i shërbimit diplomatik e bene atë jashtëzakonisht jofunksional. Natyrisht edhe lenia e vendeve vakante te ambasadoreve ne një sere ambasadash, madje edhe ne kohen kur behej lufte diplomatike për anëtarësimin ne Interpol, është krejt e pafalshme dhe e papërgjegjshme” ka thënë Osmani.

Ajo tha Kosova ka me dhjetëra diplomate karriere që do të mund të emëroheshin në poste të tilla sepse i plotësojnë edhe kriteret ligjore edhe ato profesionale.

Kryeziu: Vonesat janë shndërruar në praktikë për interesa partiake

Drejtoresha e Institutit të Prishtinës për Studime Politike, Leonora Kryeziu, ka thënë se vonesa të tilla janë bërë praktikë në Kosovë për shkak të interesave partiake.

“Një dukuri e vërejtur hapur është mungesa e planifikimit adekuat për lëvizje të Shefave të Misioneve. Si pasojë, misionet mbesin pa Shef Misioni për disa muaj. Kjo ka ndodhur në disa raste dhe vazhdon të ndodhë pasi është shndërruar në praktikë të funksionimit të institucioneve. Shpesh kjo lidhet edhe me faktin e dëshirës së partive dhe grupeve të ndryshme për të dërguar të preferuarin e tyre në mision”, ka thënë ajo .

Kryeziu ka përmendur shkeljen e ligjit që bëhet me rastin e ambasadorëve duke thënë se aktualisht, situata në pozitat e Shefave të Misioneve varion ndërmjet 70%-80% të emëruar politikisht që flet për një shkelje flagrante të ligjit duke shtuar se të gjitha këto kanë pasoja edhe në rrafshin e përfaqësimit ndërkombëtar.

“Dëmet janë  jashtëzakonisht të madha për përfaqësimin diplomatik të një shteti në kërkim të njohjes ndërkombëtare dhe integrimit të plotë në komunitetin e shteteve, çfarë është Kosova. Ndërsa vonesat  në emërimin e Shefave të Misioneve efekti negativ është se jo vetëm që interesat e shtetit dhe qytetarëve kosovarë mbesin pa u përfaqësuar” ka thënë ajo. /Kallxo.com/Periskopi.com

Lista me 21 personat që vdiqen në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Ndërtimtaria është sektori me vdekjet dhe lëndimet më të mëdha të punëtorëve, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.

Nga muaji janar i 2018-ës deri më sot 21 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Sipas statistikave që BSPK i ka dërguar lajmi.net, vetëm gjatë këtij viti raportohen të kenë vdekur 21 persona derisa ishin në vendin punës.

Përveç personave në moshë madhore, në vendin e punës kishte humbur jetën edhe një i mitur.

Kështu një 17 vjeçar nga Prizreni, kishte humbur jetën derisa po punonte me makinën e stiroporit, e cila i kishte shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët, abuzimi me kontrata për praktikant dhe mungesa e mbrojtjes ligjore të punëtorëve janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar nga viti në vit të rriten numri i të vdekurave në vendin e punës.

 

Edhe sot ajër shumë i ndotur në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë ishte një nga netët kur Prishtina kishte ajrin më të ndotur ditëve të fundit. Koeficienti i ndotjes së ajrit ishte 259 PM.

Mirëpo, as mëngjesin e së shtunës Prishtina nuk qëndron më mirë sa i përket cilësisë së ajrit, shkruan lajmi.

Sot në kryeqytet, koeficienti i ndotjes së ajrit është 181 PM, që konsiderohet të jetë i rrezikshëm për shëndetin.

 

​Veseli: Bush ishte ndër liderët e parë botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë në ngushëllimin për vdekjen e Presidentit George H. W. Bush, se ai ishte një nga zërat e parë të lidershipit botëror që kuptoi vuajtjet e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Mbështetja që ai i ka dhënë kauzës sonë të shenjtë për liri, ishte një mesazh i qartë anekënd botës. Kjo do të mbetet përherë në kujtesën tonë dhe do të na shërbejë që ta forcojmë edhe më tej miqësinë me Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe popullin amerikan. Zoti e bekoftë këtë misionar të paqes dhe demokracisë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Kryetari në dorëheqje i Zubin Potokut: Kam arritur të shuaj institucionet e Kosovës në Komunë

Periskopi.com Lajme

Anëtari i kryesisë së Listës Srspska, Stefan Vuloviq, ka thënë se në pesë vjetët e fundit si kryetari i i Komunës së Zubin Potokut, ka arritur t’i shuaj funksionimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vulovic i ka bërë në një intervistë për ‘politiko.rs’.

“Zubin Potoku është një terren serb’, ka thënë Vuloviq, i cili para pak ditësh ka dhënë dorëheqje së bashku me tre kryetarët tjerë të komunave veriore të Republikës së Kosovës.

Këto dorëheqje kanë ardhur pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Përveç dorëheqjeve janë organizuar edhe protesta për disa ditë me radhë.

E për këtë çështje kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me një delegacion prej 30 personave, kanë qëndruar në Beograd për një takim me presidentin serb, Aleksander Vucic.

Pas takimit në një konferencë për media, Rakiq kishte treguar se Vucic i kishte porositur që të vazhdojnë protestat në mënyrë paqësore pavarësisht veprimeve që ndërmerren nga Kosova.

E kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

 

Clinton: Bushi ishte një rival që m’u bë shok

Periskopi.com Lajme

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekreatarja e shtetit, Hillary Clinton, e kanë publikuar një deklaratë për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush, i cili vdiq të premten në moshën 94-vjeçare. Clintoni e kishte mposhtur Bushin në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992, ndërsa pas tyre ata u bënë miq të mirë.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të familjes Clinton:

Hillary dhe unë e vajtojmë vdekjen e Presidentit George H.W. Bush dhe e falenderojmë për punën, dashurinë dhe miqësinë e tij në jetën e tij të gjatë e të mrekullueshme.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për miqësinë që e krijuam. Që nga çasti që e takova si guvernator i ri, i ftuar në shtëpinë e tij, isha i mahnitur me mirësjelljen e tij ndaj vazjës sime, Chelsea, dhe me përkushtimin e tij ndaj Barbaras, fëmijëve dhe tërë familjes së tij.

Shumë pak amerikanë kanë qenë të aftë për t’u krahasuar me shërbimin që ia ka bërë ai Shteteve të Bashkuara dhe kënaqësinë që ndiente ai nga kjo punë, përfshirë shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botërore, punën e tij në Kongres, në Kombet e Bashkuara, në Kinë, në CIA, si Zëvendëspresident dhe si President, drejt arritjes së unitetit, paqes dhe lirisë,  në një botë që sapo kishte dalur nga Lufta e Ftohtë.

Ai kurrë nuk u ndal së shërbyeri. E kam parë këtë për së afërmi, pasi kemi punuar bashkë në Azi dhe këtu pas uraganit Katrina. Libershipi i dalluar dhe zemra e tij e madhe ishin gjithmonë në pah.

Jam thellësisht mirënjohës për çdo minutë që e kam kaluar me Presidentin Bush dhe gjithmonë do ta ruaj miqësinë me të si njërën nga dhuratat më të mëdha që m’i ka dhënë jeta.

Zemrat dhe lutjet tona janë për tërë familjen Bush, thuhet në letrën e ngushëllimit, shkruan “Huffington Post.