Shikoni se si George H.W Bush shpëtohet nga Marina amerikane pasi avioni i tij u rrëzua nga forcat japoneze

Periskopi.com Lajme

Para presidencës së tij, George HW Bush shërbeu në Marinën e SHBA si një pilot dhe fluturoi mbi misionet e bombardimeve kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Bush mësoi për sulmin japonez në Pearl Harbor si adoleshent, dhe gjashtë muaj më vonë, në ditëlindjen e tij të 18, ai u regjistrua në Rezervën Detare të SHBA. Ai vazhdoi të bëhet një nga aviatorët më të rinj në marinën dhe u caktua një oficer fotografik me një skuadron silur.

Gjatë një sulmi kundër Chichi Jima, një ishull të fortifikuar që forcat japoneze përdorën për komunikime dhe furnizime, avioni i Bushit, një TBM Avenger u godit me zjarr anti-ajror. Dy anëtarët e ekuipazhit të Bushit u vranë në sulm.

Bush u shpëtua përfundimisht nga USS Finback, një nëndetëse.

Pas dorëzimit të Japonisë në vitin 1945, Bush u shkarkua me nder nga detyra aktive dhe vazhdoi të merrte pjesë në Universitetin Yale.

Bush vdiq në 94 , të premten mbrëma. Flamujt e Shtëpisë së Bardhë u ulën në gjysmështizë.

Transportuesi i avionëve USS George HW Bush (CVN 77) u pagëzua për nder të Bushit në vitin 2006.

Kaq do fitojnë Wilder dhe Fury nga meçi i nesërm

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder dhe Tyson Furyt do të masin forcat për titullin e WBC-së në pesha të rënda.

Pasi përballja e tyre e së dielës është një nga më të mëdhatë në vitet e fundit në botën e boksit, edhe fitimet janë të një niveli të lartë.

Image result for Wilder vs fury

Nga kalkulimet e para të Telegraph.co.uk, raportohet se Wilder ka të siguruara 14 milionë dollarë (12.29 milionë euro).

Image result for fury

Ndërsa në anën tjetër britaniku Fury pritet të fitojë 10 milionë dollarë (8.78 milionë euro), ku një pjesë do t’i dhurojë për bamirësi.

Në këtë rasti amerikani 33 vjeçar është ai që do të mbrojë titullin dhe me shpresë për fitore në mënyrë që ndeshja e ardhshme e tij të jetë ajo ndaj kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Wilder në karrierën e tij profesionale nuk ka humbur asnjëherë, nga 40 meçe, 39 i ka mbaruar me nokaut.

Në anën tjetër 30-vjeçari është gjithashtu i pamposhtur, nga 27 meçe, 19 i ka fituar me nokaut.

Bushi do të ketë funeral shtetëror, njofton Shtëpia e Bardhë, tregon nëse do të marrë pjesë Trump

Periskopi.com Lajme

Ish presidenti amerikan që vdiq dje, George H.W. Bush do të nderohet me një funeral shtetëror, ka njëftuar Shtëpia e Bardhë të shtunën, dhe poashtu që presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump do të marrin pjesë, përcjell në shqip Periskopi.

Trumpi do të flas gjatë ditës me ish presidentin tjetër, birin e të ndjerit, George W. Bush të shtunën për t’i shprehur ngushëllimet.

Presidenti dhe zonja e parë Trump njoftuan për vdekjen e ish presidentit.

Data e funeralit nuk u bë e ditur. /Periskopi

Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Joshua, është më keq sa që mendoni (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua mposhti Wladimir Klitschkon në Wembley, për t’i fituar titujt IBO, IBF dhe WBA, një vit më parë.

Gjithsesi si 41-vjeçar Klitschko bëri një luftë për t’u duartrokitur pasi duroi për 11 raunde.

Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë, kjo mund të shikohet edhe në videon e mëposhtme:

Joshua në vitin 2014 ka nokautuar Matt Leggs pothuajse në të njëjtën mënyrë si Klitschkon dhe Leggs për këtë kishte thënë:

Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.

Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.

Joshua në rundin e 11 arriti dy herë ta rrëzojë në tokë Klitschkon dhe kështu gjyqtari u detyrua të ndal meçin pasi të vazhdonte ishte shumë e rrezikshme në aspektin shëndetësor për ukrainasin. Kështu rikthehemi për të analizuar artin e grushtit të peshës së rëndë dhe shkenca që qëndron pas tij, ku mund të shkaktojë dëmtime të tmerrshme.

Boksi është një botë në vete edhe pse zhvillohet brenda një ringu të vogël, ku ne manualin e boksit profesionit ekzistojnë vetëm gjashtë grushte, por mendojeni pak këtë.

Një numër telefoni i zakonshëm te ne ka gjashtë shifra në dispozicion, por brenda atyre gjashtë ju mund të bëni shumë kombinime dhe boksi është i njëjtë. Ka vetëm gjashtë grushte në dispozicion, por me ato gjashtë grushte boksieri mund të bëjë më shumë se 1.000 kombinime, shkruan Telegrafi.

Gjuajta dhe nokauti: 

Për të jap një grusht të fortë është i rëndësishëm qëndrimi dhe balancimi i trupit dhe pastaj vjen godita e fuqishme. Por, humbjen e vetëdijes kur merr një goditje të rëndë në mjekër është e panjohur, por ka një mendim shkencor edhe për këtë.

Vendi më i mirë për të dhënë një nokaut është mjekra dhe besohet se vjen nga forca rrotullues rreth sisteimit të trurit, gjë që mund të shkaktojë mungesën e vetëdijes.

Pra, nëse gjuani nga një hapësirë e shkurtë në fundin e mjekrës, atëherë forca rrotulluese do të transmetohet në pjesën e poshtme të nofullës dhe rrjedhimisht vazhdon drejt trurit. Kur ju merrni goditje, ju humbni kontrollin muskulor, gjë që shkakton tundjen e këmbëve.

Forca:

Nokdauni dallon prej peshave në boks dhe normalisht në peshat e rënda nokauti mund të vijë më lehtë dhe për këtë ka një arsye shumë të thjeshtë.

Është sikur të krahasosh një Mini Cooper me një kamion të rëndë. Edhe pse të dy janë duke lëvizur me një shpejtësi të njëjtë, përplasja e tyre me një objekt është e ndryshme.

Nisur nga kjo nuk do të thotë se një boksier i peshës së lehtë, apo të mesme nuk mund të jap një grusht të fortë, por në rast se një boksier i peshave të renda gjuan duke përdorur edhe peshën e tij, goditja mund të jetë shkatërruese.

Shpejtësia e dorës së boksierit mund të arrijë rreth tetë deri në 10 metra për sekondë, e cila është pothuajse e barabartë me shpejtësinë e një sprinteri të nivelit të lartë. Kombinoje atë shpejtësi me forcë domethënëse dhe efektet mund të jenë vdekjeprurëse.

Në një eksperiment i është kërkuar disa bokseve të gjuajnë me gjithë forcën një objektiv dhe grushti i tyre ka prodhuar rreth 3,000 Newtons (matës, sa më i lartë është N, aq më e fortë është gjuajta nga grushti).

Joshua peshon 116 kilogram dhe kështu është në gjendje të prodhojë rreth 5,000 Newtons, duke marrë parasysh që boksierët që janë përdorur për studim shkencor kanë qenë larg tij me madhësi dhe forcë.

Është e vështirë të krahasosh mes sporteve, por një ndërhyrje në ragbi është 1.500 Newton, por e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë fuqie kalon në grushtin e boksierit në një moment të caktuar.

Dëmtimi:

Më lartë e kuptuat se çfarë mund të shkaktojë një grusht i një boksieri të peshave ë rënda, por me këtë rast lind pyetja, sa ndihmojnë dorezat e boksit, për çfarë realisht shërbejnë ato? A e ulin rrezikun?

Dorëzat moderne të boksit janë të dizajnuara për të mbrojtur dorën e luftëtarit, ato zvogëlojnë lëndimet sipërfaqësore të fytyrës. Megjithatë, dorëzat moderne i jep mundësi boksierit të gjuajë grushta të forta në kokë e kundërshtarit pa dëmtuar duart, por ato nuk ulin rrezikun e dëmtimit të trurit për pjesëmarrësit.

Tani të kujtojmë edhe në herë fjalët e Leggs kur u nokautua nga Joshua në vitin 2014 dhe të mundohemi të kuptojmë atë çka ka ndjerë Klitschko në rundin e 11-të.

“Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”. /Periskopi/

Një grusht i një boksieri të kategorisë së lehtë krahasohet me goditjen e topin statik (jo në lëvizje) me këmbë:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së mesme krahasohet me atë të Conor McGredor në lëvizje:

Një grusht i një boksieri të kategorisë së rëndë krahasohet me shkelmin rrotullues në Taekwondo: 

 

Kurrkush s’jep llogari për vjedhjet e gjërave të pacienteve në spitale të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Rasim Gërbeshi nga Prishtina po kujdesej për vajzën e tij 13-vjeçare në një prej dhomave të Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kur i është vjedhur telefoni në tavolinën pranë krevatit.

Gërbeshi, kishte rënë për të fjetur në mëngjesin e 28 nëntorit dhe telefonin e kishte lënë mbi tavolinë. Në mëngjes ka vërejtur se telefoni i mungonte dhe nuk gjendej askund në dhomë. Mjekja kujdestare dhe sigurimi ia kanë pohuar se kanë parë një person, me kapelë të zezë, që ka hapur rend dyert e dhomave.

“E kam lënë telefonin mbi tavolinë. Krevati ka qenë afër derës dhe gjatë natës një person ka hyrë dhe ma ka vjedhur telefonin. Kur jam zgjuar kam kërkuar sqarim, mjekja kujdestare më ka thënë të ketë parë një person me kapelë duke hyrë nëpër dhomat e Klinikës”, ka thënë Gërbeshi.

“Edhe pjesëtari i sigurimit që qëndron te dera ka pohuar ta ketë parë të njëjtin person. Unë e pyeta se si është e mundur që e tërë Klinika të sigurohej nga një punëtor i vetëm”, ka thënë Gërbeshi, njëherësh punonjës në Komunën e Prishtinës. Ai konsideron se vjedhjet po ndodhin për shkak të numrit të paktë të pjesëtarëve të sigurimit nëpër korridoret e QKUK-së.

“Ngjashëm si në gjitha institucionet publike ai do duhej të identifikonte njerëzit që hyjnë në Klinikë. Këtu hyn kushdo dhe sigurimi nuk kërkon asnjë sqarim”, ka thënë Gërbeshi për portalin Koha.net.

“Rastin e kam raportuar në Polici që më kanë thënë se pas katër apo pesë ditësh do ta njoftojnë me rastin”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për portalin Koha.net se gjatë datave 27 dhe 28 nëntor janë raportuar tri raste të vjedhjeve në QKUK. Të martën një telefon është vjedhur në Gjinekologji. Një ditë më vonë një telefon tjetër është vjedhur në Klinikën e Syve dhe një kuletë në Neuropsikiatri. Policia ka refuzuar të përgjigjet nëse ka statistika të vjedhjeve të pacientëve në QKUK.

“Në stacionin tonë më datë 27.11.2018 në ora 13:33 është raportuar një vjedhje e telefonit në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, ndërsa me datën 28.11.2018, janë raportuar dy raste në QKUK: një vjedhje e telefonit në Kliniken e Syve, dhe një vjedhje e kuletës në kliniken e Neuropsikiatris. Njësia e hetimeve rastet i ke pranuar më datë 29.11.2018, dhe lidhur me rastet do të punohet në identifikimn e të dyshuarve”, ka thënë zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Portali Koha.net ka tentuar të marrë një deklaratë edhe nga drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu, i cili ka thënë shkurt se nuk ka ndonjë raport të rasteve të vjedhjeve dhe për këtë ka sugjeruar që të kontaktohet “Security Code”, kompania që siguron objektet e QKUK.

Zyrtarë të “Security Code”, kanë thënë të jenë në dijeni të rasteve të vjedhjeve, por në mungesë të kamerave nuk mund të bëhet identifikimi i personave që hyjnë nëpër klinika.

“Jemi në dijeni të rasteve të vjedhjes së telefonave. Më parë ka pasur raste kur pacienti ka vjedhë nga pacienti tjetër. Ne nuk merremi me vjedhjet, vazhdimisht u kërkojmë që të lajmërojnë policinë për vjedhjet që u ndodhin”, ka thënë Xhavit Gashi nga “Security Code” për portalin Koha.net.

I pyetur se a mbajnë evidencë që personave që hyjnë nëpër objekte, Gashi ka thënë se nuk është në përgjegjësinë e tyre që të bëhet identifikimi i njerëzve që hyjnë nëpër klinika.

Njihuni me ‘goleadorin’ e Koln që ka shënuar 19 gola në 15 ndeshje dhe nuk e njeh askush

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Koln, Simon Terodde ndoshta nuk e ka pasur një karrierë të madhe futbollistike, por ka qenë gjithmonë mesatar dhe ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme.

30-vjeçari gjithmonë ka luajtur në kategori më të ulëta se sa Bundesliga, duke përjashtuar dy sezone në karrierë që i ka luajtur në kampionatin elitarë gjerman, transmeton Periskopi.

Ai aktualisht është sulmuesi i Koln, që garon në Bundesliga 2. Shifrat e tij janë të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar plotë 19 gola në 15 ndeshje.

Image result for Terodde 2018 koln

Sulmuesi gjerman është ‘i dashuruar’ me Bundesliga 2, pasi shumicën e karrierës e ka shpenzuar në këtë kampionat.

Në çdo ekip që ka luajtur, ai e ka promovuar në Bundesligë me golat e tij. E veçanta është se në dy sezone sa ka luajtur në Bundesligë, ai ka dështuar, edhe pse luante rol kyç para se të promovohej skuadra.

Shembulli konkret është skuadra e Stuttgart sezonin e kaluar, ku ai luajti dy sezone aty, një në Bundesliga 2 dhe një në të parën.

Tashmë edhe si pjesë e Koln janë favoritët kryesor që sezonin e ardhshëm të rikthehen në Bundesligë./Periskopi/

 

Historia e dashurisë mes Bushit dhe Barbarës që zgjati 73 vite

Periskopi.com Lajme

George H.W. Bush ishte pranë gruas së tij kur ajo u largua nga kjo botë në prill të këtij viti, duke ia mbajtur dorën tërë ditën deri kur ndërroi jetë, në shtëpinë e tyre në Houston. Vetëm tetë muaj më vonë pasi kishte derdhur lotë në varrimin e gruas së tij, ndërroi jetë edhe Presidenti. George dhe Barbara Bush lanë një vepër të pasur jetësore pas vetes, falë kontributit të tyre të gjatë në politikë dhe angazhimit në vepra bamirësie.

Për gati 80 vjet, ata qëndruan pranë njëri-tjetrit, duke e përkrahur njëri-tjetrin në të mirë dhe në të keq dhe duke u përballur me fitore spektakolare, por edhe pikëllime të rënda, qofshin ato në aspektin privat apo politik.

“Ende jam në dashuri me burrin që u martova para 72 vitesh”, kishte thënë Barbara, para se të ndërronte jetë. Këto fjalë të thjeshta shërbejnë si testament i një dashurie të pabesueshme, e cila filloi gjatë një vallëzimi për Krishtlindje në vitin 1941. Më vonë, ata krijuan familje me gjashtë fëmijë dhe 14 nipa e mbesa, duke u bërë familja më e madhe presidenciale, shkruan Express.

Ndonëse ai shihej gjithmonë si njeri i fortë, nuk mundi t’i mbante lotët, përderisa djali i tij e lexonte me zë të lartë njërën nga letrat e dashurisë që ia kishte shkruar dashurisë së jetës së tij. Çifti u martuan më 6 janar 1945, pak kohë pasi George u kthye nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti Bush ishte shumë i rrezikuar në luftë. Në vitin 1944, aeroplani i tij dhe disa aeroplanë të tjerë ishin rrëzuar nga forcat japoneze, ndërsa George ishte i vetmi pilot që arriti të dilte nga aeroplani dhe t’i shmangej kapjes nga ushtarët japonezë. Në shenjë dashurie, ai i kishte emërtuar tre aeroplanë sipas emrit të të dashurës së tij, Barbara.

Në vitet e fundit të jetës, çifti patën një jetë më të qetë dhe kishin më shumë kohë që ta kalonin së bashku, në shtëpinë e tyre në Teksas. Vitin e kaluar, ata u shtrinë në të njëjtin spital, njëri për shkak të pneumonisë, tjetra për shkak të bronkitit. Barbara kishte thënë se ata luten çdo natë së bashku, por nganjëherë grinden se kush duhet t’ia fillojë me lutje, shkruan “Daily Mail”.

Konfliktet tregtare në samitin e G-20

Bernd Riegert Op-Ed

Samiti i G20-s që po zhvillohet në Argjentinë, është i pari në Amerikën Latine. Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, që lufton në vendin e tij me një krizë të fortë financiare, do që t’ua bëjë më të prekshme problemet e vendit të tij 20 vendeve më të rëndësishme ekonomike të botës. “Duhet të bëjmë gjithnjë të qartë, që kemi të bëjmë me një botë, në të cilën hendeku i padrejtësisë po zmadhohet e nuk po zvogëlohet, dhe madje kudo.”

Presidenti Macri ka bërë të ditur se duam “të bëjmë një G20 që sjell diçka konkrete për çdo njeri”. Kështu i përshkruan Pedro Villagra Delgado qëllimet e Argjentinës për samitin e G20-s. Ai është këshilltar i mikpritësit të samitit, presidentit argjentinas dhe ka punuar me 19 kolegët e tjerë për përgatitjen e samitit. “Mendohet se gjithçka është e vetëkuptueshme, por po të shohësh me vëmendje, nuk është kështu. Duhen vendime që përmirësojnë jetën e njerëzve”, thotë Pedro Villagra Delgado.

Samiti i G20- do të debatojë këtë herë edhe për të ardhmen e punës në botën digjitale, arsimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sigurinë e artikujve ushqimorë. Për diplomatin me përvojë Pedro Mauricio Macri është e qartë, se një temë tjetër, e sidomos një president, ai amerikan do të sundojnë skenën në Buenos Aires. Me politikën “America first” Trump ka bërë të pakënaqur aleatët si BE e Kanada, por edhe Kinën. Christine Lagarde, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar u shpreh para samitit të G20-s se doganat ndëshkuese dhe konfliktet tregtare e reduktojnë tregtinë botërore. “Tregohen sigurisht edhe efektet që këto masa do të kenë në kapacitetin ekonomik. Në rastin më të keq, ekonomia botërore do të ulet me 0,5 për qind.”

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe krerë të tjerë shtetesh e qeverish kanë vendosur të këmbëngulin tek ruajtja e tregtisë së lirë. Për momentin duket se do të kemi një samit sipas motos “Të gjithë kundër njërit, të gjithë kundër Trumpit”. As nuk mendohet që presidenti amerikan, që do të qëndrojë vetëm një ditë në samit, të reagojë ndaj këtyre qëndrimeve. Për të vlen “Amerika First”, siç e theksoi edhe para një jave.

Institucionet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Tregtisë, OBT apo edhe G20 janë për të të bezdisshme.

Trump kërkon gjatë qëndrimit në samitin e G20-tës të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, për të arritur një marrëveshje bilaterale. Në të njëjtën kohë ai edhe kërcënon. “Ne po ecim mirë me Kinën. Kina kërkon të mbyllë një marrëveshje. Ndoshta nuk ua thonë juve, por e duan shumë këtë. Unë kam edhe 250 miliardë të tjerë që mund t’i vë si dogana, po qe se nuk arrijmë një marrëveshje. Më besoni, unë do t’i vë ato, sepse Kina prej vitesh e vitesh e ka bastisur vendin tonë.”

Nuk dihet, nëse kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të ketë shansin të flasë me presidentin amerikan për doganat mbi çelikun dhe aluminin. Bisedimet transatlantike të filluara në verë kanë ngecur. Junkcer nuk e pëlqen strategjinë aktuale amerikane, ku secili mendon për veten. “Nuk e pëlqej unilateralizmin, sepse nuk merr në konsideratë nevojat e të tjerëve. Do të mbetem një multilateralist”, tha Juncker në një fjalim për gjendjen e Bashkimit Europian në shtator.

Ishte planifikuar edhe një takim i Donald Trump me presidentin Putin në kuadër të samitit, i cili nuk do të zhvillohet, me arsyetimin, se Rusia nuk liruar marinarët ukrainas të marrë në arrest. “Nuk më pëlqejnë agresionet”, tha Trump. Të dyja palët nuk grinden aq për çështje tregtare, se sa për marrëveshjen për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi.

Mikpritësit argjentinas shpresojnë që krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve që përfaqësojnë 80% të kapacitetit ekonomik botëror të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht qëndrimit të Donald Trump. Dëshira ime është që në dokumentin përfundimtar të samitit të G20-s, të vihet re angazhimi i krerëve të shteteve e qeverive, duan të punojnë bashkë për të mirën e të gjithëve, thotë Pedro Villagra Delgardo.

Rashica shkëlqen me Kosovën, por trajneri i Werderit vazhdon injorimin

Periskopi.com Sporti

Milot Rashica pati përformanca të jashtëzakonshme me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Por ylli vushtrrias vazhdon të mbetet në bankën rezervë të Werder Bremen, edhe pse është në formë të shkëlqyeshme, shkruan Periskopi.

Në ndeshjen e sotme që luan ndaj Bayern Munchen, Rashica do ta ndjek ndeshjen nga stoli.

Edhe në ndeshjen e kaluar, 22-vjeçari iu dhanë vetëm pak minuta në barazimi 1 me 1 ndaj Freiburg. /Periskopi/

WERDER BREMEN


BAYERN MUNCHEN

Deklaratat si të Sheshelit nga i famshmi hoxhë Irfan Salihu po bëjnë namin në Internet

Periskopi.com Lajme

Një video që po qarkullon nëpër internet, paraqet dy deklarata të dy profileve të ndryshme, që e dinë të vërtetën e popullit shqiptar por e thonë sipas ideologjisë së tyre. Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu flet në gjuhën e Vojislav Shesheli që përfundimisht është dënuar për krime lufte kundër njerëzimit.

Shesheli rreth një dekadë më parë në paraqitjet e tij mediale thoshte se trevat shqiptare ishin të banuara me serbë. Ndërsa, hoxha Irfan Salihu, përdorte gjuhën e Sheshelit duke thënë se trevat shqiptare ishin të banuara me turq.

Ish-Imami Irfan Hasan Salihu ishte shkarkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës. Ligjëratat e tij të papranueshme kanë fyer sedrën dhe historinë kombëtare të shqiptarëve dhe të nënave shqiptare. Ndërsa për shqiptarët u thoshte besimtarëve se erdhën e u fuqizuan në Ballkan në saje të turqve osmanë, nënat shqiptare i cilësonte lavire.

Mjekrroshët e serbisë të pasluftës Vahabistat duke i lansuar gënjeshtrat e çetnikve në POPULL

Mjekrroshët e serbisë të pasluftës Vahabistat duke i lansuar fjalët e çetnikve në POPULL duke i gënjyer,duke u munduar ta ndryshojnë Historinë Shqiptare,ashtu siç i ka paguar nëna e tyre serbi dhe i lansojnë fjalët e njëjta të çetnikve !

Posted by Albanian Real Facts on Friday, 30 November 2018

 

​Vështirë i realizueshëm vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla

Periskopi.com Lajme

Sfidë e madhe po konsiderohet nga njohësit e arsimit, realizimi i vendimit të ministrit, Shyqyri Bytyqi për ndalimin e përdorimit të telefonave gjatë procesit mësimor në gjithë shkollat parauniversitare në vend.

Skepticizmin më shumë e shton mungesa e hapësirave brenda shkollave që do të mundësonte dorëzimin e telefonave.

Për këto dhe shumë arsye tjera, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Pupovci ka thënë se zgjidhja ideale do të ishte nëse nxënësit do të lejohen që të bartin telefonin, mirëpo, ai të jetë i shkyçur dhe në çantë.

Sipas tij, shkollat nuk kanë as kapacitete njerëzore që gjithë atyre nxënësve t’ua marrin dhe t’ua ruajnë telefonat. Ndërsa, theksoi se telefoni mund të përdoret shumë mirë dhe për qëllime mësimore.

Ndryshe nga ky zëvendësdrejtoresha e shkollës fillore në Prishtinë ‘Elena Gjika’, Agnesa Glloboderi, u shpreh se ky vendim i ministrit është i domosdoshëm. Sipas saj, telefoni gjatë procesit mësimor vetëm ka shkaktuar dekoncentrim dhe pengesë.

Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi shprehet se këtë vendim e ka marrë pas ankesave të mëdha që ka marrë nga drejtorët e shkollave dhe vet nxënësit. Sipas tij, vendimi do të ketë ndikim pozitiv në mbarëvajtjen e procesit mësimor sepse do të ketë më shumë koncentrim dhe vëmendje.

Ministri Bytyqi theksoi se implementimi i këtij procesi do të sigurohet nga mekanizmat që ministria do t’i angazhojë, siç është inspektoriati që punon në kuadër të kësaj ministrie.

Për masat ndëshkuese, tha se nuk do të jenë të lehta për ata që nuk e respektojnë vendimin, duke shtuar se mund t’iu konfiskohet telefoni.

Ditë më parë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi deklaroi se vendimi do të hyjë në fuqi mbas datës 15 dhjetor.

Ndërsa, ka dhe vende të tjera të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë që kanë ndaluar përdorimin e telefonave në objekte shkollore.

Oda Ekonomike: Pas taksës 100%, Kosovës po i mungon hekuri dhe gruri

Periskopi.com Lajme

Gruri dhe hekuri janë dy produktet që po u mungojnë më së shumti bizneseve kosovare që lëndën e parë e merrnin nga Serbia.

Kështu ka bërë të ditur sot përmes konferencës për media Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili tregoi se për mungesën e grurit janë duke u angazhuar për ndonjë marrëveshje me Kroacinë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Këto u thanë gjatë publikimit të raportit “Indikatori matës i tendencës në biznes për tremujorin e tretë të vitit 2018”.

Rukiqi njoftoi se janë intervistuar 447 kompani nga sektorë të ndryshëm, prej së cilave vetëm 46% e kanë vlerësuar të kënaqshme gjendjen në biznes.

Rukiqi shtoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 është rritur aktiviteti ekonomik.

Lidhur me taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, Rukiqi tha se efektet e saj do të shihen në raportin e tremujorit të katërt, i cilido të publikohet kah fundi i janarit.

Përmes një dokumenti, Rukiqi përmendi një sërë barrierash që Serbia i ka bërë Kosovës në lidhje me mallrat që janë importuar. E për këtë, sipas tij as CEFTA e as Komisioni Evropian nuk kanë dhënë përgjigje.

Këtë të hënë do të hapet panairi i agrobiznesit ku pjesëmarrëse do të jenë 40 kompani, prej tyre 38 nga Kosova, një nga Kosova e një nga Italia.

Edhe një punëtor lëndohet në vendin e punës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës përmes raportit të policisë ka bërë të ditur se një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës.

Personi është lënduar për shkak të mungesës së sigurisë në punë.

I lënduari pas lëndimeve të marra në vendin e punës ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Mësohet nga Kuvendi: Nxënësi hedh gaz lotsjellës në klasë

Periskopi.com Lajme

Në rrugën Gjon Serreqi në Ferizaj, në mëngjesin e djeshëm është arrestuar një i mitur pasi gjatë pushimit të shkollës ka hedhur gaz lotsjellës.

Ky gaz lotsjellës ka shkaktuar djegje të syve dhe kollitje.

 

 

Sipas raportit të policisë pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Analizë e Sky Sports për përshtatjen e Shaqirit te Liverpooli

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është bërë një lojtar i rëndësishëm për Jurgen Kloppin te Liverpooli, vlerëson Sky Sports në një analizë të paraqitjeve të anësorit shqiptar.

Kloppi e kishte monitoruar Shaqirin që prej paraqitjeve të tij te Baseli dhe nuk kishte shprehur dyshime për transferimin e tij në Anfiled, përkundër dyshimeve të të tjerëve për blerjen e tij nga Stoke City për 13.5 milionë funte.

“Ka shpejtësi dhe aftësi. Ka arrogancë të mjaftueshme në fushë, ka guxim të kërkojë topin dhe të ndryshojë gjërat”, ka thënë Kloppi për Shaqirin.

“Është lojtar që bën dallim të madh në skuadër dhe në ekip, sepse mund të përshtatet në shumë pozita të sistemit tonë”, ka shtuar trajneri gjerman.

Dyshimet për transferimin e Shaqirit ishin shfaqur në fillim të sezonit. Ai nuk bëri paraqitje nga minuta e parë deri në shtator për ndeshjen kundër Southamptonit dhe përfundoi takimin me rol të rëndësishëm në dy golat e Liverpoolit.

Sky Sports shkruan se edhe pse ende po përshtatej në stilin e Kloppit, Shaqiri shfaqi shenja kur vrapoi gjysmë kilometri (11.5 km) më shumë se çdo lojtar tjetër i Liverpoolit në ndeshjen kundër Huddersfieldit.

“Në fakt, Shaqiri ka mbuluar më shumë hapësirë të fushës në një ndeshje të Premier Ligës”, analizon Sky Sports.

“Shaqiri po ndihmon Liverpoolin kur lojtarët janë jashtë pozitave, por puna e tij me topin ka qenë e mahnitshme. Në 381 minuta, ai ka realizuar dy gola dhe dy asistime. Golat të parin ndaj Cardiffit dhe të dytin ndaj Fulhamit, kanë qenë bukur të realizuara”, ka shkruar Sky.

Deri më tani, Shaqiri ka krijuar raste nga loja e hapur në Premier Ligë më shpesh se çdo lojtar tjetër i Liverpoolit, transmeton Koha.net.

“Mesatarja e tij pre 2.1 rasteve të krijuara brenda 90 minutave, e çon Shaqirin para Salahut dhe e vendos në pozitën e 11 prej 287 lojtarëve të Premier Ligës që kanë luajtur së paku 360 minuta”, vlerëson Sky Sports.

Edi Rama dhe Agim Bahtiri – kazanët politik të javës

Dafina Demaku Op-Ed

Të mërkurën, Edi Rama në Pejë e dërgoi në ‘what the fuck’ Brukselin, në stilin e aktorëve të nervozuar në filmat aksion. Dy ditë më pas, Agim Bahtiri nisi iniciativën për bashkimin e Mitrovicës. Lajmi që Bahtiri tenton ta bashkojë Mitrovicën nuk është i ri, kësaj here, ishte e re metodologjia që kishte zgjedhur ai…

Edi Rama

Të shtyrë nga ndjenjat e çelikta patriotike të 28 Nëntorit, në Pejë, të mërkurën, Rama, po mbante një fjalim si një lloj komunikate për media, ku qortonte pozicionin e Brukselit, pse ia rrahë shpinën Serbisë dhe pse ia shkulë flokët Kosovës. Fjalimi i tij qortues shkoi në atë masë kur nuk duroi më dhe tha: what the fuck. Në filma aksion këtë frazë shpesh mund ta dëgjojmë me një zë të lartë, kur ngjarjet kanë marrë hov serioz ose kur aktori është gati për t’i rënë grusht aktorit tjetër, ose në një version më të butë, për t’i rënë grusht tavolinës. Në filma komedi, këtë frazë mund ta dëgjojmë në rrethana të tjera, në shenjë gëzimi a mirënjohje. Por, tonaliteti i Ramës gjatë shprehjes, tregon se i shkonte filmit aksion.

Pas mbledhjes së dy qeverive – e cila është bërë si rutinë vjetore më 28 Nëntor –  e që më tepër duket si një aheng nacionalist, Rama vazhdoi tutje me populizma dhe klishe se “Kosova dhe Shqipëria janë të pandashme dhe dy krahë shqiponjat që ecin krah për krah”. Dollia e fjalimeve të bukura dhe frazave kakofonie nuk përfundonte veç me Ramën.

Derisa timeline im në Facebook ishte zbukuruar nga fotografitë kuqezi, hasa në një link me titull lajmi që një X politikan deklaronte se ‘jemi krenarë që sot shqiptarët janë bërë faktorë…” Ku jemi bërë faktorë, sipas tij, nuk arrita ta lexoj, në Ballkan, në Evropë a përtej kontinenti, nuk arrita sepse m’u ndal rryma në banesë…

What the fuck? – thash me vete. Ku qenkemi bërë faktorë? Mungesa e rrymës s’më lejoi ta marr informacionin për faktorizimin tonë.

Pse fjalimet e Ramës në mbledhje qeverie e gjithandej në konferenca mediash, deklarata të shkurtra e debate televizive duken si ‘kazanë politik’ është fakti se në to zihej, kurrgjë më shumë, se sa zakoni i tij për të mbajtur ‘fjalime të mira në dëgjim të parë, por shumë të thata në përmbajtje’. S’ka nevojë hic të thellohemi andej – këndej. Për një qytetar të Kosovës që ka mungesë rryme deri në KATËR orë e në mos më shumë, këto fjalime tingëllojnë bukur, por në thelb janë vec hope patriotike. Pra, një patriotizëm që zihet (në kazan), po nuk nxjerr asgjë në dritë, nuk bjen as drita (energji).

Agim Bahtiri

Politikani i njohur i AKR’së që vizuelisht na paraqitej në fushata me videon: ‘Na kryjmë punë’,  mëngjesin e hershëm të së enjtës, vjen me një paralajmërim: do ta bashkoj Mitrovicën.

Nuk është lajm, që Agim Bahtiri synon ta bashkojë Mitrovicën – sepse këtë tenton ta bëj herë pas here – por kësaj radhe ishte lajm ‘metodologjia’ që kishte zgjedhur. Tamam u patëm ‘nxehur’ se Bahtiri këtë do ta bënte përmes një koncerti të Shakirës mbi Ibër, metodologjia që kishte zgjedhur tani ishte mjaft frenuese e gëzimit tonë. Nga Shakira, Bahtiri kërceu te një Ligj. Një ligj jo pak me rëndësi. Por një ligj që thotë qartë kështu: ekzistojnë dy Mitrovica, ajo e Jugut dhe e Veriut. Dhe nuk është lehtë të bashkohen (nejse ligji nuk thotë kështu, por nënkuptohet në disa nene të tij).

Interpretuesit se ky veprim i Bahtirit, ishte i lezetshëm, gabojnë për një fakt. Ky veprim – le t’i kthehemi pak seriozitetit – tregon se sa e ç’akorduar është skena politike në Kosovë. Bahtiri thotë se ka folur me liderët politikë kosovarë për këtë iniciativë e liderët thonë se nuk dinë gjë. Por, edhe sikur të dimë, thotë kryeministri Haradinaj, kjo gjë nuk është në kompetencë të Bahtirit (të komunës).

Një gjë tjetër qesharake është se, për shembull, një politikan thotë se ndoshta mund të ndahet (valla) Kosova e tjetri thotë në një mëngjes: unë sot po nisem ta bashkoj, e del’ku’del.

Dhe krejt në fund, përfunduam në mediat serbe: si një skenar/ide për shpërnguljen e serbëve nga Mitrovica.

Prandaj, burra, bëhuni pak më serioz: duam dritë, duam drita.

 

Haradinaj: Problemi me ajrin e ndotur nuk zgjidhet për një ditë

Periskopi.com Lajme

Ajrin më të ndotur në Evropë e ka pasur të premten mbrëma Prishtina, derisa edhe të shtunën është raportuar se cilësia e ajrit është e pashëndetshme.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se janë marrë disa vendime për përmirësim të cilësisë së ajrit, por që kjo është punë që nuk përfundon për një ditë.

Këto deklarata ai i ka bërë derisa ka marrë pjesë në pastrimin e një deponie ilegale në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të fshatit Dollc.

Haradinaj tha se duhet vetëdijesim për ta mbajtur ambientin e Kosovës të pastër.

Ndërkaq, Luan Hasanaj, nga Let’s do it Kosova, thotë se edhe pse janë në përfundim të kësaj fushate ende nuk është arritur efekti i duhur.

Sipas Hasanajt, disa deponi ilegale janë pastruar, por janë mbushur sërish me mbeturina. Ky aksion përfundon me 15 dhjetor të vitin 2018.

Sallonet e masazhit shndërrohen në lokale prostitucioni – Arrestohen katër persona në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës arreston katër të dyshuar për përfshirje në disa vepra penale.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz-Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz e PK-së, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore-Departamenti i Krimeve të Rënda Prishtinë, duke përdorur masa të fshehta të hetimit, më 30.11.2018, ka realizuar një plan taktik.

Gjatë realizimit të planit, në një ‘Sallon masazhi’ në Prishtinë, ka identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar.

Personat e dyshuar të cilët janë arrestuar nën dyshim përfshirje në veprat penale: ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’, ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrim i ndikimi’, ‘Mbajtja në pronësi kontroll apo posedim i armës’ dhe ‘Bashkëkryerja’, janë: M.D. viti i lindjes 1986, m/k/sh, L.D. viti i lindjes 1982, f/k/sh, A.B. viti i lindjes 1989, f/k/sh dhe L.L. viti i lindjes 1977, f/k/sh.

Personi i dyshuar (L.L.) zyrtare në ATK, dyshohet se në vazhdimësi duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, me qellim të përfitimit ka ndihmuar të dyshuarit tjerë në kryerjen e veprave penale dhe po ashtu dyshohet se ka kryer edhe veprën ‘Ushtrim i ndikimit’.

Policia si prova materiale ka konfiskuar: 1 arme zjarri me një karikator dhe dy fishekë të njëjtës armë; 6 (gjashtë) telefona mobil; para në vlere 820 euro dhe 20 franga (tetëqind e njëzet euro dhe njëzet franga) dhe dokumente të ndryshme.

Të dyshuarit/at me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Kurti flet për ngutjen e Serbisë në negociata, skandalet diplomatike dhe ndaljen e qeverisë

Periskopi.com Intervista

Serbisë po i ngutet në negociatat me Kosovën sepse dëshiron t´i rrumbullakësojë sa të jetë Mogherini ende në pozitën që ka, sa të jetë Thaçi pa u akuzuar, gjersa LVV-ja ende nuk ka ardhur në pushtet, dhe, përderisa Kosova nuk ka ende ushtri, thotë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti në një intervistë për Portalin Koha.net flet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por, thotë se për ta normalizuar Kosovën nevojitet të ndryshojë Kosova, e për ta normalizuar marrëdhënien e Kosovës me Serbinë, duhet të ndryshojë Serbia. Sipas Kurtit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka hall fatin e vetvetes dhe nuk sheh shpresë te sundimi i ligjit sipas modelit evropian por sipas modelit rus, prandaj edhe e përshkruan kështu: “Vuçiqi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiqi, po luajnë me Thaçin si me top ping pongu”.

Thotë se opozita është e gatshme më shumë se kurrë më parë për zgjedhje dhe se ka bashkëpunim mes tyre edhe në të ardhmen, siç thotë ai, në qeverisje.

Lideri i Lëvizjes, ndër të tjera thotë se ideja e pavarësisë ka mbetur pa institucione të politikës. “Haradinaj i dha 8.200 hektarë për ulësen e kryeministrit. Thaçi e jep veriun për ulësen e presidentit. Territor për karrige, në të dy rastet”, thotë ai.

E punën e Haradinajt në krye të ekzekutivit, e cilëson si me shumë skandale. E veçon skandalin e parë që thotë se e filloi me pazaret me kriminelin nga veriu Milan Radojçiq për koalicion me Listën Serbe, por përmend edhe një sërë të, siç thotë ai, “skandaleve që s’kanë të ndalur”.

Taksën ndaj mallrave serbe e boshnjake, Kurti e quan “zbulimi i fundit patriotik” i qeverisë së Kosovës, e për këtë, thotë se ka munguar përgatitja e madje nuk është e drejtë që çmimin ta paguajë populli. Kërkon që të ndërmerren masa edhe subvencionuese që sidomos çmimi i bukës të kthehet si ishte.

Kurti thotë se s’ka mesazhe shpresëdhënëse për sa i përket liberalizimit të vizave. Kosova, thotë ai, meriton ta ketë liberalizimin por thotë se “duhet t´ia shpjegojmë secilit qytetar se, kur qeverisesh nga hajna, nga injorantë e nga njerëz që ia nxjerrin faqen e zezë vetes dhe vendit të tyre, nuk mund të presësh trajtim të mirë nga Bashkimi Evropian”.

Koha.net– Z. Kurti, ajo që po shohim kohëve të fundit është se janë shpeshtuar mosmbajtjet e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës. Si e vlerësoni punën e Kuvendit në përgjithësi, dhe cila mendoni se është dalja nga kjo situatë?

Albin Kurti: Presidenti po e bojkoton Kuvendin dhe Qeverinë. Qeveria po e bojkoton Kuvendin. Sepse kështu po e luftojnë opozitën. I kanë rrënuar institucionet e shtetit pasi që i kanë kapur e ngulfatur ato. Vetëm Kuvendi u ka mbetur. Dhe, aty kanë rënë, nuk e kanë shumicën, kanë ngelur qeveri e pakicës, çfarë po e bën jofunksionale republikën parlamentare siç është shteti i pavarur i Kosovës. Sjellja e tyre ndaj institucioneve mund të përshkruhet me dy fjalë: përbuzje dhe plaçkitje. Mosrespektim të tillë shtetit të Kosovës nuk mund t´ia bëjë askush që e do këtë vend.

Diplomacia e Pacollit shumë e dobët

Koha.net- E fundit që dështoi ishte seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar për dështimet dhe skandalet në diplomacinë kosovare. Kjo dështoi në mungesë të deputetëve kryesisht të shumicës dhe të kryeministrit Haradinaj e ministrit Pacolli. Si e shihni diplomacinë e Pacollit?

Albin Kurti: Shumë e dobët edhe atëherë kur nuk është e keqe. Pak dije, aspak kulturë, përgatitje negative. Sepse edhe për anëtarësim në INTERPOL lobojnë si të ishte ky forum biznesmenësh i tregtisë ndërkombëtare.

Koha.net– Ju si lider i Vetëvendosjes, keni propozuar një alternativë prej katër hapash për bisedimet me Serbinë. Thoni se nga to do të kishte bisedime më të përgatitura për një zgjidhje të qëndrueshme. Sa prisni që të merren parasysh këta hapa nga spektri politik vendor?

Albin Kurti: Nuk besoj në zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme e afatgjate pa këta hapa. Së pari, shqyrtim dhe vlerësim i raportit qeveritar 38 faqësh mbi 33 marrëveshjet e dialogut 2011-2017. Po bëhen 21 javë prej se është sjellë në Kuvendin e Kosovës por nuk lejohet të futet në agjendën parlamentare për seancë plenare. Hapi i dytë: përcaktimi i qartë dhe i saktë i qëllimeve tona shtetërore që i përkthejmë në listë të kërkesave për Serbinë. Këtu kollaj arrijmë te konsensusi nacional. Pas këtyre dy hapave të parë, nevojiten zgjedhjet e reja për legjitimitet të ri institucional e politik. Hapi i tretë, kjo në legjislaturën e shtatë: platforma me parime. Dhe, hapi i katërt: ekipi negociator me udhëheqës kredibil e strategji përkatëse. Por, si të ecim mirë e drejtë me njerëz të këqij e të gabuar? Duket që Haradinaj si kryeministër ia la dialogun Thaçit si president në kuadër të pazarit të tyre të zhvatjes së buxhetit të shtetit dhe kontestimit të integritetit territorial të tij.

Koha.net- Edhe miqtë ndërkombëtarë, por edhe spektri politik vendor, bën vazhdimisht thirrje për një konsensus rreth dialogut. Çka po e pengon arritjen e këtij konsensusi, sipas jush? Kush janë fajtorët?

Albin Kurti: Së pari, Kosova nuk është vend demokratik dhe është shtet i kapur. Raporti i Freedom House 2018 e cilëson Kosovën si regjim hibrid, pjesërisht i lirë. Në raport përdorët togfjalëshi “gjysëm-autoritar”. Pastaj, Raporti i sivjetshëm “Kapja e Shtetit në Kosovë përmes Ekonomisë politike të Zhavorit” i publikuar nga KDI dhe Transparency International Kosova gjejnë se situata në Kosovë nuk mund të cilësohet thjesht si “vetëm korrupsion” sepse, në fakt, është “kapje e shtetit”. Fajtorët për këtë gjendje janë të kriminalizuar e të shantazhuar andaj nuk është kollaj të merresh vesh me ta. Në fakt, ata merren vesh më kollaj me Serbinë sesa me neve opozitën. Këta politikanë të kriminalizuar i bëjnë kërkesa njëri-tjetrit dhe opozitës, por jo Serbisë. Së dyti, mendoj që karshi Serbisë, më e rëndësishme është fuqia ligjore dhe politike e shtetit tonë sesa përmasa e konsensusit tonë ndërpartiak. Kur e ke shtetin përtokë gjëja e parë që bën është që nuk hyn në negociata pa u ngritur ca dhe pa u përgatitur mirë. Serbisë po i ngutet në këto negociata, sepse dëshiron t´i rrumbullakësojë sa të jetë Mogherini ende në pozitën që ka, sa të jetë Thaçi pa u akuzuar, gjersa LVV ende nuk ka ardhur në pushtet, dhe, përderisa Kosova nuk ka ende ushtri. Çdo nxitim është realisht i induktuar nga nxitimi i Serbisë.

Po luajnë me Thaçin si me top ‘ping-pongu’

Koha.net- Z.Kurti, a besoni në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ose si e shihni ju fundin e dialogut?

Albin Kurti: Politikanë e diplomatë të ndryshëm evropianë, sidomos gjermanë, thonë se Serbia nuk hyn dot në BE pa e pranuar pavarësinë e Kosovës. Institute të ndryshme botërore, sidomos amerikane, parashohin se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë në të ardhmen e afërt. ‘Zajednicën’ praktikisht e ka rrëzuar populli i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkohë, le të mos i japim territor të vendit tonë Serbisë. Për ta normalizuar Kosovën nevojitet të ndryshojë Kosova. Por, për ta normalizuar marrëdhënien e Kosovës me Serbinë duhet të ndryshojë Serbia.

Koha.net- Së fundmi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua me presidentin rus Vladimir Putin. E keni akuzuar edhe ju. Çka mendoni që mund të jetë diskutuar mes tyre, përtej asaj që e ka thënë Thaçi, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi? Pse mendoni që ndodhi pikërisht në këtë kohë ky takim mes tyre?

Albin Kurti: Putini e urren Evropën dhe don ta ndajë atë sipas modelit të idhullit të tij Stalinit. Thaçi do që ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në politikën e jashtme të Kosovës dhe në orientimet e saj gjeopolitike dhe historike. Duke pasur hall fatin e vetvetes, ky nuk sheh shpresë te sundimi i ligjit sipas modelit evropian por te autokracia ku politika është mbi ligjin sipas modelit rus. Vuçiqi e çoi te Putini, kurse Putini e rikthen te Vuçiqi, po luajnë me Thaçin si me top ping pongu. Udhëtimet me avion dhe qëndrimet nëpër hotele të Thaçit për bisedime me Vuçiqin do të duhej të paguheshin nga buxheti i Serbisë e jo nga buxheti i Kosovës.

Të larguarve nga Vetëvendosja Kurti s’u thotë rruga e mbarë, për të nuk është e tillë

Koha.net– Të kthehemi edhe njëherë tek puna e Kuvendit. Si po funksionon opozita? Ta zëmë, me LDK-në a ka më shumë pika që ju bashkojnë apo aso që ju ndajnë në të bërit opozitë?

Albin Kurti: Më shumë ka pika që na bashkojnë. Raportet i kemi korrekte dhe bashkëpunuese. Koordinohemi rregullisht në Kuvend. Për mendimin tim hapat tonë do të mund të ishin ca më të shpejtë, por hapa mbrapa nuk kemi bërë.

Koha.net- Kur jemi te bashkëpunimi mes opozitës, cili është bashkëpunimi juaj me PSD-në? A shihni mundësi bashkëpunimi me këtë subjekt politik? Në deklarimet e fundit nga figura brenda Vetëvendosjes shprehet një përafrim i PSD-së me pushtetin. Ju si lider i Vetëvendosjes, si e shihni këtë? A parashikoni ndonjë përafrim më të madh mes PSD-së dhe Qeverisë apo të kundërtën?

Albin Kurti: Për të hyrë në partinë e znj.Kaqusha Jashari nuk kanë pasur nevojë të hyjnë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, apo jo? Ngjashëm, për të hyrë në qeveri nuk ka pse rrinin në opozitë, apo jo?

Koha.net- Nëse mund t’i kthehemi largimit të tyre nga Vetëvendosja, si e shihni sot? A shihni se keni mundur ju personalisht dhe të tjerët brenda Lëvizjes të bëni diçka ndryshe për të mbajtur partinë të pathyeshme, ose, a do të bënit diçka ndryshe sikur të mund të kthenit kohën prapa?

Albin Kurti: Dalja e atyre deputetëve nga LV nuk ka qenë vendim i minutës së fundit. Ata kanë dalë sepse e kanë ditur se ku do të hyjnë. Ju dëshiroj rrugëtim të mbarë. Nuk mund të them rrugë të mbarë, sepse rruga e tyre nuk është e tillë.

Koha.net- Është lënduar prestigji i Vetëvendosjes nga kjo thyerje?

Albin Kurti: Aspak dhe përkundrazi. Ata që kanë dalë nga LV, neve na e kanë shtuar përvojën politike kurse vetes ia kanë hequr mbështetjen popullore.

Koha.net– Shprehen pakënaqësi të shumta me Qeverinë aktuale qendrore. Por, sa mendoni se opozita është e gatshme për zgjedhje të reja?

Albin Kurti: Jemi më të gatshëm se kurrë më parë. Kur zgjedhjet i fitonte PDK-ja, ajo i dëshironte shpesh ato. Që prej fitores së LVV në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, ata nuk duan më zgjedhje. Nuk është e rastësishme që KQZ-ja është jofunksionale sot. Deputetë në Kuvendin e Kosovës e asamblistë nëpër Kuvendet Komunale nuk po mund të zëvendësohen nga ky sabotim që po ia bën presidenti KQZ-së.

Skandalet e Haradinajt ia numëron Kurti

Koha.net- Kur jemi te qeverisja qendrore, si e vlerësoni punën e Haradinajt në krye të ekzekutivit? Ka qenë një përpjekje e përbashkët mes katër forcave politike me akronimin VLAN para disa vitesh që ta bëni kryeministër Haradinajn – a i ka përmbushur pritjet që i keni pasur aso kohe për të?

Albin Kurti: Ideja e pavarësisë ka mbetur pa institucione të politikës. Haradinaj i dha 8.200 hektarë për ulësen e kryeministrit. Thaçi e jep veriun për ulësen e presidentit, teksa shtiret se kjo është për ulësen e Kosovës në OKB. Territor për karrigë, në të dy rastet. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deficiti tregtar i shtatorit të këtij viti 2018 është për mbi 20% më i lartë sesa i shtatorit të vitit paraprak 2017. Raporti eksport/import është 1/8. Në anën tjetër, 1/3 e popullatës nuk kanë qasje të lehtë në kujdesin shëndetësor, ose kanë vetëm qasje të kufizuar për shkak të mungesës së parave, ndërkaq, 18% e popullatës nuk kërkon shërbime edhe ne rast te sëmundjes, për shkaqe ekonomike. Skandalet e qeverisë dhe të Ramush Haradinajt si kryeministër, s’kanë të ndalur:

E filloi me pazaret me kriminelin nga veriu Milan Radojçiq për koalicion me Listën Serbe.

E vazhdoi me ministrin Rikallo i cili dyshohet si pjesë e bandave të Serbisë që kanë maltretuar njerëzit gjatë luftës.

I bëri plot 21 ministra, mbi 80 zëvendës-ministra, e 5 zëvendës-kryeministra për të rehatuar familjarë, farefis e militantë.

Shkeli së paku tri ligje për t’ia siguruar “Contour Global”-it shitjen, kredinë dhe fitimin prej plot 18,5%, kurse i bëri qytetarët që të paguajnë më shumë e më shtrenjtë.

Ia dyfishoi vetes pagat në shtetin me varfërinë e papunësinë më të lartë në Evropë .

Ua fali borxhet ndërmarrjeve të papërgjegjshme.

I humbi 8. 200 hektarë nëpërmjet ratifikimit të demarkacionit më Malin e Zi.

Mashtroi për liberalizimin e vizave.

E rifilloi ‘Zajednicën’ e Serbisë me iniciativën për hartimin e statutit të saj.

E çoi drejt falimentimit PTK-në me mbipunësime partiake e farefisnore dhe e emëroi drejtor Gent Begollin e AAK-së, megjithëse aspak kompetent.

Një pjesë të kabinetit e ka të mbushur me njerëz që janë nën hetim për vepra kriminale.

E diskreditoi arsimin universitar kosovar duke e përjashtuar atë nga EQAR.

Papunësia është rritur 3.3 %, sikur edhe deficiti tregtar, borxhi publik e po ashtu edhe mjerimi social.

Pagoi 1 milion euro për serbët në veri që nuk paguajnë energjinë elektrike.

Bëri spektakël me arrestimin e Gjuriqit të cilin nuk e gjykuan dhe dënuan kurse i dënuan gjashtë shtetas turq me dëbim pa gjyq e pa ligj.

Ia dha 53 milionë euro kundërligjshëm Bechtel-Enkas dhe 84 milionë euro Limak-Çalikut.

E vazhoi monopolin në homologimin e automjeteve në kundërshtim me qëndrimin e Autoritetit të Konkurrencës.

E kërcënoi prokurorin Elez Blakaj.

I shkatërroi bordet dhe menaxhmentet e Trepçës, ZRrE-së, TK dhe Postës duke i mbushur me militantë jokompetentë e të diskredituar të partisë së tij.

E kundërshton deklarativisht e verbalisht Hashim Thaçin në pazaret e tij me Serbinë, por jo edhe me votë në Kuvend.

Manipuloi me pronat në Shipitullë dhe Hade.

Shpenzoi mijëra euro për pushime luksoze në Saint Morriz. etj.etj.

Rrëzimi i qeverisë Haradinaj

Koha.net- Meqë jemi te koalicionet, dhe po flitet për zgjedhje të parakohshme, po flitet po ashtu vazhdimisht nga të dyja palët për një koalicion të mundshëm mes partisë suaj dhe LDK-së. Por, ka edhe zëra kritikë nga zyrtarë të lartë të LDK-së që thonë se koalicioni me Vetëvendosjen mund të ndodhë vetëm kur partia juaj të kërkojë falje për ‘sulmet’ ndaj kryetarit të tyre, Isa Mustafa, gjatë mandatit të këtij të fundit në krye të Qeverisë. Ju, si e komentoni këtë?

Albin Kurti: Largimi i PDK-së nga pushteti, prej ku ajo e ka kapur shtetin, dhe ndalja e kësaj qeverie të dështuar e shkuarja në zgjedhje janë objektiva të përbashkët opozitarë të LVV e të LDK. Nuk ka asnjë zë që të dalë kundër këtyre dy objektivave. Nuk besoj që ka në LDK zëra të cilët ende sot mund të thonë publikisht se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me PDK-në, pas gjithë përvojave të këqija që i kanë në të shkuarën. Megjithatë, për këto gjëra nuk duhet të më pyesni mua, unë nuk mund të flas në emër të një partie tjetër. Siç tashmë e thashë, jemi duke bashkëpunuar në opozitë, dhe jemi të hapur për më shumë bashkëpunim edhe në të ardhmen, në qeverisje.

Koha.net- Keni pasur një përplasje rreth ekonomisë me z. Haradinaj në Kuvend. Ende pa u kryer viti, rezerva shtetërore është zero. Si e shihni në përgjithësi menaxhimin e parasë publike nga qeverisja Haradinaj?

Albin Kurti: Kryeministri Haradinaj kur ishte në opozitë premtonte qeveri të vogël, me jo më shumë se një zv.ministër për ministri, mirëpo ja ku jemi. Shpenzimet qeveritare vetëm po rriten, ashtu siç po rritet edhe deficiti tregtar i Kosovës, nga viti në vit. Raportimet mediatike për shumat e shpenzuara në lobime të pasuksesshme, e po ashtu vizitat jashtë vendit me delegacione të stërmëdha, tregojnë se kursimi dhe shpenzimi me përgjegjësi i parasë publike, nuk janë prirje e qeverisë Haradinaj. Po rritet borxhi publik i cili shkon kryesisht për rritje pagash dhe asfalt. Mungesa është e trefishtë: mungesë e fuqisë blerëse, mungesë e prodhimit vendës, mungesë e punësimit për qytetarë. Nuk është e rastësishme që Haradinaj nuk e rishikoi fare buxhetin 2018. Buxheti i shtetit për ta është plaçkë që e posedojnë për interesin vetjak dhe jo tatim i qytetarëve që e menaxhojnë për interesin publik.

Koha.net Z. Kurti, flasim pak për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Po për këtë keni pasur kauzë të përbashkët me z. Haradinaj për ta kundërshtuar. Si i shihni pozicionet sot? A e keni ndryshuar ju qasjen ndaj kësaj çështjeje apo partia e Haradinajt? Apo ajo që është votuar në Kuvendin e Kosovës në mars të këtij viti ka qenë tjetër nga ajo që është propozuar nga qeveria paraprake, ajo e Isa Mustafës?

Albin Kurti: Tetë muaj më parë u votua në Kuvend demarkacioni, dhe ne protestuam. Pra qartësisht nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë. Pozicioni ynë është: toka e Kosovës është e shenjtë, dhe nuk guxon asnjë politikan ta dhurojë apo ta shesë tek vende të tjera. Me ratifikimin e demarkacionit, Kosova i dha një mesazh shumë të rrezikshëm për ne, krejt botës. Praktikisht, ne treguam se kufijtë tanë janë të prekshëm, të ndryshueshëm, të negociueshëm. Dhe kjo ia hap derën tash interesave të Serbisë, e cila dëshiron të marrë veriun.

Koha.net- Pse mendoni që ka mbetur pezull mos-korrigjimi i këtij kufiri? A shihni më shumë hapësirë për presion opozitar në këtë aspekt?

Albin Kurti: Ne vazhdimisht po ia përkujtojmë kryeministrit Haradinaj këtë gjë. Ai atëherë e ftoi partinë e tij ta votonte demarkacionin Meha, duke thënë se do të fillonte menjëherë një korrigjim i kufirit. Ne i treguam publikut qysh atëherë se ajo ishte gënjeshtër, dhe se nuk mund të kishte më korrigjim kufiri pasi që ratifikohet demarkacioni. Muaj pas muaji, tashmë prej tetë muajsh, gënjeshtra e Haradinajt mbi korrigjimin e kufijve pas demarkacionit, po bëhet evidente për të gjithë. Haradinaj jo vetëm që s’e mban fjalën por vetë ai mbahet nga mashtrimi.

Nuk ka shpresa për liberalizim

Koha.net- Çështja e liberalizimit mbetet shqetësim për qytetarët në Kosovë. Çfarë prisni ju z.Kurti, a do të ketë liberalizim këtë vit? Nëse jo këtë vit, kur?

Albin Kurti: Ky vit tashmë e ka edhe një muaj, dhe nuk ka mesazhe shpresëdhënëse nga vendet evropiane. Kosova meriton ta ketë liberalizimin e vizave, si të gjitha vendet e rajonit. Por, duhet t´ia shpjegojmë secilit qytetar se, kur qeverisesh nga hajna, nga injorantë e nga njerëz që ia nxjerrin faqen e zezë vetes dhe vendit të tyre, nuk mund të presësh trajtim të mirë nga Bashkimi Evropian. Për shkak të keqqeverisjeve të deritanishme, për shkak të pushtetarëve të pangopur, sot Kosova nuk e ka më mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur para disa vitesh.

Koha.net- Pse gjithë ky hezitim nga disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian të votojnë pro liberalizimit të vizave për kosovarët?

Albin Kurti: Qeveritarët tanë, që na mashtrojnë vit për vit për punë të liberalizimit, dhe e kanë përdorur liberalizimin për t´ia mbyllur gojën opozitës, tani po thonë se fajin e kanë disa vende evropiane. Kurrqysh nuk i kthejnë dot sytë nga vetja, e të shohin se si, 20 vite dështime e turpe këta pushtetarë ia kanë bërë Kosovës. Është pafytyrësi kur fajet e dështimet e tua ia lë gjithnjë të tjerëve, një herë opozitës, një herë vendeve evropiane. Fajin për mosliberalizim e kanë qeveritarët dhe kriminelët e pasuruar nga pushteti.

Koha.net– A konsideroni se keni bërë gabime në të kaluarën në veprime politike?

Albin Kurti: Jo në gjëra substanciale. Në politikë, ne në LVV, para se të ndërmarrim veprime politike apo vendime, fillimisht i analizojmë me kujdes dhe i diskutojmë çështjet, aq sa na lejon koha. Sigurisht, ka patur analiza që nuk kanë dalë tamam ashtu siç kemi menduar, dhe kjo është normale, sepse nuk mund të jemi profetë. Por përgjithësisht historia ka treguar se kemi pasur të drejtë, e kjo jo se kemi fat, por pikërisht për shkak të rëndësisë që i japim analizimit serioz të situatave e proceseve politike, për shkak se udhëhiqemi nga parimet e jo nga parashikimet.

Thaçi është seri e dështimeve

Koha.net- Z. Kurti, cili do të ishte kushti i Vetëvendosjes për të pranuar presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator në Bruksel?

Albin Kurti: Nuk ka asnjë kusht, nuk e pranojmë. Nuk mund të negociojë fatet e një vendi dhe të një populli një njeri të cilit ia kanë zënë bishtin me derë. Njerëzit që duhet të negociojnë duhet të mandatohen nga parlamenti, dhe duhet të jenë njerëz me integritet të lartë moral e patriotik, me dije të gjerë e të thellë. Përndryshe, nëse në negociata do të çojmë njerëz të shantazhueshëm, gjithnjë do të dalim të humbur nga ato negociata.

Thaçi është seri e dështimeve. Atij i nevojiten incidentet në terren dhe thyerja e LDK-së për të ecur përpara projekti i tij me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës. Ta pranosh Thaçin është si ta pranosh hajnin që vjedh shtëpinë e vet kur të thotë: më ler të bëj pazar në emrin tënd me kojshinë. Thaçi është president për veten dhe për Serbinë, jo për Kosovën.

Koha.net- Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, Policia jonë dështoi të bëhet pjesë e saj. Pse mendoni që ndodhi kjo, pavarësisht se pati mjaft optimizëm në Kosovë? A mendoni se pati ndikim lobimi i Serbisë? Si përkthehet ky dështim tek koalicioni qeverisës?

Albin Kurti: Ky dështim nuk është i pari, andaj nuk kemi si të befasohemi. Fatkeqësisht nuk ka ndërrim të qasjes nga qeveritarët. Serbia po e minon në çdo hap rrugën e Kosovës për njohje ndërkombëtare, me ndihmën e Rusisë. Ndërsa presidenti Thaçi edhe pse pa mandat, takohet shumë shpesh me Vuçiqin, e së voni edhe me Putinin. A e kupton ky president se ndonjë shtetas i Kosovës mund të fillojë të mendojë se edhe Thaçi vetë është pjesë e lobimit rus?

Nga taksa pritet rezultat pozitiv, por mos ta paguajë çmimin populli

Koha.net– Z.Kurti, është rritur taksa ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe BeH në 100 për qind. Si e vlerëson këtë vendim dhe a prisni reagime më të ashpra nga shteti fqinj tani? Në anën tjetër, a mendoni se kjo do të ndikojë në rritje të çmimeve dhe do ta dëmtojë konsumatorin?

Albin Kurti: Reciprociteti mund të zbatohet kollaj me barriera jotarifore. Psh. themi që në çdo mall duhet të shkruhet Republika e Kosovës. Dhe, ja ku i çon në vetëbllokim mallrat e Serbisë. Nga taksa 100% presim rezultate pozitive, por metoda është joadekuate dhe përgatitjet kanë munguar. Në vend të taksës si gjobë taktike, do të duhej një reciprocitet i plotë shtetëror. Dhe, në vend të një akti të dëshpëruar ad hoc, nevojitet plan e strategji për zëvendësim të importeve nga Serbia me prodhim vendës, apo nga Shqipëria e nga shtetet mike. Nuk është e drejtë që për ‘zbulimin e fundit’ patriotik të qeverisë, çmimin ta paguajë populli, andaj nevojitet që të ndërmerren masa edhe subvencionuese në mënyrë që sidomos çmimi i bukës të kthehet ku ishte.

Koha.net- Në fund, meqë Prishtina është kryeqytet, dhe drejtuesi i saj erdhi në këtë post si kandidat i partisë suaj por që më pas u ndanë rrugët, si konsideroni se po qeveriset nga Shpend Ahmeti?

Albin Kurti: Në mandatin e parë ka patur arritje në shumicën e drejtorive, dhe entuziazëm qytetar. Në mandatin e dytë, pasi u tjetërsua vullneti i qytetarëve, duket se ka përqendrim tjetërkund dhe e ka kuptuar që është mandati i tij i fundit në këtë post. Fatkeqësisht ai vendosi të lëshojë pe e të mos i mirëmbajë as arritjet e mandatit të parë. Prishtina vazhdon të jetë e ndotur, vazhdojnë ndërtimet pa kriter e leje, mungon zhvillimi urbanistik, infrastrukturor e mjedisor. Për shkak të verbërisë politike kryetari i komunës nuk u mor me problemet e qytetarëve, por luftoi kundër drejtorive më të suksesshme edhe sipas vëzhguesve dhe ekspertëve të huaj, e që ishin drejtoritë e LVV.

Grafit në Prishtinë: “Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”

Periskopi.com Lajme

“Thaçi te Putini e në burg Sylejman Selimi”, është mesazhi i njërit prej grafiteve që është parë sot në sheshin e kryeqytetit.

Kjo duke pasur për referencë takimin e zhvilluar në Paris ndërmjet presidentit Hashim Thaçit dhe homologut rus Vladimir Putin, dhe në anën tjetër dënimin që është duke vuajtur ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, për rastet “Drenica 1 dhe 2”.

Ditë më parë ishin shfaqur grafite me mbishkrimet “Hashim Putin” dhe “Vladimir Thaçi”, duke u ndërruar mbiemrat dy presidentëve, përcjell KosovaPress.

Kujtojmë se lirimi i Selimit është kërkuar edhe përmes protestave, së fundi në shtator të këtij viti veteranët e luftës së UÇK-së dhe organizatat tjera, paralajmëruan se nëse nuk do të ndërmerren masa nga institucionet, protestat do të vazhdojnë përsëri.