U tha se dukeshat kanë konflikte mes vete, reagon Pallati Mbretëror

Periskopi.com Showbiz

Në medie ka qarkulluar një lajm dhe Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë pasur një konflikt mes vete.

Meghan Markle dhe Kate Middleton thuhej se kishin pasur tension mes vete.

Thuhet se mosmarrëveshjet mes tyre kanë filluar që prej kohës së përgatitjeve për fasmën e dukeshës Meghan Markle dhe Princit Harry, pasi kishin mosmarrëveshje rreth stafit.

Ani pse jo çdoherë reagojnë ndaj këtyre çështjeve, kësaj radhe Pallati Mbretëror ka thyer heshtjen duke i cilësuar lajme të rreme këto thashetheme.

Një zyrtar i Pallatit ka thënë për “The Mirror” se “Kjo nuk ka ndodhur kurrë”

 

Letra të cilën Bush ia kishte shkruar Millosheviqit rreth Kosovës

Periskopi.com Lajme

Në vitin 1992 kur në Ballkan patën nisur luftëra, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W Bush i cili vdiq sot, i pat shkruar një letër , Sllobodan Millosheviqit, ku e paralajmëronte atë se në rast shkaktohet konflikt në Kosovë nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Ish- presidenti George H. W Bush ish ndër të parët i cili doli në mbështetje të Kosovës dhe kundër politikave agresive të Millosheviqit. George H. W Bush, i njohur si Bushi i vjetër vdiq sot në moshën 94 vjeç.

Ai kishte qenë presidenti i 41- të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989- 1993, teksa më parë kishte shërbyer në dy mandatë si zëvendës president i Ronald Regan.

 

Një tjetër risi nga Instagram

Periskopi.com Tech & Auto

Në përditësimin e fundit ‘Instagram’ ka sjellë një opsion, të cilin të gjithë mezi e kemi pritur.

Tani nëse dëshironi të publikoni një video apo foto që jo të gjithë ndjekësit duhet ta shohin, mjafton ta ndani foton me listën e shokëve të përzgjedhur.

Nëpërmjet opsionit “Close friends” i cili shfaqet në fund të ekranit ju mund ta përzgjidhni për të mos menduar gjatë kush do e shohë.
Kjo listë miqsh mund të krijohet në menunë kryesore të profilit personal, mund të redaktohet dhe të shtohen miq të rinj.
Ky opsion nuk vlen për fotot në profil, vetëm për ato në ‘Story’.

 

 

Gara e axhendave Islamike të Erdoganit dhe Gylenit!

Arbana Xharra dhe Alon Ben Meir Op-Ed

Nga Arbana Xharra dhe Alon Ben Meir

Deri pesë vjet më parë, Fethullah Gylen dhe Presidenti i Turqisë Erdogan ishin aleatë që mbështetën njëri-tjetrin. Të dy e përdornin Islamin si bazë të doktrinës së tyre, gjë që i bëri ata ideologjikisht të ndryshëm nga figura revolucionare sekulariste Mustafa Kemal Atatürk, themeluesi i Republikës së Re të Turqisë në vitin 1923. Në vitin 2002 Partia AK u themelua nga Erdogan, duke premtuar reforma të gjera sociale dhe politike dhe zhvillim ekonomik. Duke u zotuar që ta bëjë Turqinë një model të demokracisë islamike, ndërkohë që gëzonte përkrahjen e predikuesit islamik Fethullah Gylen dhe ithtarëve të tij.

Shumë intelektualë në Turqi dhe jashtë vendit ishin të bindur se angazhimi i partisë për demokratizim ishte i vërtetë, sidomos gjatë pesë viteve të para. Kjo periudhë u karakterizua nga një zhvillim ekonomik i hovshëm dhe gjithëpërfshirës, i shoqëruar me reforma të rëndësishme demokratike, duke filluar nga një riorganizim rrënjësor i marrëdhënieve civile-ushtarake me njohjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë gjuhën dhe të drejtat kulturore të qytetarëve kurdë.

Këto reforma fillestare krijuan një nivel të lartë besimi në sundimin e Partisë AK mes popullit turk, duke përfshirë lëvizjen Hizmet të Gylenit, duke besuar se Partia AK do të eliminonte të gjitha aspektet jodemokratike të qeverive të mëparshme turke.

Prej vitit 2009 deri në 2011, qeveria e Partisë AK arriti me sukses të krijonte një kuadër ligjor që pengonte përfshirjen e ushtrisë turke në politikë për të parandaluar ndërhyrjet ushtarake, atë që Turqia kishte vuajtur në të kaluarën. Por, ndërsa Erdogan e konsolidoi pushtetin e tij, angazhimi i tij për të krijuar një demokraci të plotë nuk arriti të përmbushë të gjitha pritjet. Në vend të kësaj, ajo u bë një autokraci shumë e personalizuar e mishëruar në figurën e Erdoganit.

Fethullah Gulen u largua nga Turqia në vitin 1999 në një kohë kur ai ishte nën hetim për minimin e qeverisë – e cila në atë kohë ishte ende në mënyrë të vendosur nën kontrollin e elitës sekulare të Turqisë dhe e mbështetur nga ushtria. Në vitin 2000, ai u shpall fajtor, në mungesë, për të shkatërruar qeverinë, duke futur nëpunës civilë në zyra të ndryshme qeveritare – një padi të cilën ai e mohon me këmbëngulje e cila më pas i kthehet për tu ndjekur nga Erdogani.

Para vitit 1999, Gulen vepronte brenda një Turqie laike kushtetuese dhe pasuesit e tij për katër dekadat e fundit u përhapën në të gjitha institucionet e Turqisë. Avokuesit e tij e quajnë atë ‘guru i islamit të moderuar’, të shënuar nga humanitarizmi i tij ndërsa ai po promovonte ideologjinë e tij përmes një rrjeti të shkollave me arritje të larta në Turqi dhe në rreth 140 vende nëpër botë.

Historikisht, dy organizatat islamike ishin në kundërshtim me njëri-tjetrin. Lëvizja Hizmet supozon dhe praktikon një version sufi të Islamit të hapur për dialog me fetë e tjera dhe beson në ndryshim nga poshtë përmes edukimit. Në anën tjetër, Erdogan dhe partia e tij përqafuan islamin politik të adoptuar më së shumti nga Vëllazëria Myslimane Sunnite, duke besuar në ndryshimet nga lart-poshtë, të cilat i kryen duke uzurpuar autoritetin dhe duke i detyruar njerëzit të ndryshonin nëpërmjet fuqive shtetërore.

Pasi u rizgjodh në vitin 2007 me një mandat më të fortë, AKP-ja nën udhëheqjen e Erdoganit u rrit më bindëse me ideologjinë e saj islamike. Megjithatë, pavarësisht nga prirjet e tyre të ndryshme islame, Erdogan sinjalizoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me klerin, ndjekësit besnikë të të cilëve mund të zgjeronin ndikimin botëror të Erdoganit. Erdogan nuk i besoi Gylenit, por fillimisht vendosi të bashkëpunonte me të në mënyrë që të fitonte mbështetjen e ndjekësve të tij. Por kur erdhi koha për të vendosur veten në nivel global, ai goditi Hizmetin dhe përdori grushtin e shtetit si një justifikim.

Që nga mërgimi i tij në vititn 1999, Guleni kishte ndërtuar një perandori mbresëlënëse biznesi. “Rrjeti i tij i medias në Turqi dhe jashtë vendit ishte bërë gjithnjë e më i fuqishëm dhe shkollat  kujdeseshin për gjeneratën e ardhshme. Pjesa më e madhe e çështjeve financiare udhëhiqej nga parimet islame “, raportoi Deutsche Welle. Ndërsa Gyleni edukoi të rinjtë me shkencë dhe gjuhë të huaja, “Erdogan nuk ishte aq i interesuar për arsimin që pasqyron bazën e tij, i cili në masë të madhe përbëhet nga të varfrit dhe më pak të arsimuar”.

Sitki Ozcan, nga mediat Zaman me seli në SHBA, tha se qëllimet e Erdoganit ishin të shfrytëzonin shkollat turke të frymëzuara nga Gyleni në mbarë botën, veçanërisht ato në Afrikë dhe Azinë Qendrore, për të mbështetur qëllimin e tij, të cilin Gyleni e kuptoi dhe më pas e refuzoi. “Kur shohim deklaratat e Erdoganit dhe dokumentet e zbuluara në vitet e fundit, lehtë mund të themi se Erdogan kurrë nuk e ka pëlqyer as Gylenin as lëvizjen e tij”, thotë Ozçan.

Në fillim të 2010-s, Erdogan arriti në përfundim se kishte fituar fuqi të konsiderueshme në vend dhe se ishte koha për të realizuar ëndrrën e tij të shumëpritur “kalifatin”, megjithëse parlamenti vazhdoi të kalonte reforma në lidhje me të drejtat e njeriut, arsimin dhe të drejtat e pakicave. Ndërkohë, Erdogan ishte ende duke shijuar respektin e SHBA, BE dhe mediat ndërkombëtare dhe ishte I admiruar në vend për arritjet e tij.

Kur iu zbulua një skandal korrupsioni në fund të vitit 2013, Erdogan kishte vetëm dy opsione: “ose të dal para drejtësisë ose të shndërohej në diktator dhe  ta shkatërojë drejtësinë”, thotë Ozçan.

BBC raportojë për lëvizjen e Gylenit, duke vënë në dyshim misionin e saj duke deklaruar se “Hizmet nuk ka strukturë formale, organizatë të dukshme dhe asnjë anëtarësim zyrtar, por mund të jetë rritur në rrjetin më të madh mysliman në botë.” Hizmet është përkushtuar për promovimin e projekteve të zhvillimit dhe edukimit për të mirën e përbashkët. Avokuesit e tij pohojnë se ata thjesht punojnë së bashku në një aleancë të lidhur ngushtë me frymën e mesazhit të zotit Gylen, por askush nuk është i gatshëm të zbulojë se nga vijnë paratë.

Aydogan Vatandas, një gazetar hulumtues nga Turqia, thotë se arsyeja kryesore që lidershipi i lëvizjes Gylen dështoi të shihte ambiciet e vërteta të Erdoganit ishte për shkak të besimit të tyre se nënshtrimi i ushtrisë në autoritetin civil dhe kufizimi i ndikimit të gjyqësorit nuk do të kishte efekt negativ negativ në demokracinë turke. “Ishte gabim të besonim se dobësimi i këtyre institucioneve do të çonte në shfaqjen e një demokracie”, thotë Vatandas. Sipas tij, Erdogan tashmë ka konsoliduar fuqinë e tij për të riformuar shoqërinë, gjë që çoi në pastrimin e të gjithë lëvizjes Gylen nga shoqëria turke.

Qindra mijëra njerëz në Turqi kanë qenë subjekt i procedurave ligjore për akuzat e rreme për anëtarësim në lëvizjen Gylen që nga përpjekja e grushtit të shtetit më 15 korrik 2016, për të cilat ai fajësoi Gylenin. Erdogan ka kryer procedura ligjore kundër 445,000 anëtarëve të dyshuar të lëvizjes Gylen, duke përfshirë gjyqtarët, mësuesit, policët dhe gazetarët.  Për më tepër, Erdogan ka rrëmbyer mbi 100 anëtarë të dyshuar të lëvizjes Gylen nga vendet e tjera.

Nazmi Ulus, përfaqësuesi i lëvizjes Gylen në Kosovë, tha se megjithëse lëvizja mban shkollat e tyre (Kolegjin Mehmet Akif) në Kosovë dhe po mbështet aktivitetet e tyre, ata nuk ndihen më të sigurt në këtë vend i cili lejoj shëbimin turk të kidnapojë gjashtë Gylenistë në mars të këtij viti. “Sa i përket popullit të Kosovës po, mund të themi se jemi të sigurt, por përsëri duke marrë parasysh vetë-pohimin dhe aftësinë e Erdoganit për të shantazhuar e për të vepruar në rajon është e pamundur të thuhet po, ne jemi të sigurt”.

Megjithëse Erdogan ishte në gjendje gati të prishë lëvizjen e Hizmetit në Turqi, qindra e mijëra ndjekës të lëvizjes janë ende të gjallë dhe janë në heshtje të ngulitur në institucione private dhe qeveritare. Dhe pavarësisht nga përpjekjet e Erdoganit për të pastruar pasuesit e Gylenit jashtë Turqisë, lëvizja Hizmet mbetet e integruar mirë në shumë vende, përfshirë SHBA-të, të cilat janë përtej mundësive të tij.

Për të qenë të sigurt, Erdogan e sheh Gylenin si armikun e tij dhe ai nuk e fsheh vendosmërinë e tij për të uzurpuar udhëheqjen e Islamit sunnit nga Arabia Saudite dhe për të ringjallur elementët e perandorisë osmane. Në anën tjetër, lëvizja Gylen është e vendosur të vazhdojë të përhapet në terren.

Pavarësisht nga baza e Erdoganit, shumica e turqve e përbuzin për shkak të vuajtjeve që ai ka shkaktuar përmes spastrimeve që po bënë dhe dëmtimit të ekonomisë që dikur e kishte forcuar dhe kjo bazë nuk do të vazhdojë të ndjekë axhendën e tij islame. Duke pasur parasysh, megjithatë, se ndryshe nga Erdogan, Fethullah Gulen gëzon një pozicion jo të zgjedhur dhe nderohet thellësisht nga pasuesit e tij, filozofia e tij islamike e orientuar nga shoqëria me siguri do të mbijetojë nga Islami politik i Erdoganit, i cili mund të zvogëlohet sapo ai të largohet nga skena politike!

 

Gruri dhe hekuri, dy produkte që po mungojnë pas taksës ndaj Serbisë

Periskopi.com Lajme

Gruri dhe hekuri janë dy produktet që po u mungojnë më së shumti bizneseve kosovare që lëndën e parë e merrnin nga Serbia.

Kështu ka bërë të ditur sot përmes konferencës për media Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i cili tregoi se për mungesën e grurit janë duke u angazhuar për ndonjë marrëveshje me Kroacinë, Turqinë dhe Bullgarinë.

Këto u thanë gjatë publikimit të raportit “Indikatori matës i tendencës në biznes për tremujorin e tretë të vitit 2018”.

Rukiqi njoftoi se janë intervistuar 447 kompani nga sektorë të ndryshëm, prej së cilave vetëm 46% e kanë vlerësuar të kënaqshme gjendjen në biznes.

Rukiqi shtoi se gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 është rritur aktiviteti ekonomik.

Lidhur me taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, Rukiqi tha se efektet e saj do të shihen në raportin e tremujorit të katërt, i cilido të publikohet kah fundi i janarit.

Përmes një dokumenti, Rukiqi përmendi një sërë barrierash që Serbia i ka bërë Kosovës në lidhje me mallrat që janë importuar. E për këtë, sipas tij as CEFTA e as Komisioni Evropian nuk kanë dhënë përgjigje.

Këtë të hënë do të hapet panairi i agrobiznesit ku pjesëmarrëse do të jenë 40 kompani, prej tyre 38 nga Kosova, një nga Shqipëria e një nga Italia.

 

Thaçi: Senatorin McCain do ta kujtojnë si mbështetës të çlirimit të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe te varri i senatorit John McCain në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis.

Presidenti Thaci ka shkruar në Facebook se në dy dekadat e fundit, sa herë që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar gjithmonë senatorin, John McCain.

“Edhe pse ai nuk është në mesin tonë, qytetarët e Kosovës, senatorin McCain do ta kujtojnë përgjithmonë si një nga mbështetësit e palëkundur të çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në varrezat e “United States Naval Academy Cemetery” në Annapolis, bëra nderime te varri i tij, për të shprehur respektin e popullit të Kosovës për kontributin që ka dhënë për sigurimin e paqes në botë dhe përkushtimin ndaj vendit tonë. Lavdi të gjithë veteranëve amerikanë, që jetën e tyre e vunë në shërbim të atdheut dhe vlerave perëndimore”, ka shkruar ai.

 

Autoritetet ndalojnë hyrjen e 100 rusëve në Ukrainë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi kufitar në Ukrainë tha se 100 rusë janë ndaluar të hyjnë në vend më 1 dhjetor. Lajmi vjen një ditë pasi presidenti ukrainas Petro Poroshenko lajmëroi se meshkujt rusë të moshës 16-60 vjeçare do të ndalohen të hyjnë në Ukrainë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme që do të zgjas 30 ditë.

Kjo lëvizje vjen pas eskalimit të tensioneve në mes të Kievit dhe Moskës pasi rojet bregdetare ruse kanë hapur zjarr mbi tre anije ushtarake të Ukrainës dhe ekipit të tyre në Krime, Gadishullin e Ukrainës që ishte aneksuar më 2014.

Zëdhënësi kufitar në Ukrainë, Andriy Demchenko, tha se shumica nga ata që do të kalonin kufirin, nuk kanë dhënë arsye të fortë për vizitën. Ai shtoi se disa nga ta nuk kanë poseduar edhe dokumentet e nevojshme për të kaluar. Presidenti Poroshenko, tha se ky vendim është marrë për të parandaluar hyrjen e ushtrisë ruse në territor. Ministria e Jashtme e Rusisë ka fajësuar Qeverinë e Ukrainës për vendime të cilat dëmtojnë qytetarët e thjeshtë.

Ja ku ngjiten kësaj radhe Haradinaj dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si çdo vikend tjetër, edhe këtë të shtunë ka bërë shëtitje.

Ai me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd është ngjitu në majën e Moknës mbi Istog.

I pari vendit ka thënë respekt për përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë.

“Pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, sot me zëvendëskomandatin e KFOR-it, Gjeneralin amerikan John Boyd, ngjitem majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra. Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në facebook./

25 persona vdiqën në QKUK si pasojë e lëndimeve nëpër aksidente trafiku

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht numrit të madh të të vdekurve nga aksidentet të paraqitura në raportin e Policisë, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, ka thënë që nga numri i përgjithshëm i të vdekurve në aksidente vetëm 25 prej tyre kanë ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK

“Për vitin 2016 kemi 16 vdekje. Për vitin 2017 kemi 17 vdekje dhe për vitin 2018 janë 29 vdekje, domethënë për vdekjet që kanë ndodhur vetëm në shërbimin tonë”, ka thënë Lenjani.

Megjithatë ky numër sipas tij nuk është enorm nëse Kosova krahasohet me vendet tjera përreth.

“Kemi numër më të madh të lëndimeve në aksidente, por nuk kemi numër enorm të vdekjeve. Edhe sipas raportit të Policisë është një numër më i vogël në rritjet. Mbi të gjitha këto janë personat e moshave 18-40 vjeç. Ne qëndrojmë më mirë se Serbia, se Maqedonia, se Serbia, se Kroacia në gjendjen e aksidenteve në komunikacion”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër përveç numrit të lartë të të vdekurve në aksidente shumë persona mbesin edhe të lënduar. Drejtori i Emergjencës bën të ditur që për 10 muaj në këtë klinikë janë trajtuar mbi 3900 persona, të cilët kanë mbetur të lënduar në aksidente.

“Në periudhën janar – tetor i kemi përafërsisht 3900 të lënduar nga aksidentet”, ka përfunduar ai, duke apeluar që të gjithë vozitësit duhet të kenë kujdes në komunikacion fillimisht duke respektuar veten e pastaj edhe të tjerët.

 

 

Haradinaj flet për Telekomin dhe tregon se a do ndërtohet ‘Kosova e Re’

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se Telekomi është një kompani përplot borxhe, duke pranuar se është e vështirë të rikthehet në gjendjen e dikurshme pa një investitor të jashtëm.

Ai pranon se edhe po të bëhen produkte të reja apo nëse i jepet hua, ajo nuk mund të arrijë në bilanc pozitiv.

Ai flet edhe për termocentralin “Kosova e Re”, ku sipas tij, Banka Botërore që 20 vite e ka sabotuar ndërtimin e saj. Thotë se ndërtimi i saj do të ndodh, dhe në rast se Qeveria nuk mund të gjej një partnerë, atëherë sipas tij, atë e gjen investitori, që është kompania amerikane ContourGlobal.

“Edhe Genti (drejtori i deritanishëm) edhe unë edhe gjithë Kosova e ka ditur që  Telekomi është një kompani e shtrydhur, e bankrotuar me borxhe, me probleme, me kontrata që janë shumë të rënda për vet kompaninë. Një gjendje më të vështirë të mundshme është ajo kompani, është sfidë me rikthy kompaninë pa një partner, zor është vetëm nga aftësitë menaxheriale me ndryshu gjendjen në atë kompani. Nuk ka se si, numrat janë numra, janë të pamëshirshëm. E vetmja mënyrë tani me gjet një partner, pra një investitor tjetër të jashtëm, ndonjë kompani, me nxjerr në treg ndonjë produkt të ri, ose me i dhanë ndonjë hua, si Qeveria, por zor është me kthy në bilanc pozitiv veç me menaxhim, për shkak se gjendja është shumë e rëndë, tani me sa di unë Bordi ka vendos një ushtrues detyre, në ndërkohë problem është me kthy gjendjen në këtë kompani, profitabile pa ndonjë veprim tjetër të madh”, thotë ai për KosovaPress.

Haradinaj thotë se do u kërkohet menaxherëve një plan, qoftë edhe hua nëse kërkojnë nga Qeveria. Por, nëse ndodh kjo e fundit, sipas tij, duhet me pas arsyetim të madh pse duhet me u përdor buxheti i vendit.

“Unë nuk kam pranu me dhënë para të Qeverisë kompanisë, pa u ditë marrëdhëniet që do të ndodhin me këtë kompani. Është rrezik ne me mësu një kompani që punon me humbje na me i dhënë pare, është rrezik ashtu, nuk guxojmë”, deklaron Haradinaj.

Kur flet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, thotë se për të do të gjendet një partnerë dhe se sipas tij, Banka Botërore e ka penguar ndërtimin e saj për 20 vite.

“Qeveria kish me qenë shumë e gëzuar që të kishte investuar krejt vet në “Kosovën e Re”, sepse ish kanë investim i mirë. Mirëpo, nuk kemi arritur me bë këtë, kemi qenë të zënë me projekte të natyrave të tjera. Për fat kemi gjetur një investitor që në këtë rast është “CounturGlobal”. Kosova ka dhënë garancë, që e garanton investimin se ai ndodhë në Kosovë, kaq është investimi, këtu është lënda e parë, ky është produkti që ka me dal në shitje, këto janë paret që kthehen. Nuk ka asnjë rrezik…Banka Botërore kurrë nuk ka qenë partner i yni, ata na kanë sabotu për njëzet vjet…prej kohës e kanë vonu Kosovën. Kosova ka pasur 2100 megavat, ata na kanë vonu, sabotazh kanë bo deri sa janë zbuluar, deri nuk kanë pasur ku me shku, pa thënë jo, nuk jemi të interesuar. Nuk kanë qenë asnjëherë miq të këtij projekti. Asnjëherë, kurrë çdo herë na kanë bojkotu. Edhe, po mund të gjejmë partn er ideal, siç është Opic amerikanë, ose ndonjë partner tjetër ideal… po nuk e gjejmë ne partnerët, i gjejnë investitori”, deklaron Haradinaj

 

Zoran Zaev di gjithçka rreth arratisjes së Gruevskit

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka deklaruar se ai i di “të gjitha detajet” dhe se është plotësisht i informuar në lidhje arratisjen në Hungari të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Kur të vijë koha, ministri Spasovski dhe unë do të njoftojmë hollësitë e hetimit”-tha Zaev.

Sipas tij, ligji në Maqedoni kërkon që, kur një urdhër arresti është në fuqi, hetimi duhet të përfundojë dhe pastaj të publikohen rezultatet.

Prokuroria Publike Themelore për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ndërkohë ka filluar një procedurë paragjyqësore lidhur me arratisjen e tij në Hungari.

Në këtë pjesë të procedurës janë marrë pamjet nga vendkalimi kufitar, para ndërtesës ku jeton Gruevski dhe shtëpitë fqinje, si dhe janë mbledhur të dhëna dhe raporte nga bankat dhe institucionet e tjera.

Gruevski u largua drejt Hungariës dhe kërkoi aty azil politik, pasi iu shmang dënimit me dy vite burg për rastin “Tanku”.

 

Perisic: Isha afër të largohesha drejt United, por vazhdova me Inter për shkak të këtij personi

Periskopi.com Sporti

Ivan Perisic ka zbuluar se ai ishte i tunduar të largohej nga Interi për Manchester United vitin e kaluar.

Anësori kroat ishte shumë i lidhur me kalimin tek ‘Djajtë e Kuq’ gjatë verës së vitit 2017, por përfundoi me nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare me Interin, përcjell Periskopi.

Edhe pse Perisic ishte kënaqur me vëmendjen që ia dha Jose Mourinho, ai ishte bindur të qëndronte në San Siro nga trajneri Luciano Spalletti.

Related image

“Është e vërtetë se një ofertë nga Manchester United ishte në tavolinë – unë kam qenë shumë afër largimit nga Interi”, tha ai për FourFourTwo.

”Kur arriti Luciano Spalletti [në qershor 2017], ai tregoi dëshirën e madhe për të më mbajtur në ekip dhe e bëri të qartë se ai nuk dëshironte të më humbte mua”.

”Ishte shumë inkurajuese dhe nuk jam penduar për vendimin tim për të qëndruar në Inter. Në futboll,  në këto situata detajet e vogla janë çelësi i një suksesi”.

”Admirimi nga një trajner si Mourinho është padyshim diçka që më tundoi. Është konfirmim i punës së madhe dhe përformancave të mira. Ti nuk mund të qëndrosh duarkryq kur një klub si Manchester United të jep ofertë, por gjithashtu je i kënaqur sepse këto gjëra të motivojnë për të vazhduar të punosh edhe më fortë”, potencoi Perisic. /Periskopi/

George H. W. Bush, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

Periskopi.com Lajme

Helmut Kohl, kancelari më jetëgjatë gjerman dhe një prej arkitektëve kryesorë të ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1989, e ka cilësuar dikur presidencën e George H. W. Bush si një “goditje fati” për Gjermaninë.

Kuptohet, ishte aftësia diplomatike e ish-presidentit amerikan, i cili vdiq dje në moshën 94-vjeçare, që ndihmoi në rënien e sundimit komunist në Gjermaninë Lindore. Ai ishte gjithashtu lideri i parë që përdori termin “ribashkim”.

Në vitin 1989, gjatë rënies së qeverisë në Gjermaninë Lindore, Bushi kishte krijuar marrëdhënie miqësore me Mikhail Gorbaçov, lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik.

Ai mbështeti ambicien e Kohlit për të bashkuar dy Gjermanitë përballë kundërvënies së fuqishme nga kryeministri francez, Francois Mitterrand dhe ajo britanike, Margaret Thatcher.

Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit, Bushi i telefonoi Kohlit për t’i uruar atij fat për ditët dhe muajt në vijim.

Ndonëse ai ndikoi në zhvillimin dhe përhapjen e të drejtave të njeriut, ai nuk pranoi të shpallte “fitore” mbi Luftën e Ftohtë, sepse komente të tilla mund të shkaktonin një reagim të ashpër nga ekstremistët sovjetikë.

Në muajt që vijuan rënien e Murit, Bushi qetësoi Gorbaçovin duke thurur procesin diplomatik që do të mundësonte ribashkimin në vitin 1990.

 

Ndodh edhe kjo: Gjermania në konferencën për Islamin shërben mish derri

Periskopi.com Lajme

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se iu vjen keq që kanë shërbyer sallam derri në një konferencë të mbajtur në Berlin, ku për temë diskutimi ka qenë feja islame. Ministria deklaroi se përzgjedhja e ushqimit është bërë në bazë të përkatësisë së përzier fetare të pjesëmarrësve të konferencës.

Sidoqoftë, ata kanë kërkuar falje për këtë lëshim, në rast se dikush është ndier i fyer në aspektin fetar. Ngjarja është udhëhequr nga ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili në mars kishte deklaruar se Islami nuk i përket Gjermanisë. Sidoqoftë, mediet raportojnë se shumica e pjesëmarrësve në konferencë ishin myslimanë.

Sallami i shërbyer ishte i përbërë nga mishi i bluar, mishi i kryposur dhe gjaku i derrit. Ky veprim ka nxitur shumë reagime. Tuncay Ozdamar, gazetar gjerman me prejardhje turke, shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë ministri? Kemi nevojë për pak respekt për myslimanët që nuk e hanë mishin e derrit”. Në fillim të kësaj konference, ministri Seehofer tha se e dëshiron një islam gjerman. Sidoqoftë, gazetari Ozdamar tha se një qëndrim i tillë asnjëherë nuk do ta ketë mbështetjen e myslimanëve të Gjermanisë.

Në një deklaratë, ministria ka thënë se ka shërbyer 13 lloje të ushqimit, përfshirë ushqime të lejuara për myslimanët, ushqime vegjetariane dhe mish peshku. Raportohet se edhe në konferencën e parë për islamin në Gjermani, e cila ishte mbajtur në vitin 2006, zyrtarët kishin shpërndarë proshutë derri, shkruan “BBC”.

 

Wilder befason publikun: Pasioni im nuk është boksi

Periskopi.com Sporti

Në prag të përballjes së tij me Tyson Fury në Los Angeles Deontay Wilder ka zbuluar pasionin e tij të vërtetë në jetë … dhe nuk është sporti i boksit.

Wilder është bërë një figurë e fuqishme në ring, derisa do kërkoj titullin e peshave të rënda ndaj Furyt nesër, por boksieri amerikan ka zbuluar se aktrimi mbetet pasioni i tij, transmeton Periskopi.

Në intervistën e tij të fundit, Wilder tregon se një ditë pasi të pensionohet nga boksi do ta provoj veten edhe në fushën e aktrimit.

In a recent interview with Luc Belaire CEO Brett Berish, Deontay Wilder revealed his true love

”Kjo është dita që e pres me padurim, kur të pensionohem unë dua të jem në TV… pasioni im i vërtetë është aktrimi,” zbuloi Wilder.

”Gjithmonë provoja të isha aktor. Më kujtohet të hyja në banjo kur merrja skenare të gjata, dhe bëja prova për një apo dy orë”.

”Dua të jem prefekt në aktrim. Kur nuk më kujtohet ajo çfarë duhet të them, unë zbuloj diçka dhe e them, pra jam lindur me pasionin për të qenë aktor”, deklaroi para meçit Deontay Wilder.

Fury is fighting in the ring for only the third time since his shock defeat of Klitschko in 2010

Wilder dhe Fury përplasen nesër, me fillim nga ora 6 e mëngjesi, teksa Periskopi do ju mbajë vazhdimisht të informuar për këtë ndeshje. /Periskopi/

Automjetet që nuk do lejohen të importohen në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Nesër hyn në fuqi vendimi për ndalimin e importit të automjeteve të përdorura që janë prodhuar para vitit 2009.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave risjell në vëmendje kategoritë për të cilat do të zbatohet dhe nuk do të zbatohet ky vendim.

Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970, automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë, automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale, si dhe mjetet motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

Në përputhje me këtë vendim, automjetet që do të importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të përmbushin kushtet teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe të pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të tyre, të cilat duhet t’u korrespondojnë mjeteve të parashikuara si më poshtë. Këto kushte përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për transportet.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian;

– Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Europian;

– Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

– Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

 

Ministri Tahiri ka një kërkesë për gjyqtarët rreth konfiskimit të pasurisë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar zbatim efikas të ligjeve që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri iu është drejtuar gjyqtarëve me rastin e shënimit të Konferencës Vjetore të Gjyqësorit, ku ka përmendur disa arritje të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas, siç është rritja e bugjetit dhe investimit në gjyqësor, duke bërë të mundur shtimin e stafit gjyqësor dhe administrativ, me qëllim të rritjes së efikasitetit në drejtësi.

Ai po ashtu, ka permendur dialogun e shëndoshë që është vendosur në mes institucioneve të sundimit të ligjit, përmes agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, si një mekanizëm koordinues që do t’i jap fund tranzicionit në këtë sektor. Në postimin e tij, Tahiri ka theksuar se ende ka shumë punë për t’u bërë për mbrojtjen e interesit publik dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë.

“Viti që po lëmë pas, ishte vit domethënës për gjyqësorin në shumë drejtime. Jam i lumtur që kam arritur të ndihmoj dialogun për rritjen e buxhetit të KGJK-së, për shtimin e numrit të bashkëpunëtorëve profesional dhe për rritjen e investimeve në gjyqësor.

Jam po ashtu shumë mirënjohës për dialogun që kemi ndërtuar në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, si një mekanizëm koordinues që me masa konkrete do t’i jap fund tranzicionit në drejtësi.

Megjithatë, kemi ende shumë punë para vetës. Ligjet e reja që janë miratuar kërkojnë zbatim efikas, kërkojnë luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtje të sinjalizuesve që ekspozojnë dëmin ndaj interesit publik, zgjidhje të shpejtë të rasteve dhe mbi të gjitha, konfiskim të pasurisë së paligjshme fusha në të cilat pa dyshim, rolin kryesor e ka pikërisht gjyqësori”, ka shkruar Tahiri.

Ministri ka shkruar se ka kërkuar nga gjyqtarët angazhim më të madh për mbrojtje të ligjshmërisë dhe zbatim efikas të drejtësisë.

“Në Konferencën Vjetore të Gjykatave, inkurajova gjyqtarët për angazhim edhe më të madh në mbrotje të ligjshmërisë, në zbatim efikas të drejtësisë, në transparencë, llogaridhënie dhe mbi të gjitha në pavarësi të plotë. Unë besoj në punën e gjyqësorit dhe ftoj gjyqtarët që me kompetencë dhe profesionalizëm të ndikojnë çdo ditë që puna e tyre të shërbejë si fakt, mbi të cilin besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në fund.

 

Pasi tha se nëse rrëzohet merr me veti edhe Thaçin e Veselin, Krasniqi i reagon Haradinajt: Mos u frikëso

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ramush Haradinaj s’bën të frikësohet nga rrëzimi prej pozitës së Kryeministrit.

Reagimi i njeriut të dytë të PDK’së ka ardhur pasi Kryeministri Haradinaj, një natë më parë, tha se nëse rrëzohet bashkë me te do të shkojnë në shtëpi edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Memli Krasniqi ka thënë të mos e ketë dëgjuar e lexuar deklaratën e Haradinajt, e cila është publikuar në televizione, gazeta e portale.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Haradinaj, por besoj se Kryeminstri nuk duhet të ketë asnjë frikë nga rrëzimi prej pozitës se tij”, ka thënë Krasniqi.

Të premten mbrëma, Haradinaj në KTV ka thënë se është i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë, por me vete do t’i marrë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit, Kadri Veselin.

“Po shkojmë të gjithë në paket, po shkojmë edhe unë edhe kryeparlamentari edhe presidenti, edhe po e çlirojmë Kosovën”, kishte thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK’së ka nisur një betejë me ish-Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë. Kryeministri ka kundërshtuar idenë e Presidentit për ndryshim e korrigjim kufijsh.

Shefi i Qeverisë së fundmi ka marrë një vendim për t’i vënë taksë 100 për qind produkteve serbe. Presidenti ka dalë edhe kundër këtij vendimi.

Pas vendimit për taksën, katër kryetarë të komunave veriore, kanë dhënë dorëheqje.

Ndërkohë, në PDK thonë se Ramush Haradinaj duhet të ketë plan të qartë për taksën dhe për çështje tjera.

“PDK i ka dhënë mbështetjen e plotë Kryeministrit që nga fillimi dhe këtë mbështetje vazhdon ta ketë. Edhe për çështjen e taksës ne e mbështesim, sepse besojmë se ai ka plan të qartë për këtë dhe çështjet e tjera”, ka shtuar Krasniqi për Express.

“Spekulimet dashakeqe nuk duhet të ndikojnë në punën e rëndësishme të cilitdo bartës institucional”, ka deklaruar Memli Krasniqi.

Wilder – Fury, ja cilat programe e transmetojnë meçin

Periskopi.com Sporti

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do ndeshen nesër, nga ora 6 e mëngjesit, për titullin e peshave të rënda WBC.

Ky meç është jashtëzakonisht i mirëpritur edhe nga kontinenti evropian, edhe pse nuk e ka orarin e përshtatshëm, shkruan Periskopi.

Përballja mes dyshes, që nuk njohin ende asnjë humbje, do transmetohet në formën e ‘Box Office’, ose përndryshe ‘paguaj për të parë’.

Gjithsesi, çmimi për ta parë këtë përplasje është 20 funta, ndërsa më poshtë keni emrat e televizioneve që do ta transmetojnë direkt meçin. /Periskopi/

Image may contain: text

Katër temat që Hahn do t’i diskutojë me liderët kosovarë të hënën

Periskopi.com Lajme

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Klan Kosova mëson se janë katër tema të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët kosovarë:

– Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret).

– Respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave.

– Autostrada energjetike.

– Aviacioni.

Pritet që Hahn të jetë shumë i ashpër për taksën 100% ndaj produkteve serbe. Kushti do të jetë të hiqet kjo taksë, ose mund të pasojë një formë e izolimit politik të Kosovës.