Ja sa shpenzuan qytetarë e Kosovës për kremtën e Vitit të Ri

Periskopi.com Lajme

Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët e Kosovës shpenzojnë shuma të mëdha për natën e Vitit të Ri.

Shuma që qytetarët shpenzojnë për ndërrimin e moteve është shumë e lartë në krahasim me pagën minimale në vend e gjithashtu duke përfshire numrin e lartë të papunësisë.

Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë theksuar se për natën festive shpenzojnë përafërsisht 300 euro.

Të paarsyeshme shpenzimet e mëdha, e sidomos ato për mjete piroteknike, i konsideron Kastriot Zeneli nga komuna e Podujevës.

Shpenzimet në mjete piroteknike, sipas tij, janë shumë të tepërta duke krahasuar me gjendjen ekonomike në vend.

Në anën tjetër, një kryefamiljare, Hava Bejtullahu, i arsyeton shpenzimet, sado të jenë ato, pasi që bëhet “njëherë në vit”. /Periskopi

Si u zbukuruan sheshet e Kosovës për Vitin e Ri (Video)

Periskopi.com Lajme

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë nga Komunat e Kosovës janë përkujdesur që të zbukurojnë sheshet e tyre, disa më herët e disa më vonë, disa më pak, e disa më shumë.

Megjithatë, secila Komunë për festat e fundvitit ka përgatitur një kalendar të aktiviteteve, të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë para datës 31 dhjetor.

Vizitën e parë emisioni SOT për të parë se si janë zbukuruar komunat dhe për të kuptuar se si do të pritet ndërrimi i moteve, e filloi nga Prizreni.

Gjallëria në sheshet e qyteteve, fotografitë me babadimrin dhe pranë zbukurimeve, janë karakteristikë e ndjesisë festive që po mbizotëron anë e kënd vendit. Në Ferizaj, një shoqatë e motoristëve kishte vendosur t’i gëzojë më të vegjlit e qytetit në mënyrë të veçantë, duke parakaluar në shesh e duke shpërndarë dhurata falas për ta.

Peja është një nga komunat, të cilat nuk kanë harxhuar fare mjete për zbukurimin e qytetit, e njëjta u ka krijuar hapësirë bizneseve që ta zbukurojnë qytetin dhe të reklamohen. Po ashtu, kalendari i festave në këtë komunë ka përfunduar më herët dhe nuk do të ketë ndonjë organizim në ndërrimin e moteve. Megjithatë, gjallërinë e sheshit të Pejës e mbante një babadimër karizmatik.

Ndonëse ky fundvit po karakterizohet me të reshura të pakta dëbore, krahas zbukurimeve dhe shesheve festive, në Gjakovë janë përkujdesur që të bëjnë një kënd patinazhi, në të cilin fëmijët po argëtohen.

Gjilani duket të jetë më pak i zbukuruar, ndonëse edhe këtu si në çdo qytet tjetër, babadimri është në shesh duke u ofruar fëmijëve një kujtim të festës së fundvitit. Por, si do të pritet Viti i Ri në këtë Komunë dhe a do të ketë ndonjë organizim?

Siç u tha nga zyrtarët komunalë në këto komuna, zbukurimet janë bërë konform mundësive buxhetore që kanë komunat përkatëse, ndërsa programi festiv i ndërrimit të moteve kryesisht u është lënë bizneseve dhe qytetarëve të cilët kryesisht e kremtojnë festën në mesin familjar. /Periskopi

100 familje në Prizren e presin Vitin e Ri në terr!

Periskopi.com Lajme

Reduktime të energjisë elektrikë ka edhe në komunën e Prizrenit kanë bërë që 100 familje të presin ndërrimin e motmotit në terr. /Periskopi

2018, momentet më pikante në futboll

Periskopi.com Sporti

Futbolli, si çdo vit, edhe në 2018-ën dhuroi emocione të pafundme. Kështu, në Shqipëri, Skënderbeu u rikthye te titulli kampion, ndërsa Superliga humbi ekipin e Vllaznisë, që ra një kategori më poshtë, por rifitoi Tiranën. Në Kosovë triumfoi Drita e Gjilanit, pas një sezoni thuajse perfekt, ndërsa në Maqedoni, tetovarët e Shkëndijës dominuan totalisht, duke fituar gjithçka.

2018-a rezultoi “e artë” për Realin e Madridit, që arriti të triumfojë në Champions League për të tretin vit radhazi. Edhe Luka Modriç mbylli një vit fantastik, duke u shpallur Futbollisti i Vitit nga FIFA dhe fituar për herë të parë në karrierë Topin e Artë. 2018-a ishte edhe viti i Botërorit rus, që u mbyll me Francën kampione pas 20 vitesh, pasi mposhti në finale Kroacinë. Startoi për herë të parë edhe Liga e Kombeve, ku “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes, arritën të kalojnë në fazën Play Off dhe do të luajnë për një vend në Euro 2020.

Përjashtimi i Skënderbeut për 10 vite nga Europa, për trukim. Në pranverë erdhi lajmi “bombë” për opinionin sportiv: komisionet juridike në UEFA kishin vendosur përjashtimin e Skënderbeut për 10 vite nga kompeticionet europiane, pasi klubi korçar ishte gjetur fajtor për trukimin e ndeshjeve si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në përballjet europiane në Champions dhe Europa League. Edhe pse institucionet e UEFA-s nuk kishin gjetur prova të drejtpërdrejta, u vendos të dënohej rëndë Skënderbeu, duke u marrë shembull për klubet e tjera. Klubi korçar e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që pritet të marrë vendim në mars të 2019-ës.

Titulli i 8-të kampion në histori. Pavarësisht pezullimit 10-vjeçar nga UEFA, Skënderbeu nuk u ndal drejt sukseseve të radhës në Kategorinë Superiore, këtë herë nën drejtimin e Ilir Dajës. Bardhekuqtë e mbyllën kampionatin në vendin e parë me 72 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës, madje patën luksin që t’i humbnin të tre takimet e fundit. Ky ishte trofeu i 7-të kampion në 8 vitet e fundit, dhe i 8-i në histori për korçarët, pas një sezoni të dominuar që në javët e para.

Drama shkodrane, Vllaznia për herë të parë bie nga kategoria. Në fund të sezonit sezonit 2017-2018, në futbollin shqiptar ra dhe miti e skuadrës që nuk kishte provuar kurrë më parë të luante në kategoritë e ulëta. Vllaznia e Shkodrës për herë të parë në histori e mbylli kampionatin e elitës në zonën e ftohtë, duke mos siguruar qëndrimin mes më të mirave. Në javën e fundit nuk vlejti fitorja e shëmtuar 1-5 në Korçë, pasi Kamza fitoi 0-1 me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Një fund ky i paralajmëruar një vit më parë, kur vetëm pas barazimit në ndeshjen e fundit me Tiranën kuqeblutë qëndruan në Superiore. Një shembull tipik i keqmenaxhimit të financave të akorduara nga bashkia. Rënia e Vllaznisë u përjetua si dramë në Shkodër, qyteti që konsiderohet djepi i futbollit shqiptar.

Skënderbeu triumfon në Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, duke kompletuar tripletën. Skënderbeu i këtij viti shënoi një tjetër rezultat mbresëlënës: arriti të fitonte edhe Kupën e Shqipërisë për herë të parë në historinë e klubit. Korçarët, vetëm 5 ditë pasi kishin ngritur lart trofeun e kampionit, u përballën me Laçin në finale të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm. U zhvillua një sfidë mjaft e kujdesshme dhe e luftuar nga të dyja skuadrat, por, falë përvojës dhe pjekurisë, Skënderbeu triumfoi 1-0 me gol të Sabien Lilajt me 11-metërsh në minutën e 68-të. Si fitues i të dy trofeve, Skënderbeu kishte përballë në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, që hapte sezonin e ri, finalistin e Kupës (Laçin), kundërshtar që e kishte mundur në ndeshjen e fundit të sezonit 2017-2018. Me Orges Shehin në stol në vend të Ilir Dajës (portieri durrsak vendosi të varte dorezat në gozhdë) dhe me shumë ndryshime në organikë (u larguan disa titullarë), Skënderbeut nuk i mungoi dëshira për sukses, si për të treguar se pezullimi nga UEFA ishte i padrejtë dhe se KAS-i do të jepte pafajësinë. Korçarët fituan 3-2 në “Elbasan Arena” me kurbinasit, duke fituar trofeun e tretë brenda një viti, që shënon dhe suksesin më të madhe të klubit në futbollin shqiptar.

Klubet shqiptare zhgënjejnë në Europë. Futbolli shqiptar u përfaqësua me katër ekipe në kompeticionet Europiane, Kukësi, Laçi, Luftëtari dhe Partizanit, ku vetëm verilindorët (morën pjesë në vend të Skënderbeut në Champions) dhe kurbinasit arritën të eliminonin të paktën një kundërshtar. Kukësi kaloi me vështirësi vetëm falë golit në fushën kundërshtare Vallettan në raundin e parë të Championsit(0-0, 1-1), por u eliminua nga ky kompeticion nga Qarabagu në raundin e dytë me rezultat të përgjithshëm 0-3. Në raundin e tretë të Europa League, Kukësi nuk arriti të përmbyste humbjen 5-2 në fushën e Torpedo Kutaisit të Gjeorgjisë, edhe pse fitoi 2-0. Sa i përket Laçit, ekipi që drejtohej nga Besnik Prenga befasoi Anorthosis Famagusta falë peshës së golit në fushën kundërshtare (humbi 2-1 në Qipro dhe fitoi 1-0 në Laç), ndërsa në raundit e dytë të Europa League u dorëzua pa kushte me rezultatin e përgjithshëm 5-0 me Molden (3-0, 0-2). Nuk pati fat në short Partizani, që iu desh të përballej me Mariborin në raundin e parë kualifikues të Europa League. Të kuqtë u mposhtën në të dyja ndeshjet, 3-0 në Slloveni dhe 0-1 në shtëpi. Paraqitjen më të dobët e dhuroi Luftëtari në pjesëmarrjen e parë në historinë e klubi në kompeticionet europiane. Ekipi gjirokastrit u eliminua me rezultat të përgjithshëm 8-3 nga Ventspils e Letonisë, 5-0 në transfertë dhe 3-3 në shtëpi, që në raundin e parë kualifikues, duke nxitur madje edhe dyshimet për trukim.

Kosova në play off-in e Nations League. 2018-ta ishte pa dyshim një vit për t’u mbajtur mend për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Pasi fituan përvojë në eliminatoret e Botërorit, “Dardanët”, me zviceranin Bernard Shalandes në stol, u shfaqën me ambicie maksimale në “Nations League”, ku ishin shortuar në Grupin 3 të Ligës D së bashku me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. Kosova e nisi këtë fushatë me barazimin 0-0 në transfertë me rivalin kryesor, Azerbajxhanin, të cilin e mposhti thellë 4-0 në takimin e fundit, duke siguruar vendin e parë me 14 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt. Në takimet e tjera “Dardanët” fituan 0-5 dhe 3-1 me Maltën, 2-0 me Ishujt Faroe, kundërshtar me të cilin barazuan 0-0 në transfertë.

Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës. Drita e Gjilanit u shpall për herë të dytë në histori kampione e Kosovës, pikërisht në edicionin e 19-të të elitës së futbollit kosovar. Skuadra, që drejtohej nga Bekim Isufi, e siguroi trofeun në javën e fundit të Vala Superligës së Kosovës, me 67 pikë, pasi barazoi 0-0 me Prishtinën, duke ruajtur avantazhin prej tri pikësh me kryeqytetasit. Në stadiumin “Shahin Haxhiislami” festa në fund ishte e gjitha për skuadrën gjilanase dhe për rreth 100 “ushtarakët intelektualë”, që kishim mundur të siguronin një biletë në sektorin e rezervuar për mbështetësit miq. Një ndeshje me emocione dhe me raste në të dyja portat, por që pa dyshim u kushtëzua nga ndëshkimi direkt me karton të kuq i Debatik Currit në minutën e 32-të për një ndërhyrje të ashpër ndaj Xhevdet Shabanit. Në fund të kampionatit, Besa e Pejës, Vllaznia Pozheran dhe Vëllaznimi ranë nga kategoria.

Prishtina fiton Digitalb Kupën. Prishtina nuk mund të gabonte të dy finale dhe ta mbyllte vitin pa trofe. Pasi dështuan në sfidën decizive të kampionatit përballë Dritës, kryeqytetasit triumfuan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finalen e Digitalb Kupës përballë Vëllaznimit, luajtur në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës”. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1 (shënuan Bozovic dhe Gashi), rezultat ky që mbeti i pandryshuar e pas 30 minutave shtesë, duke bërë që fati i trofeut të vendosej nga pika e penalltive. Nga goditjet e 11-metërshave, bardheblutë e Josës u treguan më të saktë, duke fituar 5-4 dhe duke ngritur lart trofeun e Digitalb Kupës. Për bardhekaltrit ky ishte suksesi i 5-të në histori në Kupën e Kosovës.

Drita fiton edhe Superkupën përballë Prishtinës. Dy ekipet, që në javën e fundit të kampionatit u përballën për titullin kampion, Drita dhe Prishtina, çelën edhe sezonin e ri 2018-2019 të futbollit në Kosovë me finalen e Superkupës, që përuroi stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri”, i rikonstruktuar tërësisht. Këtë trofe e fitoi Drita, pasi triumfoi me rezultatin 2-1. Një ndeshje me dy fytyra për Prishtinën, që, pasi dominoi në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli, lëshoi shumë terren në fraksionin e dytë, duke humbur një ndeshje të cilën mund ta kishte fituar madje edhe me rezultat të thellë. Prishtina e gjeti golin në pjesën e parë me Mankendan, por në pjesën e dytë ndodhi pikërisht ajo që nuk pritej. Gjilanasit fituan një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Gërbeshi, ndërsa 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Haxhimusa mposhti portierin Beka, pas asistit të marrë nga Xhevdet Shabani.

Ndahet nga jeta Fadil Vokrri. Futbolli i Kosovës, përtej arritjeve të mëdha si në rang kombëtaresh dhe me pjesëmarrjen e Dritës dhe Prishtinës në Kupat e Europës, u trondit më 9 qershor nga ndarja e parakohshme nga jeta e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në moshën 58-vjeçare. Legjenda e futbollit kosovar pësoi një sulm në zemër në ambientet e një fitnesi në Prishtinë, duke lënë të pikëlluar të afërmit dhe familjen e madhe të futbollit në shtetin më të ri europian. I lindur në Podujevë, më 23 qershor të 1960-ës, Vokrri pati një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa mbrojti ngjyrat e Prishtinës, Partizanit të Beogradit, Fenerbahces, etj. Prej 10 vitesh, Fadil Vokrri drejtonte Federatën e Futbollit në Kosovë, ku ka lobuar jashtëzakonisht shumë, që kjo e fundit të njihej nga UEFA dhe FIFA. Vadil Vokrri u përcoll në banesën e fundit mes lotësh dhe me nderime të mëdha, për gjithçka bëri për njohjen ndërkombëtarisht të Kosovës.

Shkëndija fiton gjithçka në Maqedoni. Shkëndija e Tetovës e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë për edicionin 2017-2018, duke fituar matematikisht titullin kampion shumë javë para fundit. Kuqezinjtë tetovarë e përfunduan sezonin në kuotën e 91 pikëve, plot 35 pikë më shumë se Vardari i vendit të dytë. Skuadra e Qatip Osmanit i dominoi rivalët që nga starti i sezonit, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin përfundimtar. Trofeu i kampionit ishte i dyti në histori pas suksesit të arritur në vitit 2011. Dominimi i Shkëndijës në futbollin e Maqedonisë ishte i gjithanshëm. Kuqezinjtë triumfuan edhe në Kupë, ku mposhtën lehtësisht në finale me rezultatin e pastër 3-0 Pelisterin, duke i dhënë mundësinë një tjetër ekipi shqiptar, Shkupit, që të merrte pjesë në Europa League. Shkëndija për të dytin vit radhazi iu afrua shumë kualifikimit në fazën e grupeve të Europa League, teksa në play off u eliminua nga Rosenborgu me rezultat të përgjithshëm 5-1.

“Rusia 2018” ishte eventi më i madh futbollistik i vitit. Në Kupën e Botës festoi Franca që mposhti në finalen e madhe të Moskës me rezultatin e thellë 4-1 Kroacinë, që ishte surpriza e vërtetë e këtij kompeticioni. Ky ishte titulli i dytë Botëror për gjelat ndërkohë që Deschamps pasi e kishte fituar si lojtar e fitoi edhe si trajner Kupën e Botës. Topi i Artë i Botërorit u shpall kapiteni i Kroacisë së vogël por që në këtë Kupë Bote shkroi historinë, Luka Modric. Golashënuesi më i mirë i eventit ishte anglezi Harry Kane me 6 gola ndërsa finalen e vogël për vendin e 3-të e fitoi Belgjika duke regjistruar arritjen më të madhe në këtë turne kaq të rëndësishëm.

Reali i Madridit, sërish në fronin e Europës. Për të 3-ën herë radhazi dhe të 13-ën në histori, në Champions League triumfoi sërish Reali i Madridit. Në finalen e zhvilluar në Kiev, Los Blancos mposhtën 3-1 Liverpoolin në një ndeshje që u kushtëzua nga dy gafat e portierit Loris Karius në dy nga 3 golat e Realit që mbanin firmat e Benzema dhe Bale. Ishte një sukses i merituar ky për skuadrën e Zidane që për të mbërritur te trofeu, eliminoi me radhë skuadrat më të mëdha të Europës duke filluar nga Paris Saint Germain, për të vazhduar me Juventusin, Bayern Munich dhe në fund anglezët e Liverpool. Golashënuesi më i mirë i Championsit u shpall Cristiano Ronaldo me 15 gola edhe pse çmimi i lojtarit më të mirë shkoi për Luka Modric. Zinedine Zidane ndërkohë u bë trajneri i parë që e fiton tre herë radhazi Champions Leaguen.

Në Europa League festa ishte e gjitha për Atleticon e Madridit. Edhe pse shkoi rastësisht në këtë kompeticion, pasi doli në vendin e 3-të në grupet e Champions League, skuadra e Simeonoes përmbushi të gjitha pritshmëritë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube. Pasi eliminoi Arsenalin në gjysmëfinale, Atletico kaloi me shifrat 3-0 në finalen e madhe që u zhvillua në Lyon, francezët e Marseille, falë një dygolëshi të Antoine Griezmann. Los Colchoneros e fituan për herë të tretë këtë trofe prestigjoz në historinë e tyre, ndërsa lojtari më i mirë i finales u shpall Griezmann.

Superkupa e Europës shkon për Atleticon. Një sfidë tërësisht madrilene, mes Realit dhe Atleticos, u zhvillua në Talin të Estonisë më 15 Gusht, ku të besuarit e Simeones triumfuan me rezultatin 2-4 përballë “Los Blancos” që drejtoheshin nga Julen Lopetegui. Pas barazimit në kohën e rregullt, Atletico arriti të fitojë derbin dhe të bëjë të vetin trofeun, vetëm gjatë kohës shtesë, ku shënoi dy herë në portën e Realit, falë një paraqitjeje mbresëlënëse të Diego Costës.

Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve. Edhe Botërori i Klubeve, që këtë vit u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe, u bë pronë e Realit të Madridit, që mbyllin me trofe vitin 2017. Pasi eliminuan në gjysmëfinale japonezët e Kashimas, Los Blancos mposhtën në finale me rezultatin 4-1 vendasit e Al Ain. Gareth Bale ishte protagonist për Realin e Solarit në këtë kompeticion, jo vetëm për golat e shënuar, por edhe paraqitjet në fushë.

Finalet pa mbarim të Copa Libertadores. Vitit 2018 do të mbahet mend gjatë, kjo pasi finalja u diskutua mes dy rivalëve të përjetshëm të futbollit argjentinas Boca Juniors dhe River Plate. Edhe në këtë edicion finalja e madhe ishte me dy ndeshje. E para që u zhvillua në “Bombonera” vetëm me praninë e tifozëve vendas të Boca Juniors, përfundoi në barazim 2-2. Ndërkohë takimi i dytë që ishte në program në “El Monumental”, nuk u luajt në kryeqytetin e Argjentinës pasi pak orë para ndeshjes tifozët e River Plate sulmuan autobusin e Bocas me sende të forta. Finalja e kthimit u zhvendos në “Santiago Bernabeu” të Madridit, aty ku River Plate fitoi me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë, duke fituar për herë të 4-t në histori dhe duke ngushtuar diferencën me rivalët e Bocës që numërojnë 6 trofe.

Barcelona triumfon në La Liga. Në Ligën e Kampionëve pësoi një eliminim të turpshëm përballë Romës në çerekfinale, por në kampionat Barcelona nuk mund të gabonte, duke arritur të ngrejë titullin kampion. Katalanët e Valverdes dominuan kampionatin spanjoll që prej fillimit të sezonit dhe nuk vunë për asnjë moment në dyshim triumfin. Ky ishte titulli i 25-të kampion për skuadrën e Barcelonës, ndërsa Andres Iniesta ngriti kupën e fundit me fanellën e katalanëve.

Guardiola fiton titullin e parë në Premier League. Një titull rekordesh ai i Citiziens, me Manchester City-n që grumbulloi 100 pikë ndërsa realizoi plot 106 gola në një kampionat të dominuar nga ekipi i Guardiolës, që la pas në rresht me një diferencë shumë të madhe Manchester United, Tottenham Hotspur e Liverpoolin. Në FA Cup festa ishte e gjitha për Chelsea-in që shpëtoi sezonin falë suksesit 1-0 ndaj Manchester United, duke e fituar për herë të 8-të në histori këtë trofe.

Në Itali, Juventusi triumfoi sërish. Bardhezinjtë vendosën një rekord absolut në Serinë A duke fituar për herë të 7-të radhazi titullin kampion. Napoli e mbylli kampionatin në vendin e dytë, ndërsa pas tij u renditën Roma dhe Interi. Zikaltrit siguruan vendin në Champions vetëm pas fitores në javën e fundit përballë Lazios në “Olimpico”, duke parakaluar pikërisht bardhekaltrit. Edhe Kupa e Italisë shkoi pikërisht për Juventusin, që fitoi gjithçka në shkallë vendi këtë sezon.

Bayerni i Mynihut vendosi një rekord absolut në Gjermani. Bavarezët fituan për herë të 6-të rresht titullin në Bundesliga. Ky ishte titulli i 28-të në histori për Bayernin, që e dominoi kampionatin nga fillimi në fund dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim triumfin. Bayerni la pas Schalke 04-ën me një distancë prej plot 21 pikësh më tepër, ndërsa vendi i 3-të i takoi Borussias së Dortmundit, e ndjekur nga Hoffenheim. Kupa e Gjermanisë u fitua nga Eintrachti i Frankfurtit, që mposhti në finale Bayernin, ndërsa këta të fundit u hakmorën në Superkupë.

PSG pa kundërshtarë në Francë. Paris Saint Germain nuk njohu rivalë në futbollin francez gjatë sezonit 2017-2018. Parizienët fituan çdo trofe të mundshëm në vend, ndërsa peng u mbetu sërish eliminimi në Champions. Triumfuan për të 7-ën herë në histori titullun e Ligue 1, mundën 2-0 në finalen e Kupën e Francës modestët e Les Herbiers dhe 3-0 në finalen e Kupës së Ligës Monacon. Parisi e nisi sezonin 2018-2019 me trofeu pasi mposhti sërish Monacon 4-0 në Superkupën e Francës.

PSV Eindhoven dominon rivalët në Eredivisie. PSV Eindhoven u rikthye shumë shpejt në fronin e kampionit në Eredivisie, pasi ia la vendin për një sezon Feyenordit të Roterdamit. Skuadra që drejtohej nga Phillip Cocu e siguroi titullin e 24-t në histori 3 javë para fundit, duke lënë sërish “thatë” Ajaxin e Amsterdamit. Sa i përket Kupës së Holandës, ky trofe u fitua nga Feyenoordi, që mposhti në finale 3-0 AZ Alkmaar. Feyenoordi fitoi gjithashtu edhe Superkupën e Holandës përballë PSV-së pas goditjes së 11-metërshave (ndeshja përfundoi 0-0).

Shorti i Euro 2020 premton spektakël. U hodh këtë vit edhe shorti i eliminatoreve të Euro 2020-ës, ku të gjithë përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët me të cilët do të garojnë për një vend në fazën finale të kompeticionit. Rivalitet i fortë në thuajse të gjitha grupet, teksa spikat Grupi C me Gjermaninë dhe Holandën, dy skuadra që ishin bashkë edhe në Ligën e Kombeve. Shqipëria u pozicionua në Grupin H, së bashku me Francën kampione bote, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Grup interesant dhe ai i Kosovës, që do të përballet me Anglinë, Republikën Çeke dhe ballkanasit e Malit të Zi e Bullgarisë.

Thyhet hegjemonia Messi-Ronaldo. Pas një dekade ku Topi i Artë u nda nga 5 herë mes Messit dhe Ronaldos, në 2018-ën përfundoi hegjemonia e vendosur nga argjentinasi dhe portugezi, pasi në shkallën më të lartë të podiumit në eventin e organizuar nga “France Football”, u ngjit Luka Modric. Kroati finalist me kombëtaren e tij në Botëror dhe fitues i Championsit me Realin e Madridit, la pas në këtë garë Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmann. Edhe çmimi tjetër prestigjoz FIFA Best Player u fitua nga Modric.

“Këpuca e Artë” shkon për Lionel Messin. Ylli argjentinas u shpall golashënuesi më i mirë për sezonin 2016-2017 në kampionatet europiane, duke fituar çmimin e “Këpucës së Artë” për të 5-tën herë në karrierë. Me 34 finalizimet e tij, argjentinasi kaloi Cristiano Ronaldon, që e ka fituar 4 herë këtë trofe individual. Pas dy futbollistëve më të mirë të kampionatit spanjoll, nga dy herë e kanë fituar “Këpucën e Artë” emra të tillë si Muller, Eusebio, Georgescu, Fernando Gomes, McCoist, Jardel, Henry, Forlán dhe Luis Suárez.

Cristiano Ronaldo largohet nga Reali i Madridit. Pas 9 sezonesh me fanellën e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo vendosi të ndërrojë ambient, duke u transferuar  te italianët e Juventusit. Në moshën 34-vjeçare, portugezi nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me torinezët, ndërsa në arkat e klubit madrilen shkuan rreth 110 milionë euro për kartonin e futbollistit. Ky ishte edhe transferimi më i bujshëm jo vetëm për këtë sezon të merkatos, por edhe për vitet e fundit të historisë së futbollit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/momentet-pikante-te-2018-es-611243/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Pamjet që zbulojnë se si u aksidentuan veturat në Penuhë, ku vdiq një 32 vjeçare e u lënduan 7 të tjerë

Periskopi.com Lajme

Sot në orët e paraditës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës.

Plagët e rënda ishin të pa përballueshme për një femër, me ç’rast edhe ndërroi jetë.

https://web.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/2889255871099834/

Dëshira e vetme e të rinjve kosovar për 2019: Liberalizimin e vizave! (Video)

Periskopi.com Lajme

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetet shpresa dhe pritja kryesore e të rinjve kosovarë, edhe për vitin 2019.

Krahas kësaj, në vitin e ri, ata presin hapje të vendeve të punës, zhvillim ekonomik dhe kushte më të mira për shkollim e studime, raporton Radio Evropa e Lirë. /Periskopi

Shaqiri: Do ta fitojmë Premier Ligën

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli mund ta përballojë presionin e të qenit favorit për ta fituar titullin e Premierligës.

Liverpooli aktualisht është në krye të tabelës me 54 pikë, shtatë më shumë se Manchester City.

“Presioni është çdo kund në jetën tuaj, po ashtu edhe në futboll, gjithmonë ka presion”, ka thënë Shaqiri.

“Kur je i pari në tabelë të gjithë vijnë pas teje, të gjithë dëshirojnë të të mposhtin, kështu që çdo lojë është e vështirë. Ne thjeshtë duhet të vazhdojmë, të qëndrojmë në nivelin më të lartë”, ka thënë ai, transmeton ksp.

“Jam i sigurt që mund të vazhdojmë, mirëpo është një rrugë e gjatë nëse do të jemi të suksesshëm”, përfundoi ai.

Liverpooli luan si mysafir më 3 janar të vitit të ardhshëm ndaj Manchester Cityt.

KFOR-i godet Serbinë, thotë se s’bëhet fjalë për ta çarmatosur FSK-në

Periskopi.com Lajme

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë indikacion se diçka e ngjashme me atë të vitit 2004 mund të përsëritet në Kosovë.

“Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2004 dhe gjendja e përgjithshme është përmirësuar dukshëm”, tha ai në një intervistë për mediat serbe.

I pyetur nëse KFOR-i duhet të çarmatosë ushtrinë e Kosovës dhe si do të reagojë në rast të vendosjes së saj në veri, komandanti i KFOR-it tha se qëndrimi i NATO-s është i qartë.

“Nga ana tjetër, sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ‘forca profesionale të sigurisë, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë, të cilat i nënshtrohen kontrollit demokratik dhe civil. Është e kuptueshme që FSK-ja nuk është as UÇK, as një grup i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, kështu që në pajtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së nuk ka obligim për KFOR-in. Gjithashtu, tranzicioni është një plan afatgjatë: asgjë nuk ka ndryshuar në dy javë”, tha D’Addario.

“Me ndryshimin e mandatit të FSK-së, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin tonë të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Tani për tani, KFOR vazhdon të punojë nën mandatin e OKB-së, dhe ligjet për transicionin e FSK-së nuk do të ndikojnë te KFOR-i”, shtoi ai./Periskopi

Nëntë incidentet e VAR-it që janë kritikuar më së shumti

Periskopi.com Sporti

Video Assistant Referree (VAR-i) nuk ka arritur t’i japë fund incidenteve kontroverse të futbollit në Spanjë, pasi që në çdo xhiro të ndeshjeve dëgjohen kritika për këtë teknologji me mënyrën e përdorimit të saj.

Natyrisht, këto kritika zakonisht vijnë nga skuadra që ka pësuar nga vendimi i VAR, që ata e konsiderojnë të padrejtë. Edhe pse VAR-i ka kontribuar për më shumë drejtësi sa i përket vendimeve të marra pas incidenteve kontroverse, kjo teknologji ka prodhuar po ashtu shumë zhurmë, transmeton Gazeta Express.

Betis – Sevilla

Portieri i Sevillas, Pau Lopez, ishte i gatshëm ta niste lojën dhe u godit me shumë forcë me Roque Mesan. Gjyqtari e largoi mesfushorin nga loja, por vendimi nuk u prit nga tifozët e Betisit.

Barcelona – Girona

Në minutën e 35-të të ndeshjes, Pere Pons u lëndua pas një goditjeje në kokë. Gjyqtari e la ndeshjen të vazhdonte, mirëpo VAR-i ndërhyu dhe Clement Lenglet u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyjen ndaj kundërshtarit. Trajneri dhe bashkëlojtarët e Lengelit në Barcelonë u ankuan për këtë vendim pas ndeshjes.

Real Madrid – Atletico Madrid

Në derbin e Madridit, Casemiro i Real Madridit e preku topin me dorë, mirëpo kjo gjë nuk u ndëshkua as nga gjyqtari i ndeshjes, Martinez Munuera, e as nga VAR-i. Atletico Madridi kërkoi që të respektohen rregullat e VAR-it pas ndeshjes.

Athletic – Getafe

Në minutën e 95-të ndodhi një incident brenda zonës së portierit të Athleticos, mirëpo as gjyqtari e as VAR-i nuk ndërhynë për ta akorduar një penallti për Getafen.

Valladolid – Atletico Madrid

Antoine Griezmann arriti ta shënojë nga pika e penalltisë për ta bërë rezultatin 2-0 kundër Valladolidit. Gjyqtari e akordoi penalltinë pasi lojtarët e Atletico Madridit pretenduan se Kiko Olivas e kishte prekur topin me dorë.  Më vonë, të njëjtin pretendim e bënë edhe lojtarët e Valladolidit, mirëpo gjyqtari nuk pranoi as të konsultohej me VAR-in.

Eibar – Valencia

Valencia i humbi dy pikë në këtë ndeshje për shkak të një prekjeje me dorë brenda zonës së portierit. Penalltia nuk u pa nga gjyqtari, mirëpo ai u konsultua me VAR-in dhe e akordoi penalltinë. Valencia u ankua për dallim në përdorimin e rregullave të VAR-it mes gjyqtarëve të ndryshëm.

Espanyol – Eibar

Espanyol arriti ta fitojë ndeshjen kundër Eibarit falë shënimit nga një korner. Lojtarët e Eibarit u ankuan se topi kishte dalë jashtë vijave të fushës nga një lojtar i Espanyolit, mirëpo gjyqtari nuk pranoi të konsultohet me VAR-in në këtë rast.

Leganes – Real Sociedad

Gjatë ndeshjes, Zaldua i Real Sociedad e ndikoi rezultatin e ndeshjes duke e prekur topin me dorë. Përkundër protestave të lojtarëve të Leganes, gjyqtari nuk pranoi ta akordonte penalltinë.

Valencia – Huesca

Huesca ishte shumë afër fitores në ndeshjen kundër Valencias, mirëpo gjyqtari nuk e akordoi një penallti edhe pasi e shikoi disa herë përsëritjen në televizorin e VAR-it, gjë që u kritikua nga shumë persona pas përfundimit të ndeshjes.

 

Boks, ky është ‘Raundi më i bukur i vitit’ (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

“Ring Magazine”, revista prestigjoze e boksit, ka zgjedhur raundin e 12-të të duelit mes boksierëve Tyson Fury e Deontay Wilder si “Rundin më të Bukur të Vitit 2018”.

Ky duel u zhvillua më 2 dhjetor në Los Anxhelos dhe do të mbahet mend gjatë nga dy boksierët e nga fansat e këtij sporti.

Në këtë raund, një grusht i fortë i Wilder hodhi “KO” britanikun Fury, që pas disa sekondash arrin të ngrihet në këmbë, duke habitur të gjithë.

Në këtë duel, Fury i rezistoi dy “knockdowns” për të vijuar sfidën ndaj kampionit të botës, sfidë e cila në fund u mbyll në barazim.

Fury, pas këtij dueli, fitoi çmimin “Rikthimi i Vitit”, ndërsa Wilder arriti të mbrojë titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Dy boksierët kanë nisur bisedimet për të zhvilluar edhe revanshin për të nxjerrë një fitues. Kjo ishte sfida më e ndjekur e peshës së rëndë në 15 vitet e fundit.

Rama paralajmëron “bashkimin” e kufirit me Kosovën, përgjysmon tarifën për studentët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar shqiptarët anembanë botës.

Duke bërë një prezantim të atyre çfarë pritet të bëhen të prekshme pas më pak se 5 orësh, kur viti 2018 të ikë e të vijë viti 2019, Rama përmendi gjithashtu edhe ato që janë arritur deri më sot.

“Së shpejti, brenda pranverës që vjen, do ta vendosim kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes Schengen. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, për çdo bebe të lindur pas orës 00:00 të mesnatës së sotme do të hyjë në fuqi çeku i ri i bebes, një program mbështetjeje financiare për çdo çift të ri, por edhe për nëna e baballarë që bëhen prindër për herë të dytë, të tretë”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë se nga nesër, “mijëra sipërmarrës që kanë krijuar biznese, punësim e vetëpunësim, mes fashës së xhiros 8 mln-14 mln lekë në vit, do të paguajnë 3 herë më pak taksë mbi fitimin”.

“Sikundër për fermerët, nga nesër taksa 20% mbi inputet bujqësore bëhet më në fund zero. Nga nesër, studentët tanë përfitojnë përgjysmimin e tarifës së regjistrimit në universitet, ndërkohë që më të mirët, ata me mesatare 9-10, si dhe studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, ose me aftësi të kufizuara do të përfitojnë jo vetëm zërimin e tarifës, por edhe një bursë 10 mijë lekë në muaj”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai premtoi gjithashtu se deri në pranverë, vendet e punës në administratën shtetërore në tërësi do të shpallen në dispozicion të atyre që kanë mbaruar më parë, apo do të mbarojnë këtë vit shkollën me 9 deri në 10.

“Punësimi i tyre në shtet do të jetë automatik dhe radha e zgjedhjes do të ndiqet bazuar në rezultatet e tyre, me parimin më i miri zgjedh i pari”, tha Rama.

Viti 2019 do të shënojë edhe fillimin e fluturimeve ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit, ndërkohë që do të nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, sikurse edhe hekurudhës së parë moderne Tiranë-Durrës.

“Këto janë edhe 6 orët e fundit të kumarit në Shqipëri. Nga nesër, asnjë prind nuk do të ketë më frikë nga borxhet e fëmijëve në kumar, asnjë familje nuk do të jetë më e kërcënuar nga konfliktet rraskapitëse dhe divorcet për shkak të kumarit. Qindra miliona euro që deri më sot i ka marrë lumi dhe i ka thithur llumi i botës së errët të bixhozit do të mbeten në arkën e familjeve shqiptare për konsum”, deklaroi më tej Rama.

Por, jo gjithçka është panoramë e shkëlqyer.

“E di mirë që ka ende jo pak shqiptarë që mezi e nxjerrin muajin, apo që nuk u bëjnë dot një dhuratë fëmijëve të tyre për Vitin e Ri. Duke i kërkuar ndjesë sinqerisht kujtdo që nuk ka prekur ende asgjë nga këto arritje të 2018-s, i siguroj që të gjithë se kjo është arsyeja kryesore që më motivon në betejat e përditshme për Shqipërinë që duam”, tha Rama.

Duke kaluar te Reforma në Drejtësi, Rama tha se ky vit mbyllet me pastrimin e sistemit të drejtësisë shqiptare nga prokurorë e gjykatës të padenjë, peshq të mëdhenj të llumit të padrejtësisë shqiptare, si dhe me ngritjen e disa institucioneve të rëndësishme të drejtësisë së re.

2019-a, sipas kryeministrit Rama do të nisë edhe me një qeveri të re, dhe një fillim të ri për të gjithë organizmin e shumicës sonë qeverisëse.

“Qoftë një vit i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për çdo familje ku flitet shqip, për ju të gjithë dhe për të gjithë të dashurit tuaj”. /Periskopi

Çifti nga Londra flet për nismën solidarizuese për familjen e policit të vrarë në Istog (Video)

Periskopi.com Lajme

Duke marrë shembull fondet e ngjashme në Angli, çifti kosovar, Valmira dhe Valon Llabjani, kanë ndërmarrë të njëjtën nismë, atë për themelimin e fondit për t’i ndihmuar familjes së policit të vrarë në Istog, Izet Demaj.

Valmira, e cila ligjëron në një universitet në Angli ku edhe jeton, për Kohavisionin ka thënë se për t’u solidarizuar me familjen e policit, bashkë me bashkëshortin e saj, vendosën ta nisnin në Facebook fondin për mbledhjen e parave, raporton KTV.

Ajo thotë se caku ishte për mbledhjen e 20 mijë eurove, por ende pa u bërë 48 orë, kjo shumë është tejkaluar, meqë interesimi i qytetarëve nga e gjithë bota për të kontribuuar, ishte i madh.

Valmira Hoti tregon se fondi do të jetë i hapur deri më 15 janar, ndërsa mjetet do t’i shkojnë në llogari posaçërisht bashkëshortes së policit të vrarë, Izet Demaj, ditë më parë gjatë një grabitjeje të bankës.

Ka thënë se edhe vetë personalisht do të vijë në Kosovë për ta takuar familjen dhe t’ia dorëzojë çekun. /Periskopi

Vetëvendosje uron që një vit si 2018-ta të mos kthehet kurrë më

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje nuk sheh ndonjë punë, zhvillim a përparim në Kosovë sa për të uruar vitin 2018.

Në një konferencë për media, nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, tha se ky vit mund të mbahet mend me vrapin e kryeministrit a me ecjen në male të presidentit, por jo edhe me ndonjë zhvillim, raporton KTV.

Dështimet e njëpasnjëshme të Qeverisë, sipas tij, kanë ulur pritjet te qytetarët.

Papunësia, migrimi e shumë çarje të tjera në vend, tashmë e kanë bërë imun qytetarin për vitin 2019, thotë Bislimi.

Këtë vit, zemrat e qytetarëve i ka ngrohur vetëm suksesi i sportistëve e artistëve.

Vetëvendosje e konsideron 2018-n vit të mirë për partinë, me protestën për presidentin dhe me shtimin e anëtarëve të rinj./Periskopi

Klopp flet për simulimet e Salah

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbrojtur Mohamed Salahun për pretendimet që sulmuesi egjiptian është një simulues. 

Lojtarët e Arsenal mbeten të frustruar me të pasi ai fitoi një penallti në duelin me Sokratis Papastathopoulos, në fitoren 5 me 1 javën e kaluar, përcjell Periskopi.

Tre ditë para ndeshjes me Newcastle, Salah fitoi sërish një penallti kontraverse në duelin me mbrojtësin e Newcastle, Paul Dummett.

Mohamed Salah Liverpool 2018-19

Duke folur për vendimin e penalltisë kundër Arsenalit, trajneri gjerman tha: “A kemi nevojë për gjak për një penallti të drejtë? Unë mendoj jo”.

Në atë moment, nëse nuk e pengoni Mo dhe ai bën hapin e ardhshëm dhe gjuan, është gol sepse e dimë se sa i mirë është në këto gjëra”.

Nuk kam asnjë ide për atë që ndodhi aty, por gjyqtari ishte shumë afër tij. Ne nuk kemi simulues dhe kjo nuk ishte një simulim”, përfundoi Klopp. /Periskopi

Daçiq: Ju nuk po pranoni kompromiset tona, as ne s’do t’i pranojmë tuajat

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se nuk ka shumë zgjidhje të ofruara në dialogun me palën kosovare në Bruksel.

Ai në një deklaratë për mediat serbe tha se për momentin askush nuk është përgjigjur se çfarë nënkupton kompromisi.

“Nuk ka shumë zgjidhje të ofruara në tryezë. E di për një korrigjim kufijsh, por ka edhe të tjera që ta njohim Kosovën, të cilën ne nuk do ta bëjmë, apo që Kosova të jetë një krahinë në Serbi, të cilën ata nuk do ta bëjnë”, tha Daçiq.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë kompromis ashtu sikurse kërkon Beogradi, atëherë ‘nuk do të pranojnë që ata kërkojnë’, duke aluduar në kërkesën për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

“Por, ne gjithsesi jemi të gatshëm që nesër të vazhdojmë dialogun, pasi konsiderojmë se kjo është në interesin e stabilitetit të rajonit”, porositi Daçiq, transmeton Ksp.

Limaj flet për mandatin e ekipit negociator – tregon për çfarë do të diskutohet në Bruksel

Periskopi.com Lajme

Ekipi negociator për bisedimet me Serbinë më 8 janar do të shkojë në Bruksel ku do të njoftohet për hapat e mëtejmë të procesit të dialogut.

Zëvendëskryeministri, njëherësh kryesues i ekipit negociator, Fatmir Limaj, deklaroi se Kosovës është e përkushtuar për arritjen e  marrëveshjes përfundimtare me Serbinë e cila e do të mundësojë njohjen reciproke.

“Ajo që delegacioni i Kosovës do të veprojë është mandati që i ka dhënë parlamenti duke u bazuar në rezolutën dhe platforma do të jetë e bazuar në vetë ligjin për delegacionin shtetëror kështu që kjo është obligim i ynë. Nuk mund të dalim jashtë mandatit që na e ka dhënë parlamenti i Kosovës”, tha Limaj për rtv21.

Por cili do të jetë mandati i këtij ekipi?

“Mandati i delegacionit shtetëror është i qartë me rezolutën e miratuar në parlament. Angazhimet kryesore do të jetë unifikimi i qëndrimit të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Është shumë me rëndësi që Kosova të flet me një zë”, tha Limaj.

Pogba kritikohet ashpër: ‘Nuk ka respekt’

Periskopi.com Sporti

Festimet e golave ​​të Paul Pogbas janë pa respekt ndaj kundërshtarëve të tij, sipas ish-mesfushorit të Chelseat Claude Makelele.

Francezi ka bërë një rikthim të pabesueshëm në formë që pas emërimit të trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer, transmeton Periskopi.

25 vjeçari ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit me trajnerin e ri, ndërsa shënoi më pak gola në 17 ndeshje me Jose Mourinhon.

Related image

”Këto festime të golave më frustrojnë. 
Për mua, kjo do të thotë që ndonjëherë nuk e respekton kundërshtarin tënd”.

Është frustruese. Unë e kam me Pogban. Po të isha një lojtar, do të doja t’i thosha atij, ‘Dëgjoni, bëni këto në dhomën e zhveshjes, jo tani. Është frustruese. Ju po fitoni 4-0, po kërceni para meje”, u shpreh i nervozuar Makelele. /Periskopi

Urimi i Thaçit për 2019: Na duhet guxim për t’i bërë ëndrrat tona realitet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e vendit me rastin e ndërrimit të motmoteve.

Ai ka thënë se duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi.

Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja.

Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona.

Gëzuar 2019-ta!

Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi grabitja e armatosur në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një biznes argjendarie në qytetin e Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka thënë se Policia është duke punuar për kapjen e të dyshuarve.

“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi.

Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa dëshmitarët kanë thënë se grabitjen e kanë kryer dy persona të armatosur.

 

Ylli i Premier Ligës afër të bashkohet me Kosovën

Periskopi.com Sporti

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se ylli i Premier Ligës është afër t’i bashkohet ‘Dardanëve’. 

Bëhet fjalë për Florent Hadergjonaj, i cili aktualisht është pjesë e Huddersfield, shkruan Periskopi.

Hadergjonaj ishte në mëdyshje mes Zvicrës dhe Kosovën, por zgjodhi kombëtaren helvetike e që më pas nuk e ka ftuar fare.

Image result for Florent Hadergjonaj 2019

Nga ky zhgënjim, 24 vjeçari ka vendosur që të luajë për Kosovën dhe Challandes ka konfirmuar se janë në bisedime me të.

Mesfushori ka bërë 18 paraqitje në Premier Ligë këtë sezon nga 20 të mundshmet. /Periskopi