Zana Ramadani akuzon ish presidentin gjerman Gauck për sjellje seksiste

Periskopi.com Lajme

Bashkëthemeluesja e lëvizjes feministe radikale “Femen” në Gjermani, shqiptarja nga Maqedonia, Zana Ramadani, është gjetur sërish nën dritat e reflektorëve. Ajo sot (e mërkurë) promovon librin e saj të dytë brenda një viti, atë me titullin “Sexismus. Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Libri i saj i parë, i botuar vitin e kaluar  fliste për rrezikun islamik që kërcënon shoqëritë perëndimore, shkruan albinfo.ch.

Vetëm një ditë para promovimit të librit të saj të ri, emri i Zanës lakohet nga gazetat gjermane lidhur me një akuzë që ajo e drejton në këtë libër në një adresë shumë të lartë. Aktivistja dhe shkrimtarja Ramadani ngre akuza kundër jo më pak se ish presidentit gjerman Gauck. Atë e fajëson për seksizëm ose për një sjellje “të papërshtatshme” që ai e paska treguar ndaj saj, sjellje kjo sipas Zanës, në kufi me ngacmimin seksual.

Skena që përshkruhet në librin i cili promovohet sot, ka ndodhur në qershor të vitit 2016, në kështjellën Bellevue të Berlinit, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal, transmeton albinfo.ch.

Duke bërë aluzion rreth daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti do ta ketë pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi që ajo i kishte thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck do t`i ketë thënë se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.

Kështu së paku e citon Zana Ramadani  atë në librin e saj. Dhe për të mos mbetur puna me kaq, ajo shkruan se gjatë fotografimit të përbashkët ai e ka përqafuar dhe a ka vënë krahun mbi ijet (kërdhokullat) e saj. “Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani, përcjell albinfo.ch.

Por, edhe pse kjo situatë i ishte dukur e pakëndshme atëbotë, Zana nuk ishte e interesuar ta vendoste presidentin në shtyllën e turpit, ka theksuar ajo në bisedë me “Berliner Zeitung”. Ajo, e kishte mbijetuar “sjelljen e tij konfuze” pa dëmtime.

Ndërsa, i pyetur nga gazeta “Berliner Zeitung”, ish presidenti Gauck nuk ka dashur të marrë qëndrim. Në vend të tij është përgjigjur avokati i tij, Christian Schertz.

“Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët. Pastaj në tekst shprehet vetëm një supozim se dora mund të rrëshqiste më poshtë, gjë që realisht aspak nuk ka ndodhur. Të nisesh nga një rrethanë e tillë dhe ta quash atë “ngacmim”, është thjesht absurde. Po ashtu, pas leximit të saktë të tekstit, nuk shihet se ajo e fajëson atë që ta ketë prekur në mënyrë të pamoralshme”, përfundon avokati.

Cilado që të jetë e vërteta rreth rastit “Gauck”, një gjë duhet të thuhet: se si me librin e parë, ashtu dhe me këtë të riun, Zana Ramadani ka qëlluar mainstreamin e kohës: libri i saj mbi seksizmin pra publikohet në kohën kur gjithandej në botë vlon nga akuzat kundër ngacmimeve seksuale dhe kur lëvizja kundër tyre “MeeTo” është shumë aktuale.

“The Guardian” zbulon prapaskenat e tërheqjes së Schwendiman nga Specialja

Periskopi.com Lajme

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian i ka kushtuar një artikull kryeprokurorit të Gjykatës Speciale, David Schwendiman i cili do të largohet nga Haga në muajin prill të këtij viti. Schwendiman tregon arsyet e largimit të tij, duke bërë të ditur edhe se të hetuarit nga Specialja nuk duhet të gëzohen, pasi që largimi i tij nuk do të pengojë punën e gjykatës.

Kryeprokurori i gjykatës që do të hetojë krimet e luftës në Kosovë ka thënë se ai po e lë punën në këtë gjykatë në një fazë kritike, duke e lënë atë pa ndonjë pasardhës të caktuar- kryesisht për shkak të neglizhencës së departamentit të shtetit të ShBA-së.

David Schwendiman tha se kishte kërkuar nga departamenti i shtetit për më shumë se një vit që të merrte vendim për të ardhmen e pozitës në gjykatën e Hagës. Por, ai dëgjoi vetëm dy javë më parë se duhet të largohej në prill, duke lënë kështu pak kohë që të gjendet një zëvendësim.

Schwendiman tha se nuk e ka idenë nëse kanë filluar kërkimet për të gjetur pasardhësin e tij në këtë gjykatë.

“Nuk më është dhënë asnjë garanci. Prej dy javësh është heshtje totale, “ tha ai në një thirrje telefonike me Guardianin nga Haga.

Gjykata është krijuar sipas ligjeve të Kosovës, mirëpo, është me bazë në kryeqytetin holandez me qëllim që të mbrohet nga presioni politik dhe kërcënimet.

Përvoja e Schwendimanit pasqyron raportet e shpeshta të pavendosshmërisë dhe paralizës në një departament të shtetit që përballet me ulje të thella buxhetore, që është i mbushur me mungesë stafi të nivelit të lartë

Ky vakum që po ndodh në krye të Gjykatës së Kosovës, po vjen në një kohë të pasigurt për rajonin. Dhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, pas një kryengritjeje dhe ndërhyrjes së NATO’s, e ardhmja e vendit ende nuk është zgjidhur.

Beogradi, Moska dhe aleatët e tyre refuzojnë të njohin pavarësinë e saj dhe enklavat serbe etnike në territorin e Kosovës mbeten pika të fuqishme potenciale.

Gjykata, e njohur ndryshe edhe si “Dhoma e Specialistëve” që u krijua në vitin 2016, ka bërë përparime thelbësorë, sa i përket akuzave kundrejt disa udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), për mizoritë dhe krimet që kishin bërë kundër serbëve etnikë dhe kosovarëve gjatë dhe menjëherë pas konfliktit në vitin 1998-99.

Raportohet se të dyshuarit kryesorë janë zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale të Kosovës dhe në janar të këtij viti partia në pushtet bëri përpjekje për të shfuqizuar ligjin që mbështetë ekzistimin e kësaj gjykate.

Mungesa e akuzave për krime lufte kundrejt veprimeve të pjesëtarëve të UÇK-së është parë si padrejtësi nga shumica e serbëve, ndërsa kosovarët ankohen se kjo ka sjellur një kulturë të mosndëshkimit që ka forcuar krimin e organizuar dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë.

Kur gjykata u themelua në vitin 2016, Schwendiman, avokat i SHBA me përvojë të gjerë në rastet e krimeve të luftës ndërkombëtare u zgjodh si prokurori i saj i parë special.

Ai i tha për Guardian se ai  pranoi të merrte vendin e punës me kusht që pavarësia e saj financiare dhe politike të mund të sigurohej dhe se ai do të shërbente për një mandat katër vjeçar deri në vitin 2020.

Edhe pse emërimi i tij si oficer i lartë i shërbimit të jashtëm do të skadojë dy vjet përpara se të mbarojë mandati i tij në Hagë, zyrtarët e administratës së Obamës e kishin siguruar  se shërbimi i tij do të zgjatet për të lejuar që ai të përfundojë mandatin e tij si prokuror.

Por, ai deklaron se pas ndryshimit të administratës nuk kishte marrë përgjigje për një kohë duke thënë se edhe profesionistët në departament kishin kuptuar çështjet.

Megjithatë, ai nuk mori asnjë udhëzim derisa u thirr në ambasadën amerikane në Hagë më 13 shkurt ku edhe u njoftua se do të duhej të dorëzonte mandatin në fund të marsit.

“Më kanë thënë: Faleminderit për shërbimin tuaj, por ata nuk do të bëjnë përjashtim nga rregullat”, tha ai.

Zgjedhja e një pasuesi do të jetë komplekse. Zyrtarët evropianë do të vendosin se si duhet të bëhet kjo. Ata thuhet se favorizojnë një prokuror të SHBA për të marrë pozitën, në mënyrë që të mbajnë të Uashingtonin të angazhuar në Kosovë.

Schwendiman këmbënguli se largimi i tij në një kohë të shkurtër nuk do të pengonte punën e gjykatës.

“Njerëzit në rajon, ata që duhet të shqetësohen që mund të gjykohen, nuk kanë asgjë për t’u gëzuar”, këmbënguli ai.

Megjithatë, nëse merret një vendim se aktakuzat duhet të presin deri në emërimin e një kryeprokurori të përhershëm, atëherë shtyrja mund të jetë e konsiderushme derisa një pasardhës të gjendet, aprovohet dhe sjellet për t’i përshpejtuar dokumentet 700.000 faqesh dhe qindra intervista që i ka mbledhur gjykata./Express/

Koreja e Veriut siguron materiale për fabrikat e armëve kimike në Siri

Periskopi.com Lajme

Koreja e Veriut ka dërguar pajisje në Siri që mund të përdoren për krijimin e armëve kimike, citojnë mediat amerikane, bazuar në zbulimet e bëra nga ekspertë të  Kombeve të Bashkuara.

Materialet përfshijnë pllaka rezistente ndaj acidit, valvula dhe tuba, thotë raporti.

Një dokumet akoma i papublikuar i Kombeve të Bashkuara thotë gjithashtu se specialistë të raketave nga Peniani janë parë në fabrikat e prodhimit të armëve kimike në Siri-citon New York Times-i

Informacioni vjen pas përdorimit të gazit të klorit të përdorur nga forcat siriane, të cilën qeveria e mohon.

Koreja e Veriut është nën sanksionet ndërkombëtare mbi programin e saj nuklear.

Furnizimet raportohen të jenë dërguar ilegalisht në Siri. Pllakat, thuhet se do të përdoren për të krijuar lehtësira në vendin e prodhimit të armëve kimike.

Pesë anije janë dërguar në Siri, me anë të një firme kineze gjatë fundit të 2016-s dhe fillimit të 2017-s, sipas Wall Street Journal.

Ato hiqen sikur janë pjesë e dhjetra anijeve ndër vite. Qendra e Studimeve Shkencore dhe Kërkime Siriane (SSRC)-agjensi e qeverisë kjo- thuhet se ka paguar Korenë e Veriut me anë të disa kompanive “të rregullta” në pamje të parë-raporton gazeta.

Në një raport të Shtatorit  2017, i cili është publikuar, thuhet se dy anëtarë shtetesh të Kombeve të Bashkuara  kanë kapur dy dërgesa për Sirinë, të cilat dyshoheshin se ishin nisur nga Korea e Veriut me anë të firmave eksportuese si pjesë e një kontrate me SSRC-në.

Përfaqësuesi i UN (Kombeve të Bashkuara)  Stéphane Dujarric nuk tha se kur do të publikohet raporti, por tha për New York Times: “Unë mendoj se mesazhi i përgjithshëm është që të gjithë anëtarët e shteteve kanë detyrën dhe përgjegjshmërinë t’u përmbahen sanksioneve në fuqi”

Qeveria siriane raportohet t’i ketë thënë panelit të Kombeve të Bashkuara se vetëm Korea e Veriut ka përfaqësues trajnerë dhe sportist në  Siri.

Siria u regjistrua në Konventën e Armëve Kimike dhe deklaroi se i shkatërroi armët kimike në 2013, pasi sulmi me gazin sarin vrau qindra njerëz në Ghouta.

Ajo është akuzuar për përdorim të herë pas hershëm të armëve të ndaluara kimike në luftën civile që nga nisja e saj.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konkludoi se gazi sarin që ndikon tek nervat është përdorur në të paktën dy provinca Prillin e shkuar, në një incident që vrau më shumë se 80 persona.  Hetuesit e Kombeve të Bashkuara (UN) thonë se faji ishte i forcave ajrore siriane.

Shtetet e Bashkuara goditën një bazë ajrore siriane në përgjigje të këtij veprimi, por presidenti Bashar al-Assad i qëndroi idesë se incidenti ishte i rremë. Dyshohet se sulme me gazin klorine janë përdorur së fundmi në Siri, përfshirë një të tillë në Ghouta-n Lindore të Djelën.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) po heton mbi sulmet, sipas citimeve nga burimet diplomatike-raporton agjensia e lajmeve  Reuters.

Sekretari britanik për marrëdhëniet me jashtë,  Boris Johnson , është një nga liderët perëndimor që mendon se qeveria siriane duhet sulmuar nëse ka sërish evidenca të sulmeve kimike mbi cilivët

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka ofruar mbështetje ushtarake dhe njohuri mbi armët në këmbim të parave.

Siria dhe Korea e veriut kanë bashkëpunim të ngushtë ushtarak prej dekadash. Javën e shkuar presidenti amerikan Donald Trump tha se Washingtoni po hartonte një paketë sanksionesh për Korenë e Veriut, që shënjestron më shumë se 50anije dhe kompani të transportit detar në shumë vende.

Koreja e Veriut është tashmë nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane për programet e saj nukleare dhe testet bërthamore. Por, ajo i vazhdoi testet vitin e shkuar, përfshirë edhe një test të armëve përthamore dhe një rakete balistike, të aftë të arrinte Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja janë hartuar për ta vënë edhe më shumë nën presion Korenë e Veriut, duke i prerë burimet e furnizimit për programet e saj nukleare dhe të ndalojë evazionin e kufizimeve ekzistuese.

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore fshehë aktvendimin e zyrtarit të MAP’it për 14 muaj

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Ministrisë së Administratës Publike (MAP) Sahit Mushkolaj, për më shumë se tre vjet nuk kishte ditur asgjë për fatin e padisë që kishte ushtruar ndaj institucionit ku punon, lidhur me një konkurs për punësim, që ai pretendonte se ishte kurdisur.

Këtë padi, ai e kishte dorëzuar më 23 tetor të vitit 2014, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm të kësaj gjykate.

Me pretendimet për kurdisjen e këtij konkursi, ai e kishte paditur drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, që vepron në kuadër të MAP-it, Kujtim Gashi.

Sipas kësaj padie, kurdisjen e këtij konkursi në të cilin kishte aplikuar edhe paditësi, e kishte bërë tanimë i padituri Gashi.

Por, 17 muaj pas parashtrimit të padisë, përkatësisht më 4 prill 2016, divizioni civil i Themelores në Prishtinë, konkretisht gjykatësja Mihane Ismajli, kishte nxjerrë aktvendim me anë të së cilit ky departament ishte shpallur jo kompetent për ta shqyrtuar këtë lëndë, derisa atë e kishte deleguar në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Delegimi i kësaj lënde nga Departamenti Civil në atë Administrativ, kishte zgjatur plotë 14 muaj.

Për këto veprime të gjykatës, paditësi Mushkolaj thotë të mos jetë informuar asnjëherë, derisa akuzon atë se qëllimisht lënda e tij kishte mbetur në sirtarët e gjykatës për gjithë këta muaj.

Paditësi Sahit Mushkolaj, thotë se nuk kishte marrë kurrfarë ftese dhe ai nuk kishte qenë në dijeni lidhur me ekzistimin e këtij aktvendimi për delegimin e lëndës në departamentin tjetër.

Duke e parë që për lëndën e tij nuk kishte marrë asnjë informatë zyrtare të gjykatës, paditësi Mushkolaj, thotë se më 24 maj 2017, kishte shkuar vet në gjykatë për të kërkuar informata lidhur me rastin e tij.

Mushkolaj ka thënë se në gjykatë ka shkuar pasi në MAP kishte dëgjuar se ai e ka një lëndë në gjykatë, e cila i është fshehur.

Kur kishte shkuar për të marr informata lidhur me lëndën e tij, paditësi Mushkolaj thotë se gjykata i ishte arsyetuar se adresa e cekur në padi, ka rezultuar të jetë e gabuar dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë e mundur që aktvendimi t’i dërgohet paditësit, si parakusht që aktvendimi të hyjë në fuqi dhe lënda t’i dërgohet Departamentit për Çështje Administrative.

Por, këto pretendime të gjykatës i ka hedhur poshtë paditësi Mushkolaj, duke thënë se adresa e dhënë në padi është e saktë.

Ai për “Betimi për Drejtësi” ka deklaruar se fshehja e kësaj lënde është e qëllimshme dhe sipas tij, këtu nuk mund të flitet për një neglizhencë nga ana e gjykatës.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim teknik e as neglizhencë të gjykatës. Persona të fuqishëm ma kanë fshehur këtë lëndë qëllimisht. Lënda më është zvarritur për 3 vite dhe ajo ende ndodhet në fazën fillestare. Unë kam pasur pasoja të mëdha për shkak të fshehjes së kësaj lëndë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Ndryshe, Ligji për Procedurën Kontestimore (LPK) ka rregulluar mënyrën e dërgimit të shkresave në rastin kur personi nuk gjendet në adresën e dhënë.

Sipas këtij ligji, në rastin kur personi nuk gjendet në adresën e dhënë, shkresa i jepet një anëtari të familjes. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë vendoset një njoftim për palën, duke i treguar se ku mund ta marrë shkresën e tij. Nëse edhe kjo dështon, atëherë shkresa ngjitet në tabelën e shpalljeve të gjykatës, dhe me kalimin e afatit 7 ditor, dorëzimi konsiderohet i kryer.

Si rrjedhojë, nëse do të ishin respektuar procedurat ligjore në këtë rast, aktvendimi do të mund të merrte formën e prerë shumë më shpejtë, dhe lënda për një afat shumë më të shkurtër të transferohej në Departamentin për Çështje Administrative.

“Betimi për Drejtësi” ka bërë kërkesë për informata në Gjykatën Themelore të Prishtinës, nëse brenda afatit ligjor janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore që aktvendimi të konsiderohet si i dërguar, të marrë formën e prerë dhe në një afat më të shkurtër të dërgohet në Departamentin për Çështje Administrative.

Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, nuk janë dhënë detaje lidhur me zvarritjen e kësaj lënde nga kjo gjykatë.

“Pas ekspedimit (dorëzimit) të vendimit, lënda ka shkuar në shkrimore  dhe pas   plotfuqishmërisë së vendimit  lënda është dërguar në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ka marr numër të ri A.nr 952/17. Ju njoftojmë se me vendimin e dt.22.11.2017, gjyqtarja e çështjes në Departamentin Administrativ ka siguruar nga paditësi precizimin e padisë në aspektin subjektiv për të paditurin-KPMSHCRK  për aktin që kontestohet dhe kërkohet anulimi i tij si dhe provat dhe faktet që kanë të bëjnë me çështjen. Me dt.15.12.2017 lënda me aktvendim është dërguar për përgjigje në padi tek i padituri –KPMSHCRK. Në momentin e sigurimit të përgjigjes në padi  nga ana e të paditurit KPMSHCRK-së,  do të procedohet me lëndën duke e pasur parasysh se lënda në fjalë është lëndë e vitit 2014.”, thuhet në përgjigjen e saj.

Paraprakisht, paditësi kishte bërë ankesë edhe në MAP dhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil në Kosovë. Në të dyja rastet, ankesa e tij ishte refuzuar si e pabazë.

Lidhur me këtë rast, Sahit Mushkolaj ka paraqitur edhe ankesë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor (ZPD) më 20 dhjetor 2017, vendimin e së cilës është duke e pritur.

Më 23 tetor 2014, Sahit Mushkolaj kishte paditur drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI) në Ministrinë e Administratës Publike (MAP), Kujtim Gashi.

Padia ishte bërë për kurdisje të konkursit lidhur me pozitën e udhëheqësit së Drejtorisë së Rrjetit dhe Telekomunikimit.

Sahit Mushkolaj, me anë të padisë pretendon se i gjithë konkursi për këtë pozitë ka qenë i kurdisur, fakt për të cilin thotë se e kishin njoftuar edhe kabinetin e ministrit të MAP-it, por që ky i fundit nuk i kishte marrë seriozisht këto pretendime.

Në padi thuhet se me qëllim që personat e caktuar të pranohen në këtë pozitë, ishte ndryshuar konkursi tek pjesa e “kualifikimeve të nevojshme”, ku ishte përcaktuar që të ketë “Fakultetin Teknik”, pa e specifikuar se cilin drejtim.

Sipas paditësit, kjo ishte bërë me qëllimin e vetëm që personat me kualifikim në makineri të mund të pranohen në këtë pozitë, pasi që termi “teknik” përfshin Fakultetin Elektroteknik, Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë dhe Fakultetin e Makinerisë.

Sipas padisë, kjo përbën shkelje të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, pasi që shkollimi dhe kualifikimet e kërkuara nuk janë në përputhje me natyrën e vendit të punës.

Paditësi Sahit Mushkolaj, në padinë e tij, deklaron se drejtori i ASHI-së, Kujtim Gashi, e kishte përpiluar vet testin, duke përfshirë edhe pyetjet administrative, me të vetmin qëllim që personat tanimë të përzgjedhur të dalin me pikë maksimale në testin me shkrim.

Sahit Mushkolaj, pretendon se edhe Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil nuk përbëhej nga asnjë nëpunës me aftësi dhe njohuri të specializuara në fushën e pozitave të lira, por vetëm nga juristë dhe ekonomistë.

Krejt në fund, paditësi thotë se ai është trajtuar në mënyrë jo të barabartë, duke ju nënshtruar një procesi të kurdisur, dhe se është fyer përgatitja e tij shkollore dhe profesionale.

Drejtori i ASHI-së në MAP, Kujtim Gashi, i cili është i paditur për këtë rast, ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se në këtë proces gjithçka ka qenë në rregull dhe se pretendimet e Sahit Mushkolajt sipas tij, janë tendencioze.

“Punësimin e shërbyesve civil nuk e rregulloj unë, por Ligji për Shërbyesit Civil. Ky ligj përcakton kriteret dhe procedurat e rekrutimit. Procesi në fjalë ka qenë plotësisht transparent dhe procedurat janë respektuar në përpikëri. I gjithë procesi është monitoruar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, i cili këtë proces e ka vlerësuar si të drejtë. Sahit Mushkolajt i janë refuzuar ankesat në të gjitha instancat”, ka deklaruar Gashi.

Sa i përket padisë që Mushkolaj ka ushtruar ndaj tij, Gashi ka thënë se këtë e shoh si tendencioze për të shkaktuar telashe në opinion dhe si luftë për interesa personale.

Sipas tij, rekrutimi i stafit është çështje institucionale, dhe jo individuale. /BetimiperDrejtësi

Një makinë del nga rruga si pasojë e ngricave

Periskopi.com Lajme

Në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë, në afërsi të shkollës ‘Ali Sokoli’, në mëngjesin e sotëm,një makinë ka dalë nga traseja e rrugës si pasojë e ngricave.

Makina ka përfunduar në pjesën ndarëse ndërmjet dy rrugëve, dhe përveç dëmeve eventuale materiale nuk bëhet fjalë për të lënduar./Periskopi/

Vajzat që shkrinë borën: Françeska, Morena dhe Xhesika ‘djegin’ rrjetin

Periskopi.com Showbiz

Me rënien e rreshjeve të dëborës, shumë VIP-a ditën e sotme menjëherë postuan foto të
veshur trashë teksa shijonin fenomenin e rrallë që ndodh në kryeqytet. Por nuk ndodhi e
njëjta gjë me Françeska Jaçen, Morena Tarakun dhe Xhesika Ndojën.

Vajzat i vunë flakën rrjetit duke postuar foto me bikini ose me të brendshme.

Françeska postoi një foto nga pushimet ku tregonte të pasmet bombastike dhe shkruante:
“Është ftohtë apo kam vapë unë?”

Morena nga ana tjetër siç duket nuk donte t’ja dinte për borën dhe shkruante: “Le të bjerë
borë” teksa shfaqej në vaskë e veshur me një body të zi të tejdukshëm që i tregon qartë
gjoksin.

Ndërsa Xhesika solli diell e veshur me bikini dhe peliçe të verdhë duke u shfaqur super seksi
me këtë pozë.

 

Bleros ia ndërrojnë gruan

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Blero Muharremi prej shumë vitesh mbetet i dëgjuar, e njëkohësisht edhe në shënjestrën e shumë thashethemeve, që bëhen kohë pas kohe për të dhe jetën e tij private, shkruan “Kosovarja”.

Blero i ka mbushur 40 vjet. Këngëtari po thotë se është 40 vjeçari më i pashëm. A ka të drejtë? Në të vërtet, Blero duket mjaftë në formë.

Blero prej disa vitesh është në lidhje me bukuroshen Afrona Dika, e cila njihet si fotomodele, e që u bë shumë e famshme në sajë të lidhjes me këngëtarin e njohur, shkruan “Kosovarja”.

Siç bëhet e ditur, Blero e Afrona së shpejti do të nisin të jetojnë nën një kulm me Bleron, e ajo tani ka ndryshuar mjaftë ne pamje, pasi është bërë brune.

Probleme për Bekim Jasharin, i bllokohet puna në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Vetëm një mbledhje e Kuvendit të Skenderajt është mbajtur pas mbledhjes konstituive, në të cilën janë zgjedhur anëtarët e komiteteve të obligueshme e të komisioneve dhe në të cilën kishte dështuar propozim-vendimi i kryetarit Bekim Jashari që 36 hektarë të tokës, e cila aktualisht menaxhohet nga AKP-ja, të shpallen në interes publik për ndërtimin e Parkut të Biznesit, për shkak të mungesë së kuorumit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në këtë mbledhje, e cila është mbajtur me 30 janar, Kuvendi zgjodhi komitetet dhe komisionet, por Grupi i Këshilltarëve të PDK-së pati lëshuar mbledhjen për shkak se nuk ishte përfillur propozimi i shefit të GP-së së PDK-së Albert Rexhepi, që në komitetin për Politikë e Financa të jenë Ismet Salihu, Albert Rexhepi dhe Lavdie Geci.

Në të vërtetë, kryesuesja Fatbardha Haliti, e cila bashkë edhe me 6 asamblistë të tjerë janë përjashtuar nga PDK-ja, për shkak se siç kanë thënë në Degën e PDK-së “kanë dalë kundër vendimit të PDK-së për Ismet Salihun kryesues të Kuvendit”, kishte lejuar që edhe grupi i tyre të dalë me propozimet e veta.

Pas kësaj 11 këshilltarët e PDK-së lëshuan mbledhjen, ndërsa atyre 7 anëtarëve të përjashtuar që mbetën në sallë u janë bashkëngjitur edhe dy të tjerë Naser Bajraktari dhe Musaj Hajdari

Sa janë gjasat që sot të ratifikohet Demarkacioni, flasin deputetët

Periskopi.com Lajme

Seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit do të mbahet sot. Kjo është hera e tretë që do të tentohet që demarkimi i kufirit me Malin e Zi të përfundoj. Por, çfarë thonë deputetët, a janë siguruar votat që kjo marrëveshje të kalojë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, për Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli është shprehur i bindur se deputetët do ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor”, është shprehur Veseli në Klan Kosova.

“Ne,do ta votojmë demarkacionin. Është çështje që i hap perspektivë Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Veseli, raporton Gazeta Express.

“Jam shumë i sigurt në reflektimin e krejt kolegëve deputetë, se sa e rëndësishme është dita e nesërme”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit “nuk ka asnjë arsye të shtyhet. Ka mijëra arsye që të kalojë”

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.

Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se disa deputetë të VV’së nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.

Ndërsa deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, ka thënë se nesër në Kuvend demarkacioni do të kalojë.

“I kemi 78 vota, por jam i bindur edhe kanë me u siguru edhe votat tjera, të mjaftueshme me kalu demarkacioni”, ka theksuar Reçica.

Sa i përket deputetit të PDK’së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, nesër ai do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK’së, që janë pro kësaj marrëveshje.

Reçica ka folë edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi dhe raportit të Bulliqit.

“Të trija dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshje”, është shprehur ai, shkruan Rrokum.tv

Më tej, deputeti i PDK’së ka përmendur tri prioritetet e partisë së tij në këtë koalicion qeverisës.

“Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, ka treguar ai

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet plotësisht Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë sot shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti ka deklaruar se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është vota pro demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne e mbështesim plotësisht këtë marrëveshje.Kjo çështje është dashur të kryhen me kohë”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur kritik ndaj opozitës së legjilaturës së kaluar në Republikën e Kosovës, e cila sipas tij, ka kundërshtuar me dhunë ratifikimin e një marrveshjeje nga e cila janë izoluar qytetarët e Kosovës.

“Sot qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin lirshëm në BE sikur opozita e atëhershme të mos e kundërshtonte me dhunë ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti për Insajderi.

Mirëpo, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se do të ishte më mirë që sot të mos mbahet seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje.

Sipas tij nëse nuk janë votat e duhura për ta ratifikuar këtë marrëveshje do të ishte më mirë që të mos mbahej fare kjo seancë, për faktin se nesër pritët që në Kosovë të qëndroi delegacioni i lartë nga Parlamenti Evropian.

Gjatë legjislaturës së kaluar, përveç opozitës, edhe disa deputetë të LDK-së kishin kundërshtuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Quni – të cilët janë ende pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së – si dhe Shpejtim Bulliqi, i cili nuk është më deputet i Kuvendit.

 

Marina Fara provokon në këtë mot të ftoht, zbulon asestet e saja

Periskopi.com Showbiz

Provokimet nuk kanë të ndalur për vajzën e Eli Farës. Marina Fara është një nga femrat më të komentuara në shou bizin rozë, e krejt kjo falë linjave të saj trupore të cilat ajo i tregon shpesh edhe para ndjekësve të saj.

Jemi mësuar tashmë që ajo në çdo postim që bën të tregoj asetet e saj bombastike.

 E tillë është dhe fotografia e fundit e publikuar në InstaStory, ku Marina tregon se është në Prishtinë, e kështu tregon nxjerr në pah gjoksin gjigant.

Kujtojmë se Marina ka disa muaj që është ndarë nga i fejuari, por detaje rreh ndarjes nuk ka dhënë.

E akuzuan se nuk po ka çfarë të vesh! Ja si shfaqet Big Mama

Periskopi.com Showbiz

Big Mama, këngëtare, moderatore dhe një femër shumë e hareshme, shkruan “Kosovarja”.

Ajo prej se ka hequr kilogramët e tepërt që kishte, është bërë njëra ndër vajzat e shoubizit vendor ndër më të komentuarat.

Seksi, elegante dhe mjaftë atraktive Bigu po shfaqet ne çdo pozë që po ne hedh nëpër rrjetet sociale.

Ajo nuk ka munguar me foto të bukura dhe provokative. E fundit është kjo që do e shihni tani, e që aty shihet Big Mama me një veshje shumë të mirë, ku ngjyra e bardhë dominon. Ndërsa Bigu e ka zbuluar njërën këmbë duke treguar se edhe këmbët e saj janë bërë seksi e të gjata.

E me këtë foto Bigu paralajmëron projektin e saj më të ri i cili sipas saj do të titullohet “I len krejt”./Kosovarja/

 

Ministrja Hoxha tregon se kur do të liberalizohen vizat nëse ratifikohet Demarkacioni

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se pret që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha shpreson që partitë politike e kanë kuptuar seriozitetin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe se do ta votojnë Marrëveshjen e Vjenës në mënyrë që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ajo po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në kriterin tjetër për liberalizimi e vizave e që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Madje, sipas ministres Hoxha, Kosova ka lëvizur për 10 vende në të mirë në luftimin e krimit dhe se në Ballkan jemi të dytët në renditje nga shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk mund të japim afat konkret se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët lirshëm në Zonën e Shengenit, pasi që e gjithë procedura legjislative varet nga mekanizmat e brendshëm të institucioneve të BE-së. Sidoqoftë, çfarë mund themi është që pritjet e Ministrisë së Integrimit Evropian janë që e gjithë kjo procedurë të mos zgjasë më shumë se 6 muaj nga data e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Një afat i tillë kohor është realist, pasi që është aplikuar në rastin konkret të liberalizimit të vizave në të kaluarën me vende të treta”, ka thënë ministrja Hoxha./Zëri/

Kur Gold Ag ishte biond dhe dukej si Eminemi

Periskopi.com Showbiz

Reperi i shumë këngëve dhe hiteve, sot i një jetë tjetër nga ajo që bënte fillimeve te karrierës, shkruan Kosovarja.

Dhe pse vetë muzika rep është e tillë që e shfaq shpesh edhe këngëtarin nga ata gangsterat. Muzika rep kryesisht si tematika ka zhvilluar brenda pak minutave dhunën, jetën e rrugës, diss-at rreth grupacioneve të reperëvë.  Por ka edhe nga ata reper që bëjnë muzikë rep të pastër ku tregojnë një anë tjetër të jetës dhe trajtimi i temës realizohet dhe përkushtohet në atë paqësore.

Ndonëse reperi Gold edhe nëpërmjet kësaj fotografie tregon një djalosh tjetër nga ai i sotmi për nga pamja. Goldi ka kohë i është përkushtuar fesë dhe tani konsiderohet një mysliman i devotshëm.

Fotografia e vitit 2007 ka marrë komente të shumta, kryesisht  komplimente dhe lavdata për pamjen e tanishme, dhe duke i thënë se tani je një shembull për shumë njerëz. /Kosovarja/ 

20 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Periskopi.com Lajme

Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke.
Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.
Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e Komandantit Legjendar të UÇK-së, ku familja Jashari rezistoi për 3 ditë dhe 3 net në luftimet kundër armikut.
Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë, në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte më të ndalur.
Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë. Armiku kreu shumë masakra, si atë në Abri, Reçak, Meje, e shumë e shumë të tjera.
Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por ende nuk dihet për fatin e mbi njëmijë shqiptarëve të zhdukur.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vend-banime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.
Kjo luftë që filloi nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veri-Atlantike NATO me bombardime të përditshme mbi caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe dhe diktatorin famëkeq Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.

 

Përfaqësuesit e lartë të BE-së sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimn Johanes Hahn, do të vizitojnë sot Kosovën.

Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Juncker, Mogherini dhe Hahn po ashtu do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Peticioni për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë dështon t’i dorëzohet OKB-së

Periskopi.com Lajme

Përpjekjet e Bordit Organizativ që peticionin “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë”, ta dorëzojnë në OKB kanë dështuar. Përgjigjja e Zyrës së ish-sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhënë organizatorëve ka qenë që ai duhet të dorëzohet tek UNMIK-u, mision ky të cilit në Kosovë i ka përfunduar mandati qysh në vitin 2008, shkruan sot Koha Ditore.

Por dorëzimin tek ky mision ka refuzuar ta bëjë Bordi Organizativ, pasi, sipas tyre, adresa për të cilën ishin mbledhur nënshkrimet ka qenë OKB-ja. Peticioni në fjalë ishte nënshkruar në gusht të vitit 2014 nga 115 mijë e 759 qytetarë të Kosovës dhe kërkesat e tij kanë qenë që OKB-ja të përgatisë një raport zyrtar për dhunimin e grave gjatë luftës në Kosovë, si dhe krijimi i mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (Gjykatë Speciale vetëm për dhunimet v.j.), për ndjekjen e kryerësve të dhunimeve.

Kërkesa e dytë, sipas organizatorëve, ishte bërë si kundërvënie ndaj vendimit për formim të Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës, që pretendohet të jenë bërë nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Moti për sot

Periskopi.com Lajme

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, sot dita do të fillojë me vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje të dobëta bore. Me kalimin e kohës reshjet pritet të pushojnë. Mirëpo, temperaturat do të jenë mjaftë të ulëta, ato do te lëvizin në mes minus 17 e minus 4 gradë Celsius.

Nesër parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat gradualisht mund të marrin karakter zhvillimi.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuara ato do të sillën në mes minus 5 e minus 1 gradë Celsius.

Të premten, por edhe gjatë fundjavës, pritet që të kemi mot me vranësira të cilat herë pas here mund të sjellin edhe reshje lokale shiu, kurse në viset malore edhe reshje bore. Temperaturat do të shënojnë ngritje të dukshme ato do të sillën në mes 1 e 10 gradë Celsius.

 

Kërkohet që votimi për anëtarsimin e Kosovës në Interpol të mbahet në nëntor

Periskopi.com Lajme

Një vit pas kërkesës për shtyrje të votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, autoritetet Kosovare kanë bërë të ditur se kanë kërkuar që votimi të ndodhë në nëntor të këtij viti, në Asamblenë që pritet të mbahet në Dubai. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike ka thënë se tani gjenden në një fazë të lobimit tek shtete të ndryshme për të siguruar përkrahje për anëtarësim, shkruan sot Koha Ditore.

Ndër të tjera, Sefaj ka folur edhe për arsyet e kërkesës për shtyrje të votimit në shtator të vitit të kaluar. Ka hedhur akuza në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që udhëhiqej nga Enver Hoxhaj i PDK-së. Ka thënë se në mes të MPB-së dhe MPJ-së ka munguar koordinimi.

“Kur e kemi marrë mandatin ka pasur shumë pak kohë deri në datën e votimit për anëtarësim në Interpol dhe në bazë të analizës që u kam bërë materialeve që m’i ka dorëzuar ish-ministri Skënder Hyseni kam parë që është punuar mjaft, e si mangësi kam parë që nuk ka pasur koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, është shprehur Sefaj.

Tri ngecjet e mëdha të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kosova përballet me tri sfida kryesore gjatë dekadës së dytë të pavarësisë, thuhet në analizën e ekonomisë politike të prodhuar për rishikim nga USAID-i e të përgatitur nga “Management Systems International”, shkruan sot Koha Ditore.

Në krye qëndron mungesa e zhvillimit ekonomik, e cila përcillet me mungesë të prodhimit, ambient të papërshtatshëm për afarizëm dhe shkathtësi joadekuate të forcës punëtore.

Pandëshkueshmëria e elitës së vendit ndaj ndjekjes për vepra të korrupsionit dhe krim është sfida e dytë të cilën e nxjerr ky raport. Abuzimi me pushtetin në Kosovë, sipas tij, tashmë nuk është diçka sekrete. Sistemi gjyqësor në Kosovë vlerësohet se ka dështuar që t’i mbajë përgjegjëse këto elita, për shkak se shumë prej institucioneve të rëndësishme, siç është Prokurori i Shtetit, janë të komprometuara politikisht.

Ndërkaq, si sfidë e tretë me të cilën Kosova përballet renditet edhe çështja e identitetit, si dhe e raporteve mes dy komuniteteve më të mëdha etnike – shqiptarëve dhe serbëve.

 

Demarkacioni sot në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e jashtëzakonshme në të cilën pritet të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kuvendi do të provojë sërish ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, në ditën kur në Prishtinë do të jenë tre krerët e Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është kusht që Kosova duhet ta përmbushë në mënyrë që edhe qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.
Dy tentime në kuvendin e Kosovës për ta ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi, dështuan javën e shkuar për shkak të dallimeve të mëdha që kishin parititë politike rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, gjatë fundjavës kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i kuvendit Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u dakorduan rreth kësaj çështjeje, mirëpo, kundër ratifikimit të demarkacionit vazhdon të jetë lëvizja Vetëvendosje dhe lista Srpska.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër, sepse thotë se Kosova po humbet territor, ndërsa, lista Srpska, thotë se për këtë subjekt më i rëndësishëm është formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa demarkacioni me Malin e Zi.
Të dyja këto subjekte politike përfaqësohen me 42 deputetë, ndërsa, për t’u ratifikuar demarkacioni nevojiten 80 vota nga 120 sa i ka parlamenti i Kosovës.