Ismet Beqiri: Të mos varemi nga Lista Serbe, ta votojmë Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se LDK do të votojnë pro Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Po shpresojmë por nuk është në domenin e LDK-së nëse do të kalojë apo jo. Ne edhe më parë kemi thënë se do ta përkrahim. Është realizuar ajo që është e drejtë. Ndodhi ajo që ndodhi dhe pas bisedave janë zhvilluar kushtet për votim”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, sigurimi i votiave është problem i mazhorancës.

“Ne po kemi aty këtu deklarata skeptike edhe nga deputetët e partive të koalicionit në pushtet por është çështje e tyre ne nuk duam të përzihemi”, ka thënë Beqiri.

“E mira e së mirës do të ishte ne të mos varemi nga Lista Serbe, por ta kryejmë ne vetë këtë çështje”, ka thënë Beqiri.

Ai ka thënë se për momentin nuk ka informacione se do të ketë takime të zyrtarëve të lartë evropianë me partitë politike.

“Ne si LDK i ndërtojmë qëndrimet tona në bazë të interesave të qytetarëve”, ka thënë Beqiri

Seanca për sot u caktua vetëm pasi e njëjta dështoi të mbahej të premten për shkak se nuk pati konsensus mes partive. LDK refuzonte që raporti i Shpejtim Bulliqit të dilte në votim bashkë me marrëveshjen e Demarkacionit të nënshkruar në vitin 2015 dhe deklaratës së përbashkët të presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi.

LDK kërkoi që raporti i Bulliqit të shfrytëzohet vetëm si orientues për deputetët, e me këtë kryeministri Ramush Haradinaj u pajtua të dielën.

Për ratifikim të Demarkacionit duhen 80 vota dhe megjithë marrëveshjes mes LDK’së me PDK’në, AAK’në dhe Nismës, janë siguruar vetëm 78 vota.

 

Përshëndetja e përzemërt mes Kadri Veselit e Ramush Haradinajt (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinja, ka arritur në sallën e Kuvendin. E pas tij erdhi edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ata u panë në disponim dhe duke u përshëndetur shumë miqësisht.

Frashër Krasniqi mbërrin në Kuvend së bashku me Dardan Molliqajn

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është kthyer sallës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai është parë teksa ka hyrë brenda Kuvendit së bashku me deputetin tjetër të VV-së, Dardan Molliqajn.

Pasi ka hyrë në sallën e Kuvendit, Krasniqi është përshëndetur me deputetët e partis së tij.

Krasniqi është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe rasti ndaj tij dhe aktivistëve të LVV-së, për sulmin ndaj Kuvendit është vendosur që të kthehet në rigjykim në Gjykatën Themelore./Periskopi/

Thaçi mbledh Veselin e Haradinajn në takim para seancës për demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Në këto momente në Presidencë po ndodhë një takim në mes të presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky takim vjen në ditën kur në rend të ditës në Kuvend është marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Tre krerët e vendit janë mbledhur për të diskutuar hapat e ardhshëm në lidhje me këtë çëshje.

Liderët, siç është edhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë disa herë se këtë të mërkurë do të kalojë Demarkacionit, por kjo duket se do të jetë e vështirë duke e parë gjendjen politike dhe mundesën e numrave pro kësaj marrëveshjeje.

Nga VV kanë thënë se nga 32 deputetë, nuk kanë asnjë votë pro Demarkacionit.

 

Lista Serbe nuk ka shkuar në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë që të fillojës ot në orën 10:00, por nuka ka nisur ende.

Seanca ku do të tentohet të ratifikohet demarkacioni nuk ka nisur ende. Aty nuk është as Lista Serbe.

Megjithëse liderë të koalicionit qeverisës janë shprehur të bindur se do të kalohet demarkacioni, deputetët e Listës Serbe nuk janë prezent në sallë, shkruan Periskopi.

Kundër kësaj marrëveshje janë shprehur bindshëm edhe deputetët e Vetëvendosjes, pa marrë parasysh përçarjet e brendshme.

Para disa ditësh Lista Serbe ka deklaruar për mediat serbe se nuk do ta votojë demarkacionin.

Nëse deputetët e VV-së dhe të Listës Serbe nuk e votojnë këtë marrëveshje, atëherë demarkacioni nuk mund të kalojë. /Periskopi/

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje sjell në Kuvend peticionin për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, është parë teksa ka hyrë drejt sallës së Kuvendit ku pritet të votohet marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Millaku është parë teksa me vete kishte marrë edhe peticionin kundër Demarkacionit me Malin e Zi që është nënshkruar nga më shumë se 200 mijë qytetarë.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani është partia e vetme që po e kundërshton hapur ratifikimin e Demarkacionit./Periskopi/

Dardan Gashi bisedon me deputetin e VV-së në sallën e Kuvendit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin do të fillojë së shpejti.

Deri tani në sallën e Kuvendit janë mbledhur vetëm disa deputetë.

Në ulëset e VV-së janë parë vetëm deputetët Adem Mikullovci dhe Salih Salihu.

Te deputeti Salihu ka shkuar ministri i Diasporës Dardan Gashi me të cilin kanë zhvilluar një bashkëbisedim, shkruan Periskopi.

Nuk dihet se çfarë kanë biseduar, mirëpo dihet se në këto ditë koalicioni qeverisës ka shumë nevojë për votat e VV-së për të kaluar demarkacioni, meqenëse votat e Listës Serbe nuk janë të sigurta. /Periskopi/

 

Beqa: Demarkacioni duhet të votohet nga të gjithë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa, në një intervistë për “Zëri” flet në lidhje me seancën e sotme në Kuvend dhe votimin e Demarkacionit.

Beqa tha së është moment i duhur për të mos e humbur sot.

‘Sot deputet e Kuvendit ta kryejnë punën e tyre, të punojnë për interesit e vendit, interes është që sot të votojmë Demarkacionin ta qojmë Kosovën përpara’

Se sa janë gjasat për të arritur votat për Demarkacionin Beqa ka thënë se LVV dhe Lista Serbe e pengojnë këtë, por që jemi shumë afër për të bërë këtë marrëveshje, neve na duhen 80 vota, çdo ditë është humbje kohë, unë kërkoj prej deputetëve të LVV dhe Listës Serbe që të reflektojnë sepse është edhe në interesin e tyre.

Kinezët ndryshojnë rrotullimin e Tokës, ndërtohet diga që mund të rezultojë ‘katastrofike’

Periskopi.com Video

Sirianët në Guta po përjetojnë tmerrin, po vdesin nga përdorimi i gazit toksik

Periskopi.com Video

Si tingëllon gjuha që e flasin vetëm tre njerëz në botë, ajo po zhduket

Periskopi.com Video

Digjet një shtëpi në Bërnicë të Epërme

Periskopi.com Lajme

Një person ka raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Bërnicë e Epërme, Prishtinë, në ora 00:43.

Rrëmbyesi po ecte në trotuar, kidnapon vogëlushen para syve të babait të saj

Periskopi.com Video

Arktiku po shkrihet: Shkencëtarët të alarmuar nga rritja e ‘çmendur’ e temperaturave

Periskopi.com Lajme

Një valë alarmuese e alarmit në Arktikun e dimrit pa diell po shkakton stuhi dëbore në Evropë dhe duke i detyruar shkencëtarët të rishqyrtojnë edhe parashikimet e tyre më pesimiste për ndryshimet klimatike.

Poli i veriut nuk ka rreze dielli deri në mars, por një fluks i ajrit të ngrohtë ka shtyrë temperaturat në Siberi deri në 35C mbi mesataret historike këtë muaj.

Vëzhguesit e parashikimit të motit e kanë përshkruar atë që po ndodh si “çmenduri”, “çudtishëm”, dhe “thjesht tronditës”.

“Kjo është një anomali ndërmjet anomalive. Është e mjaftueshme për t’u shqetësuar – ky është një sygjerim se ka surpriza të tjera, ndërsa ne vazhdojmë të godasim bishën e zemëruar që është klima jonë,” tha drejtori i Qendrës Shkencore të Sistemit të Tokës në Universitetin e Pensilvanisë, Michael Mann. “Arktiku çdoherë konsiderohet si një alarm i rrethit vicioz që përforcohet ngrohja e shkaktuar nga njeriu në atë rajon të veçantë. Dhe po dërgon një paralajmërim të qartë.”

Mesatarja e temperaturave ditore në Arktik këtë vit ka qenë 20C më e larta se mesatarja, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Ndërsa temperaturat mesatare janë rritur me rreth 1C, ngrohja në pol – afër 3C – është shkrirja e masës së akullit.

Sipas NASA-s, akulli i detit Arktik tani po bie në një normë prej 13.2% në dekadë, duke lënë sasi të mëdha të ujit dhe temperatura më të larta.

“Ndërsa nxehet me shpejtësi Arktiku, ne mund të presim që vitet e ardhshme do të na sjellin edhe më shumë shembuj të një moti të paprecedent,” tha shkencëtari Robert Rhode./Periskopi/

Melting ice on the Chilkat river near Haines, Alaska, in winter

 

Zbulohet pasaporta braziliane e diktatorit Kim Jong-Un

Periskopi.com Lajme

Janë zbuluar pasaportat braziliane të udhëheqësit verikorean Kim Jong- Un dhe babait të tij, të cilët i morën në përpjekje për të marrë viza nga ambasadat e huaja.

Burimet e sigurisë konfirmuan vërtetësinë e fotografive bardh-e-zi të pasaportave të skanuara të Kim Jong Il dhe liderit aktual Kim Jong-Un. Pasaportat janë  dhënë në ambasadën braziliane në Pragë, në shkurt të vitit 1996, njoftoi Russia Today.

Disa burime nga shërbimet perëndimore të sigurisë kanë konfirmuar për Reuters se pasaportat braziliane të Kim Jong Il dhe Kim Jong-Un janë shfrytëzuar disa herë në përpjekjen që dy liderë të marrin viza nga dy vende perëndimore, si dhe viza për Japoni, Brazil dhe Hong Kong. Megjithatë, është e paqartë nëse plani i tyre “ndezi” ose nëse atyre u është dhënë viza, pasi nga skanimi i pasaportave një gjë e tillë nuk shihet.

Ndërkohë, autoritetet braziliane kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Konfirmohet nga Qeveria, Haradinaj gjendet në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Edhe pse dje kushtet atmosferike nuk e lejuan që aeroplani ku gjendej kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij të ateroj në aeroportin e Prishtinës, ata kanë zgjedhur një pikë tjetër të zbritjes.

Qeveria e Kosovës, ka konfrimuar  se kryeministri Ramush Haradinaj ka zbritur në orët e para të mëngjesit të sotit në aeroportin e Shkupit.

“Po, përmes Aeroportit të Shkupit, kryeministri Haradinaj është kthyer në Prishtinë”, ka qenë shkurt përgjigja e kabinetit të Haradinajt për Gazetën Express.

Gjithashtu, sot për disa minuta pritet që të mbahet edhe seanca e jashtëzakonshme për Demarkacionin, ndërsa në ora 16:00, pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

 

SHBA-ja ia lë emrin e opozitarit rus rrugës ku ndodhet Ambasada e Rusisë në Wisconsin

Periskopi.com Lajme

Ambasada ruse në Uashington sot u gjet në një adresë të re, të paktën simbolikisht, transmeton AP.

Pjesa e avenysë Wisconsin, para Ambasadës së Federatës Ruse, u emërua zyrtarisht sheshi “Boris Nemcov”, një opozitar rus i  vrarë pikërisht para tre vjetësh derisa po kalonte një urë në Moskë.

Rusia ka protestuar ndaj këtij vendimi. Kjo lojë e politizuar e emrave të rrugëve nuk është e re në Uashington, shkruan AP.

Në vitet e fundit, ka pasur përpjekje që rruga ku ndodhet ambasada e Kinës të emërtohet sipas disidentit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqe Liu Sijaobou, i cili vdiq në burg vitin e kaluar.

Anëtarët e Kongresit të SHBA kanë mbështetur përpjekje të ngjashme që pjesa e rrugës ku ndodhet ambasada e Kubës të quhet Oswald Paji, aktivistë pro-demokracisë që vdiq në vitin 2012 në një aksident me veturë, të cilën disa e konsiderojnë të jetë organizuar nga qeveria në Havanë.

AP shkruan se disa politikanë rusë kanë sugjeruar që rruga ku ndodhet ambasada amerikane në Moskë të quhet “qorrsokaku amerikano-verior”.

 

Ushtarët amerikan bëhen për spital, pasi e hapën një zarf me një përmbajtje kimike

Periskopi.com Lajme

Tre vetë u transferuan në spital, ndërsa 11 të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore pasi në bazën ushtarake amerikane në Arlington në Virxhinia, është hapur një letër.

“Dikush ka hapur një letër dhe të gjithëve në zyrë u ka rënë të fikët”, tha Leo Rubalkaba, themeluesi i Bazës së Përbashkët të Mayer-Henderson, shkruan Reuters.

Të tre personat që janë transferuar në spital janë në një gjendje të qëndrueshme, njoftoi shërbimi i Brigadës së Arlingtonit nëpërmjet Twitter.

Letra është hapur në pjesën e bazës së Korpusit Detar, pranë Uashingtonit.

“Në bazë është pranuar zarfi që përmbante një substancë të panjohur. Personeli në ndërtesën e rrezikuar ka ndërmarrë menjëherë masat parandaluese për të evakuuar objektin,” njoftoi Korpusi detar përmes një postimi në rrjetin Twitter.

Vuçiq për Kosovën: Po luajmë shah pa mbretëreshë dhe topa

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq  ka deklaruar se kur bëhet fjalë për Kosovën  siç tha ai ” ne luajmë një lojë shahu pa mbretëreshë dhe topa dhe tentojmë të nxirremi”

Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka shtuar se është gati të dëgjojë kritikat, por është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje kompromisi, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb theksoi poashtu se ditëve të fundit ishte i ekspozuar ndaj akuzave dhe fyerjeve të ndryshme por se ai po e bën punën e tij në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme dhe se është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë atë që dikush ofron para zgjedhjeve të Beogradit.

Numri një i Serbisë i tha RTS-së se kishte dëgjuar në 15 ditët e fundit se  ishte vrasës, kriminel dhe se kishte shtatë shtëpi, por sipas tij prona e familjes Vuçiq jo vetëm që nuk u rrit në pesë vitet e fundit, por u zvogëlua.

Brandon Flynn reagon pas fotos duke u puthur me Sam Smith

Periskopi.com Showbiz

Sam Smith dhe Brandon Flynn u kapën duke u puthur në Londër gjatë fundjavës.

Fotografia e çiftit u bë hit në internet madje edhe nisi të përdorej si “meme”.

Në njërën prej tyre në Instagram, Brandon ka komentuar me një emoji të një fytyre “duke qarë me zë të lartë”.

Brandon edhe e pëlqej postin në Instagram.