Koreja Veriore e furnizon Sirinë me pajisje për përdorimin e armëve kimike

Periskopi.com Lajme

Koreja Veriore ka dërguar pajisje në Siri që mund të përdoren për ndërtimin e armëve kimike, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.

Rreth 40 dërgesa të paregjistruara janë bërë ndërmjet viteve 2012 dhe 2017, tregojnë të gjeturat. Materialet përfshijnë pllaka rezistente acidike, valvula dhe tubacione.

Në raport thuhet se raketa të Koresë Veriore ishin parë në qendrat e prodhimit të armëve siriane.

Akuzat ndjekin një raport të ri që theksohet se arma kimike me klorine është përdorur nga forcat siriane, të cilat qeveria i mohon.

Ndërkohë, sulmet ajrore kanë goditur pandërprerë Gutan lindore – një regjion jashtë Damaskut, raporton “BBC”, transmeton Periskopi.

Aktivistët fajësuan sulmet ajrore të qeverisë dhe ato të artilerisë, ndërsa Rusia tha se rebelët kishin granatuar një “korridor humanitar” për të lënë civilët të largohen.

Koreja Veriore është nën sanksionet ndërkombëtare mbi programin e saj nuklear.

Por një raport konfidencial i përpiluar nga një Paneli i Ekspertëve të SH.B.A.-së i cili vlerëson përputhjen e Koresë së Veriut me rezolutat e OKB-së, gjeti prova për furnizime të paligjshme dërguar në Siri.

Supozohet se anijet përmbanin pllaka rezistente acidike, të cilat mund të jenë përdorur për aktivitete në temperatura të larta në një sasi që do të mbulonte fushën e një projekti industrial në shkallë të gjerë.

Përderisa sendet e konfiskuara “nuk janë paraqitur në një listë kontrolli”, ato përfshijnë “materiale që përdoren për të ndërtuar tulla për muret e brendshme të një fabrike kimike,” shton raporti./Periskopi/

Dëbora në verilindje të Shqipërisë shkakton ngrica në rrugë

Periskopi.com Lajme

Në verilindje, situata mbetet e vështirë në zonat e Dibrës, ku mësimi në shkolla është ndërprerë në një afat të pacaktuar.

Ngricat në rrugë janë të shumta dhe policia u jep këshilla drejtuesve të mjeteve mbi përdorimin e zinxhirëve.

Zinxhirët duhen edhe në Rrugën Kukës-Peshkopi, ku Top Channel bëri një vëzhgim këtë mëngjes dhe ky aks rezulton i kalueshëm deri në fshatin Lusën.

Pjesa nga fshati Lusën deri në Peshkopi është me ngrica dhe kalohet vetëm me zinxhirë.

Me shtatë vota për, Projektligji për Demarkacion procedohet në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Anëtarët e Komisionit për Punë të jashtme kanë miratuar procedimin e Projektligjit për Demarkacion me Malin e zi me ndryshimet që i ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Periskopi.

Para se të hidhej në votim për herë të dytë, deputetët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Fitore Pacolli që ishin present në këtë mbledhje, kanë kundërshtuar procedimin e këtij Projektligji.

Të shtatë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje të Komisionit votuan për.

Toka e heronjëve të harruar

Valon Ibishi Letra

(Në kujtim të dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi)

Në rrethana të okupimit, pas luftës së Kosovës, rritja e ndikimit të ideve të çlirimit kombëtar, të propaganduara nga qarqet atdhetare brenda vendit, si dhe nevoja e vetëmbrojtjes nga terrori shtetror serb, bënë të domosdoshëm organizimin e lëvizjeve kombëtare shqiptare mbi themelet e së drejtës për çlirim dhe bashkim me Kosovën. U shtrua kështu si një nevojë e ngutshme formimi i kësaj celule, sipas shembullit dhe programit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i një organizate politike-ushtarake, si UÇPMB, të fshehtë në fillimet e para, që do t’i bashkonte atdhetarët e kësaj treve. Kjo vendosmëri sidomos u shtye përpara nga ish veteranët që kishin qenë në luftë të Kosovës, për të rivazhduar në rrugën e luftës së armatosur edhe në Kosovë Lindore.

Kjo lëvizje ishte me një ide të njejtë kombëtare sikurse ajo e luftës së Kosovës, gjë që e bën edhe këtë luftë si vazhdimësi të rrugëtimit dhe përpjekjes për çlirim kombëtar. Kjo lëvizje kishte karakteristikat e saja, duke synuar që të përmbushte aspiratat politike të asaj popullate shqiptare të mbetur jashtë kufijve të Kosovës. Shkalla e nacionalizmit u karakterizua nga ndjenja e përbashkët, si pjestarë të të njejtit komb, që edhe në fund shekullin XX po vuanin nga robëria dhe mos-çlirimi i tyre. Në jetën shoqërore u zhvillua ideologjia çlirimtare kombëtare, thelbin e saj e përbën lufta kundër shtypjes kombtare, me idetë që argumentonin të drejtën e natyrshme njerëzore të kësaj popullate shqiptare për të qenë e lirë dhe e pavarur kombëtarisht si pjesë e trungut shqiptar.  Këto ide, të përhapura gjersishtë në rrethet brenda dhe jashtë kësaj popullate u futën edhe në mendjet e njerzëve të thjeshtë, të cilat ndihmuan në formimin te popullata shqiptare rreth ndërgjegjjes së përbashkët kombëtare, e cila e mishëronte vullnetin e tërë asaj popullate, gjegjsishtë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Viktimat civile patën jehonën e dhimbjes në Kosovë Lindore dhe ngjallën indinjatë tek popullata shqiptare dhe njëkohësisht shkalla e pasigurisë shtohej nga dita në ditë pasi që pushteti serb nga njëri vendbanim në tjetrin bënte terror mbi popullatën civile.

Fatmir Ibishi nga fshati Uglarë i Gjilanit, kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë kyçet në njësitet guerile të UÇK-së,  në Zonën Operative të Karadakut në pikën e Zhegocit në Brigadën 171 “Kadri Zeka”. Në fillimin të luftës së UÇPMB-së, Fatmiri ishte ndër të parët që nga dalja publike e UÇPMB-së në fshatin Dobrosin. Pas vendosjes në këtë fshat, Fatmir Ibishi ishte në mesin e tri skuadrave të para që themelohen. Fatmiri ishte Komandant i Skuadrës së Dytë që ishte themeluar në këtë fshat më 27 janar të vitit 2000.

Gryka Klisura e Konçulit që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë është një prej pikave më strategjike në Kosovën Lindore. Ditë e më shumë ushtrohej dhunë psikike e fizike ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore në punktin policor në Konçul. Pikërisht Komandant Fatmir Ibishi më 26 shkurt të vitit 2000, rreth orës 23, me një grup bashkëluftëtarësh prej dy njësiteve të pjesëtarëve të UÇPMB-së kishin zënë pritë në kthesën e parë në hyrje të fshatit Konçul, nga drejtimi Bujanoc-Gjilan, ku sulmuan xhipin e policisë në të cilën ishin katër policë serb, në mesin e tyre dhe oficer pjesëmarrës në të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi. Në përleshje në mes të ushtarëve të UÇPMB-së dhe policisë dhe paramilitarëve serb, Fatmir Ibishi pati fatin që të jetë dëshmori i parë i UÇPMB-së.  Bashkëluftëtarët nuk mundën fare që ta tërheqin kufomën e tij, pasi që arritën forca të mëdha serbe. Pas vrasjes së komandantit, policia serbe e marrin kufomën e komandantit, e dërgojnë  dhe varrosin në varrezat Rome në Bujanoc. Falë ndërkombtarëve që i bën presion palës serbe, pas një muaji nxirret nga varri dhe kufoma e komandantit kthehet në vendlindje në Kosovë.

Me emrin e tij u themelua  Brigada 111 e UÇPMB-së “Fatmir Ibishi”, e cila ishte emëruar për nderë të dëshmorit dhe heroit të kësaj lufte çlirimtare.

Ramush Haradinaj në takim me deputetët e Listës Serbe

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetë të Listës Serbe.

Sipas burimeve të Periskopit, Haradinaj po mundohet t’i bindë deputetët serbë që të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në dy seanca e kaluara, Lista Serbe ka bojkotuar punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur ratifikimin e demarkacionit.

Më herët, mediat raportuan se President ii Serbisë Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar Listën Serbe që të shkojë në seancë dhe ta votojë demarkacionin.

Por, para pak ditësh Lista Serbe i kishte thënë mediave serbe se nuk do ta votojë demarkacionin.

Aktualisht seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, duke e kërkuar miratimin e Projektligjit të ri, sipas marrëveshjes AAK-LDK,  nga Komisioni për Punë të Jashtme. /Periskopi/

Projektligji për demarkacion ka kaluar, është bërë gabim teknik

Periskopi.com Lajme

U raportua se vetëm 5 anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme kanë votuar për marrëveshjen e demarkacionit, mirëpo kjo doli të jetë një gabim teknik pasiqë aty kishin votuar gjashtë anëtarë.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar falje duke thënë se ishte gabimi i saj.

Osmani ka thirrur edhe një herë mbledhje të Komisionit në ora 12:00, për të konfirmuar këtë votim. /Periskopi.

Thaçi: Sot Kuvendi do të votojë për liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot Kuvendi i Kosovës do të marrë drejtimin e drejt dhe do të votojnë për liberalizimin e vizave dhe asesi për izolimin e vendit.

Presidenti Thaçi i bëri këto komente në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 Vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit, ku tha se sot më 28 shkurt, 20 vite pas masakrës makabre, Kosova po nderohet me vizitën e presidentit të Komisionit Evropian, Hanin dhe Mogherinit.

Sipas tij, pas asaj masakre, Kosova po ndryshon.

“Kjo sakrificë, rezistenca jonë për liri dhe pavarësi bënë që Kosova të fitoj përkrahjen e botës. Si shteti i ri duhet të bëjmë shumë për mirëqenien e qytetarëve tanë, dy dekada liri, një dekadë pavarësi”, tha ai./

Projektligji për Demarkacionin bllokohet në Komisionin për Punë të Jashtme, nuk procedohet në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Projektligji për Demarkacionin është bllokuar në Komisionin për Punë të Jashtme, pasi që nga dhjetë anëtar, vetëm 5 kanë votuar pro, ndërsa pesë deputet tjerë ku bëjnë pjesë deputetët e Vetëvendosjes dhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, nuk kanë marr pjesë fare ne votim.

Ndërkohë kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar interpretim ligjor nga Zyra Ligjore e Kuvendit, se çfarë duhet të ndodh kur nuk merren votat e mjaftueshme për amandamentimin e një projektligji, shkruan Periskopi.

Mbledhja e këtij Komisioni ka zgjatur vetëm pesë minuta, nuk ka pasur fare debat dhe vetëm është votuar.

Ndërkohë ky bllokim i Projektligjit e fut gjithë procesin në një situatë të re./Periskopi/

Vuçiq pas takimit me Merkel, paralajmëron një investim të madh gjerman në Serbi

Periskopi.com Lajme

Shumë kompani gjermane po punojnë në Serbi, ku pritet të ketë një investim të madh dhe të rëndësishëm por që ende nuk janë diskutuar detajet, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

I pyetur nëse ishte një kompani e madhe e makinave, ai u përgjigj:

“Unë nuk mund të flas, unë mendoj se është një marrëveshje me investitorin. Kur të gjitha marrëveshjet të mbarojnë, unë do të dal të njoftojë për detajet,” u shpreh ai.

Vuçiq shtoi se me kënaqësi do të njoftojë lajmin kur do të ishte krejtësisht i qartë, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

Ai tha gjithashtu se është një kompani që do të jetë një shpëtim për të gjithë rajonin dhe përfaqëson një të ardhme të madhe, duke specifikuar se është një investim në një vend në Serbinë qendrore.

I pyetur për të thënë të paktën afërsisht kur ky investim i madh mund të ndodh, ai tha se nuk varet nga ne, por nga investitori.

Vuçiq gjithashtu vuri në dukje se me Gjermaninë kemi 10 herë më shumë eksporte se më parë, se Serbia është dhe do të jetë një partner i rëndësishëm i Gjermanisë./Periskopi/

Pacolli tregon se çka ka biseduar me deputetët e Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shfaqur i bindur që Marrëveshja e Demarkacionit do të votohet sot, raporton Periskopi.

“Unë e di që sot, pak me vonë demarkacioni do të kalojë. Dhe nëse kalon, ne kemi fituar të drejtën që diku nga vjeshta e këtij viti edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa i pyetur se a u munduan t’i bindin deputetët e Vetëvendosjes për të votuar këtë marrëveshje, Pacolli ka thënë jo.

“Jo s’kemi biseduar me deputetët e VV-së se a do ta votojnë apo jo, por kemi biseduar në lidhje me pauzën”, u shpreh ai.

Pacolli tha se demarkacionin do ta votojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Do të gjinden votat sigurisht”, tha Pacolli. /Periskopi.

 

Vuçiq e ka urdhëruar Lista Srpska ta votojë demarkacionin?

Periskopi.com Lajme

Për çështjen e Demarkacionit dje është diskutuar edhe në takimin ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Një burim ndërkombëtar i ka thënë Klan Kosovës, se Vuçiq i ka bërë me dije Merkelit se ai ka dhënë një “urdhër politik” që deputetët e Listës Serbe ta votojnë Demarkacionin.

Por Vuçiq megjithatë ka thënë se “deputetët vendosin vetë dhe se unë nuk jam zot i serbëve në territorin e Kosovës”.

Megjithatë nëntë deputetët e Listës Serbe akoma nuk shihen në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe zor se do të jenë sot aty për ta votuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Flet Haradinaj, thotë se nuk e di nëse i mungojnë dy vota apo më shumë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk dihet nëse po mungojnë dy apo më shumë vota për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se po i presin edhe disa deputet të koalicionit të cilët janë në Podgoricë.

“Sikurse e dini ka ndodhur një dakordim për raportin e Komisionit Shtetëror. Tani është Komisioni në përgatitje, pas pak kthehemi në punë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

I pyetur për sigurimin e votave të mjaftueshme për votimin e Demarkacionit.

“Nuk e dimë a janë dy a më shumë, jemi në seancë. Jemi në punë e sipër për të qenë unik. Kemi deputet tonë që janë në Podgoricë, dhe shpresoj që të kthehen para votimit” ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë ai ka treguar se janë në diskutim edhe me Listën Serbe./Periskopi/

Komisioni për Punë të Jashtme është tërhequr për të miratuar projektligjin e ndryshuar

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar Avdullah Hoti e ka lexuar tekstin e projektligjit me ndryshime

Sipas Hotit është mirë që është arritur një marrëveshje mes LDK-së dhe koalicionit qeveritar për ta përkrahur këtë projektligj.

Në Projektligjin me ndryshime është përfshirë marrëveshja e gushtit në vitin 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshja e dy presidentëve Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq dhe raporti i Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi që ka karakter orientues.

Komisioni për Punë të Jashtme është tërhequr për ta shqyrtuar projektligjin me ndryshime ku pas një pauze të sillet në seancë

Kuvendi në pauzë, Avdullah Hoti ka një thirrje për Lëvizjen Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Hoti i ka bërë thirrje Komisionit për Punë të Jashtme që të mblidhet dhe ta sjellë në Kuvend marrëveshjen e re siç ishin dakorduar ndërmjet vete, koalicioni Qeverisës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkohë ka njoftuar deputetët për pauzë, derisa Komisioni për Punë të Jashtme të mbaj takim.

Ndërkohë në fjalën e tij jashtë sallës së Kuvendit, Hoti ka thënë se edhe Lëvizja Vetëvendosje, duhet që ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit.

“LDK-ja është e kënaqur që është gjetur zgjidhja se si do të shkohet parapara me Demarkacionin. Ftoj që edhe VV të bashkohet në këtë kauzë që ti jepet fund Demarkacionit”, ka deklaruar Hoti.

Nuk dihet ende nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit, ndërkohë ka pasur orvatje të shumta para fillimit të seancës për të bindur deputetët e Vetëvendosjes që të votojnë Demarkacionin/Periskopi.

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në epopenë e Likoshanit dhe Qirezit.

Ndërkohë ka nisur edhe shqyrtimi i pikës së vetme për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Veseli kërkoi shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e Kuvendit, derisa tash po deklarohen kryetarët e grupeve parlamentare.

Konjufca: Nëse ratifikohet demarkacioni, deputetët marrin mbi supe barrë penale

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se partia e tij e kundërshton mocionin për shmangie nga rregullorja e Kuvendit për ta sjell në votim demarkacionin me procedura të përshpejtuara.

Konjufca ka thënë se nëse votohet kjo marrëveshje, deputetët marrin mbi supe një barrë penale.

“Nëse votohet kjo marrëveshje deputetët marrin një barrë shumë të rëndë edhe sa i përket aspektit penal”, tha ai.

“Vetëvendosje është kundër shmangies për procedura të përshpejtuara lidhur me këtë marrëveshje. Ne mendojmë se një version i tillë i demarkacionit duhet të tërhiqet krejt. Kemi të bëjmë me një demarkacion ku komisioni shtetërori kryeministër ka ardhë me gjetje problematike. Ky komision ka sjell të dhëna kredibile se komisioni shtetëror i Murat Mehës kishte bërë shkelje të mëdha. Hedhja në votim dhe adhja në shqyrtim e kësaj marrëveshje është paradoks në vetvete”, ka thënë Konjufca.

Të gjitha grupet tjera parlamentare e kanë përkrahur shmangien nga rregullorja. /Periskopi/

 

Albin Kurti arrin në Kuvend me peticion në duar

Periskopi.com Lajme

Pas shumicës së deputetëve të Vetëvendosjes, në sallën e  Kuvendit të Kosovës ka arritur edhe kryetari i VV, Albin Kurti.

Ai së bashku me deputetet Albulena Haxhiu, Fiutore Pacolli e Saranda Bogujevci kanë pasur në duar peticionin i cili ishte nënshkruar nga qytetarët kundër Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. /Periskopi/

e

 

 

Zbulohet pasaporta sekrete e Kim Jong-un

Periskopi.com Lajme

 

Pasaportat braziliane, të cilat u përdorën nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe babai i tij, në një përpjekje për të marrë lejet e udhëtimit nga ambasadat e huaja, janë zbuluar për herë të parë.

E skanuar bardh e zi pasaporta e tij e lëshuar nga ambasada e Brazilit në Pragë në shkurt të 1996, shfaqën fotografi të vërteta të udhëheqësit të Koresë së atëhershme Kim Jong-il dhe djalit të tij dhe pasardhësit të Kim Jong-un, e konfirmuan burimet nga “Reuters”.

Në kohën kur Kim sutdionte në Zvicër, ai përdorte një indentitet të rremë si djali i shoferit të ambasadës së Koresë Veriore, ku në pasaportën braziiliane quhet Josef Pëag. Pasaporta thotë se ai ka lindur më 1 shkurt 1983.

Besohet gjerësisht se udhëheqësi suprem i vendit në vend ishte lindur më 8 janar, në vitin 1984 ose 1983, raporton “RT”, transmeton Periskopi.

Pasaporta që thuhet se i përkiste Kim Jong-il u lëshua për Ijong Tchoi. Ai rendit vendin e lindjes si Sao Paulo, dhe datën e tij të lindjes më 4 prill 1940, ndonëse lindi më 16 shkurt 1941.

Ministria e Jashtme e Brazilit ka nisur një hetim mbi origjinën e dokumenteve, të cilat i janë atribuar ambasadës së saj çeke. Të dy pasaportat nënshkruhen nga një zyrtar i ambasadës me emrin Antonio J. M. de Souza e Silva./Periskopi/

Kim Jong-un's secret Brazilian passport discovered (PHOTOS)

 

Deputeti i NISMA-s tregon nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për Demarkacionin

Periskopi.com Lajme

Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se do të mbetet të shihet gjatë mbajtjes së seancës nëse do të jenë votat e mjaftueshme për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Shalës, mbetet të shihet se kush do të vendos interesat e përgjithshëm mbi ata personal.

Në fund Shala ka thënë se beson që Demarkacioni të ratifikohet.

“Këtë pyetje duhet të ia bëni deputetëve. Ne po shkojmë ne seancë, dhe mbetet të shihet si do të jetë epilogu. A do të jenë votat apo jo, me rendësi seanca do të mbahet. E gjithë ardhja në këtë pikë të Demarkacionit është kontribut i liderit tonë Fatmir Limaj. Ai ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për Demarkacionin” , ka thënë Shala i pyetur nga gazetari nëse i kanë votat për Demarkacionin.

“Mbëtët të shihet në seancë, se kush do ta qet interesin e përgjithshëm mbi interesat personale. Po besoj që po”, ka përfunduar Shala./Periskopi/

Deputetët e VV-së nën presion për ta votuar demarkacionin? (Foto)

Periskopi.com Lajme

Disa deputetë të Vetëvendosjes janë bërë shënjestër e zytarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, para fillimit të seancës për demarkacionin.

Duket se përfaqësues të tri partive po mundohen t’i bindin deputetët e VV-së që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin.

Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe vet kryeministri Ramush Haradinaj janë parë duke biseduar me Dardan Molliqajn, Visar Ymerin, Aida Dërgutin e Dardan Sejdiun.

Deri tani në sallë nuk kanë arritur ende deputetët e Listës Serbe.

Pa votat e VV-së apo të Listës Serbe, demarkacioni nuk mund të kalojë as sot. /Periskopi/