Pacolli thotë se zhbërja e Speciales është fatale për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raportoi dje para Komisionit për Punë të Jashtme, me ç’rast bëri të ditur se delegacioni i MPJ-së është duke punuar intensivisht drejt njohjeve të reja për Kosovën

Ai me këtë rast tha se është rikthyer njohja e tërhequr nga shteti i Guinea Bissau. Ndërkohë, përderisa njoftoi se është duke u punuar që të kthehet edhe njohja e Surinamit, Pacolli deklaroi se Egjipti nuk ka ndërruar qëndrim rreth Kosovës (nuk e ka tërhequr njohjen, ashtu siç është raportuar).

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i pari i diplomacisë kosovare tha se Serbia është duke bërë lobim të fuqishëm në dëm të Kosovës.

“Kanë paraparë një buxhet 300-milionësh, kanë angazhuar mbi 20 ekspertë në lëmin e diplomacisë që t’i vizitojnë shtetet, qoftë për tërheqje të njohjeve, qoftë për mosnjohje të Kosovës”, u shpreh ai.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Pacolli tha se Kosova ka marrë masat e nevojshme dhe ia ka dalë që ta rikthejë njohjen e humbur, që erdhi pas lobimit të Serbisë.

“Serbia pati një sukses relativ, u tërhoq njohja nga Guinea Bissau, mirëpo për këtë tërheqje nuk dinte presidenca e tyre. Ne morëm masa, u takuam me eksponentët e tyre në Paris, filluam një fushatë diplomatike dhe shkuam deri aty që Guinea Bissau përmes notës verbale e njeh përsëri Kosovën, kjo notë verbale i është dërguar edhe Serbisë”, theksoi ai, shkruan tutje “Zëri”.

Pacolli foli edhe rreth situatës aktuale politike në vend, me ç’rast konsideroi se zvarritja që po i bëhet ratifikimit të Demarkacionit dhe iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrezikojnë tejet shumë të ardhmen e Kosovës.

Pas Veselit, edhe Haradinaj i dorëzohet presionit ndërkombëtar për shfuqizimin e Speciales

Periskopi.com Lajme

Nisma e deputetëve të Kosovës me 22 dhjetor, për rrëzimin e Gjykatës Speciale bëri bujë të madhe mediatike e ndërkombëtare. Ishin ndërkombëtarët të cilët vazhdimisht bënin thirrje karshi deputetëve dhe liderëve të vendit, se zhbërja e Sperciales kishte me pase masa negative për vend. Mirëpo, në fillim kjo gjë as që iu shkonte në vesh atyre.

Me kalimin e kohës, ishte i pari Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që përmes një kolumne pranoi që Gjykata Speciale në vend nuk duhet të rrëzohet. Mirëpo edhe pse kjo cështje nga Veseli u pranua, ishte Kryeministri i vendit i cili vazhdimisht kundërshtonte atë se cfarë thonin ndërkombëtaret.

Madje kryeministri si përgjigje të drejtpërdrejt nga Amerika, mori refuzimin e vizës së tij për “Lutjet e mëngjesit”.

Mirëpo, pas një muaji që prej kur kryeministri Haradinaj vazhdimisht kundërshtonte ndërkombëtaret, u dorëzua. Ai ka thënë se nuk beson se do të ketë sukses iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për shfuqizimin e Gjykatën Speciale.

Gjithashtu Haradinaj ka deklaruar se Gjykata ekziston, dhe nuk vihet në pikëpyetje.

“Gjykata ekziston, është krijuar me votë në Parlament. Janë votuar ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, gjatë nje interviste në emisionin “Zona e Konfliktit”, me Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta.

Ai ka theksuar se asaj nuk i frikësohet personalisht, dhe se është i gatshëm të dorëzohet, nëse ngrihet aktakuzë kundër tij

I pyetur nga Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, se a mendon se do të ecën përpara nisma e deputetëve për gjykatën që do të merret me rastet e supozuara të krimeve të luftës në Kosovë, Haradinaj është përgjigjur: “Nuk duket se po”.

“Ideja e deputetëve është e lidhur me procedurat, është e lidhur me atë gjykatë, por nuk është në nivel të ndalimit të gjykatës”, ka thënë Haradinaj, kur është pyetur nga gazetari i DË për iniciativën e 43 deputetëve të Kuvendit për Gjykatën Speciale, transmeton Gazeta Express.

Më herët, Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ekziston, dhe se nuk vihet në pikëpyetje.

Gazetari i Deutsche Welle e ka pyetur shefin e ekzekutivit kosovar edhe se a i frikësohet Gjykatës Speciale.

“Ekziston një shqetësim në lidhje me Gjykatën tek një numër njerëzish këtu”, ka thënë Haradinaj.

“Ata e konsiderojnë atë të padrejtë, si institucion të drejtësisë, që merret vetëm me raste të caktuara, dhe jo gjithçka çfarë ka ndodhur këtu në të kaluarën”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

“Unë personalisht nuk kam frikë”, është shprehur Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se nëse kjo gjykatë ngre aktakuzë kundër tij, ai do t’i dorëzohet asaj.

Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Deputetët duan ta amendamentojnë ligjin ekzistues, por jo ta ndalojnë gjykatën”, është shprehur kryeministri kosovar.

E vec gjykatës Speciale, gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se edhe vendi nuk ka bërë sa duhet për ta luftuar korrupsionin – që është një prej kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Teksa Tim Sebastian, njëri prej gazetarëve më të njohur në botë për intervista të rrepta, në emisionin “Zona e Konfliktit”, i ka kujtuar deklaratën e shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, se shumë prej rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit kanë përfunduar pa dënime apo konfiskime, dhe se Kosova në këtë drejtim s’ka bërë shumë në mënyrë që t’i hiqen vizat, Haradinaj ka thënë se “kjo është e vërtetë”.

“Korrupsioni dhe situata me luftimin e korrupsionit… s’jemi për t’u duartrokitur se sa kemi bërë”, është shprehur shefi i ekzekutivit kosovar.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat si shoqëri”, ka thënë Haradinaj.

“Liberalizimi i vizave s’është shpërblim për politikanët, është shpërblim për qytetarët, ata që po vuajnë”, ka deklaruar i pari i Qeverisë.

“Ne jemi Evropë, i përkasim Evropës, e ardhmja jonë është Evropa”, është shprehur Haradinaj.

“Mendoj se ndëshkimi i politikanëve apo i elitave është i drejtë, por ndëshkimi i shoqërisë dhe i qytetarëve, kjo s’është e drejtë”, ka thënë kryeministri kosovar.

E mërkurja për Haradinajn ishte ditë dorëzimi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, pas vendimit që kishte marrë për dyfishimin e pagës së vet dhe të zyrtarëve qeveritarë, edhe pse vlerëson se vendimi i AKK-së është i ndikuar politikisht.

Këtë vendim Haradinaj e ka marrë pasi që 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht derisa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

Statusi i plotë i Haradinajt në Facebook ku bën të njohur vendimin e tij:

Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshem dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin.

Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi.

Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave.

Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Përplasjet e ashpra brenda strukturave partiake në Vetëvendosje e PDK

Periskopi.com Lajme

Dy partitë e mëdha në vend, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës, po ballafaqohen me përplasje të ashpra brenda strukturave partiake. Analistët thonë se përçarjet do t’u kushtojnë në elektorat këtyre subjekteve politike

Dy partitë e mëdha në Kosovë, lëvizja “Vetëvendosje” e PDK-ja, së fundmi janë ballafaquar me përplasje të ashpra brenda strukturave të tyre.

LVV-ja, si subjekti më i madh i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, tashmë është ndarë në dy grupe të brendshme: krahu që mbështet liderin Albin Kurti dhe tabori i rreshtuar kundër tij.

Por jo vetëm LVV-ja ka pasur përplasje së fundmi. Para disa ditësh në publik është shpërfaqur edhe moskonsolidimi i PDK-së në bastionin e kamotshëm në Komunën e Skenderajt. Kryesia e PDK-së në këtë Komunë ka përjashtuar shtatë anëtarë nga partia dhe ka shkarkuar nga pozita e nënkryetarit të Degës deputetin Bekim Haxhiu, shkruan tutje “Zëri”.

Megjithatë, ani pse kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku ka thënë prerazi se ky vendim nuk do të zhbëhet, është shprehur i vendosur se ai nuk do t’i sjellë pasoja partisë.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se zhvillimet e fundit brenda LVV-së e PDK-së do t’u kushtojnë tejet shumë atyre.

Rreth 60 milionë të rinj mbesin analfabetë shkaku i luftërave

Periskopi.com Lajme

Rreth 60 milionë të rinj që jetojnë në vende të prekura nga konflikti ose fatkeqësitë natyrore janë analfabetë dhe janë të nevojshme më shumë investime në arsim për të luftuar krizën, deklaroi të mërkurën Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).

Sipas gjetjeve të UNICEF-it, gati 30 për qind e të rinjve të moshave 15 dhe 19 vjeç që jetojnë në “vendet në emergjencë” janë analfabetë dhe problemi është më i theksuar tek vajzat dhe gratë e reja. 33 për qind e vajzave të reja nuk kanë arritur të mësojnë as bazat, krahasuar me 24 për qind të djemve, thuhet në raport.

Drejtorja ekzekutive e UNICEF-it Henrietta Fore, tha se statistikat “janë një kujtesë e fortë e ndikimit tragjik që kanë krizat në edukimin e fëmijëve, të ardhmen e tyre, si dhe në stabilitetin e rritjen ekonomike të shoqërive të cilave ata i përkasin”.

Agjencia për mbrojtjen e fëmijëve kërkon më shumë fonde për programet e arsimit, veçanërisht gjatë krizave humanitare. Ajo tha se vetëm 3.6 për qind e fondeve humanitare shkon për arsimimin e të rinjve që jetojnë në situata emergjente, duke e bërë arsimin një nga sektorët humanitarë më pak të financuar.

Në apelin vjetor për Veprim Humanitar për Fëmijët, që filloi të martën, UNICEF-i bëri thirrje për 900 milionë dollarë për vendet e shkatërruara nga fatkeqësitë e shkaktuara nga njeriu dhe nga fatkeqësitë natyrore. Financimi do të përdoret për programe të tilla, si mësimi intensiv, trajnimi i mësuesve, rehabilitimi dhe furnizimi me mjetet e duhura të shkollave.

UNICEF-i propozoi gjithashtu që qeveritë t’u sigurojnë fëmijëve të vegjël mundësi për të mësuar në moshë të hershme dhe të rinjve analfabetë programe të edukimit alternativ, të projektuara posaçërisht për ta.

Rikthehet bora në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ditëve në vijim vranësirat do të shtohen, në fundjavë shi dhe borë.

31.01.2018 – Ditëve të para të muajit shkurt do të kemi ndryshim të kushteve meteorologjike, ku nga Atlantiku një turbullirë do të depërtojë mbi Itali, e ditëve të fundjavës edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellë mundësi për reshje shiu dhe bore. Ndërkohë depërtimi i rrymave të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të vazhdojë të mbajë temperaturat mbi vlera mesatare.

1.02- Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës mot me vranësira dhe intervale me diell.

2.02 – Mot i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.02-4.02 – Të shtunën mot kryesisht me vranësira dhe erë, kohë pas kohe me reshje lokale shiu, që më vonë gjatë natës do të shndërrohen në borë, dhe do të vazhdojnë deri të dielen paradite. Të dielën mot i ftohtë, kryesisht me vranësira.

5.02 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët.
Me ndryshimin e kushteve meteorologjike, me afrimin e turbullirës nga Atlantiku, do të kemi qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, që do të mundësojë edhe përmirësimin e kualitetit të ajrit dhe rënie të vlerave ditore të indeksit AQI nga të pashëndetshme në mesatare.

Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 3C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C. Në ultësira ku mund të ketë mjegull ditën e enjte minimalet mund të zbresin deri në -8C.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme 6-10m/s, me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

 

Ushtria turke shkruan mesazhe për Kosovën në raketat, me të cilat po sulmon Sirinë

Periskopi.com Lajme

Ushtria turke ka shkruar  mesazhe për Kosovën në raketat që po i përdorë për të sulmuar qyetin sirian Afrin.

Turqia është përkujdesur që të shfaq mirënjohje ndaj Kosovës në këtë rast, me theks të veçantë qytetit të Prizrenit, ku edhe jetojnë pjesa dërmuese e minoritet turk në Kosovë, shkruan Metro.

Në raketë shihen të shkruar emri i Kosovës dhe ai i Prizrenit.

Kujtojmë që para këtij falenderimi që Turqia i bëri shtetit të Kosovës, ishte vendi ynë ai që u lut për Turqinë.

Në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), në xhaminë Sinan Pasha në Prizren, u mbajt “lutja e fitores” në mbështetje të ushtarëve që marrin pjesë në operacionin “Dega e Ullirit”.

Qytetarë të Prizrenit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turq në Kosovë, pas leximit të Kur’anit ishin lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcat e Armatosura Turke.

‘Mos prisni për shpëtim’ – Ish-stjuardesa tregon se si mund të mbijetoni në një aksident ajror

Periskopi.com Lajme

Megjithëse aksidentet në aeroplan ndodhin përafërsisht një herë në 1.2 milionë fluturime, është mirë të mendohet për sigurinë tuaj në çdo kohë dhe të bëhet gati.

Dhe në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, është kujdesur stjuardesa e pensionuar, Cheryl Schwartz, e cila ka ndarë disa këshilla se çfarë duhet të bëjnë në rast të një rrëzimi të aeroplanit dhe si t’i rrisim shanset për mbijetesë.

Schwartz punoi për United Airlines dhe tha se udhëtarët, përpara se të gjejnë vendin e tyre, duhet të numërojnë numrin e rreshtave që ata ndajnë në daljen më të afërt emergjente.
Në rast të rrezikut, dukshmëria mund të reduktohet dhe njohuritë në lidhje me këtë mund të përshpejtojnë në masë të madhe procesin e evakuimit.
“Nuk ka rëndësi nëse fluturojnë në të njëjtin tip aeroplani, të gjithë janë thjesht të ndryshëm”, thotë ajo.
Ajo shton se gjithashtu duhet ta dini saktësisht se çfarë do të merrni dhe çfarë të lëni.
“Mbledhja e gjërave që mendoni të merrni me vete mund të marrë shumë kohë. Gjithsesi, nuk ka gjëra për të cilat ia vlen që të vdisni”, thotë ajo.
“Ne kemi 90 sekonda për të evakuuar, qofshin 30 ose 600 pasagjerë. Ne jemi të trajnuar dhe ne e dimë se çfarë të bëjmë, dhe bagazhi juaj i dorës nuk përshtatet në atë plan”, thotë ajo.

Së fundmi, mos prisni për shpëtim, paralajmëron Schwartz.
“Shumica e aksidenteve mund të mbijetohen, por pavarësisht nga aksidentet në të cilat njerëzit kanë mbijetuar, hetuesit ishin në gjendje të gjenin njerëz pa gërvishtje, të cilët qëndruan të qetë ulur në vendet e tyre – të vdekur”, përfundon ajo.

Ndryshimi drastik i Nora Istrefit, i dështojnë operacionet në buzë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Nora Istrefi nuk ka mundur që të qëndrojë natyrale në skenë dhe të bëjë karrierën me pamjen që ka pasur qysh në fillim.

Këngëtarja e cila qysh në fillim të paraqitjeve të saj u konsiderua si femra më seksi e estradës shqiptare, ka tentuar gjithmonë të mbajë këtë titull edhe nëse është e nevojshme me operacione plastike, përcjell ORAinfo.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi ku tenton t’i ekspozojë syzet e saj por ajo që vërehet janë buzët që gjatë qeshjes i dalin nga kontrolli.

Ja ndryshimi mes Norës aktuale dhe asaj të vjetër.

Aq shumë është plakur aktori i njohur, saqë nuk njihet (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Astrit Kabashi është aktori që për një kohë të gjatë luajti rolin e Bekimit në serialin ‘Kafeneja Jonë’, që pati një shikueshmëri të madhe.

Bekim është emri me të cilin ende personifikohet aktori i famshëm dhe ende ubliku ka të njëtën simpati për këtë rol, përcjell ORAinfo.

Një kohë të gjatë nuk u pa në ekran në ndonjë serial vendor, por Astriti ishte më së i lumtur për suksesin që pati flimi ‘Shok’ ku edhe vetë luajti një rol të rëndësishëm.

Astriti sot si shumica e qytetarëve të Prishtinës dhe disa kolegë të tij  mori pjesë në protestën kundër ajrit të ndotur në qytet.

Në një foto që e ka publikuar Fatmir Spahiu me kolegët e tij, Astritin nuk do të mund ta dalloni.

I mbuluar nga thinjat dhe me një pamje krejtësisht ndryshe, ‘Bekimi’ kaq shumë është plakur së fundi.

Për më shumë shikoni vetë fotografinë.

Heroi në Fushë Kosovë, i shpëton 5 pasagjerë nga vetura e cila u kaplua nga flaka (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një makinë është kapluar nga flakët në Fushë Kosovë.

Por, në ndihmë i ka dalë një person i cili me vete kishte edhe mjetin që fikë zjarrin.

Në makinë kishin qenë 5 persona.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmë.

Haradinaj takon përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do ta ketë disa takime. 

Ai përpos mbledhjes së Qeverisë dhe seancës plenare të Kuvendit, do të mbajë edhe një takim pune me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve.

Takimi mbahet në ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Ndotja alarmante e ajrit mbledh Kuvendin e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Gjendja alarmante e ajrit në Prishtinë ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale.

Pos seancës që do të mbaj Kuvendi i Kosovës, për ajrin e ndotur do të mblidhet edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, ka ndaluar qarkullimin e veturave në kryeqytet.

Mbahet mbledhja e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës.

Mbledhja e Qeverisë  Haradinaj do të nis nga ora 12:00 dhe mbahet në objektin e qeverisë.

Dita e dytë pa vetura, ky është niveli i ndotjes së ajrit mëngjesin e sotëm (Foto)

Periskopi.com Lajme

Sot është dita e dytë nga hyrja në fuqi e vendimit të Komunës së Prishtinës që ndalon qarkullimin e veturave në qytet.

Ky vendim që erdhi pasi që niveli i lartë i ndotjes së ajrit, renditi për disa ditë radhazi Prishtinën si qytetin më të ndotur në botë.

Sipas matjeve të ambasadës, të bëra në orën 6:00 të mëngjesit, niveli i ndotjes është mesatar me 74 ppm (grimcave në milion).

Ndalimi i veturave u morë si masë e parë për uljen e nivelit të lartë të ndotjes që nxiti reagime te qytetarët dhe institucionet.

​Demokracia Studentore me aksion për aferat e rektorit Dema

Periskopi.com Lajme

Demokracia Studentore në shenjë pakënaqësie me menaxhimin e Universitetit të Prishtinës do të organizojë sot një aksion para Rektoratit për të shpalosur, siç thuhet, të gjitha aferat e rektorit të UP-së, Marian Dema.

“DS që një kohë të gjatë është duke i monitoruar proceset e menaxhimit të Universitetit të Prishtinës nga rektori Marian Dema, ku ka evidentuar shumë pa rregullsi që po i bëhen universitetit nga ky rektor, që ka filluar prej tenderit te pishat e deri tek avancimet e paligjshme. Ne si organizatë studentore për ta mbrojtur tempullin e dijes nga këto klane, do të organizojmë një aksion nesër prej orës 10:00 para rektoratit ku do t’i shpalosim të gjitha aferat e rektorit Dema”, thuhet në njoftim.

​​​Kuvendi vazhdon debatin për ndotjen e ajrit

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën e jashtëzakonshme rreth ndotjes së ajrit.

Pas gati katër orë diskutimi të zhvilluar një ditë më parë, deputetët vendosen që debatin ta vazhdojnë sot nga ora 10:00.

Refuzohet kërkesa e Azem Sylës për përjashtimin e gjyqtarëve të EULEX-it

Periskopi.com Lajme

Azem Syla dyshon se gjyqtarët e EULEX-it janë të anshëm dhe joobjektivë. Disa ditë më parë, ish-deputeti i PDK-së, i cili po gjykohet për krim të organizuar në rastin “Toka”, përmes avokatit të tij mbrojtës i ka kërkuar Gjykatës Themelore të Prishtinës përjashtimin e gjyqtarëve të EULEX-it nga trupi gjykues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Bazuar në kërkesën që e ka siguruar “Koha Ditore”, ai ka kërkuar që të përjashtohen kryetari i trupit gjykues, Petko Petkovi, dhe gjyqtari Vladimir Mikula. Pos kësaj, ka kërkuar që të dy gjyqtarët të zëvendësohen me gjyqtarë vendorë, duke lënë të nënkuptohet se po kërkon përjashtimin e EULEX-it.

Përpos dyshimit për paanshmëri, Syla kërkesën e ka mbështetur edhe në faktin se gjyqtari Mikula tashmë është pjesë e kolegjit të gjyqtarëve në Gjykatë Speciale dhe se sipas avokatit të tij, nuk i lejohet me ligj që të angazhohet edhe në EULEX. Mirëpo të gjitha këto pretendime, sipas vendimit që e ka gazeta, janë shedhur poshtë nga gjykata. I ka vlerësuar si të pabazuara.

Qeveria aplikon standarde të dyfishta në raport me vendimet e Antikorrupsionit

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës është duke aplikuar standarde të dyfishta, kur vepron në lidhje me vendimet e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kur vendimet janë në dëm të të tjerëve, ajo i zbaton me urgjencë, kurse të kundërtën është zotuar ta bëjë tash kur kjo agjenci ka vlerësuar se vendimi për rritje të pagave të zyrtarëve të lartë publik është i kundërligjshëm dhe duhet rishqyrtuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm pak kohë pasi ishte vu në krye të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj kishte vendosur për shkarkimin e anëtarëve të bordeve në disa ndërmarrje publike.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorëve në Ndërmarrjet Publike për shkak të shkeljes së Ligjit të Ndërmarrjeve Publike, të përshkruar në Opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Kryeministri Haradinaj ‘nuk ka kohë’ për shqiptarët e veriut

Periskopi.com Lajme

Që prej ardhjes së Ramush Haradinajt në krye të ekzekutivit, Zyra e kryeministrit është shndërruar në “odë” pritjeje për politikanë, bashkëpartiakë, familjarë e klerikë fetarë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për secilin prej këtyre takimeve lëshoi edhe komunikata zyrtare.

Nuk munguan as daljet e Haradinajt në terren nëpër disa komuna në jug të Kosovës. Por në vizitë nuk u shkoi e as konak nuk u bëri ende përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në komunat veriore.

Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin-Potoku dhe Zveçani popullohen me shumicë serbe, derisa të gjithë kryetarët janë nga radhët e Listës Serbe, subjekt ky që është në koalicion me Haradinajn në Qeveri.

Bordi i KEK-ut shqyrton rritjen e pagave për 100 euro, sipas premtimit të Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Bordi i drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do ta shqyrtojë vendimin për rritje prej 100 euro të pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, premtim ky elektoral i kryeministrit, Ramush Haradinaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai gjatë fushatës elektorale u pati premtuar rritje pagash afër 5 mijë punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

E këtë vendim pritet ta çojë përpara Bordi i ri i KEK-ut, i zgjedhur nga Qeveria Haradinaj në nëntor të kaluar. Sipas burimeve të gazetës, për këtë punë, ky bord do të mblidhet ditën e premte, ku edhe pritet të marrë një vendim.