Connect with us

Lajme

Ja sa herë u qëllua ish-kryepolici që u vra mbrëmë

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në Tiranë në një atentat të tipit mafioz pranë banesës së tij. Artan Cuku, 42 vjeç, i cili ka mbajtur disa pozicione drejtuese në strukturat e Policisë së Shtetit, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Published

on

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, pranë banesës së tij, në një pallat në Rrugën e Kosovarëve, gati 150 metra larg digës së Liqenit Artificial. Viktima është qëlluar në distancë të afërt dhe plagët e marra i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Artan Cuku gjatë ekzekutimit tek hyrja e pallatit është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë. Po kështu mësohet se kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve e ka pritur te hyrja e pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë.

Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive, pas kësaj goditje ish zyrtari i policisë është shembur në tokë. Para ngjarjes, 42-vjeçari ka qenë i ulur në një nga lokalet e zonës. Dyshimet e para në lidhje me motivin e ngjarjes janë ato të vrasjes për shkak të detyrës së tij si ish-punonjës policie. Grupi hetimor i ngritur nga policia dhe prokuroria po heton në dy pista kryesore.

Njëra është ajo e hasmërisë që lidhet me detyrën e Cukut, në kohën kur ka qenë Shef Krimesh në Komisariatin nr.4 në Tiranë, në vitin 2005. Në këtë kohë, një i ndaluar vrau veten gjatë kohës që po merrej në pyetje me armën e Artan Cukut duke ia marrë nga brezi. Por sipas burimeve, kjo çështje ishte mbyllur mes familjeve dhe ishin pajtuar me njëra-tjetrën.

Pista tjetër që po ndjek policia është ajo e vrasjes për shkak të detyrës që ka mbajtur viktima. Cuku qëndroi në këtë post për rreth dy vite. Gjatë kësaj kohe në qytetin bregdetar u goditën disa grupe kriminale që merreshin me trafikun e drogërave të forta. Hetimi është marrë në dorë nga Prokuroria dhe Krimet e Rënda, pasi ka dyshime se vrasja lidhet pikërisht me detyrën që ka kryer viktima.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending