Connect with us

Lajme

100 milionë euro më pak investime të drejtpërdrejta, pozita e opozita s’pajtohen për arsyet

Investimet e huaja direkte, deri në shtator të vitit 2016, arritën vlerën prej 182.3 milionë euro, që paraqet një rënie prej gati 100 milionë euro më pak, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Published

on

Krerë të institucioneve të përfshira në këtë proces japin arsyet e tyre pse ndodhi kjo.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë për KosovaPress se më marrjen e mandatit kanë bërë shumë punë duke u munduar që të krijohet ambient sa më i favorshëm për bizneset. Sipas saj, nga analizat që janë bërë, ka dal që Kosova ka burokraci dhe mungesë të ligjit për investime strategjike. Ajo ka treguar pse kanë ardhur deri tek dështimi i projekteve të mëdha.

“Ne kemi parë se ku kemi mangësi të shumë çështjeve që i kemi adresuar dhe njëra prej tyre ka qenë procedurat e stërzgjatura. Mosmundësia që të negociohet drejtpërdrejt me investitorë… Sa tentativa kemi pasur për privatizim të projekteve të mëdha, kompanitë më kredi, për shkak të zgjatjes së këtyre procedurave e kanë humb durimin dhe janë tërheq komplet nga gara dhe ne kemi përfundua me një ofertë të vetme… Ne duhet të krijojmë kushte shumë atraktive që të jemi atraktivë, Kështu që kemi mëndu që Kosova me tregun e vogël që e ka duhet të krijojë kushte që këta investitorë të vinë dhe një prej këtyre kushte është pikërisht negocimi i drejtpërdrejt. ..Me ligjin për investime strategjike besojmë që kemi ngrit në nivel më të lartë transparencën. Ligji para së gjitha ju jep mundësi të njëjtë investitorëve të huaj dhe të vendit”, tha Bajrami.

Ndryshe mendon anëtari i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Besim Beqaj. Ai thotë se investitorët përveç ambientit për të bërë biznes, kërkojnë edhe stabilitet politik. Kjo sipas tij ka bërë që vitin 2016 të ketë rënie të investimeve të huaja.

“Viti 2016 nuk ka qenë vit i mirë për investime të huaja të drejtpërdrejta. Normalisht Qeveria është munduar të bëjë disa hapa por që këto hapa kanë qenë më shumë të nivelit kozmetikë se sa hapa të cilët kanë dërguar mesazh të qartë. Duhet t’i shtohet kësaj edhe viti jo stabil në kuptimin politik. Ka munguar edhe niveli i stabilitetit politik. Prandaj në këtë kuptim ne duhet t’i shikojmë edhe investimet e huaja dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, tha Beqaj për KosovaPress.

Ndërsa, Shqipe Pantina anëtare e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, thotë se ka shumë gjëra të cilat kanë munguar që investitorët e huaj të joshen.

Sipas saj, kemi shumë të papunë me diploma por nuk janë të gatshëm të punojnë, pasi i kanë blerë diplomat apo me lidhje kanë kaluar provimet. Pengesë tjetër, sipas saj, është edhe mungesa e energjisë elektrike, sundimi i ligjit, kërkesa e haraçit.

“Ata kanë nevojë për inxhinierë, për ndërtimtarë për profesione të ndryshme të cilat tek ne ose mungojnë ose nuk ofrohen në cilësinë e duhur. Përveç infrastrukturës, energjisë elektrike e cila është burimi kryesor pothuajse për çdo biznes e sidomos ato të fushës së prodhimit, nuk kemi të siguruar sundimin e ligjit. Dhe kjo mendoj unë se është problemi kryesor që investitorët nuk duan të vijnë. Përveç kësaj është niveli i lartë i korrupsionit e që është pengesa më e madhe për të cilën tashmë kemi dëgjuar edhe tregime të vërteta, përjetime nga bizneset të ndryshme sidomos ato nga jashtë të cilat kanë qenë të interesuara të vijnë dhe të investojnë këtu por për shkak të harçit, përqindjes që është kërkuar nga zyrtarë të ndryshme qeveritarë ata kanë vendosur të ikin në vende të tjera”, tha Pantina.

Kryetari i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Muhamet Mustafa, thotë se ka rënie të investimeve por që kjo ndodh të ketë një vit ulje e një tjetër rritje.

“Ka pasur një rënie. Janë diku 220 milion euro. Por zakonisht investimet nga jashtë e kanë njëfarë cikli. Një vit rriten shumë, vitin tjetër janë pak më të vogla. Por përsëri janë më të mëdha se sa dy tre vitet përpara vitit 2015. Kështu që pritet që në vitet tjera shkojmë sipas një rregulli kanë lëvizje, ulje ngritje por në përgjithësi në nivel më i lartë. Natyrisht që besojmë që ligji për investime strategjike dhe investimet që priten do të kthejë këtë trend kah një rritje më e madhe e investimeve të jashtme”, tha Mustafa.

Rënia e Investimeve të huaja, sipas vlerësimeve të fundit të BQK-së, u evidentua veçanërisht në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, sektor që u karakterizuan me rënie vjetore prej 16.6 milionë, përkatësisht 82.2 për qind.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending