Connect with us

Lajme

10 vjet zvarritet gjyqi, vjetrohet lënda e Sekiraqës

Published

on

Institucioneve të drejtësisë nuk u kanë mjaftuar 10 vjet për të gjykuar një rast të dyshuar të gjuajtjes me armë.

Zvarritja ka ndikuar që të bëhet vjetrimi i veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ndaj Xhemajl Sekiraqës.

Sekiraqa akuzohej se ka shtënë me armë tri herë nga tarraca e shtëpisë së tij duke dëmtuar xhamat e shtëpive të fqinjëve.

Fillimisht, Sekiraqa ngarkohej shfrytëzim të paautorizuar të armëve, por prokurorja Besa Limani gjatë seancës rikualifikoi veprën penale duke e cilësuar shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Andaj si rezultat, gjatë shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra, bëri të ditur se ka ndodhur vjetërsimi absolut i veprës penale.

Për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm parashihet dënim prej 5 vjetësh burg dhe pasi kjo vepër ka ndodhur në vitin 2007, është bërë parashkrimi(vjetrimi) i saj.

Një vepër penale vjetrohet nëse gjykata nuk merr vendim gjatë periudhës kohore sa dyfishimi i burgut të paraparë për këtë vepër.

Gjatë fjalës së tij përfundimtare, Sekiraqa mohoi në tërësi të ketë shtënë me armë tri herë, madje ai pretendoi se në atë ditë nuk kishte qenë fare në shtëpi.

Sipas tij, lajmin për këto të shtëna e kishte marrë nga nëna e tij katër ditë pasi që kishte ndodhur ngjarja.

Madje ai theksoi se asnjëherë më parë nuk e ka njohur Baki Deliun dhe Enver Hysenin.

Sipas aktakuzës së prokurorisë Sekiraqa ka përdorur armën me kërcënim më 1 korrik 2007 rreth orës 16:20 minuta në rrugën “Ahmet Delia” në Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se Sekiraqa nga tarraca e shtëpisë së tij ka shtënë tri herë me armë të llojit të panjohur, me ç‘ rast ka dëmtuar xhamat e shtëpive të fqinjëve të tij Baki Deliut dhe Enver Hysenit.

Në kohën e të shtënave në shtëpinë e Enver Hysenit kishin qenë të gjithë anëtarët e familjes.

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending