​Shënohet rënie e numrit të viktimave nga koronavirusi në Turqi

Periskopi.com Lajme

Një rënie e lehtë e numrit të viktimave të koronavirusit vazhdon në Turqi, me 92 njerëz të vdekur në 24 orët e kaluara, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Bilanci i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2.992, teksa 95 vdekje janë raportuar në të dielën dhe po aq edhe ditën e hënë.

Sot janë raportuar 2,392 raste të koronavirusit, një rritje e lehtë gjatë dy ditëve të kaluara, por numri është ende në përputhje me rënien e përgjithshme që Turqia ka regjistruar që nga mesi i prillit, kur arriti në 5,000 raste të raportuara brenda një dite.

Një total prej 114,653 u infektuan në Turqi, më i larti jashtë Evropës Perëndimore dhe SHBA.

Po ashtu, numri i personave të rikuperuar nga koronavirusi është rritur në 38.809, transmeton KosovaPress.

Shpërndaje në: