Connect with us

Lajme

​Serbia mban peng 2 miliardë eurot e pensionistëve nga Kosova

Fondi Pensional i Kosovës mbetet “i marrë” nga Serbia që nga mbarimi i luftës. Kjo çështje, sikurse edhe shumë tjera, ka mbetur e pazgjidhur dhe e papërfshirë në kuadër të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në dialogun që po e lehtëson Bashkimi Evropian.

Published

on

 

Përfaqësuesit e pensionistëve kërkojnë nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendor, që të bëhet presion mbi Serbinë, që të zgjidhet çështja e kompensimit të pensioneve.

Sipas Shoqatës së Pensionistëve, në periudhën kur në mënyrë joligjore është marrë Fondi Pensional nga ana e Serbisë, numri i pensionistëve ishte llogaritur të jetë më shumë se 89 mijë.

Ndërkaq, aktualisht llogariten se janë rreth 50 mijë pensionistë, të cilët presin realizimin e të drejtës së tyre për kompensim.

Shaban Kajtazi, udhëheqës i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në bashkëpunim me institucionet qeveritare janë duke punuar në këtë drejtim.

“Së pari, i jemi drejtuar Komitetit të Këshillit të Evropës, që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare në Strasburg, ta obligojë Serbinë që t’ua kthejë të gjitha pensionet, pensionistëve të Kosovës.

Komiteti i Këshillit të Evropës e ka shqyrtuar kërkesën disa herë, kurse kërkesa e fundit është në shqyrtim e sipër”, thotë Kajtazi.

Pesimist për mundësimin e kthimit të Fondit Pensional, shprehet Haki Berisha, i cili në atë kohë ka punuar në ndërmarrje shoqërore.

Ai thotë se pavarësisht presioneve që po bëjnë autoritetet e Kosovës, Serbia nuk do ta kthejë borxhin e pensionistëve.

“Nuk besoj që Serbia do t’i kthejë pensionet. Serbia nuk respekton asnjë marrëveshje karshi Kosovës, madje as dëmshpërblimet e luftës”, thotë Berisha.

Shaban Kajtazi, ndërkaq, rikonfirmon premtimin e autoriteteve të Kosovës që kjo çështje të hyjë në agjendën e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Para 10 ditësh kam biseduar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe ministri ka iniciuar që përmes Qeverisë së Kosovës, të forcohet kërkesa për shtrim në dialog të kësaj çështjeje”, thekson Kajtazi.

Ekspertë të çështjeve ekonomike, ndërkaq, theksojnë se kjo problematikë është dashur të zgjidhjet qysh moti.

Naim Gashi thotë se Serbia është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe e cila e njeh të drejtën e pensionit.

Kështu që, sipas tij, është e papranueshme me çdo standard dhe kriter ndërkombëtar që pensionistët kosovarë nuk i kanë marrë pensionet nga Serbia.

“Kjo do të thotë se Serbia, përveç kthimit të Fondit Pensional me kamata (për mbajtjen e saj për 17 vjet) do të duhej njëkohësisht të fillonte të paguante të gjitha pensionet, pensionistëve që kanë punuar”.

“Por, unë mendoj se autoritetet vendore nuk kanë bërë mjaftueshëm që ta shtyjnë agjendën e kthimit të Fondit Pensional dhe fillimin e pagesës së pensioneve nga Serbia, as në bisedimet e Vjenës, as ato në Bruksel, por as gjatë bisedimeve me faktorin ndërkombëtar”, thotë Gashi për “Radion Evropa e Lirë”.

Sipas vlerësimeve të përafërta, thuhet se shuma e Fondit Pensional të Kosovës i cili është marrë nga Serbia, arrin vlerën e dy miliardë eurove.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending