​Menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” bën homazhe në Prekaz

Periskopi.com Lajme

Me rastin e shënimit të 220vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendat, Adem Jashari, menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial, ku edhe vendosen lule.

Po ashtu menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” është pritur nga përfaqësues të familjes Jashari, me ç’rast shprehen respektin, nderin dhe falënderime për kontributin e kësaj familjeje.

“Me shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot, Menaxhmenti i ANP ‘Adem Jashari’ kane bere homazhe dhe vizita ne në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me ç’rast u vendosen lule dhe u vizitua familja Jashari”, thuhet në postimin e ANP “Adem Jashari”.

Shpërndaje në: