Connect with us

Lajme

​Deputeti i Kosovës me pagë 10 herë më të madhe se paga minimale e qytetarit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pagën më të lartë në rajon. Deri në 2 mijë euro arrin paga e tyre mujore. Paga bazë e deputetëve të Kosovës është mbi 1400 euro, por kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2 mijë euro.

Published

on

Pas deputetëve të Kosovës të dytët më të paguarit, sipas raportimeve të mediave të rajonit, janë ata të Malit të Zi, paga bazë e të cilëve është 1200 euro, pastaj janë deputetët e Shqipërisë me 1080 dhe të Maqedonisë e Serbisë me 1000.

Derisa një deputet i Kuvendit të Kosovës merr pagën bazë mbi 1400 euro, asnjë nga të zgjedhurit e popullit nuk e iniciojë çështjen e rritjes së pagës në vend, por i vetmi shqetësim për ta del të jetë kërkesa që edhe nëse në mandatin e ardhshëm, ata që nuk arrijnë të bëhen deputet, me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve parashihet të marrin pagën edhe për një vit.

Iniciativat dhe synimet për rritje eventuale të pagave dhe mëditjeve për të zgjedhurit e popullit, për shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e bizneseve janë të pa pranueshme.  Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv nga “Çohu”, konsideron të pa pranueshme idenë që të rriten pagat për deputetët.

Sipas tij, duke pasur gjendjen sociale dhe ekonomike  me të cilën është Kosova, nuk është dashur as të iniciohet dhe as të ketë tendencë të inicimit të rritjes të pagave e as mëditjeve të deputetëve të Kosovës.

Ai po ashtu tha se niveli i papunësisë mund të jetë mbi 50 përqind dhe aparati i punësimit në Kosovë është administrata shtetërore që i ka diku 93 mijë te punësuar , ndërsa, pjesa tjetër nuk kanë ndonjë punë stabile që llogaritet se janë të punësuar.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se janë të pa pranueshme çdo vendim apo iniciativë për rritje të pagave për deputetët.

Ndryshe mendon Haki Shatri, ish ministër dhe deputet. Ai i ka arsyetuar pagën e një deputeti duke thënë se kanë përgjegjësi në vendime , po sipas tij ka edhe të atillë që nuk e meritojnë pagën që e marrin.

Ditë më parë, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka prezantuar në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa , Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), të Kuvendit për vitet 2018-2020, ku në kategorinë e pagave është paraparë të ketë rritje të buxhetit për paga për mandatin pasiv të deputetëve për kompensim.

Ashtu si në Kosovë, edhe në Shqipëri sipas ligjit për statusin e deputetit , deputeti përfiton të drejtën e pagës kalimtare dhe pensionit suplementar ligjit nr.7703, datë 11.5.1993. Po ashtu, tek një nen tjetër ata sikurse në Kosovë, paga e deputetit  shqiptarë, përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare. Gjithashtu, ai gëzon të drejtën e shpërblimit. /KosovaPress/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending