​ 111 aktakuza për 24 orë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej 111 aktakuza, kundër 127 personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

Po ashtu, janë kërkuar gjithsej katërmbëdhjetë (14) masa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, me ç’rast janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor ndaj dy (2) personave, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona (të mitur), si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për gjashtë (6) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj katër (4) personave, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër trembëdhjetë  (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraqitjes në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetepesë (45) aktakuza, kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në: